Close
Faqja 20 prej 34 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 333
  1. #191
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    O moj bjondina, po çfare thua moj..., po nuk e ke degjuar shprehjen popullore;
    " Gruaja e mire eshte rroge e dyte"!
    Po te mendohesh mire, do ta shohesh qe eshte shume domethenese...
    Fatkeqesi sot, qe grate e mira,kane kohe qe jane kthyer ne "kafshe te rralla" ne rrezik zhdukje..., kjo po qe shqeteson, pasi sot vajzat po rriten po behen burra!
    per fat te mire nuk na kapi kjo periudha e konvertimit

  2. #192
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2011
    Postime
    329
    A ka vlerë roli i një gruaje shtëpiake?
    Vlere te njejte me ate te burrit qe punon gjithe diten per fitim materialistik!

    Kjo vlen per ato qe duan femije, familje, kjo nuk qendron per ato qe vleresojne karrieren para gjdo gjeje!

  3. #193
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    Në atë shoqëri ku femra lë pas dore rolin e saj kryesor si nënë, ta dish që pak nga pak do fillojë "gangrena".
    E imagjinon dot sesi rriten fëmijë të tillë? E imagjinon dot sesi po degradon mëmësia? Si s'iu bëhet vonë as për fëmijët e tyre?
    Raste të tilla kam hasur sa të duash
    Unë mendoj se nuk mund të bëhen dot të dyja. Po u more me njërën, do të lësh pas dore tjetrën, por dua të përqendrohem pak tek rritja dhe edukimi i fëmijës. Është e pamohueshme se fëmija ka nevojë për nënën më shumë se për gjithçka tjetër. Babai nuk e luan dot rolin e nënës, sepse vetë natyra e ka bërë fëmijën të ngjitur pas nënës. Fëmija qan kur largohet nëna nga shtëpia, por nuk qan kur largohet babai.

    Këta na e kanë kthyer botën së prapthi. Gruaja e veshur me kostum, me xhaketë, pantallona e dosje nën sqetull, bëhet gati të dalë nga shtëpia dhe përshëndetet me burrin, të veshur me përparëse kuzhine, me garuzhdë në njërën dorë, e me fëmijën e vogël në dorën tjetër, që qan se shikon nënën që po largohet.

    Çerdhet dhe kopshtet janë zgjidhje nga e keqja. Edukatorja e çerdhes është një nënë artificiale, por me 30 apo 40 fëmijë që ka ajo aty, as rolin e nënës artificiale nuk e luan dot. Aty fëmija i vogël është si në ushtri, në rresht për një. Të këputet shpirti kur shikon fëmijën e vogël në mëngjes, kur nëna ose babai e dorëzojnë tek edukatorja, sikur po e çojnë nizam. Qan fëmija i vogël dhe me ata sytë e tij të pafajshëm e të përlotur, shikon i trembur prindërit, se i duket sikur po e braktisin. Është torturë për fëmijën e vogël që të rrijë në çerdhe apo në kopësht gjithë ditën, nga mëngjesi deri pasdite vonë.

    Fëmija i vogël ka nevojë të luajë edhe me shokë, sado i vogël të jetë, por këtë duhet ta bëjë në praninë e nënës. Mund të luajë në shtëpi me vëllezërit ose motrat e vogla, por mund të luajë edhe në park, me kushërinjtë e vegjël, ose fëmijët e shoqeve të nënës, por gjithmonë në prani të nënave. Kur shkon 6 apo 7 vjeç, atëherë fëmija rritet dhe nuk e ndjen më aq shumë mungesën e nënës. Është koha kur shkon në shkollë dhe gjërat marrin rrugën e tyre.

    Në kohët e sotme, ato gra që i kanë burrat aq në gjendje sa t'ua mundësojnë ndenjien në shtëpi, duhet të rrinë në shtëpi e të merren me rritjen e fëmijëve, dhe jo të bëjnë vetëm një si për të kaluar radhën, por disa fëmijë. Ky është shërbimi më i madh që mund t'i bëjnë familjes së tyre.

  4. #194
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Un vdes te bej maman me full time job , per sa kohe punon burri ne shpi una
    Dmth kur te bej femi po flas

  5. #195
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Citim Postuar më parë nga bjondina Lexo Postimin

    Ne shume raste gruaja eshte e detyruar (me deshire apo nga halli) te rrije ne shtepi e te kujdeset per shtepine e femijet. Por ajo qe dua te di une eshte se sa vlere ka kjo pune e gruas, ndonese nuk sjell fitime monetare?
    A mund te thuhet se vetem burri punon pasi ai sjell para ne shtepi?
    A duhet te ndihet femra indiferente ne kete rast?
    T'kujdesesh per femijet esht me e veshtir sesa te besh 8 ore pune.

    Pjesa tjeter, varet se me cilin ke te besh....me njeri apo kafshe...




    Sidoqoft, un jam i mendimit qe gruaja duhet t'jet e punesuar, jo vetem per faktin e parave, por nuk duhet t'mbyllet brenda 4 mureve te shtepise.... (kur mundet, sepse ka edhe femra qe jan ne dispozicionin e femijeve 24 ore...)
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  6. #196
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    po me tregonte nje dite im shoq kur kishte vajtur per vizite i gjithe kolektivi per krishtelindje tek shtepia e shefit te tij dhe aty ishte mbledhur e gjithe familja dhe po tregonin per jeten e tyre.Gruaja e tij kishte mbaruar mjekesine por nuk e kishte ushtruar asnjehere,gjithe jeten ja kishte kushtuar rritjen dhe edukimin e kater femijeve dhe ja kishte arritur me se miri , te katert te realizuar ne jete , dy kishin dale mjek, njeri avokat e tjetri arkitekt , ndersa i shoqi arriti te behej profesor.
    Mbas nje burri te realizuar ndodhet nje grua e forte dhe mbas nje familje te realizuar ndodhet nje grua e forte.

    Vecse ne ditet e sotme te varesh financiarisht nga burri eshte ca si me rrezik se njerezit ndryshojne dhe ku i dihet jetes, neser pasneser gjendesh me syte ne qiell dhe c'ben pastaj ....................


    Politikane e poshter je ...

    Dmth, sipas teje, kto u ben mjek/avokat/arkitekt e profesor sepse kjo u myll n'shpi?????

    Nuk e imagjinoj se çfar do dalin niperit/mbesat nese edhe kto myllen te shpia....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. #197
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Politikane e poshter je ...

    Dmth, sipas teje, kto u ben mjek/avokat/arkitekt e profesor sepse kjo u myll n'shpi?????

    Nuk e imagjinoj se çfar do dalin niperit/mbesat nese edhe kto myllen te shpia....
    Nero ke t'forta,

  8. #198
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    Personalisht, nëse një ditë krijoj familjen time, dhe im shoq mbulon shpenzimet për një jetë dinjitoze, nuk do e kisha problemin më të vogël që të fusja për ca vite në sirtar diplomën, derisa fëmija im të bëhej për shkollë. Mgjs e di që ata që më njohin as do të më imagjinonin dot që ta bëja një gjë të tillë duke flakur karrierën për ca vite, por nuk besoj se ka karrierë apo arritje më të madhe e më me vlerë, sesa të jesh nënë dhe bashkëshorte e përkushtuar.

    Fëmija që në fazat e para, ka nevojë për prindin, dhe asnjë nuk mund të bëjë rolin e tij, as gjyshja e as gjyshi, apo ndonjë dado e punësuar. Se pastaj kur është ende foshnje, dhe ti del nga shtëpia që pa shkuar ora 8 e mëngjesit dhe kthehesh në orën 4 e ca të pasdites e rraskapitur nga puna, dhe do jesh si me qenë në kaos: jo nga njëra anë të merresh me fëmijën, jo të sistemosh ndonjë gjë në shtëpi, pastaj edhe yt shoq ka nevojë për përkushtim - se jo më kot gjatë asaj kohe edhe bashkëshortët çuditërisht krijojnë edhe një farë xhelozie ngaqë i lë pas dore duke u marrë veç me fëmijën, etj etj etj...

    Është më ndryshe pastaj kur fëmija fillon e rritet dhe futet në shkollë, ku do kalojë goxha kohë në shkollë, dhe pastaj kur kthehet do merret me mësimin. Në atë kohë kur ai pothuajse ka kryer detyrimet në lidhje me të mësuarin, i bie pak a shumë që të kthehen nga puna si nëna dhe babai - e kështu e mblidhet e gjithë familja dhe jeni më pranë njëri tjetrin, madje edhe ndihmoni njëri tjetrin...dhe lidhja në familje bëhet më e fortë.



    Ooooooo Yes* !!!!!
    Ooooooo Yes* !!!!!
    Ooooooo Yes* !!!!!

    T'paska shku menja per fmi m'duket...

    Ooooooo Yes* !!!!!
    Ooooooo Yes* !!!!!
    Ooooooo Yes* !!!!!

    E di se s'je shurdhe, por kur kam qef me t'therrit, se m'duket se jam tu ba ashtu...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  9. #199
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Nero ke t'forta,
    Flm PINK!!!

    Vlersimi yt ka shum dmth per mua....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  10. #200
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Nese mendoni se po ndejti gruaja ne shtepi femijet dalin me te mbare e me te zgjuar, genjeni veten. Zgjuarsia ne fakt eshte cik ne gen. Se sipas jush i bie qe grate qe jane shtepiake ne Shqiperi ti kene femijet me te mire ne mesime, apo me te edukuar. Ik pyesni pak neper shkolla. Jam mese e sigurt qe realiteti flet ndryshe. Ka plot qe zgjedhin te jene shtepiake se nuk jua mban te punojne dhe jo se jane gra te devotshme apo nena shembullore. Shume pak jane ato qe e zgjedhin per hater te femijeve. Dhe keto vjen nje moment ne jete qe ndjejme nje boshllek kur femijet rriten. Burri beri karriere dhe pse jo,mund te vleresohet nga shoqeria si baba shembullor,edhe pse s'beri asgje. Karrieren dhe leket njesoj do i sillte ne shtepi dhe po te mos kishte familje, se do jetonte per vete. Nena hmmm, beri detyren, asgje me shume. Vet ajo nga ana profesionale nuk vlen per asgje. Nuk i nevojitet askujt vecse femijeve dhe burrit. Kur nuk je ne pune dhe shoqeri nuk ke. Mos kini merak per cerdhet, kopshtet. Me te zgjuar, me te shkathet, social, me te rregullt do ju behen femijet. Mbajini ne shtepi dhe me palluqe, te varur, dhe antisocial ju dalin femijet.
    Feelings change - memories don't.

Faqja 20 prej 34 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fjalet dhe shprehjet me te cilat njeriu komunikon me kafshet shtepiake
    Nga DYDRINAS në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 00:53
  2. Firma më e mirë për pajisjet shtëpiake
    Nga Fiori në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 10:10
  3. Vetmi Gruaje
    Nga SkenderRusi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-11-2005, 06:25
  4. Kafshet shtepiake
    Nga Pogradecari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 18-05-2004, 22:54
  5. Arome gruaje...ne policine rrugore
    Nga angeldust në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-08-2003, 16:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •