Close
Faqja 15 prej 70 FillimFillim ... 513141516172565 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 694
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    me vjen shum mire qe Hashim Thaçi nji here fol si burrat dhe pik

    ka than qe nuk lshoi pe dhe nuk eshte kah lshon burri i botes
    ja ka me u pranue propozimi i tina ja ska marrveshje qe propozimi :


    Kryeministri Thaçi -
    Në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë, sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës nuk do të vihet në pikëpyetje.


    Kosova do të përfaqësohet edhe në marrëdhëniet regjionale me Deklaratën e Pavarësisë të 17 shkurtit 2008, opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që konfirmon ndërkombëtarisht shtetin e Kosovës, që bazohet në dokumentin e presidentit Ahtisaari, do të përfaqësohet edhe me Rezolutën 1244, që njeh dhe garanton integritetin territorial të Kosovës dhe siguron prezencën e NATO-s në Kosovë, pra Kosova do të përfaqësohet si e barabartë dhe si shtet.
    Po kete e ka dashtur shkinija, se veriu i Kosoves ka te drejte serbia ti mbane edhe zgjedhjet dh tashe dokumentat e kosoves do te perdoren jo te Republikes por te 1244 dhe mundet te perfaqesohet edhe nga UNMIKU !!!
    dhe tashe shkinija mundet pa e ndryshuar Kushtetuten e vete ne te cilen Kosova eshte pjes e saje shkne ne EU edhe pa pengesa sepse serbia thote se Kosova eshte pajtuar per kete ne bisedime Turpi i botes Rufeja nuk Vret Hitha
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pa_doreza2 : 22-02-2012 më 14:29
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    athere qka ka nieri me e zgjat me ty
    qy qfar fjale pa lidhje thue

    88 shtete na kan njoft ne baz te kesaj deklarate qe e kemi shpall shtetit ton
    plus GJND-ja i kas dhan legjitimitet
    perpos teje edhe serbis te gjith tiert e kan pranue
    JO more politikan GJND-ja dhe Deklerata, nuk e perfaqeson ase nje shtete
    sepse 1244 i ban te pa vlevshme dhe me keto budallakina qe jeni duke i bere e keni qitur edhe ato shtete qe e kane njohur kosove ne nje pozite te pa lakemushme dhe keni sjelle huti
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    KUÇI: KUPTIM JURIDIK PËR KOSOVËN KA DEKLARATA E PAVARËSISË

    Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se në kuptimin juridik për Kosovën peshë më të madhe ka Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, por në kuptimin politik peshë të madhe ka opinioni i GJND-së. Pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, Kuçim theksoi se delegacioni i Kosovës në Bruksel, e ka të qartë qëndrimin sa i përket përfaqësimit të Kosovës në nismat rajonale....
    Postuar: 03:54:33 / 22.02.2012
    Drejtuesit e Qeverisë së Kosovës nuk dëshirojnë të komentojnë sa i përket marrëveshjes së pritshme në Bruksel pa përfunduar raundi i bisedimeve atje, përderisa thonë se delegacioni i Kosovës ka shkuar në këtë raund bisedimesh me qëndrim të qartë.

    Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, tha se qëndrimi i Kosovës për këtë çështje është i qartë për të gjithë.

    “Qeveria e ka shprehur qëndrimin e qartë. Delegacioni i kosovës e ka qëndrimin e qartë brenda atij qëndrimi”, theksoi Kuçi.

    I pyetur se në raport me Kosovën, cila ka më shumë peshë, rezoluta 1244 apo opinioni i GJND-së, Kuçi, deklaroi se ndikimin më të madh juridik e ka Deklarata e Pavarësisë, por rezoluta 1244 vazhdon të jetë ende gjallë.

    “Kjo është çështje e balanceve që mund t’i quaj edhe politike edhe juridike. Në kuptimin politik me siguri që GJND-ja ka më shumë ndikim për ne, por mbi të gjitha në kuptimin juridik për ne ka ndikim Deklarata e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Kushtetuta dhe ligjet, por natyrisht është gjallë ende Rezoluta 1244”, theksoi Kuçi.


    Zëvendëskryeministri Kuçi, tha më tej se fusnota ka të bëjë me raportet ndërshtetërore, ngase përfaqësimi rajonal është ndërmjet dy shteteve, nuk është për çështje të brendshme dhe nuk është çështje teknik.

    (Bajam Lani)

    RTK
    O ju sharllatana ju po e dergoni shkinin ne EU ajo nuk po ju njef si shtete !!!!
    Ase Rusia nuk kishe mujte ti ndihmoj ma shume se sa i ka ndihmue sharllatanet e Kosoves per te fute ne BE sharllatanet tane pa ase edhe nje kushte edhe qebesa jane bere zemergjersia e sharllatanve kan shkuar deri ne ate mase, pase kater vitesh Pavaresi nga zemergjersia ndaj shkinis ja hoqet edhe Repupliken He Nanen pa jau qi Sepsri Kryeministrit e deri te keshilltaret e tij mos e lasha, tashe te iu perfaqesone UNMIKU qonja edhe Grate
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  4. #144
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    po nuk e di perse koke ba nervoz burr i botes
    po nimilion here ma mier po na bjan e na ka ra e ka me na ra
    me i ndegjue miqet tan amerikan sesa ju neper forume
    e isa putinin e albin-sokoloviqin
    po qka je kah flet se
    grat mos mujshi meu dal zot ju binaj neve e mos shaj e provoko burr
    se asnji ju te putinit e te albinit nuk muni me kan ma patriota se thaqi

    fore te killta e pordh te ftofta jan keto fjalet boshe te juajat

  5. #145
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    FUSNOTA DHE PARIMET EUROPIANE
    Nga Baton Haxhiu

    22 Shkurt 2012 12:00,

    Pesha e kritikës së opozitës po zbehet dhe po bëhet inflative për faktin se ngjyra e diskursit po përqendrohet në gjërat që nuk janë pjesë e kritikës domethënëse.

    Është për të ardhur keq që gjuha rebeluese e opozitës ka fusnotën më të keqe se sa Rezoluta 1244. Shitja e sovranitetit dhe ikja e Kosovës nga shtetësia është një përrallë që nuk pinë ujë në diskursin politik normal.

    Unë me të vërtetë besoj se personaliteti i Thaçit dhe fati i tij për të qenë në këtë pozitë kanë një rol për të luajtur. Por askush në Kosovë s’ka rol për të shitur diçka në emër të pozitës që mban. Në kohërat normale, në një demokraci të zhvilluar ose çfarë është në Kosovë, lideri është i kufizuar nga ligjet, kontrollet dhe balancet për të bërë veprime të rënda tradhtie. Kjo është një gjë që nuk duhet të jetë pjesë e gjuhës normale politike. Natyrisht mund të ndërtosh gjuhën e fajësimit deri në nivel tradhtie. Por ç’kuptim ka bashkëpunimi dhe bashkëveprimi kur akuza arrin kulmin.

    Ka mjaft gjëra tjera për ta kritikuar, por pesha e kritikës së opozitës po zbehet dhe po bëhet inflative për faktin se ngjyra e diskursit po përqendrohet në gjërat që nuk janë pjesë e kritikës domethënëse.

    Është për keqardhje edhe vendosja e opozitës në pozita anti-europiane dhe anti-amerikane. Sepse opozita i takon të njëjtit popull, i cili, natyrisht që ka një përqendrim amerikan dhe europian, ndonjëherë më shumë se sa që duan edhe amerikanët dhe europianët.

    Ka individ që kanë emër dhe mbiemër dhe diskursi i tij legjitimohet përmes gjuhës që përdor, por assesi një politikan nuk mund të përfaqësojë opozitën në numër e posaçërisht kjo opozitë të vendoset në pozita armiqësore.

    Pozita dhe opozita kosovare duhet të përqendrohen te modeli europian i komunikimit politik, i cili si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi, po ndërton parime (parimet e dhjetorit të vitit 2011 në tri pika) dhe nuk tregoi gatishmëri dhe përkushtim për t’i përfunduar ato. Megjithatë, procesi i zbatimit të këtyre parimeve ka qenë vetëm i pjesshëm dhe shtrirja e konkluzioneve kanë mbetur kryesisht në letër. Veriu i Kosovës është duke u përballur me postblloqe, strukturat ilegale dhe paralele, si dhe një mungesë e qartë e vullnetit politik nga ana serbe në dhënien e asaj që është rënë dakord në Bruksel. Po përmend tri parimet dhe kushtet e 9 dhjetorit të vitit 2011 që kanë shumë më shumë rëndësi se sa fusnota e 1244.

