Close
Faqja 17 prej 70 FillimFillim ... 715161718192767 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 694
  1. #161
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga Pa_doreza2 Lexo Postimin
    Lirin e sollen deshmoret qe rane per ket toke, e tashe pase katere vitesh shtete zemergjersia per t'ia mundesuare shkinise sa me pare me hy ne EU kjo eshte Tradhtia qe i behet keti shteti te ri, tradheti deshmorve te kombit tradhti Invalidve te luftes tradhti te atyre familjeve qe ende nuk e dine ku e kane familaret e tyre tradhti qe i beri Partise dhe shokeve te vete, pa e pyetur fare dhe pa u kosultuar me ta

    Une dote kerkoj nga Opozita qe kete tredhti te kanalizoj ne gjykaten kushtetuse, per kete tredhti qe ja beri Çenefi thaqi Deklerates dhe kushtetutes se shtetite, parlamenti duhet te mlidht sa ma pare per kete sharllatan qe tashe mundohen me deklerate ta mbeshtjel ftyren e vete, Ani thote se nuk duhet ti kundershtojme ''Miqet'' tane po ku jane ata miqe qe 12 vite nuk ke na gjendje ta kontrolloj veriune e mitrovices .Po serbia ja vrau ushtaret e kforit dhe nuk do me ndie per EU prape Eu po mundohet te fuse ne gjirin e saje me ndihmen Çenef thaqit Pa ase edhe nje kushte sepse ky çenefi eshte mbi kushtetut mebi shtete i shkeli me te katerkambet
    ju qe ini me shum fytyra e te luhatshum shum lire shiteni

    po lir te paska ble albin-sokoloviq-donqiqi bre

    ani mbrem e prit atje ne doberlluk te vushtrris hahaha
    trima me 100 pari ini ju bravo
    askush spo ua ndalon jo
    veq po koriteni qe po shani kot
    se edhe thmija e din qe ky propozim eshte vetem edhe nji sukses i Thaqit siq jemi mesue te shofum dit per dit sukseset e kesaj Qeverije

    valla skemi qa ju bajm se ma me rendesi jan miqet tan Amerikan e te Be-se e NATO-se
    se vetfundosja e sokoloviqve tu

  2. #162
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    SOT DO TË NISË PROCESI I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT



    Nga Express 23 Shkurt 2012 16:27

    Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj pret që Komisioni Evropian të dalë në një konferencë për media për ta njoftuar opinionin publik në Ballkan për fillimin e hartimit të një Studimi të Fizibilitetit, në mënyrë që Kosova, pas një kohe të caktuar, ta nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociiimit.

    (E plotësuar) Arritja e një marrëveshjeje për bashkëpunimin rajonal në kuadër të dialogut Prishtinë-BE-Beograd, interpretohet si parakusht dhe ndihmesë për hapjen e procesit të integrimit evropian për Kosovën.

    "Presim që Komisioni Evropian të dalë në një konferencë për media për ta njoftuar opinionin publik në Ballkan për fillimin e hartimit të një Studimi të Fizibilitetit, në mënyrë që Kosova, pas një kohe të caktuar, ta nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociiimit", tha ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, duke folur për përfitimet që Kosova do t’i ketë pas arritjes së marrëveshjes për bashkëpunim rajonal me palën serbe.

    Hoxhaj tha se përfaqësimi i Kosovës në nismat rajonale përmes një fusnote, e cila do ta merrte parasysh rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit, Deklaratën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe Mendimin këshillëdhënës të GJND-së, do të avancojë pozitën e vendit në arenën ndërkombëtare.

    “Modaliteti, i cili mund të gjendet sot, është një modalitet i përkohshëm, meqë zgjidhja përfundimtare e një denominimi të tillë është anëtarësimi i plotë i Kosovës në OKB dhe anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian”, u shpreh Hoxhaj, pas takimit me raportuesen e Parlamentit Evropian për çështjet e liberalizimit të vizave, Tanja Fajon, dhe eurodeputetit, Knut Flekenshtajn.

    Shefi i diplomacisë kosovare, Hoxhaj, shprehu bindjen se pas arritjes së marrëveshjes për bashkëpunim rajonal, do të rritet edhe numri i vendeve që e kanë njohur Kosovën.

    “Ju do të shihni që, në javët e ardhshme, Republika e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, do të njihet edhe nga shtetet e tjera. Kjo do të thotë se jemi duke lëvizur në kontinuitet në një formë shumë pozitive drejt forcimit të subjektivitetit tonë ndërkombëtar”, vlerësoi Hoxhaj.

    Me gjithë insistimin e deritashëm që dialogu Prishtinë-Beograd të mos përzihet me çështjen e liberalizimit të vizave dhe pavarësisht deklarimeve se integrimi evropian i Kosovës ndodh me përmbushjen e kritereve teknike, Fajon dhe Flekenshtajn folën për përfitimet që Kosova do t’i ketë pas një suksesi eventual të raundit në nëntë të dialogut.

    Fajon tha se Parlamenti Evropian do të vazhdojë përpjekjet për t’i bindur pesë shtetet evropiane që ende s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë.

    “Mendoj se jemi duke shkuar në drejtimin e duhur dhe nëse lajmet pozitive nga Brukseli perceptohen si duhet, do të mund të diskutojmë edhe me pesë shtetet evropiane që s’e kanë njohur Kosovën”, theksoi Fajon.

    Për europarlamentarin Flekenshtajn marrëveshja për bashkëpunim rajonal duket të jetë parakusht për avancimin e agjendës integruese të Kosovës në BE.

    “Duhet ta vrisni pulën para se ta hani atë, andaj le t’i presim lajmet e mira për të hyrë në detaje”, tha Flekenshtajn.

    Tanja Fajon në Kosovë

    Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj pret sot raportuesen e Parlamentit Evropian për çështjet e vizave, Tanja Fajon.

    Takimi zhvillohet një ditë pasi që autoritetet evropiane në Prishtinë thanë se me përkrahjen e modelit të fundit për formën e përfaqësimit të Kosovës në nismat dhe forumet rajonale Kosovës do t’i hapej rruga për në Bashkimin Evropian.

    Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, përmendi të mërkurën një pako evropiane për Kosovën, e cila do të mundësonte edhe relaksimin e qëndrimeve të pesë shteteve evropiane që nuk e kanë njohur atë.

    “Kjo do të jetë një ndihmë kruciale edhe brenda vet BE-së lidhur me pesëshen që s’e njeh Kosovën, në vazhdimin e agjendës evropiane në mënyrë që në ditët e ardhshme, ne nga BE-ja të jemi në gjendje t’ia japim Kosovës një pako evropiane me të cilën do të tregohet se ka një rrugë të qartë evropiane për Kosovën”, u shpreh Zhbogar. /rel/

  3. #163
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    Per sa ti kemi Amerikanet miq dhe besoi se do ti kemi per her
    as qe duhet te brengosemi ne se qfar e kshillon ata qeverin ton
    se qka me pranue e qka jo
    hiq mos u bani merak


    ---------------------------------------

    Georg Bush- Paralajmeroi Serbin se duhet te kete kujdes me Kosoven

    Bill Klinton-Ndihmoi Lirin per Kosoven,Urdheroi trupat e Natos .

    Georg W Bush- Njohu Republiken e Kosoves Shtet.
    Ju i keni keqperdor edhe keta ne foto qe i solle ,i keni keqperdor edhe luftaret e UCK edhe familjet e tyre , edhe vet Drenicen si dhe gjithe shqiptaret ne trojet e veta ..
    Race e kalbte e poshter kishit qene , sikur ty qe je edhe partia qe i takon eshte e njejte .
    Nuk la gazete pa shkruar terr e zi per shqiptaret , kjo falemnderit nga njerzit primitive qe udheheqin kosoven , edhe gazeta Suedeze pardje shkruan "Kosova pika e Zeze e Europes "http://static.politika.co.rs/uploads/rubrike/209047/i/1/expressen.JPG

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    [QUOTE=Pika-Kufi.1-31;3347820][B][U][SIZE="4"][COLOR="Blue"]SOT DO TË NISË PROCESI I STUDIMIT


    Kqyre llapi i kampit te plemetinit,zadhenesi i krimineleve.

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    [QUOTE=Sharri-Liburna;3347831]
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    [B][U][SIZE="4"][COLOR="Blue"]SOT DO TË NISË PROCESI I STUDIMIT


    Kqyre llapi i kampit te plemetinit,zadhenesi i krimineleve.
    Sharr e ke gjet se me te vertet ky eshte ish llapi e tash e paskan qit ne piken 1 dhe 31. pika 1 dhe 31 a eshte e vertet kjo?
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  6. #166
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Ju i keni keqperdor edhe keta ne foto qe i solle ,i keni keqperdor edhe luftaret e UCK edhe familjet e tyre , edhe vet Drenicen si dhe gjithe shqiptaret ne trojet e veta ..
    Race e kalbte e poshter kishit qene , sikur ty qe je edhe partia qe i takon eshte e njejte .
    Nuk la gazete pa shkruar terr e zi per shqiptaret , kjo falemnderit nga njerzit primitive qe udheheqin kosoven , edhe gazeta Suedeze pardje shkruan "Kosova pika e Zeze e Europes "http://static.politika.co.rs/uploads/rubrike/209047/i/1/expressen.JPG


    Dell: Edhe LDK antiamerikane dhe antievropiane


    Dell
    Hiq më pak, por vet sekretarja Clinton, i tha kryeministrit në një bisedë telefonike dhe këtë e lexova sot në mëngjes në telegramin nga Ëashingtoni, se Shtetet e Bashkuara nuk do të kërkojnë kurrë nga Kosova që të bëjë diçka që do të dëmtojë sovranitetin e saj, pavarësinë apo tërësinë e saj tokësore.



    23-02-2012 17:19 CET

    Ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se pajtimi më mënyrën e përfaqësimit të Kosovës në forumet rajonale është në favor të Kosovës, ndërsa kritikoi ashpër kundërshtarët e saj. Ai madje ka akuzuar partinë më të madhe opozitare në vend, Lidhjen Demokratike të Kosovës, se është radhitur në krahun e partive “antievropiane dhe antiamerikane”, për kundërshtimin që i ka bërë kjo parti marrëveshjes për mënyrën e përfaqësimit të Kosovës...

    Ambasadori Dell ripërsëriti Shtetet e Bashkuara nuk do të kërkojnë kurrë nga Kosova që të bëjë diçka që do të dëmtojë sovranitetin e saj, pavarësinë apo tërësinë e saj tokësore.

    Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, Kosova po hyn në një periudhe të re të përfaqësimit rajonal me një shënim të veçantë gjë që ka nxitur shumë reagime. Si e shihni ju këtë proces?

    Dell: Mendoj se në pikëpamje afatgjate, shënimi (fusnota) do të jetë e tillë në histori. Me fjalë të tjera, nuk është çështja kryesore, është e parëndësishme. Çështja e rëndësishme është se Kosova do të jetë anëtare e organizatave, do ta përfaqësojë vetveten me të drejtën e saj dhe përfaqësuesit e popullit të Kosovës, do të jenë të pranishëm në të gjitha forumet rajonale duke u përkujdesur për interesat e vendit. Rruga nëpër të cilën vendi krijon dhe ndërton sovranitetin nuk është nëpërmjet simboleve.

    Sigurisht, flamujt janë të mirë, janë të rëndësishëm, na identifikojnë, por sovraniteti i vërtetë bëhet nëpërmjet ushtrimit të tij. Kjo është ajo që Kosova ka përfituar nëpërmjet kësaj marrëveshjeje. Për më shumë, natyrisht, kjo vendosë themelet për një marrëdhënie më të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. E di se shume skeptikë, shumë të ashtuquajtur intelektualë dhe analistë mendojnë se kjo e kurthon Kosovën në njëfarë getoje në të ardhmen. Ata e kanë shumë gabim.

    Ajo që do të ndodhë është se kjo do të hap rrugën e ardhmërisë evropiane të Kosovës, për liberalizimin e vizave, për marrëdhëniet tregtare dhe mbase edhe për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian. Ju e filluat duke thënë se kjo është marrëveshje historike dhe unë pajtohem. Mendoj se është historike dhe mendoj se i gjithë debati mbi simbolet dhe fusnotat do të shihen në afat më të gjatë si fusnota në rrëfimin kryesor.

    Zëri i Amerikës: Por, ambasador, liberalizimi i vizave dhe marrëdhëniet tregtare me BE-në janë përmendur edhe para këtij kompromisi. Çfarë fiton konkretisht Kosova në shkëmbim të këtij kompromisi?

    Dell: Pikëpamja ime është se nëse Bashkimi Evropian, unë nuk i përfaqësojë vendet e BE-së dhe nuk pretendojë të flas në emër të tyre, por nëse Kosovës i është ofruar studimi i fizibilitetit që çon drejt marrëveshjes për stabilizim – asociim, mendoj se keni lëvizur konkretisht në rrugën evropiane për të paktën pesë vjet më shpejt nga sa do të ishit në rrugë të tjera.

