Close
Faqja 6 prej 17 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 166
  1. #51
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Ndodh ndonjehere qe njerezit atje te perdorin numrat ne italisht, psh gjate nje bisede telefonike, ku zeri nuk vjen i qarte te veshi i tjetrit. Pese me Tete, ka raste qe mund te 'ngaterrohen' ne degjim ne telefon, por jo se po i zevendeson njeri keto numra ne gjuhen shqipe. Thjesht nje menyre qe kane zgjedhur disa mos keqkuptohen, psh kur japin numrat, edhe e ke parasysh per nje pese qe ai/ajo se degjon mire, ose i degjohet si tete, e merr informacionin gabim. lol



    Citim Postuar më parë nga kapllani Lexo Postimin
    Përshëndetje të gjithëve,

    para disa javësh kam qenë për herën e parë në "mëmën Shqipëri" () dhe përshtypjet që i mora ishin vërtet shumë të mira.

    Tue folë me njerëzit atje (jo, mos keni kasavet, nuk do t'i bie avazit të vjetër tue folë për anët e këqija të standardit dhe mendjemadhësinë e atyne njerëzve, që gjoja e zotnojnë atë në mënyrë të përkryeme) vuna re nji gja, që jo veç më çdutiti tej mase, por më bani përnjimend me u brengosë për inteligjencën dhe perceptimin e gjuhës amtare të shumë shqiptarëve. Hetove se shpesh, e sidomos kur flitet në telefon, njerëzit shqiptarë në vend të numrave "pesë" a "tetë" përdorin fjalët italiane "cinque" dhe "otto", kinse sepse ekuivalentet shqipe mundkanë me u ngatërrue shpejt me njani-tjetrin. Unë në fillim nuk po u besojsha veshëve, por pastaj më rastisi aq shpesh të dëgjojsha njerëz tue futë fjalët italiane kot së koti në gjuhën e përditshme, sa që nisa me u brengosë për shqiptarët.
    Më kujtohet tani edhe nji pjesë e emisionit "Telebingo", ashtu quhet më duket, me atëfarë Ardit Gjebrenë. Thërritet nji pjesëmarrës i telebingos me telefon, i cili, pasi lajmnohet me "telebingo", ka të drejtë me zgjedhë (më duket se janë) zarfa që kanë numra të caktueme. Ai, d.m.th. i telefonuemi thoshte pandërpre numrin 15, kurse moderatori i famshëm shqiptar, tue u hutue nga ngjashmënitë e tingëllimeve të numrave shqip, i tha asistenteve të tij të merrnin zarfat 15 dhe 18 dhe t'i tregojshin para kameres, për ta pyetë njeriun në telefon tri herë rresht se për ç'zarf kishte fjalën, derisa ai, d.m.th. burri në telefon, dha fjalën shpëtimtare: "cinque". Unë sefte kur tha pjesëmarrësi i lojës fjalën "pesëmbëdhjetë" e mora vesh se ç'zarf kërkonte, kurse moderatori në televizion, i cili asht rritë dhe shkollue në Shqipni, nuk e kapte dot kuptimin e fjalës?

    Prandaj ju pyes se a keni edhe ju probleme t'i dalloni numrat tetë dhe pesë në shqip dhe a përdorni edhe ju herë pas here fjalët italiane? Nuk due me fye këtu askend, por me të vërtetë nuk ma kap kaptina se çfarë vështirësie mund të ketë dallimi mes fjalëve "pesë" dhe "tetë", të cilat kanë vetëm zanoren në mes të përbashkët?

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Po ju te Kosoves qe perdorni tere ato fjale gjermanisht? P.sh fjala ''tung'' qe ju e perdorni shume mi acaron nervat.

    Dhe un eme burrin sa here ne telefon na duhet te perdorim keto dy numra i themi o ne Italisht, o ne Anglisht. Keqkuptohen. japin tingellim te ngjashem ne telefon.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 01-04-2012 më 15:00
    Feelings change - memories don't.

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    Aq primitive dhe e pazhvillume asht gegnishtja sa ka fillu me u shkru ma heret, jane shkru kryeveprat shqiptare prej shkrimtaresh qe nominoheshin per nobel ne letersi para nji shekulli kur gjuhetaret e standartit nuk kishin dale hala prej baltes se katundeve te tyne.

    Kush asht ma i pasun dialekti qe perdor paskajoren dhe lidhoren apo ai qe perdor vetem lidhoren?
    Ai qe ka tre gjatesi zanoresh apo ai qe ka vetem nji?
    Dialekti qe ka zanore grykore dhe hundore apo dialekti qe ka vetem ato grykore?

    Gegnisht
    Mesues - i mesueshem
    Tosknisht
    mesonjes - ? (nuk ka)

    Fjalori i Mehmet Elezit me 41.000 fjale qe jane lane jashte prej barijve te 72-shit tregon se cili dialekt asht ma i zhvillum, pamvarsisht se u ndalu per 50 vjet.

    Jo vetem nuk jeni intelektualisht te ndershem me pranu qe gegnishtja ka pluse qe do t'i sherbenin gjuhes zyrtare, por na flitni edhe per primitivizem te kti dialekti.
    Or ti, dhe ne ne gjuhen standarte mesues e perdorim. C'ke qe grricesh me Toskerishten? Jo po zysh qe perdorin nga Shqiperia e Mesme..

    I mesueshem cfare kuptimi ka?
    Feelings change - memories don't.

  4. #54
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Po ju te Kososves qe perdorni tere ato fjale gjermanisht? P.sh fjala ''tung'' qe ju e perdorni shume mi acaron nervat.

    Dhe un eme burrin sa here ne telefon na duhet te perdorim keto dy numra i themi o ne Italisht, o ne Anglisht. Keqkuptohen. japin tingellim te ngjashem ne telefon.


    Tung, eshte shkurtesse e fjales Tungjatjeta Qfar te keqe ka ti thuash dikujt Tungjat jeta.

    Hajde Tung. Ama sinqerisht me keta numra nerva jeni ka mshkoni po si si dalloni shkronjat P dhe T kjo eshte ka me intereson Zeri sua thot apo qfar telefoni ua ndryshon ?

  5. #55
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    ............................

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Tung, eshte shkurtesse e fjales Tungjatjeta Qfar te keqe ka ti thuash dikujt Tungjat jeta.

    Hajde Tung. Ama sinqerisht me keta numra nerva jeni ka mshkoni po si si dalloni shkronjat P dhe T kjo eshte ka me intereson Zeri sua thot apo qfar telefoni ua ndryshon ?
    Nuk ka rendesi shkronja por tingulli or ti. Ai te ngaterron.
    Nuk shkurtohen fjalet sipas qejfit tuaj. Po kam pershtypjen se ju e lidhni me gjermanishten dhe jo me fjalen tungjatjeta.
    Feelings change - memories don't.

  7. #57
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Nuk ka rendesi shkronja por tingulli or ti. Ajo te ngaterron.


    Ma jep nr veq pak tju msoj si i thon 5-ses ne shqip haha dhe 8-tes :P
    Ne gjermanisht nuk ka fjale me Tung askund :P Ne gjermanisht ka fjale tjera, Ja aaaaah, Gu ut Ojro bilem i urrej kur i perdorin shprehjet gjermanisht.


  8. #58
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Perse perdorni q-ne aty ku ne perdorim c-ne? Me fal por c me bisht poshte nuk di si ta nxjerr.
    Feelings change - memories don't.

  9. #59
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Nuk është qe nuk dijm ta perdorim, por po pritojm ta nxjerrim Ç dhe perdorim kete q.

    Po ju pse perdorni C c c ne vend ç Ç ç Ç ç Ç leni tash keto gjykime.

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Nuk ka rendesi shkronja por tingulli or ti. Ai te ngaterron.
    Nuk shkurtohen fjalet sipas qejfit tuaj. Po kam pershtypjen se ju e lidhni me gjermanishten dhe jo me fjalen tungjatjeta.
    Tungjatjeta ne gjermanisht nuk ka LOL

    Ne gjermanisht eshte :

    Mirmengjes--------Guten Morgen

    Mirdita-------Guten Tag

    Mirmbrema------Guten Abend

    Kurse fjala Mirupafshin eshte ----------Aufwiedersehn dhe Tschüss

    Edhe une kto dy numra i perdor ne gjuhen gjermane,sepse ne shqip eshte e veshtir te kuptohet.Kurse kur flas me shqiperine i them (1 dore)

    Alt+135 dhe del ç e vogel,e madhja eshte Alt+128Ç
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

Faqja 6 prej 17 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •