Close
Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 166
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga kapllani Lexo Postimin
    Po të shkruaj edhe në standard, por aman, mos e përdor më gegërishten në komentet tuaja.
    Bato, më duket se të kam thënë një herë dhe jam i gatshëm të ta përsëris sërish e sërish, deri ta kuptosh qëllimin tim: Nuk kam asgjë kundër një standardi dhe nuk i ul vlerat e këtij që kemi, ngaqë ka mundësuar të komunikojmë me njëri-tjetrin në mënyrë të lehtë dhe të kuptueshme. Megjithatë është fakt i pranuar nga të gjithë shkencëtarët të gjuhës shqipe se standardi i tanishëm, duke mos qenë fryt i një zhvillimi të natyrshëm shumëshekullor letërar, nisur nga një e folme të veçantë dhe e përhapur dalngadal nëpër gjithë trevat shqiptare, paraqet një cenim për një të tretën e popullsisë sonë, e cila nuk mund të identifikohet me këtë gjuhë.
    Prandaj po thërrasim që të sajohet një standard vërtet mbarëkombëtar.
    Dhe më nuk vazhdoj me këtë temë këtu, po deshe të diskutojmë më gjerë, do të të rekomandoja tema të tjera këtu në forum që lidhen drejtpërdrejt me çështjen e standardit.
    Kapllan, mos u merr me gjëra që nuk i kupton, se duket që ti s'merr vesh nga gjuha. Ju kërkoni të na ktheni prapa në dialektet primitive. Gegërishtja është një dialekt i pazhvilluar, është cung në format foljore. I gjithë ky dialekt është i ndërtuar rreth paskajores cunge dhe të shkosh drejt saj do të thotë të kthehesh prapa.

    Gjuha e sotme standarde është shqipja më e zhvilluar dhe më e bukur, por kuptohet që jo të gjithë mund ta zotërojnë. Ata që nuk lexojnë libra ose flasin në zhargone rrugësh, kuptohet që nuk e zotërojnë dot.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    lol @ 'ok' dhe 'dakordo' ! kush e perdor kete 'dakordon' mor aman, se here pare po e degjoj?

    p.s dhe sa per temen kapllano, ja ke fut kot plako, ja ke fut kot. kengen e k.zisos e ke degjuar ndonjeher ti shoku?
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e kapllani
    Anëtarësuar
    11-06-2009
    Postime
    190
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Gegërishtja është një dialekt i pazhvilluar, është cung në format foljore. I gjithë ky dialekt është i ndërtuar rreth paskajores cunge dhe të shkosh drejt saj do të thotë të kthehesh prapa.
    Për t'iu kthyer temës: Ne të pazhvilluarit dimë të paktën të dallojmë tetën nga e pesa.

  4. #34
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Sinqerisht nuk ka te bej asgje me theks apo tingull. Dreqi nfije mundet me ju ra ktyne

    Pse te ngaterrohet Numri Pese me Tete kur nuk kan kurfar ngjajshmerie.

    Sikur Pesa dhe numri Tete te kishin te njejten shkronje psh.

    Pese te ishte Pese dhe teta te ishte Pete do thoja qe do ngaterroheshin. Por Pes(5) eshte me P e madhe e shtypit pe e vogel e shtypit Pishina. T e madhe e shtypit t e vogel e shtypit Tirana. Nuk kan kurfar ngjajshmerie. 5 me P 8 me T.

    Seriozisht du me shti nkry pse keta 2 numra ne italisht Ju o keni zbulu ujin e nxeht o akullin njeren nga keto po hajde talent hajde.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    o ajnshhtajno po flasim per rastet kur robi eshte duke fol ne tel, dhe ne ketej keshtu e kemi keto dy numra i ngatarojme me njera tjetren kur jemi duke fol ne telefon. keshtu qe mos na cani shume ate muhabetin ju malokt e kosoves, se me duket se u njofem ca si teper. perr, perrr, perrrr. na cate by.then na cate.

    'cincue ne vend te fjales tone si yll bote pese'
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  6. #36
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Ka shumë mënyra për të shprehur miratim dhe në rregull është njëra nga ato, ajo që tha Tipiku. Mënyra të tjera që shprehin miratim janë: po, mirë, e miratoj, kështu është, pajtohem etj. por varet dhe nga rasti si mund të përdoren.

    Unë t'i thashë disa, por e di që ti do të thuash se këto nuk ta mbushin syrin dhe nuk i zëvendësojnë siç duhet fjalët e huaja okej dhe dakordo. Shumica e njerëzve nuk dorëzohen edhe kur e kuptojnë se janë gabim.

    Nuk jam fare gabim, pasi thashe mendimin tim, dmth qe per mua nuk kane te njejtin kuptim. Nese per ty jane sinononime atehere vazhdo me perdorimin e tyre, mua nuk m'a mbushin syrin ndaj edhe perdor fjalen "dakord" per raste te tilla. Eshte nje fjale qe e kam perdorur gjithmone e jo vetem vitet e fundit.

    Sa qejf qe ke te perdoresh disa batuta me nenkuptime... zgjidh personat e duhur per ti perdorur!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e kapllani
    Anëtarësuar
    11-06-2009
    Postime
    190
    Citim Postuar më parë nga Endless Lexo Postimin
    o ajnshhtajno po flasim per rastet kur robi eshte duke fol ne tel, dhe ne ketej keshtu e kemi keto dy numra i ngatarojme me njera tjetren kur jemi duke fol ne telefon. keshtu qe mos na cani shume ate muhabetin ju malokt e kosoves, se me duket se u njofem ca si teper. perr, perrr, perrrr. na cate by.then na cate.

    'cincue ne vend te fjales tone si yll bote pese'
    Ne jemi malok? Po, se shume kulture deshmove me kete postim

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,550
    cinque dhe otto jane i fundit merak per gjuhen shqipe.
    Beni nje xhiro neper bulevarded e qytetit e shihni pak tabelat e dyqaneve, uluni me ndonje restorant e lexoni pakez menute e pastaj do e beni kabull cinque dhe otto!

  9. #39
    Unike ne stilin tim Maska e ermela sweet
    Anëtarësuar
    29-03-2012
    Postime
    654
    Citim Postuar më parë nga white_snake Lexo Postimin
    cinque dhe otto jane i fundit merak per gjuhen shqipe.
    Beni nje xhiro neper bulevarded e qytetit e shihni pak tabelat e dyqaneve, uluni me ndonje restorant e lexoni pakez menute e pastaj do e beni kabull cinque dhe otto!
    Keni shume te drejte White_snake gjuha jone e dashur po tretet pak nga pak

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar më parë nga ermela sweet Lexo Postimin
    Keni shume te drejte White_snake gjuha jone e dashur po tretet pak nga pak
    te zinjte ne thuaj
    Without deviation from the norm, progress is not possible

Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •