BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Pra, parimisht po e pranon se Kosova nuk eshte shtet, por koloni e administruar nga nje Qeveri nen mshiren e te huajve dhe per interesa te tyre...
Ose, deshiron vetem te thuash se duhet te pajtohemi me pushtet dhe rregulla te huaja dhe ne interes te te huajve, sepse nuk mundemi ose nuk deshirojme ti kundershtojme apo tiu kundervihemi?!
Fuqia e sunduesve te huaj nuk eshte arsye per tiu nenshtruar apo dorezuar, por per ta luftuar. Nenshtrimi dhe bashkepunimi me te haujt dhe kryesisht per interesa te tyre na kane sjell 500 vjet Turqi, 100 vjet Serbi dhe tani gati 13 anarki dhe hajni. Dhe jo vetm kaq, por edhe prapambetjen me te madhe ekonomike dhe shoqerore ne Ballkan dhe Evrope...
Kur ka importu Kosova rryme nga Cekia?Kost rrejeti i tensionit te larte eshte prone e Kosoves,problemi eshte se rrjeti yne eshte i lidhur me linja 400 MW me serbin dhe malin e zi,me shqiperin e maqedonin jane linja 110MW,linja per mal te zi eshte ndertu per ta exportu energjin e kosoves ne mal te zi,mali i zi nuk ka energji per export,mbetet linja qe kalon neper serbi,as serbia nuk ka energji per export,por energjin qe e blejm nga Cekia,Bosna,Bullgaria,Rumania kalon tranzit neper linjen 400MW qe kalon neper serbi.
Blerja e rrymes nga nje firme ceke, sllovene apo gjermane nuk do te thote automatikisht edhe importim i rrymes nga shteti perkates...
Perndryshe Kosova aktualisht prodhon perafersisht 85-90% te rrymes se nevojshme. Nese llogariten edhe importet nga Shqiperia dhe shtetet tjera (pervec Serbise) atehere neper Serbi nuk kalon me shume se 5% e rrymes.
Eshte dicka tjeter qe Serbia ne tregun nderkombetar paraqitet si pronare e rrjetit te Kosoves dhe ben marreveshje perkatese ne dem te Kosoves. Edhe ne rast te elektroenergjise Serbia do te ishte humbesi absolut, nese nderpriten mardhenjet perkatese...
Ato linja nuk kane rendesi per 90% te rrymes qe shfrytezohet ne Kosove.Kosova eshte dashur ta ndertoin linjen 400MW me shqiperin dhe maqedonin ,po ja qe politikanet nuk e kan ndertu deri tani,ajo fillon te ndertohet ket vit me kredi nga gjermanet.
Ato sherbejne kryesisht per biznesin nderkombetar me rryme te firmave te medha nderkombetare (edhe gjermane) dhe jo per furnizimin me rryme te Kosoves. Kosova ne vitet e ardhshme ka mundesi te prodhoje mjaft rryme edhe per te eksportuar...
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 16-01-2012 më 09:06
Thaçi e kërbaçi
Beqë Cufaj
Policët e policet, djemtë dhe vajzat e këtij institucioni shtetëror të Republikës së Kosovës, kanë më së paku faj pse të shtunën u desh të mbathin çizme lufte, mburoja antiplumb, hedhës uji, armë të gatshme për të shtënë, urdhra që s'mund t'i kthenin prapa dhe para së gjithash të nxirrnin kërbaçët e "punës" në mënyrë që me ta të godisnin mbi bashkëqytetarët dhe mbi bashkëkombësit e tyre. Ata e kryenin punën. Zbatonin urdhrin. Sepse ky (Hashim) Thaç u kishte thënë u mëshoni me kërbaç!
Askush, absolutisht askush nuk ka faj më shumë për dhunën e eskaluar në kufirin e Republikës së Kosovës me atë të shtetit fqinj, Serbisë, sesa Hashim Thaçi. Retorika e tij primitive dhe mburravecëria me të cilën mundohej ta imitonte "kolegun" e tij në Tiranë, flasin jo veç për shkurtpamësinë dhe jointeligjencën e tij, por në pah nxirrnin diçka shumë më të thellë dhe për këtë edhe frikësuese: ky Hashim Thaç, ky kryeministër i Kosovës, është në gjendje të godasë dhe të vrasë vetëm e vetëm që të mbetet në pushtet.
Që të jemi edhe më të saktë:
Thaçi, me komitët dhe me varësit e tij, është në gjendje të rrahë e të godasë, të vrasë e të përndjekë jo veç për protesta si ato të Vetëvendosjes por ka bërë, bën dhe do të bëjë çdo gjë që të mbetet në pushtet edhe nëse qytetarë të vendit dalin për të protestuar për mungesa dhe tepri të kësaj Republike, të cilat s'ua gjen shoqet askund në Evropë.
Thaçi është në gjendje të nxjerrë soldateskën e tij edhe nëse në pyetje do të ishin protesta për mungesë rryme elektrike, mungesë uji, mungesë të vendeve të punës, mungesë investimesh, mungesë rregulli, rendi e ligji... Thaçi është dhe do të jetë në gjendje të godasë edhe nëse provohet t'i preket sistemi që s'ka sistem...
Ajo që dje ka ndodhur tek Besiana, ku njerëzit u prenë në besë, te Dheu i Bardhë, i cili u zi me pika gjaku shqiptaresh e shqiptarësh të rinj nga bashkëkombësit e tyre, shënon një moment të ri, një nismë të re, në jetën e rëndë politike të Prishtinës dhe Kosovës. Hashim Thaçi me kompaninë e tij na tregoi që për të qëndruar në pushtet jo vetëm që është në gjendje të bëjë çdo gjë, por duhet të shtrëngohemi mirë dhe fort që atë ta heqim nga ai vend ku është.
Kërbaçi i Thaçit është jo përgjigjja e tij përfundimtare, por ajo fillestare. Për të na frikësuar? Natyrisht! Për të na treguar që ka edhe mjete të tjera – shumë më të forta? Po se po! Por, ata kërbaçë të tij mund të thuhet se ishin edhe shenja e parë e nervozës, e pamaturisë, e pasigurisë, e panikut që ky njeri pati, ka... dhe nga tash e tutje edhe do të ketë.
Sepse, në pah doli që nuk është më Hashim Thaçi, ai njeri që ka në dorë vranësinë apo kthjelltësinë politike dhe të sigurisë mbi këtë nënqiell dhe këtë vend. Këtu duhet parë fitoren e Vetëvendosjes dhe mençurinë e qytetarëve të Kosovës për të mbajtur qëndrim pak a shumë "neutral" ndaj krejt këtyre inateve të moçme, sharjeve primitive dhe rrëshqitjeve drejt vendeve me metoda totalitare të veprimeve të shtetit ligjor me mjete krejt joligjore ndaj protestave demokratike për çështje ... edhe patriotike edhe ekonomike.
Tashti jemi ku jemi dhe nga kjo e hënë në Kosovë, ka nisur një kapitull i ri politik të cilin duhet ta kapim dhe kuptojmë si një frikë të bazuar por edhe optimizëm të prekshëm.
Frika është që Thaçi ka nxjerrë kërbaçin. Optimizmi është që nëse ai kërbaç në mënyrë të pamëshirshme godiste qytetarë të këtij vendi... do të mbetet të shihet kur dhe s'i do t'u kthehet pikërisht atyre dhe sidomos atij që kishte dhënë urdhrin për ta përdorur atë!...
Doni shembuj? S'ka nevojë sepse e kemi parë dhe po e shohim si përfundojnë krejt ata që përdorin dhunë ndaj qytetarëve të tyre.
http://www.zeri.info/artikulli/3/19/...aci-e-kerbaci/
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 16-01-2012 më 08:55
pajtohem qe KOSOVA nuk eshte shtet teresisht sovran,nje pjes te sovranitetit
e mban KFOR*(hapesiren ajrore,ceshtjet ushtarake)EULEX sundimin e ligjit,bandat sebe veriun,anarkistet e vv po doin me i marre pikat doganore,ICO
nuk ushtron pushtet direket,por ka te drejt te nderhyj kur konsideron se po shkelet pakoja e AHTISARIT.Keshtu do te jete derisa te perfundoi pavaresia e mbikqyrur*(janar 2013),nuk mund te krahasohen ICO,KFOR,EULEX me pushtuesit osman e serb.
Kompania Ceke CEZ eshte exportuesi me i madhe i energjise ne europen jug-lindore,nuk eshte e then qe te jete rryma nga Cekia mund te jete nga kapacitetet e saje ne rajon.
Kosova importon,nganjehere shkemben 120-200 MW energji per ti plotesu nevojat e saje ne PIK qe po i thon keta te KEKut ,nga ora 18-23-24.Kur ka te reshura shkembimet me Shqiperin mund ti plotesoin nevojat e kosoves,por kjo ket vit nuk ka ndodhe,alternative eshte importi i energjise nga bullgaria,rumania&bosna e ketu paraqitet problemi i rrjetit .
Natyrisht qe shtetet si Gjermania i perkrahin korporatat e tyre,nese ndertohen kapacitete te reja mund te exportoim,edhe per export duhen linjat 400MW.
Bogdanovic 'i shqetësuar' nga Vetëvendosja
Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic, ka thënë se aksioni i Lëvizjes Vetëvendosje në Merdare është “ushtrim i dhunës që mund të përsëritet” në veri të Kosovës.
Bogdanovic, për mediat serbe, ka thënë se “nuk është e rastit që një gjë e tillë të ndodhë pikërisht tani, kur bisedimet në Bruksel kanë dhënë rezultate”.
“Tani, kur bisedimet kanë dhënë rezultate dhe kur marrëveshjet po zbatohen plotësisht, është e qartë se dikush ka nevojë për provokime dhe t’i kthejë gjërat prapa. Është e qartë se dikujt nuk i konvenon stabiliteti”, është shprehur Bogdanovic.
Ai ka thënë se nuk e kupton “çfarë reciprociteti kërkon ‘Vetëvendosje’ në eksport dhe import, kur Kosova nuk prodhon gati asgjë”,
Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të shtunën të bllokojë hyrjen e mallrave serbe në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, por është penguar nga Policia e Kosovës. /rel/
http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,71710
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Krijoni Kontakt