Dashke akoma debat dmth? Ok...
Atëherë mos m'u drejto mua kur s'më përfshijnë, thuaje atë që ke për thënë dhe aq. Aq më tepër, kurseji ato shakarat dhe ironitë e dështuara në drejtimin tim. Dhe sidomos ato fjali si ato në pragrafin e fundit mbi të gjitha.
Të mendosh që në një ardhme pasi të jesh e gatshme për një hap të rëndësishëm në jetë t'i përkushtohesh fëmijës tënd në vitet e para, qenka mendjengushtësi? I shohim gjëra ndryshe pra, por kjo s'të jep të drejtë të më paragjykosh. E gjitha e imja, është as më shumë e as më pak se çështje: VETBËSIMI! Është ky vetbesim që më ka bërë të eci në jetë, dhe t'i përmbush një nga një të gjitha qëllimet që i vë vetes. Dhe nëse (gjithmonë nëse) një ditë ndërtoj familjen time, dhe kuptohet me atë që unë e ndjej dhe e konsideroj si njeriun e jetës, do doja të isha sa më shumë e pranishme për ta, dhe do ia dilja!Ne esence ajo qe doja te te thoja ty (meqe nuk e paske kuptuar autorin) eshte : E shikon jeten ngushte! Po nuk eshte faji yt... ndoshta eshte i gjithe opinioni qe eshte i tille.
E sa për opinion, të lutem... s'është çështje opinioni.
S'është çështje imitimi, është një instikt mëmësie që trashëgohet në çdo Femër, dhe për këtë s'pres që t'më kuptosh.Nga ty kerkohet me teper... vizion me largpames. Jo imitim!
Kockat, kam filluar t'i ndërtoj vetë nga pak, pa u qurravitur ndonjëherë tek mami apo babi. Madje madje, edhe profili i profesionit që zgjodha përfshi që tek dega e fakultetit, ishte ai që s'kanë dashur kurrë prindërit e mi. Po ja që ia dola, pavarësisht skepticizmit, ashtu siç jam duke ia dalur avash avash edhe tani. Por kur s'më njeh fare, është kollaj t'ia këpusësh si këto më lart.Ti yes ben mire te gjesh nje pune ne Tirane psh ... larg familjes... te "ndertosh e forcosh kocka" si i thone. Ta njohesh vete jeten se eshte ndryshe me mamin e me babin e mesuar ne teori dhe ndryshe ne praktike.
E sa për teori, sërish të them: kur e mendoj sakrificën thjesht për ca vite për hir të familjes dhe fëmijës tim ende pa e pasur, imagjino sa shumë do më përforcohet që në çastin kur të mbaj në krah fëmijën tim.
E sa për mentalitete, aman ç'a s'më zënë sytë e dëgjonë veshët përditë...
Krijoni Kontakt