    Në dokumentin e dhjetorit ishin paraparë tri pika:

    1. Zbatimi i marrëveshjeve për lirinë e lëvizjes dhe mallrave; Për regjistrat civil e kadastrat, për diplomat universitare, e së fundi edhe të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit të nënshkruar më 2 dhjetor të vitit të kaluar;

    2. Marrëveshja për kooperimin regjional duhej të nënshkruhej;

    3. Serbia duhej që aktivisht të bëj të mundur për EULEX’in dhe KFOR’in të ekzekutojë mandatet e tyre.

    Zotimet që Borko Stefanovic ia ka dhënë vazhdimisht Edita Tahirit nën ndërmjetësimin e Robert Cooperit, nuk kanë gjetur zbatim në ecurinë e procesit të dialogut të filluar një vit më parë.

    Kjo pasi ende i mbanë strukturat e veta paralele në veri, e me to edhe barrikadat gjithandej zonës mbi lumin Ibër. Gjithashtu EULEX dhe KFOR nuk kanë mundësi të lëvizin lirshëm për të kryer mandatin e tyre.

    Pozita dhe opozita do duhej të bashkërendonin dhe nëse do mendonin për Kosovën do duhej të refuzonin bisedën me Cooperin në qoftëse Serbia nuk do t’i plotësonte kushtet e dokumentit të dhjetorit.

    Por në vend të kësaj, po kthehemi te rutina e bisedave që në fund nuk kanë të bëjnë më parimet që ndërton BE, por mbi shkarje nga dokumenti që krijojnë konjukturat politike të momentit. E kjo vlen për ndërmjetësuesin Cooper dhe për Shefen e diplomacisë europiane, Ashton.

    Është shumë lehtë për Ashton dhe Cooperintë vijë në Prishtinë dhe të thotë kjo është ajo që ju duhet: fusnota, demokratizimi, liria e të shprehurit, siguria, marrëdhëniet me Serbinë dhe pranimi i kushteve europiane etj.

    Por Cooper dhe një pjesë e njerëzve të BE’së nuk e ndjejnë peshën e krizës në Ballkan dhe Kosovë. E kam përvojën e kohës dhe vazhdimësinë e vonesës në proceset ballkanike të këtyre njerëzve.

    Kur diskuton perspektivat për marrëdhënie me Serbinë me këta njerëz është sikur të kërkosh të përshkruhet një udhëtim të cilin nuk e keni bërë. Dhe kjo dhimbje e jona është pjesë e vazhdueshme e këtij diskutimi. Pyetja është cili ishte caku final i kësaj sage politike dhe të na thotë dikush nga Europa ta dimë ku janë ndaljet e këtyre diskutimeve të pafund. A do ketë luftë me Veri? A do të ndahet Kosova dhe Maqedonia? A do të ketë konflikt në Maqedoni? Çfarë do të ndodhë në Serbi? A do të ketë trazira civile ne Kosove dhe çfarë do të jete rezultati nëse ato ndodhin si pasojë e kësaj politike europiane?

    Mbi këto pyetje dhe dilema nuk është pothuaj fare realiste të pritet se Kosova mund të ekzistojë, vetëm me vaksinë kundër sëmundjes, e pa injektim të fortë të përparimit të BE’së, i bazuar në dialogun me Brukselin.

    Gjithashtu, në mungesë të fuqisë së argumentimit të asaj që ofrohet nga Cooper, pozita akuzon opozitën për gjërat që nuk janë fare politikisht të qëndrueshme.

    Është lehtë për njerëzit e opozitës këtu të thonë "kemi mbaruar dhe nuk duam as biseda as marrëdhnie me Serbinë, kurrë më". Natyrisht, po në një kuptim, kjo edhe është e vërtetë. Por shikuar ndryshe, kjo nuk do të jetë kurrë kështu. Nuk po themi me këtë se autoritetet serbe do të kthehen ne Kosove. Kjo është pune e kryer. Por po them se qëndrimet e Serbisë të bëjnë ta kuptosh se ajo ende ka ndikim në rajon dhe në BE.

    Njerëzit e BE’së sikur nuk po duan të kuptojnë se në këtë rajon gjithkush është peng i dikujt tjetër. Figurativisht shikuar kjo është e vërtetë. Në një farë mënyre Serbia është një lloj pike e zezë midis Europës dhe për fqinjët e saj e sidomos për Kosovën. Prandaj, Cooper dhe BE nuk duhet të jenë shumë optimist përkitazi me Serbinë, sepse ajo gjendet në gjendjen më të keqe në mbarë dekadën e fundit. Ajo është e kapluar me dezorientimin e njerëzve. Asnjëherë një numër aq i madh njerëzish të shkolluar në Serbi nuk ka krijuar aq shumë teori bizare konspiracioni se sa diskursi politik në Serbi.

    Kujtesa është e shtrenjte për ata që e përjetojnë një situatë të tmerrshme, por për ata që ndërtojnë politikën e dialogut, kujtesa është vetëm pengese e saj. Por është për të ardhur keq që e gjitha është harruar nga Serbia. Edhe në kohen kur po bëhet dialogu. Por është për keqardhje fakti se Cooper s’ka kujtesë fare për vitet 98 dhe 99 kur po shtron parimet për dialogun.

    Nëse gjatë disa viteve pas vitit 99 ka mundur të dalë ndonjë serb që do të ishte turpëruar për atë që u është bërë shqiptarëve, tani kjo gjasë më nuk ekziston. Ata mendojnë: "ja ata, ja ne dhe së këndejmi nuk u vjen keq aspak për atë që ka ngjarë”. Tadicit dhe pushtetit ne Serbi u vjen keq vetëm se kanë humbur.

    Qarku i pafund i hakmarrjes, 1912, 1915,1918,1941, 1944 e kështu me radhë është bartur edhe në shekullin e ri kur për shumicën, sot, në Kosovë çështje janë elektriciteti, rindërtimi, ngrohja, paratë, siguria, krimi. Pozita dhe opozita duhet të kërkojnë pakon konkrete nga BE për të dal nga kjo situatë. Dhe jo të merren me fusnotën e cila kuptimin e ka vetëm në betejën e brendshme, të pafund, të pozitës dhe opozitës në të dyja vendet.

    Për fund duhet të thuhet qartë në Bruksel se BE’së të gjen mjetet për të sjellë Serbinë në rrugën e zbatimit. Këto hapa janë të një rëndësie të lartë jo vetëm për perspektivën e marrëdhënieve të mira fqinjësore mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe në dritën e kërkesës së Serbisë për të përparuar drejt BE’së duke dështuar të respektojë standardet e BE’së. Serbia nuk ka dështuar vetëm në zbatimin e marrëveshjeve, por dështimet janë të dukshme edhe në kuadër më të gjerë të kritereve të Kopenhagenit për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal, sepse ajo nuk ka dhënë ende dorë nga politikat e pengesave ndaj Kosovës dhe disa vende të tjera në rajon

    Procesi i integrimit në BE është bazuar në performancë dhe vlen njëlloj për të gjitha vendet aspirante. Çdo përpjekje për të dalë nga çdo vend në këtë drejtim do të dekurajuar për vendet e tjera aspirante në ndërmarrjen e reformave të BE dhe për stabilitetin rajonal.


    Autori është:

    Publicist. Kjo kolumne është shkruar enkas për Gazetën Express.

  6. #146
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516


    THAÇI: SERBIA SOT PRANON DEKLARATËN E PAVARËSISË

    Nga Express 23 Shkurt 2012 10:00


    Kryeministri Hashim Thaçi, në një prononcim për Gazetën Express, ka thënë se Serbia sot pranon pavarësinë e Kosovës.

    Ai është shprehur i sigurt se marrëveshja për përfaqësim rajonal do të nënshkruhet sot, derisa Rezolutën 1244 sërish e ka quajtur të vdekur.

    "Me marrëveshjen e re që do të arrihet sot në Bruksel, Serbia do ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Ajo po e pranon Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, kurse Rezoluta 1244 ka qenë e vdekur dhe mbetet e vdekur", ka thënë Thaçi për Express, sot në mëngjes.


    Intervistën e plotë me Kryeministrin Thaçi do ta lexoni më vonë, në Express.

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    ...

    THAÇI: SERBIA SOT PRANON DEKLARATËN E PAVARËSISË

    Nga Express 23 Shkurt 2012 10:00


    ...
    Genjeshter e radhes e Kryekuislingut, dhe tallje me popullin...

  8. #148
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Genjeshter e radhes e Kryekuislingut, dhe tallje me popullin...
    K'saj radhe ka mu tall vetem me mamin e vet qofshim gjalle.

  9. #149
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Pas përfundimit të bisedimeve “Vetëvendosje’ vendos për protesta

    Lëvizja “Vetëvendosje” tha se në momentin e përfundimit të bisedimeve në Bruksel, do të vendos për datën e një proteste gjithë-popullore..

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    athere qka ka nieri me e zgjat me ty
    qy qfar fjale pa lidhje thue

    88 shtete na kan njoft ne baz te kesaj deklarate ...
    E pavertete.
    "Dekalarata e Pavaresise" nuk ka absolutisht asnje rendesi formale-jurdike apo obliguese per askend, madje as per ata qe kane kryer aktin e shpalljes personalisht.

    Njohja e shtetit eshte ceshtje politike e cilitdo vend te botes, dhe nuk mund te ndalohet apo sanksionohet nga askush, perderisa nuk shkelen parimet dhe rregullat e OKB-se dhe te Drejtes Nderkombetare. Ne momentin, kur njohja e Kosoves behet duke u thirrur ne menyre eksplicite ne vlefshmerine e rezolutes 1244 te OKB-se dhe pajtueshmerine e njohjes se Kosoves me pikat e kesaj rezolute dhe te Drejten nderkombetare, atehere te gjitha obligimet e domosdoshme per legjitimimin e njohjes jane permbushur.

    Vetem ndryshimi i rezolutes 1244 te OKB-se do te mund ta delegjitimonte njohjen e Kosoves. Keshtu, te gjitha shtetet do te ishin te obliguara ta terheqin njohjen e Kosoves. Dicka e tille per kohe te papercaktuar, ndoshta per shume dekada, nuk do te ndodhe. Pandaj cdo shtet i interesuar mund ta pranoje shtetin e Kosoves, pa rrezikuar shkeljen e ndonje rregulle te rendesishme nderkombetare.
    Problematika e rezolutes 1244 qe figuron edhe ne cdo akt te njohjes se Kosoves, qendron kryesisht ne faktin se ajo legjitimon edhe pretendimet territoriale te Serbise ndaj Kosoves dhe trajtimin e Kosoves si pjese te Serbise, nga shtetet qe nuk e njohin Kosoven. Gjithashtu, ekzistenca dhe sidomos pranimi kesaj rezolute ne paraqitjet nderkombetare te Kosoves pamundeson dhe veshtireson absolutisht anetaresimin e Kosoves si shtet ne organizatat e rendesishme nderkombetare, perfshi OKB-ne, Federatat kryesore sportive, politike dhe kulturore, por edhe anetaresimin ne BE.

    qe e kemi shpall shtetit ton
    Shteti i Kosoves eshte shpalle me Kushtetuten e Republikes se Kosoves.


    plus GJND-ja i kas dhan legjitimitet
    GJND-ja nuk ka dhene asnje mendim per legjitimitetin apo jo-legjitimitetin e pavaresise apo shtetit te Kosoves. Kjo eshte genjeshter e zakonshme qe i servohet popullit dhe propagande ne luften politike kunder Serbise dhe per njohjen e shtetit te Kosoves.

    GJND vetem ka thene se Thaci&Co. nuk kane vepruar ne kundershtim me asnje parim te Drejtes Nderkombetare apo te rez. 1244 te OKB-se, gjate aktit te shpalljes se pavaresise. Arsyetimi, per te mos u futur ne hollesi tjera: Nuk ka rregull qe percakton kush, kur dhe ku mund te shpalle pavaresine e nje pjese te nje shteti ekzistues apo te nje territori te caktuar. Pra, cdokush, ne cdo vend dhe ne cdo kohe ka te drejte te shpalle pavaresine e nje territori, pa vepruar ne kundershtim me ndonje rregull nderkombetare...

    perpos teje edhe serbis te gjith tiert e kan pranue
    Cka?!

Faqja 15 prej 70 FillimFillim ... 513141516172565 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •