
Postuar më parë nga
Yes*
Diçka s'kuptoj sinqerisht; bëra thjesht një koment në temë duke shprehur mendimin tim, dhe as iu adresova njeriu mbi jetën dhe zgjedhjet e tyre, më pas thjesht e përgëzova një nënë (anitën) për zgjedhjen dhe sakrificën që ka bërë ajo. S'u mora fare me jetën e askujt, kam aq etikë si njeri që mos hundët në jetën dhe mendjen e tjetrit, apo zgjedhjet që bëjnë. Dhe pas kësaj më ngjiten ca kibernetike leshi që janë edhe nëna, duke u marrë me mendimin tim personal, dhe futur hundët mbi zgjedhjet e mia, apo t'më tregojnë jetën time. Nganjëra anë ankohen që s'kanë kohë dhe aq për fëmijën se janë të zëna me karrierë, dhe nga tjetra gjejnë kohën të dërdëllisin në internet dhe futur hundët në zgjedhjet e tjetrit, në vend që të merrem me edukimin e fëmijëve, meqë veten s'e edukojnë dot. E të flasin për karrierë kur s'dinë as të lidhin mirë dy fjalë. Me siguri hyjnë në elitën e karrielesheve. So, s'pres gjë të denjë as për të lexuar prej tyre, dhe kaq e mbylli me këtë kategori.
Po të përgjigjem veç ty Rexhinë meqë ke llogjikë dhe kulturë bisede, në lidhje me atë që ke shkruar: sa i përket anës financiare, e ceka që në fillim kur thashë:
Ndërsa komenti im fillestar që bëra ishte personal, që i referohem vetes sime. Unë për vete nga ana profesionale kam arritur atë që kam dashur dhe pres të rritem akoma në plan profesional, dhe profesioni që kam ma mundëson që ta lë e ta filloj punën kur të dua, në rast se do m'duhet ta sakrifikoj për një rast të tillë. Një vit si pushim lindje e marrin të gjitha nënat, pastaj kur shkon 2-3 vjeç sërish ti do e shohësh që ka nevojë për ty fëmija, dhe familja që ke ndërtuar me njeriun e jetës.
Pastaj nëse e shoh të arsyeshme, mund t'i rikthehem gjatë asaj kohe thjesht marrjes përsipër të 1-2 seanca gjyqësore për të mbrojtur, avash avash deri sa të bëhet për shkollë dhe t'i rikthehem jetës profesionale të mëparshme. Dikur në teori, e mendoja edhe unë që karrierën s'do e lija pas dore për asgjë në botë, sepse njeriu punon shumë për të arritur atë profesion që ka, por tani që jam pjekur më shumë dhe nga përvoja që kam hasur sot sesi po degradon familja - e shoh gjendjen më ndryshe. Të dëgjosh sot në gjykata sesi prishen familjet, thjesht sepse ke ca nëna mizerje që iu hyn vetja në qejf me këtë "emancipimin" që e kanë kapur së prapthi, dhe japin ca argumenta ndarje si: "dua të bëj jetën time, dua të bëj edhe unë karrierë si të tjerat."
Po ashtu sheh sa e sa nëna që thjesht mendojnë se vetëm nga ana materiale i dhanë çdo gjë fëmijës dhe kryen rolin e tyre të nënës dhe pjesa tjetër: kam karrierën, dhe aq, u krye misioni i nënës. Në atë shoqëri ku femra lë pas dore rolin e saj kryesor si nënë, ta dish që pak nga pak do fillojë "gangrena".
E imagjinon dot sesi rriten fëmijë të tillë? E imagjinon dot sesi po degradon mëmësia? Si s'iu bëhet vonë as për fëmijët e tyre?
Raste të tilla kam hasur sa të duash, dhe një gjë e tillë tek mua ndikon mjaft, që kur të ndërtoj familjen time, mos të shkoj në atë gradë por t'i përkushtohem me aq sa mundem fëmijës. Unë s'dua t'i mungoj fëmijës tim...
O Rexh, ne po jemi beqarë dhe i merr malli familjen të na shohë fytyrën, imagjino pak se kur të bëhesh me fëmijë sesa të del koha për të gjitha.
Roli i nënës është i paçmueshëm në vitet e para të fëmijës, dhe për këtë femra madje duhet të ndihet e privilegjuar dhe krenare që ka një rol aq të rëndësishëm.
Ke nëna që kanë sakrifikuar edhe jetën e tyre për fëmijët...
Gjss bie dakort me ato që ke thënë, ndajmë të njëjtën ide deri diku, thjesht ta sqarova pjesën e anës ekonomike që e kisha cekur që në fillim madje, dhe pikëmpamjen time personale sesi e shikoj gjërat, sidomos kur njeriu fiton edhe përvojë nga ajo që has çdo ditë...
Krijoni Kontakt