Close
Faqja 11 prej 17 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 166
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga kapllani Lexo Postimin
    Përshëndetje të gjithëve,

    para disa javësh kam qenë për herën e parë në "mëmën Shqipëri" () dhe përshtypjet që i mora ishin vërtet shumë të mira.

    Tue folë me njerëzit atje (jo, mos keni kasavet, nuk do t'i bie avazit të vjetër tue folë për anët e këqija të standardit dhe mendjemadhësinë e atyne njerëzve, që gjoja e zotnojnë atë në mënyrë të përkryeme) vuna re nji gja, që jo veç më çdutiti tej mase, por më bani përnjimend me u brengosë për inteligjencën dhe perceptimin e gjuhës amtare të shumë shqiptarëve. Hetove se shpesh, e sidomos kur flitet në telefon, njerëzit shqiptarë në vend të numrave "pesë" a "tetë" përdorin fjalët italiane "cinque" dhe "otto", kinse sepse ekuivalentet shqipe mundkanë me u ngatërrue shpejt me njani-tjetrin. Unë në fillim nuk po u besojsha veshëve, por pastaj më rastisi aq shpesh të dëgjojsha njerëz tue futë fjalët italiane kot së koti në gjuhën e përditshme, sa që nisa me u brengosë për shqiptarët.
    Më kujtohet tani edhe nji pjesë e emisionit "Telebingo", ashtu quhet më duket, me atëfarë Ardit Gjebrenë. Thërritet nji pjesëmarrës i telebingos me telefon, i cili, pasi lajmnohet me "telebingo", ka të drejtë me zgjedhë (më duket se janë) zarfa që kanë numra të caktueme. Ai, d.m.th. i telefonuemi thoshte pandërpre numrin 15, kurse moderatori i famshëm shqiptar, tue u hutue nga ngjashmënitë e tingëllimeve të numrave shqip, i tha asistenteve të tij të merrnin zarfat 15 dhe 18 dhe t'i tregojshin para kameres, për ta pyetë njeriun në telefon tri herë rresht se për ç'zarf kishte fjalën, derisa ai, d.m.th. burri në telefon, dha fjalën shpëtimtare: "cinque". Unë sefte kur tha pjesëmarrësi i lojës fjalën "pesëmbëdhjetë" e mora vesh se ç'zarf kërkonte, kurse moderatori në televizion, i cili asht rritë dhe shkollue në Shqipni, nuk e kapte dot kuptimin e fjalës?

    Prandaj ju pyes se a keni edhe ju probleme t'i dalloni numrat tetë dhe pesë në shqip dhe a përdorni edhe ju herë pas here fjalët italiane? Nuk due me fye këtu askend, por me të vërtetë nuk ma kap kaptina se çfarë vështirësie mund të ketë dallimi mes fjalëve "pesë" dhe "tetë", të cilat kanë vetëm zanoren në mes të përbashkët?


    Kapllano çfare kuptimi kane fjalet
    KASAVET
    dhe
    SEFTE

    dhe a jane ne gjuhen shqipe?
    Kur kam qene ne Kosove degjoja shume fjale serbe e turke si kertolla per patatet etjetj
    Mire qe di serbisht plus dhe pak turqisht nga gjyshja
    se per zotin s'po ju merrsha vesh ça po thojshit lol
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga saura Lexo Postimin
    Kapllano çfare kuptimi kane fjalet
    KASAVET
    dhe
    SEFTE

    dhe a jane ne gjuhen shqipe?
    Kur kam qene ne Kosove degjoja shume fjale serbe e turke si kertolla per patatet etjetj
    Mire qe di serbisht plus dhe pak turqisht nga gjyshja
    se per zotin s'po ju merrsha vesh ça po thojshit lol
    saura
    kertolla asht shqip
    patate asht fjale e huje

    mos e ke pase fjalen per ''kumpira''

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Shiko. Lol
    Sado te mundoheni e te na tregoni se gegerishtja eshte me e pasur , ky ndryshim themelor ska per te ndodhur ndonjehere.
    Gegerishtja eshte theks teper i vrazhget e toskerishtja teper i embel.
    Fakti qe shumica e gegeve po adoptojne format toskerishte me te ashtuquajturen "standartja" e sotme , tregojne qartesisht qe dialekti geg eshte ne zhdukje e siper.
    Komplet shqiperia e mesme (ish-gege) , ka adoptuar format e toskerishtes ose te pakten theksin e saj.
    Gegerishtja mund te perngjaje bukur ne lexim , por kurrsesi ne tingellim.
    Toskerishtja eshte shume here me e paster dhe me e embel edhe nuk te lodh ne shqiptim. Per kete fakt po adoptohet edhe nga vendet e dialektit gege.
    futja kot futja. adoptimi po nodh si rezultat i diskriminimit se po te ngjoj kush tu fol dialekt gegnisht direkt fillojn malok, i trash, i pashkoll etj etj kshtu qe ato qe synojn te integrohen ne jeten e qelbet te tiranes adoptojn dhe at standart toskinshtje qe ty te duket i amel e mu me duket zeher.
    Ndryshuar për herë të fundit nga derjansi : 04-04-2012 më 11:40
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    saura
    kertolla asht shqip
    patate asht fjale e huje

    mos e ke pase fjalen per ''kumpira''

    Puroshkodran
    kertolla nuk eshte shqip
    kertolla e kumpira eshte e njejta fjale patate por serbisht ..
    e di qe ne shkoder i thone kertolla patates
    si mollatarta domates..
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga saura Lexo Postimin
    Puroshkodran
    kertolla nuk eshte shqip
    kertolla e kumpira eshte e njejta fjale patate por serbisht ..
    e di qe ne shkoder i thone kertolla patates
    si mollatarta domates..
    Une e kam lexu te disa shembuj te fjaleve dialektore te E.Cabej
    Fjalë dialektore a krahinore janë ato fjalë që përdoren vetëm në njërin dialekt ose në një të folme të caktuar, që nuk përdoren në dialektin tjetër a në të folmet e tjera. Kështu, në të folmet e Veriut: me bujtë, çikë, me fashitë, gastare, kërtollë, kimçë “xinxife”, kolovajzë, me u rrekë, shakë “bushtër”, sharrabajkë, tarnagop, teplote, turrë, zhgjandërr etj.; në të folmet e Jugut: çap “hap”, dhjozmë “mendër”, gjiton “fqinj”, kaçkë, kaposh, keçe, krrej, kumbullore, mbodhisem, mëllë, mërqinjë “xinxife”, nakatos, neçe, qeramidhe, qyrek, shtrij “vrapoj”, tërkuzë etj.

    Megjithate nuk ngul kambe, se nuk di serbisht.
    Me qe ra fjala
    kush asht shqip mollatarta apo domate?

  6. #106
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Domatja eshte shqip ,sepse domatja orrigjinen nuk e ka ne shkoder ,por ne ameriken Latine ,e meqe spanjollet e sollen ne europe , ata kishin edhe te drejte ta emertonin.
    Molla ska te beje fare me domaten edhe nga ana botanike.
    Te jete ashtu sic thua ti , ec edhe e emertojme cdo gje qe se ka orrigjinen ne shqiperi sipas qejfit.
    Ti themi avocados - dardhe jeshile e pjeshkes - molle-bronxi. Lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga Smth_Poetic : 04-04-2012 më 13:29

  7. #107
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    futja kot futja. adoptimi po nodh si rezultat i diskriminimit se po te ngjoj kush tu fol dialekt gegnisht direkt fillojn malok, i trash, i pashkoll etj etj kshtu qe ato qe synojn te integrohen ne jeten e qelbet te tiranes adoptojn dhe at standart toskinshtje qe ty te duket i amel e mu me duket zeher.
    Ty te duket zeher sepse ke qejf te flasesh sikur po zihesh me dike e jo sikur po ben muabet..lol
    Por ne realitet , femren se deshiron te flasi po ne ate menyre ,sepse te tremb ...lol

    Te thuash qe theksi i toskerishtes eshte i vrazhget , do te thote qe ti si person ke humb toruan , aq e pate ...lol

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e kapllani
    Anëtarësuar
    11-06-2009
    Postime
    190
    Citim Postuar më parë nga saura Lexo Postimin
    Kapllano çfare kuptimi kane fjalet
    KASAVET
    dhe
    SEFTE

    dhe a jane ne gjuhen shqipe?
    Kur kam qene ne Kosove degjoja shume fjale serbe e turke si kertolla per patatet etjetj
    Mire qe di serbisht plus dhe pak turqisht nga gjyshja
    se per zotin s'po ju merrsha vesh ça po thojshit lol
    Serish nji koment qe m'i cyt nervat, por po permbahem dhe perpiqem me te dhane nji spjegim te shkurt sa i perket kuptimeve e ketyne fjaleve dhe arsyes pse i perdora.

    "Kasavet" asht turqisht dhe do te thote "brenga", "halle". Ashtu asht edhe "sefte" fjale turke dhe ka kuptimin "në fillim", "s'pari". Per kasavet te kuptoj se nuk e kuptove, une e kisha lexue ne nji tekst te Koliqit dhe me pelqeu keshtu qe e perdora. Kurse fjalen sefte e kam degjue dendun edhe ne Shqipni; sigurisht, asht fjale pak a shume e vjetrueme, ama (shiko: serish fjale turke) mendoj se nuk mund te jete aq e vjeter dhe e dale nga perdorimi, sa per mos me e kuptue ti.
    Pastaj deshta me shtue se gjuha e neve kosovareve nuk asht as nji tro (d.m.th., çikë, grimë) ma e papaster se e jueja, prandej leni keto llafe dhe mos u perpiq kot me na vene neve damken e bastardhuesve te shqipes, sepse edhe ju perdorni boll shume fjale te hueja, vetem se disa prej jush provon me e paraqite realitetin ma ndrysha sa qe asht ne te vertete. Mjafton me bredhe neper rruge, ne Durres, Elbasan, Vlore ose edhe ne Tirane dhe me fole me njerez te thjeshte dhe ke me degjue se fjalet turke ende bajne pjese ne gjuhen tone te perditshme. Dhe shpesh ato qe jane zhduke dalngadal nga perdorimi, jane zevendesue me fjale te tjera te hueja, si italishtja, frengjishtja etj. Ato fjale te shumta nga serbishtja dhe turqishtja, qe i perdorkemi ne kosovaret aq shpesh, ne fakt nuk jane aq te shumta sa per te veshtiresue komunikimin me neve, dhe neqoftese nji gja e tille ndodh, ky mund te spjegohet o me dallimet e medha dialektore o me pertesen e disave me iu pershtate rrethanave te reja gjuhesore. Ato fjale turke qe i kemi ne, i merrni edhe per goje. Ato fjale serbe qe kane hy ne gjuhen tone, i kane ekuivalentet e tyne italiane ne gjuhen tuej. Pastaj varet prej cdo treve se c'fjale te hueja perdoren, p.s. jugu ka edhe goxha fjale nga greqishtja.

    Une ato fjalet "kasavet" dhe "sefte" i perdora, sepse me pelqen te perdori here pas here do fjale, qe nuk perdoren dite per dite, ngaqe nuk shoh asgja te keqe me e zgjanue pakez fjalorin tim, sidomos edhe per arsye se ato, sipas mendimit tim, nuk pengojne askend me e kuptue mesazhin tim. Besoj se edhe tue lexue romane, n.q.s. lexon romane, has shpesh fjale, qe s'i din, por askujt prej nesh nuk i shkon mendja me e akuzue shkrimtarin per perdorimin e fjaleve te rralla, te reja ose cka di une.

    Uroj qe te kem ndihmue pak.

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e kapllani
    Anëtarësuar
    11-06-2009
    Postime
    190
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Shiko. Lol
    Sado te mundoheni e te na tregoni se gegerishtja eshte me e pasur , ky ndryshim themelor ska per te ndodhur ndonjehere.
    Gegerishtja eshte theks teper i vrazhget e toskerishtja teper i embel.
    Fakti qe shumica e gegeve po adoptojne format toskerishte me te ashtuquajturen "standartja" e sotme , tregojne qartesisht qe dialekti geg eshte ne zhdukje e siper.
    Komplet shqiperia e mesme (ish-gege) , ka adoptuar format e toskerishtes ose te pakten theksin e saj.
    Gegerishtja mund te perngjaje bukur ne lexim , por kurrsesi ne tingellim.
    Toskerishtja eshte shume here me e paster dhe me e embel edhe nuk te lodh ne shqiptim. Per kete fakt po adoptohet edhe nga vendet e dialektit gege.
    Arsyja pse ty te duket se Shqipnja e mesme e paska adaptue theksin tosk, ndoshta rrjedh nga fakti se vete gegnishtja e jugut i perngjan nga theksi shume tosknishtes. Ama po te degjosh nji tironce te vertete, mue per vete, me duket se i perngjan ne shume pikepamje nji kosovari tue fole sesa nji nga jugu. Jo, mos ke gajle se gegnishtja nuk po zhduket, sidomos tashti, pas pavaresise se Kosoves dhe perpjekjeve te reja me e gjallue kete dialekt si gjuhe shkrimi.

    Une dora dhe tetori kam perdor perhera .
    Here e pare qe e degjoj kete otton apo cinque ne keqkuptime telefonatash.
    Me siguri qe do jete dicka e re , perderisa gjenerata ime te gjithe zere se kane fol italisht dhe asnjehere sme ka rene ta degjoj nga asnjeri prej tyre neper telefonata.

    Pastaj kjo gje ndodh vetem kur linja ka qene e dobet , jo se ndodh perhera. Shumicen e rasteve nuk ka keqkuptime , por ndonjehere , per tu siguruar e afirmon duke ja perserit pyetjen.

    Keqkuptime te tilla ne gjuhen angleze ndodhin jo vetem ne numra , por edhe ne fjale.

    Nga 13 deri tek 19 ne anglisht , gjithmone ngaterrohen me 30 deri tek 90 .

    E ne kete rast anglezi i perserit keto numra duke i thene tek e tek , per tu bere sa me i qarte.

    Nuk ka ndonje shqetesim i madh ketu per tu alarmuar kaq shume.

    Ju gegushet sna thate sesi mund te merrem vesh une me nje gegush kur shqipton katermbedhjeten(14) me katerdhjeten (40) ne telefon? looool

    Sepse ne tosket dhe standarti i themi 40 , dyzet. loool
    S'di se si arrijme me i dallue te dyja numrat, por deri tani te pakten ne kosovaret nuk kemi pas mbehi me i huazue fjalet serbe LOOOOOOL

  10. #110
    Si kam perdorur ndonjehere "cinque" dhe "otto". As "dora" se kam perdorur ndonjere. Thjesht perseris dhe njehere me qarte ate cfare po them, nese nuk me kuptojne.

Faqja 11 prej 17 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •