Vlere te njejte me ate te burrit qe punon gjithe diten per fitim materialistik!A ka vlerë roli i një gruaje shtëpiake?
Kjo vlen per ato qe duan femije, familje, kjo nuk qendron per ato qe vleresojne karrieren para gjdo gjeje!
Unë mendoj se nuk mund të bëhen dot të dyja. Po u more me njërën, do të lësh pas dore tjetrën, por dua të përqendrohem pak tek rritja dhe edukimi i fëmijës. Është e pamohueshme se fëmija ka nevojë për nënën më shumë se për gjithçka tjetër. Babai nuk e luan dot rolin e nënës, sepse vetë natyra e ka bërë fëmijën të ngjitur pas nënës. Fëmija qan kur largohet nëna nga shtëpia, por nuk qan kur largohet babai.
Këta na e kanë kthyer botën së prapthi. Gruaja e veshur me kostum, me xhaketë, pantallona e dosje nën sqetull, bëhet gati të dalë nga shtëpia dhe përshëndetet me burrin, të veshur me përparëse kuzhine, me garuzhdë në njërën dorë, e me fëmijën e vogël në dorën tjetër, që qan se shikon nënën që po largohet.
Çerdhet dhe kopshtet janë zgjidhje nga e keqja. Edukatorja e çerdhes është një nënë artificiale, por me 30 apo 40 fëmijë që ka ajo aty, as rolin e nënës artificiale nuk e luan dot. Aty fëmija i vogël është si në ushtri, në rresht për një. Të këputet shpirti kur shikon fëmijën e vogël në mëngjes, kur nëna ose babai e dorëzojnë tek edukatorja, sikur po e çojnë nizam. Qan fëmija i vogël dhe me ata sytë e tij të pafajshëm e të përlotur, shikon i trembur prindërit, se i duket sikur po e braktisin. Është torturë për fëmijën e vogël që të rrijë në çerdhe apo në kopësht gjithë ditën, nga mëngjesi deri pasdite vonë.
Fëmija i vogël ka nevojë të luajë edhe me shokë, sado i vogël të jetë, por këtë duhet ta bëjë në praninë e nënës. Mund të luajë në shtëpi me vëllezërit ose motrat e vogla, por mund të luajë edhe në park, me kushërinjtë e vegjël, ose fëmijët e shoqeve të nënës, por gjithmonë në prani të nënave. Kur shkon 6 apo 7 vjeç, atëherë fëmija rritet dhe nuk e ndjen më aq shumë mungesën e nënës. Është koha kur shkon në shkollë dhe gjërat marrin rrugën e tyre.
Në kohët e sotme, ato gra që i kanë burrat aq në gjendje sa t'ua mundësojnë ndenjien në shtëpi, duhet të rrinë në shtëpi e të merren me rritjen e fëmijëve, dhe jo të bëjnë vetëm një si për të kaluar radhën, por disa fëmijë. Ky është shërbimi më i madh që mund t'i bëjnë familjes së tyre.
Un vdes te bej maman me full time job , per sa kohe punon burri ne shpi una
Dmth kur te bej femi po flas![]()
T'kujdesesh per femijet esht me e veshtir sesa te besh 8 ore pune.
Pjesa tjeter, varet se me cilin ke te besh....me njeri apo kafshe...
Sidoqoft, un jam i mendimit qe gruaja duhet t'jet e punesuar, jo vetem per faktin e parave, por nuk duhet t'mbyllet brenda 4 mureve te shtepise.... (kur mundet, sepse ka edhe femra qe jan ne dispozicionin e femijeve 24 ore...)
paqen, e sjell vetem drejtsia
Nese mendoni se po ndejti gruaja ne shtepi femijet dalin me te mbare e me te zgjuar, genjeni veten. Zgjuarsia ne fakt eshte cik ne gen. Se sipas jush i bie qe grate qe jane shtepiake ne Shqiperi ti kene femijet me te mire ne mesime, apo me te edukuar. Ik pyesni pak neper shkolla. Jam mese e sigurt qe realiteti flet ndryshe. Ka plot qe zgjedhin te jene shtepiake se nuk jua mban te punojne dhe jo se jane gra te devotshme apo nena shembullore. Shume pak jane ato qe e zgjedhin per hater te femijeve. Dhe keto vjen nje moment ne jete qe ndjejme nje boshllek kur femijet rriten. Burri beri karriere dhe pse jo,mund te vleresohet nga shoqeria si baba shembullor,edhe pse s'beri asgje. Karrieren dhe leket njesoj do i sillte ne shtepi dhe po te mos kishte familje, se do jetonte per vete. Nena hmmm, beri detyren, asgje me shume. Vet ajo nga ana profesionale nuk vlen per asgje. Nuk i nevojitet askujt vecse femijeve dhe burrit. Kur nuk je ne pune dhe shoqeri nuk ke. Mos kini merak per cerdhet, kopshtet. Me te zgjuar, me te shkathet, social, me te rregullt do ju behen femijet. Mbajini ne shtepi dhe me palluqe, te varur, dhe antisocial ju dalin femijet.
Feelings change - memories don't.
Krijoni Kontakt