    Nëse e marrim udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave brenda disa javësh, jam i sigurt se do të ecni përpara për të paktën 12 deri në 18 muaj me shpejt sesa që do të përparonit në të kundërtën. Mendoj se këto janë arritje të vërteta.

    Plus, ju keni fituar të drejtën ta lini UNMIK-un jashtë kur shkoni në takimet rajonale ku flisni për veten duke mbrojtur interesin tuaj dhe duke u përkujdesur për interesin tuaj. Nuk vareni më nga ndonjë burokrat i errët rus, i cili do të mund të ishte atje duke përfaqësuar vendin tuaj.

    Zëri i Amerikës: Por, kritikët thonë se Kosova do të vihet në kurth, do të ngecë duke marrë si shembull Maqedoninë e cila ka ngecur për shkak të shënimit me Greqinë, ndonëse ato nuk kanë telashe territoriale siç ka Kosova me Serbinë?

    Dell: Dhe për shkak se Maqedonia i ka kushtuar më shumë rëndësi simboleve sesa aspektit praktik, ka ngecur. Kritikët kanë të drejtë, por për arsye të gabuara, sepse ata e kanë bërë simbolizmin çështje para se ta vënë thelbin. Maqedonia e ka vënë veten në një qoshe prej nga nuk di si të dalë. Nëse Maqedonia nuk do të varej pas çështjes së emrit, sot do të ishte anëtare e NATO-s dhe këtë e dimë të gjithë nga periudha e takimit të NATO-s në Bukuresht disa vjet me parë.

    Ky është mësim që duhet të merret parasysh nga kritikët. Ju duhet të ecni thelbësisht përpara dhe jo të lini vetveten të rrëmbeheni nga simbolet. Kjo është ajo që mendoj se Lidhja Demokratike e Kosovës po bën gabim historik si parti.

    Kjo është parti, që në kohën kur drejtohej nga dr. Rugova, ishte pjesë e plotë e të gjitha proceseve që ndihmuan Kosovën të fitojë pavarësinë, përfshirë negociatat në Vjenë dhe pranimin e planit të Ahtisaarit. Ajo çka shohim sot është një prapakthim, ku Lidhja Demokratike po e radhitë, për fat të keq, vetveten me partitë që janë antiamerikane dhe antievropiane.

    Nuk di si ta shpjegoj këtë, përveç që kryetari Mustafa është këshilluar shumë keq nga ish ministri i jashtëm, i cili duket se mendon që duke lënë çështjen e simboleve të ngadhënjejë..., ai di më mirë, ai e di se kjo është një lojë politike për t’i shërbyer partisë si parti në opozitë, sesa të bëhen përpjekje serioze për të punuar për interesat e vendit në tërësi.

    Zëri i Amerikës: Por, zoti ambasador, zoti Mustafa, LDK-ja dhe kundërshtarët tjerë janë të shqetësuar se ky kompromis do të dëmtojë shtetësinë e Kosovës?

    Dell: Sërish po e them, mendoj se e kanë gabim. Thjeshtë dhe qartazi e kanë gabim. Shtetësia e Kosovës forcohet nëpërmjet ushtrimit të shtetësisë. Ai nuk ushtrohet duke u mbështjellë me flamur e duke thënë unë jam Kosova, jam i lirë. Jo. Ju e fitoni shtetësinë duke punuar për të. Ju e fitoni shtetin duke e ndërtuar atë. Ju e fitoni vendin në komunitetin ndërkombëtarë duke punuar për të dhe duke punuar me të tjerët. Jo duke qëndruar ulur në shtëpi, duke pirë kafe në ndërtesën e Parlamentit dhe duke folur për simbole dhe formula të pakuptimta.

    Kemi parë komente të mira nga analistë ndërkombëtarë të cilët vërejnë se për arsye krejt praktike, Rezoluta 1244 është e vdekur. Ajo është në libra, sepse vende të caktuara që kanë të drejtë vetoje në Kombet e Bashkuara, nuk duan të lejojnë largimin e saj nga librat. Por, në pikëpamje praktike, nuk ka kuptim. Dhe këtu qëndron rëndësia e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të para një viti e gjysmë, se pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me rezolutën 1244, që nuk ka asgjë të paligjshme në pavarësinë e Kosovës.

    Kuptimi i saj është se, rezoluta 1244 nuk ka më vlerë. Kjo është në pikëpamjen e të gjitha vendeve që e kanë njohur Kosovën, të cilat përfaqësojnë nëse jo shumicën e vendeve në botë, atëherë shumicën e demokracive liberale me të cilat Kosova dëshiron të identifikohet.

    Zëri i Amerikës: Thatë se LDK po tingëllon si parti antiamerikane dhe antievropiane. Për kë e keni fjalën...?

    Dell: Të gjithë i dimë partitë që kanë ngrirë qëndrimet kundër rrugës evropiane të Kosovës. Kundër marrëdhënieve më të mira me Serbinë, kundër përmirësimit të mundësive për bujqit dhe afaristët e Kosovës. Kush shikon prapa në të kaluarën e mitizuar për dominimin shqiptarë të ardhmërisë, që është më shumë ardhmëri e izolimit sesa e integrimit evropian.

    Mendoj se e dimë se për kë po flasim dhe gabimi më i madh i LDK-së është që të identifikohet me sentimente të tilla duke mbështetur, për shembull rezoluta në Parlament apo duke kritikuar qeverinë, që po bënë gjithë çfarë mundet për të çuar Kosovën përpara në rrugën evropiane.

    Zëri i Amerikës: A është ky kompromis hap për të ndihmuar Serbinë që të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE dhe për të ndihmuar presidentin serb Boris Tadic, që të fitojë zgjedhjet? A është kjo fatura që po e paguan Kosova?

    Dell: Nuk shoh se si paguan Kosova ndonjë faturë. Ju e dini më mirë se kushdo, se duke pasur një Serbi antidemokratike e nacionaliste nuk është e shëndetshme për Kosovën, nuk është e shëndetshme për rajonin. Ne të gjithë e kuptojmë se integrimi i Serbisë në strukturat evropiane është gjë e mirë, jo vetëm Serbinë, por për të gjithë që jetojnë në këtë fqinjësi. Për më tepër, jam i bindur se shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, tashmë e kanë ndarë mendjen që Serbisë t’i jepet statusi i kandidatit. Kosova nuk po paguan faturë.

    Ajo po përfiton diçka shumë të rëndësishme nga kjo. Nëse Serbia është e kënaqur me rezolutën 1244, që disi paska rëndësi të madhe, në rregull. Le t’i lëmë që të besojnë në këtë. E rëndësishme është se do të përfaqësoni veten, statusi juaj si partner i barabartë është njohur dhe siç thashë më herët, mendoj se kjo e ka çuar jashtëzakonisht përpara rrugën tuaj evropiane. Kjo madje as që ishte diskutuar dhjetë ditë më parë.

    Fakti se mundtë ecni përpara me stabilizim asocimin, me marrëdhëniet tregtare e kontraktuale, me liberalizimin e vizave, duke u bërë anëtar i BERZH-it. Këto janë arritje të mëdha në diç më shumë se një javë. Tani po shohim një ndryshim të vërtetë të qasjes së vendeve të Bashkimit Evropian. Ju nuk po paguani faturë. Ju po merrni diçka në shkëmbim të demonstrimit të përkushtimit ndaj vlerave dhe standardeve evropiane dhe vullnetit për të qenë anëtar konstruktiv i familjes evropiane.

    Zëri i Amerikës: A do të qëndrojnë SHBA-të në mbështetje të Kosovës në këto zhvillime?

    Dell: Natyrisht. Nuk duhet të më intervistoni që të jeni të sigurt për këtë. Hiq më pak, por vet sekretarja Clinton, i tha kryeministrit në një bisedë telefonike dhe këtë e lexova sot në mëngjes në telegramin nga Ëashingtoni, se Shtetet e Bashkuara nuk do të kërkojnë kurrë nga Kosova që të bëjë diçka që do të dëmtojë sovranitetin e saj, pavarësinë apo tërësinë e saj tokësore.

    Ne kemi qenë miqtë tuaj, kemi qenë më ju para luftës, gjatë luftës dhe gjatë pavarësimit. Nuk duhet të shpenzoj shumë kohë për të bindur popullin e Kosovës se Amerika është miku i tyre dhe që gjithmonë do të jemi në anën tuaj, do të jemi në krah duke u përkujdesur për interesin tuaj. Nuk ka asnjë arsye për të dyshuar në këtë apo se kjo do të ndryshojë. /VoA/Titulli është i redaksisë Zëri/

  7. #167
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    [QUOTE=seleukeia;3347838]
    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin

    Sharr e ke gjet se me te vertet ky eshte ish llapi e tash e paskan qit ne piken 1 dhe 31. pika 1 dhe 31 a eshte e vertet kjo?
    pse a ke pas naj dyshim a?

    dije se cdo antar qe vec shan, e vec bjen shkrime per thaqin

    e e vetmja menyr diskutimi asht fjalia Haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    asht llapoqi
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  8. #168
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Dell: Edhe LDK antiamerikane dhe antievropiane
    Serbia(me greqine) eshte shteti me antiamerikan qe egziston ne Evrop..
    Kjo nuk ka asnje ndikim qe te merr perkrahje te parezerve nga amerikanet, si per Nato ashtu edhe per BE, shume here me shume se vete Kosova e Shqiperia qe njihen si vendet me pro.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  9. #169
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Cliff: Denominimi është kompromis në favor të Kosovës



    Publikuar: 23.02.2012 - 09:10
    Prishtinë, 23 shkurt – Ambasadori britanik, Ian Cliff, nuk ka asgjë kundër fusnotës që do të përdoret në denominimin e Kosovës, nëse arrihet marrëveshja në Bruksel. Në fakt, diplomati britanik është shqetësuar nga titujt e medieve që një ditë më parë e kanë vendosur si kundërshtar të Rezolutës 1244 dhe të fusnotës. Ian Cliff ka thënë në një intervistë për “Kohën Ditore” se referimi në Rezolutën 1244 është kompromis, por denominimi e ka mbështetjen e Londrës, si një zgjidhje e përkohshme që do të mundësojë veç të tjerash edhe avancimin e Kosovës në raport me BE-në. Ambasadori ka përmendur marrëdhëniet kontraktuale, marrëveshjen për tregti dhe procesin e stabilizim asocimit, si procese që duhet t`i mundësohen Kosovës, tash pas gjetjes së formulës së prezantimit.

    Cliff ia ka kujtuar Serbisë se Rezoluta 1244, aq e dashur nga Beogradi, nuk i lejon Serbisë të mbajë zgjedhje në veri dhe i obligon autoritetet serbe që të heqin strukturat paralele të sigurisë nga veriu i Kosovës.

    Ambasadori pret që një ditë të ketë dialog me D të madhe, ku do të adresoheshin problemet politike, por jo në të ardhmen e afërt.

    I pyetur se çfarë e bën të mirë këtë marrëveshje për Kosovën, ambasadori Cliff u përgjigj: “Sepse mundëson pjesëmarrjen e Kosovës në forume pa UNMIK-un. Në këtë mënyrë kjo e zhvillon pavarësinë tuaj. Por më e rëndësishmja është se kjo u mundëson vendeve si Britania e Madhe, që jemi mbështetës të mëdhenj të Kosovës në BE, që ta marrim formulën dhe ta përdorim atë tek vendet anëtare që nuk e kanë njohur pavarësinë dhe t`i bindim se BE-ja duhet të ketë marrëdhënie kontraktuale me Kosovën. Kjo sjell shumë beneficione për Kosovën, të cilat mendoj se nuk janë diskutuar mjaftueshëm” (intervista e plotë, në “Kohën Ditore”)

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    ju qe ini me shum fytyra e te luhatshum shum lire shiteni

    po lir te paska ble albin-sokoloviq-donqiqi bre

    ani mbrem e prit atje ne doberlluk te vushtrris hahaha
    trima me 100 pari ini ju bravo
    askush spo ua ndalon jo
    veq po koriteni qe po shani kot
    se edhe thmija e din qe ky propozim eshte vetem edhe nji sukses i Thaqit siq jemi mesue te shofum dit per dit sukseset e kesaj Qeverije

    valla skemi qa ju bajm se ma me rendesi jan miqet tan Amerikan e te Be-se e NATO-se
    se vetfundosja e sokoloviqve tu
    Une nuk shiten dhe nuk blihem. O ti postjeri i çenef thaqit t'u ka shite per leter çenefi, keta te huaite vetem per kusuritje e kane edhe do dite deri sa te shete edhe veriune e ti Pika 1 dhe 31 ku dote beshe vendin!!! Kur te vine zgjedhjet ja nine zerin
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pa_doreza2 : 23-02-2012 më 13:50
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

Faqja 17 prej 70 FillimFillim ... 715161718192767 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •