Close
Faqja 54 prej 127 FillimFillim ... 444525354555664104 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 531 deri 540 prej 1268
  1. #531
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Ditë e keqe për Kosovën dhjetra të lënduar mbi 140 të arrestuar

    http://www.botasot.info/reklama/top-aaaa730091657-1.jpg

    Zyrtarët e Policisë së Kosovës thanë se gjatë intervenimit ka pasur të lënduar, si nga ana e protestuesve ashtu edhe nga radhët e pjesëtarëve të policisë. “Policia e Kosovës njofton se në magjistralen Prishtinë - Podujevë janë arrestuar 112 persona kurse në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë janë arrestuar 34 persona bëri të ditur Sadriu, ..


    Ditë e keqe për Kosovën dhjetra të lënduar mbi 140 të arrestuar
    Bota Sot

    (I plotësuar) - Intervenimi i Policisë së Kosovës ndaj protestuesve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët ishin nisur në drejtim të vendkalimeve kufitare me Serbinë, në Merdare dhe te Dheu i Bardhe, thuhet se rezultoi me arrestimin e mbi 140 protestuesve.
    Zyrtarët e Policisë së Kosovës thanë se gjatë intervenimit ka pasur të lënduar, si nga ana e protestuesve ashtu edhe nga radhët e pjesëtarëve të policisë.
    “Policia e Kosovës njofton se në magjistralen Prishtinë - Podujevë janë arrestuar 112 persona kurse në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë janë arrestuar 34 persona deri në këto momente”, bëri të ditur Sadriu, duke shtuar se janë lënduar 28 policë të Policisë së Kosovës.


    http://www.botasot.info/reklama/prot...%20albin4.jpeg

    Arrestimi i anëtarëve të Vetëvendosjes u konfirmua dhe nga aktivisti Xhelal Sfeqla.
    “Sipas informatave të fundit janë mbi 100 të arrestuar në Podujevë, kurse në Dheun e Bardhë dhjetëra aktivistë e deputetë, por arrestimi po vazhdon edhe derisa ne po flasim”, tha Sfeqla.
    Sfeqla tha se dy nga aktivistë të lënduar në magjistralen Prishtinë - Podujeve janë të lënduar në kokë nga plumbat e gomës.
    “Të lënduarit thonë se janë të lënduar me plumba gome. Kurse dy të tjerë janë helmuar nga koncentrimi shumë i madh i gazit lotsjellës”, deklaroi ai.
    Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se janë arrestuar deputetët Glauk Konjufca, Liburn Aliu, Visar Ymeri, Afrim Hoti, Albana Gashi, si dhe anëtarët e tjerë të lëvizjes, Ismajl Kurteshi, Boiken Abazi, Aida Dërguti, Alban Krasniqi, Kushtrim Morina dhe Premton Ibërdemaj e disa të tjerë.


    http://www.botasot.info/reklama/protesta%20mer%201.jpeg


    Mirëpo, Qeveria e Kosovës shprehu keqardhjen për veprimet, siç thuhet, të dhunshme të Lëvizjes Vetëvendosje.
    Përmes një komunikate për media, Qeveria e Kosovës u bëri thirrje krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të shmangin “përdorimin e dhunës dhe përpjekjet për të penguar lëvizjen e lirë të garantuar me Kushtetutën e Kosovës”.
    Ekzekutivi kosovar theksoi mbështetjen ndaj policisë së Kosovës, e cila thuhet se ka arritur ta mbajë nën kontroll “të plotë” situatën.
    Lidhur me ngjarjet e së shtunës në dy pikat kufitare me shtetin serb, reagoi dhe Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut.
    “KMDLNJ vlerëson se intervenimi i policisë ka qenë i ngutshëm dhe i panevojshëm sepse askush nuk ka qenë i rrezikuar gjatë kohëzgjatjes së protestës. Qarkullimi i automjeteve ka qenë krejtësisht i reduktuar andaj është dashur të bëhen përpjekje që të tejkalohet kjo situatë në mënyrë paqësore".
    "Duket se ka munguar vullneti për zgjidhje të problemit pa përdorim të forcës dhe janë ngritur tensionet pa pasur nevojë. Në raste të caktuara policia ka tejkaluar autorizimet duke përdorur forcë ndaj të arrestuarve”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e lëshuar nga kjo organizatë.
    Sipas njoftimeve më të fundit të Lëvizjes Vetëvendosje, me rastin e intervenimit të policisë së Kosovës para pak çastesh te Dheu i Bardhë, kundër protestuesve të cilët qëndronin të ulur, janë arrestuar edhe dhjetëra protestues, ndër ta edhe deputetët e parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca, Visar Ymeri dhe dhe Liburn Aliu, por edhe disa aktivistë të tjerë të kësaj lëvizjeje. Me arrestimet e fundit duket të jetë rritur ndjeshëm numri i protestuesve të arrestuar. Tashmë vlerësohet se ky numër ka arritur në mbi 50 të arrestuar.

    http://www.botasot.info/reklama/Merd...ossing%20.jpeg

    Kamioni serbë kalon kufirin Merdare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, më 14 janar, 2012. Megjithë protestën e aktivistëve të Vetëvendosjes për mos-lejimin e hyrjes së kamionëve nga Serbia për në Kosovë, një gjë e tillë tashmë ka ndodhur.
    Në anën tjetër, policia nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se “gjate intervenimit Policia vazhdimisht ka hasur ne rezistence aktive nga ana e protestuesve duke sulmuar policinë me mjete te ndryshme te forta (gur dhe gjësende tjera te metalta ) ku si pasoje e kësaj deri me tani 13 policë kane pësuar lëndime trupore, te cilët kane kërkuar ndihmën mjekësore.
    Ne baze te informacioneve te pranuara nga qendra mjekësore deri ne këto momente 4 persona kane kërkuar ndihme mjekësore.
    Gjate intervenimit policor janë ndaluar deri ne këto momente 42 persona te cilët janë shoqëruar ne stacionin policore për procedure te mëtutjeshme hetimore.
    Ju informojmë se gjate ditës se sotme lëvizja e lire e qytetareve edhe për kundër protestës ka vazhduar ne dy vendkalimet kufitare si ne Merdare dhe tek Dheu i Bardh.
    Gjate ditës kane hyre automjete te ndryshme udhëtaresh dhe disa kamion me mallra te cilat kane kaluar duke iu nënshtruar procedurave kufitare dhe doganore sipas procedurës ligjore për kalimin e kufirit.
    Policia e Kosovës është e përkushtuar qe te kryej te gjitha detyrat e saj konform autorizimeve te saj ligjore.








    http://www.botasot.info/reklama/Valdrin_Ahmeti156.jpg


    Më poshtë e keni listën e disa prej të arrestuarve dhe të lënduarve.
    Emrat e konfirmuar (deri në këto momente) të të arrestuarve:
    1. Hysen Durmishi (Merdar)
    2. Salih Zyba (Merdar)
    3. Gani Krasniqi (Merdar)
    4. Naser Shatri (Merdar)
    5. Fisnik Ismajli (Merdar)
    6. Blerim Manqastena (Merdar)
    7. Durim Jasharaj (Merdar)
    8. Arbër Zaimi (Merdar)
    9. Shpend Ahmeti (Merdar)
    10. Frashër Krasniqi (Merdar)
    11. Naim Bunjaku (Merdar)
    12. Pëllumb Xharra (Merdar)
    13. Kushtrim Morina (Merdar)
    14. Liburin Aliu (Dheu i Bardhë)
    15. Alban Krasniqi (Dheu i Bardhë)
    16. Afrim Hoti (Merdar)
    17. Taulant Kurti (Merdar)
    18. Blerim Sallahu (Merdar)
    19. Visar Ymeri (Dheu i Bardhë)
    20. Aida Derguti (Dheu i Bardhë)
    21. Boiken Abazi (Dheu i Bardhë)
    22. Ismajl Kurteshi (Dheu i Bardhë)
    23. Albana Gashi (Merdar)
    24. Premton Ibërdemaj (Dheu i Bardhë)
    25. Glauk Konjufca (Dheu i Bardhë)
    26. Bekim Zeqiri (Merdar)
    27. Gëzim Prestreshi (Merdar)
    28. Genc Musa (Merdar)
    29. Fidan Prokshi (Merdar)
    30. Petrit Bajraktari (Merdar)
    31. Bleron Azizi (Merdar)
    32. Fitim Rrahmani (Merdar)
    33. Nora Osmani (Merdar)
    34. Gëzim Hajdini
    35. Dren Elshani (Merdar)
    36. Arlind Mangjuka (Merdar)
    37. Mirlinda Krasniqi (Merdar)
    38. Shpresa Sejdiu (Merdar)
    39. Pajtim Elshani (Merdar)
    40. Glauk Elshani (Merdar)
    41. Fidan Ademi (Merdar)
    42. Xhevdet Abazi
    43. Kushtrim Avdimetaj (Merdar)
    44. Ilir Uka (Merdar)
    45. Fadil Hajdari (Merdar)
    46. Ibrahim Miftari (Merdar)
    47. Besim Ferizaj (Merdar)
    48. Arsim Termkolli (Merdar)
    49. Miftar Mehmeti (Merdar)
    50. Ilir Salihu (Merdar)
    51. Bekim Sylejmani (Merdar)
    52. Arbër Hasanaj (Merdar)
    53. Arben Hasani (Merdar)
    54. Flamur Hasani (Merdar)
    55. Ahmet Hasani (Merdar)
    56. Gëzim Latifi (Merdar)
    57. Besart Shala (Merdaër)
    58. Jeton Shala (Merdar)
    59. Gëzim Jelliqi (Merdar)
    60. Halit Memaj (Merdar)
    61. Sabri Bajraktari (Merdar)
    62. Fanol Shala (Merdar)
    63. Agim Lajthiza (Merdar)
    64. Ilir Dibrani (Merdar)
    65. Gëzim Hyseni (Merdar)
    66. Shaban Feraj (Merdar)
    67. Sabri Hasani (Merdar)
    68. Erblin Alia (Merdar)
    69. Kushtrim Krasniqi (Merdar)
    70. Petrit Musa (Merdar)
    71. Shqiprim Loshaj (Merdar)
    72. Rajmonda Ahmetaj (Merdar)
    73. Edona Ismajli (Merdar)
    74. Besarta Pasoma (Merdar)
    75. Venera Hashani (Merdar)
    76. Nystret Bllaca
    77. Labinot Rashica
    78. Sead Rashica
    79. Selim Lokaj (Merdar)
    80. Besart Rashica
    81. Faherdin Murati
    82. Gëzim Geci (Merdar)
    83. Bekë Lekaj (Merdar)
    84. Shpetim Tetaj (Merdar)
    85. Shaban Kupina
    86. Atdhetar Latifi
    87. Adrian Faniqi (Dheu i Bardhë)
    88. Xheladin Bajraktari (Merdar)
    89. Nehad Kuleta
    90. Lumbardh Bukoshi (Merdar)
    91. Nystret Maloku
    92. Agon Konushevci
    93. Kushtrim Hyseni
    94. Liridon Rrahimi
    95. Hazir Rekaliu
    96. Bashkim Ibishi
    97. Musa Ajeti (Merdar)
    98. Baki Neziri
    99. Ahmet Avdiu
    100. Sadik Zeka (kalimtar i rastit)
    101. Bujar Hajdaraj
    102. Burim Havolli
    103. Ukë Hajdaraj
    104. Shkëlzim Murtezi
    105. Naim Salihu
    106. Jeton Govori
    107. Faton Hasanmetaj
    108. Gëzon Kastrati (Dheu i Bardhë)
    109. Ibrahim Koshtova (Merdar)
    110. Xhelal Muja (Dheu i Bardhë)
    111. Taulant Beqiraj (Dheu i Bardhë)
    112. Raif Kasa (Dheu i Bardhë)
    113. Burim Misini (Merdar)
    114. Gani Iberhysaj (Merdar)
    Janë qindra të lënduar nga gazi lotsjellës.
    Në vazhdim janë emrat e protestuesve me lëndime të rënda fizike:
    1. Islam Gajtani
    2. Glauk Konjufca
    3. Hysen Kaqiku
    4. Besfort Morina
    5. Alban Jupolli
    6. Burim Hoqa
    7. Valdrin Ahmeti
    8. Sabri Hasani
    9. Shpresa Sejdiu
    10. Gëzon Kastrati
    11. Ibrahim Koshtova
    12. Rifat Hyseni
    13. Fatlum Kastrati
    14. Elhami Thaçi
    15. Mimoza Shala
    16. Ngadhnjim Haxhosaj
    Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 15-01-2012 më 04:20
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #532
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.botasot.info/img/konjufca-me-goditen.jpg


    Lirohen të gjithë deputetët, si dhe Ahmeti e Ismaili
    Publikuar më 15.01.2012 | në rubrikën Kosova



    Lirohen të gjithë deputetët, si dhe Ahmeti e Ismaili
    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është në mesin e personave të shumtë që të shtunën kanë pësuar nga dhuna e Policisë së Kosovës. Konjufca ka përshkruar për portalin Indeksonline momentet e arrestimit të tij dhe dhunën e Policisë .
    “Kam qenë në krye të turmës tek Dheu i Bardhë , dhe Policia ka ndërhyrë dhunshëm. Më kanë kapur dhe më kanë tërhequr zvarrë disa metra. Pastaj, më kanë goditur, fillimisht në bark. Për të ma vështirësuar frymëmarrjen. Kanë pasuar disa goditje në kokë . Kam përshtypjen dhe nga shenjat e di që më kanë goditur me cizme në kokë . Më pas më kanë dërguar në një objekt të Policisë , ku më kanë trajtuar mirë . Në stacionin policor nuk më kanë keqtrajtuar. Në orë n 22:00 më kanë liruar, pas diku 4 orë mbajtje”, ka thënë Konjufca.
    Numri dy i Kuvendit të Kosovës ka thënë se qeveria e ka treguar të shtunën se pë r t’ia liruar rrugën Serbisë , është e gatshme të shkelë mbi trupat e qytetarëve të Kosovës. Konjufca ka konfirmuar për portalin Indeksonline gjithashtu se janë liruar të gjithë deputetët e Lëvizjes si dhe Shpend Ahmeti dhe Fisnik Ismaili. (io)
    Bota Sot
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #533
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Per qudi krejt perkrahsit e WWw qe jan ketu prapanicen e kan moment ne evrope disa ne kanada disa ne amerike dhe bahen patriota me bateria te llaptopave.

  4. #534
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    sa interesant deri dje albinovitet e vetfundosjes
    i shanin kete te PS-te edi rames dhe LDK-ne e isa mustafes
    ndersa tash keta i duelen ne mbrojtje albinovitve
    dhe qe te dyt i derguan autobuset me perkrahes te tyre
    per LDK-ne e isa putin e kemi dit te gjith se albini punon msheftazi me te
    sepse e kan ni shef te perbashket e ajo eshte serbija
    sepse ne keto dy parti ka pas gisht serbija ne formimin e tyre
    ndersa per edin se paskna dit deri tash
    ja pfshin hajrin albinit me dy duart po ja falum hahaha
    i mire i mire eshte albini per rrug

  5. #535
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    sali berisha eshte i lidhur me sigurimin e dikurshem dhe udb jugosllave,,,

    hashim thaqi u vendos ne uck me nderhyrhje nga shiku shqipetare dhe me urdher te fatos nanos,,,
    se ky i fundit kishte shitur droge dikur per organizaten e nanos,,,

    tani fatosi dhe saliu te dy ish agjente te udbs
    dhe fatosi eshte dhe agjente i asfalise greke,,,gjyshi i zotit fatos ka qene deputet ne parlamentin grek,,,
    fatosi ka kontrolluar rrjetin e droges ne zvicer e gjermani,,,
    te gjithe ish badigardet e tij sot jane te vrare per tregeti droge


    jane ata qe kontrollojne dhe thacin,,,jane ata qe kontrollohen nga greku e serbi

    jane ata qe shesin toka e det serbit e grekut


    iu shit deti grekut,,,

    kerkohet dhe shitja e mitrovices dhe ndonje cope tjeter serbit

  6. #536
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin

    vv ka humb shume me rexhen e florin krasniqin....keta jane profiter te luftes si shume politikuaj tjere.
    Prill 1999,vendi-diku neper frontet e Kosoves
    ...fyt per fyt e dhembe per dhembe me armikun...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #537
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    sa interesant deri dje albinovitet e vetfundosjes
    i shanin kete te PS-te edi rames dhe LDK-ne e isa mustafes
    ndersa tash keta i duelen ne mbrojtje albinovitve
    dhe qe te dyt i derguan autobuset me perkrahes te tyre
    per LDK-ne e isa putin e kemi dit te gjith se albini punon msheftazi me te
    sepse e kan ni shef te perbashket e ajo eshte serbija
    sepse ne keto dy parti ka pas gisht serbija ne formimin e tyre
    ndersa per edin se paskna dit deri tash
    ja pfshin hajrin albinit me dy duart po ja falum hahaha
    i mire i mire eshte albini per rrug
    ahahahaa, po bre ... E kane me leht jomper tjeter gje.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  8. #538
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Rexhepi: Policia përdori forcën minimale mbi protestuesit
    Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, e ka arsyetuar përdorimin e forcës mbi turmat protestuese, të cilat të shtunën, duke iu përgjigjur thirrjes së lëvizjes “Vetëvendosje” kanë synuar t’i bllokojnë pikat kufitare në Merdar dhe te Dheu i Bardhë. Me gjithë numrin e madh të atyre që janë lënduar në këtë protestë, ai ka thënë se policia ka vepruar në mënyrë shumë profesionale.
    “Policia ka përdorur forcën minimale proporcionale, konform situatës, prandaj mendoj se ajo ka vepruar në mënyrë shumë profesionale”, ka deklaruar ministri Rexhepi për “Kohën Ditore”, gjatë një bisede të shkurtër telefonike.
    Ai nuk i ka cilësuar të tepërta as goditjet që kanë marrë protestuesit pas largimit nga vendi ku janë zhvilluar protestat.
    “Natyrisht se edhe ata që shpërndahen, policia i orienton në drejtime të caktuara”, ka shtuar ai, duke iu shmangur shprehjes dhunë. Qëllimi i policisë gjatë gjithë kohës, sipas tij, ka qenë që të liroheshin rrugët dhe të mundësohej liria e lëvizjes.

  9. #539
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516


    Dilni Dilni Sa Here Te Dilni Keshtu Do Ta Kini

  10. #540
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin


    Dilni Dilni Sa Here Te Dilni Keshtu Do Ta Kini
    Tuj hyp ne veturen e policise, ky Fisniku i tha policit: "a hic spo ta nin qe po me qet te lidhun ne veture aa" polici i tha : " K ... spo me han".

    Ky fisi hajn more osht, ka marr para prej buxhetit te Kosoves sa ka mujt.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •