Pse beni33 serbia veq me ali shukrin(hashimin) pranon ta beje negociata.. per Kosoven? Kur ke ne opozite polari u formua kinse me keshilla te nderkombetareve "grupi i unitetit", por qellimi (dhe kerkesa e vetme nga pala serbe) ishte qe ali shukria te jete gjithqysh aty.. U pa si perfundoi edhe Rugova qe kryesonte grupin per t'i leshuar vendin. Sot kur me vota te vjedhta ka pushtetin, s'ka nevoje per kurrfar grupi t'unitetit.. e kryn vet misionin e "negociatave".
A thua eshte e rastesishme e gjithe kjo, dhe a eshte ne te mire te Kosoves dhe shqiptareve?
p.s. edhe per Hilirianin vlen kjo pyetje.. nese don m'u pergjegj.
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
Futja e Kosovës në Marrëveshjen për Tregti të Lirë CEFTA, është treguar tejet e dëmshme për ekonominë e vendit, sepse shtatë shtete të rajonit kanë eksportuar në Kosovë produktet e tyre pa ndonjë barrierë. Ndërkaq, Kosova nuk ka mundur të eksportojë produktet e veta në këto shtete, sidomos deri në shtator të vitit që lamë pas në Serbi e Bosnjë.
Në nëntor të vitit që lamë pas, sipas të dhënave të Tregtisë së Jashtme të Kosovës, eksporti i Kosovës në Serbi ka qenë 531 mijë euro. Ndërkaq, eksporti i Serbisë në Kosovë ka qenë hiç më pak se 23,4 milionë euro.
Po ashtu, gjatë të njëjtit muaj, eksporti i Kosovës në Shqipëri ka qenë 2,2 milionë euro, ndërkaq eksportet e Shqipërisë në Kosovë kanë qenë mbi 10 milionë euro.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, thotë se mosimplementimi i CEFTA-së ka rritur tej mase importin e produkteve të shteteve të rajonit në vendin tonë.
Sipas tij, është e pakuptimtë që vendet e rajonit të fusin në Kosovë prodhimet e tyre pa ndonjë pengesë. Ndërkaq prodhimet e Kosovës në këto shtete nuk mund të depërtojnë fare.
“Kur shihen të dhënat e importit dhe eksportit me vendet e CEFTA-së shihet se marrëveshja ka qenë e pafavorshme për prodhuesit vendorë”, tha ai.
Shahini nga AKB-ja thotë se gjatë vitit të kaluar sa Kosova e ka kryesuar marrëveshjen CEFTA prodhuesit vendorë kanë pasur shpresa se situata do të ndryshohet, por, sipas tij, një gjë e tillë nuk ndodhi.
Ai tha se importet në vazhdimësi rriten, ndërkaq eksporti ka mbetur ai që ka qenë më herët. Shahini tha se prej shteteve të cilat janë pjesë e marrëveshjes CEFTA vetëm me Shqipërinë ka progres në rritje të eksporteve, ndërkaq me shtetet tjera nuk ka asnjë progres.
“Kur Kosova e ka kryesuar një marrëveshje ndërkombëtare siç është CEFTA ne kemi shpresuar shumë, por në fund ne nuk fituam asgjë”, tha ai.
Edhe ekspertë të ekonomisë në vend thonë se futja e Kosovës nëpër Tregti të Lirë CEFTA, është treguar tejet e dëmshme për ekonominë e vendit. Halim Gjergjizi, njohës i mire i rrethanave ekonomike në vend, thotë se prodhimi vendor humbi tej mase prej kur Kosova filloi ta zbatojë marrëveshjen CEFTA.
Profesor Gjergjizi thotë se Kosova nuk ka mundur të eksportojë produktet e tyre në vende të rajonit.
Ai tha se shkaktarë për këtë kanë qenë problemet politike, por edhe cilësia e produkteve të Kosovës. “ Produktet kosovare e kanë pasur tejet të vështirë të futen në tregun rajonal, por edhe më gjerë”tha ai.
Përndrydhe, Marrëveshja e parë e CEFTA-s u nënshkrua nga Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia në dhjetor të vitit 1992, ndërsa në fuqi hyri në Korrik të vitit 1994.
Nëpërmjet CEFTA-s këto vende pjesëmarrëse u mobilizuan për t’iu qasur institucioneve politike, ligjore dhe ekonomike të Bashkimit Evropian, duke forcuar në këtë mënyrë
demokracinë dhe ekonomitë e tyre të tregut.
Sllovenia iu bashkua CEFTA-s në 1996, Rumania në 1997, Bullgaria në 1999, Kroacia në 2003 dhe Maqedonia në 2006. Meqenëse në 2007 tëgjitha palët e mëparshme të CEFTA-s kishin hyrë në Bashkimin Evropian dhe
kishin dalë nga CEFTA, u vendos që CEFTA të shtrihej në pjesën e Ballkanit të mbetur jashtë BE-se. Në këtë kohe Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Moldavia kishin nënshkruar një numër te madh marrëveshjesh bilaterale të tregtisë së lirë në kuadrin e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore. Këto u zëvendësuan nga një marrëveshje e vetme multilaterale – CEFTA.
http://www.zeri.info/artikulli/2/8/4...air-nga-cefta/
Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.
Salihaj: E kam ditur SHIK-u ka dashur të më vrasë
Si strukturë, e dija saktësisht se janë njerëz të SHIK-ut e të krimit të organizuar, të gjithë njerëz të strukturave kriminale të PDK-së.
http://www.botasot.info/def.php?gjuh...ry=3&id=152511
Mir i nderuar e qysh me e pranu pakon e ahtisarit kur nuk te lejon me u bashku me shtetin Ame eshte nji kufizim, tjetra opozita nuk eshte per me rrzu qeverin por per me kontrollu eshte rregull botnor ne shtetet demokratike qe opozita e kontrollon poziten, edhe kushtetuta nuk mund te pranohet kur serbet si minoritet i mbron me shuum se shqiptaret (dem baba dem) kushtetuta e kosoves mbrone nje flamur qe na largon nga ajo qe jemi ne te vertet ne jemi shqipetar e jo europian me flamuj te kaltert e me yje ne jami ata apo te paret tane jane ata qe ke zbuluar flamurin e tash auropa shtriga plak po na e imponon flamuj e hymnin etj. nuk shkon i nderuar![]()
Shqipëria sillet me Kosovën njëlloj si ndërkombëtarët - ALBIN KURTI
(interviste mjaft interesante, dhene para 14 janarit, s'ka lidhje me protestat)
-Zoti Kurti, lëvizja që ju drejtoni po afishohet përditë e më tepër si një mbrojtëse e identitetit kombëtar dhe e idesë së një hapësire gjithnjë e më të unifikuar mes Shqipërisë e Kosovës. Edhe në skenën politike të Shqipërisë po fryn një erë e ngjashme, pasi duket se po “rizbulohet” dëshira për të vënë në pah pigmentin shqiptar, nëse mund ta quajmë kështu. Cilat janë, sipas jush, arsyet e këtij rizgjimi në dy anët e kufirit?
-KURTI: Arsyetimi i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë duhet nisur nga vullneti i shqiptarëve, interesi ekonomik, ai i sigurisë, por kurrsesi nga premisat natyrore e biologjike. Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, përveç korrigjim i padrejtësive nga e kaluara, është edhe perspektivë zhvillimore në të ardhmen. Një ekonomi më e madhe është potencialisht ekonomi më konkurruese në botën gjithnjë e më të globalizuar. Bashkimi është mundësi e mirë, edhe në funksion të demokratizimit të shoqërisë shqiptare. Të vegjël, e aq shumë të përçarë përbrenda pjesëve të ndara, pa prodhuar asgjë (mungesa e prodhimit është edhe mungesë kolektiviteti), populli shqiptar është atomizuar e po sundohet nga elita që janë servile ndaj të huajve, por të egra e despotike ndaj qytetarëve të vendit.
-Vetëvendosja është gjithashtu një lëvizje që e ka në qendër të vëmendjes çeshtjen e korrupsionit. Si qëndron tema e antikorrupsionit, me atë të identitetit kombëtar, brenda një projekti politik?
-KURTI: Të dyja këto janë forma të ndryshme të shtypjes së pushtetit. Kosovës i është imponuar një projekt politik pa u pyetur qytetarët e Kosovës, e kam fjalën këtu për Planin e Ahtisaarit. Ky projekt politik që vjen nga jashtë, që e ndan Kosovën në baza etnike, që e tjetërson trashëgiminë tonë kulturore, po realizohet nga kjo konjukturë politike e korruptuar dhe e kapur nga interesat klanore të pushtetit.
Duhet ta keni parasysh se në Kosovë ka shumë mekanizma ndërkombëtarë të sigurisë që hetojnë shumicën e politikanëve që janë në pushtet. Por, këta mekanizma (EULEX formalisht por edhe shërbime të huaja ilegalisht) që shpesh përfaqësojnë interesat e shteteve e bizneseve të ndryshme në këmbim të mos publikimit të dosjeve korruptive, imponojnë agjendat e interesat e tyre. Korrupsioni i politikanëve në Kosovë, është shantazh i të huajve, e shantazhi përkthehet në mungesë të pavarësisë në vendimmarrje. Liria fizike e politikanëve është bërë robëri politike për qytetarët.
Çështja e identitetit në Kosovë nuk është demagogji për të manipuluar masat, siç mund të pandehë dikush, ajo është në radhë të parë mënyra se si ne si qytetarë pozicionohemi ndaj pushtetit. Askush nga ne nuk është pyetur nëse e duam Planin e Ahtisaarit, flamurin e Kosovës, multietnicitetin në kushtetutë (që është një lloj racizmi postmodern, sepse nuk vë në pah universalitetin njerëzor, por dallimet midis etnive që duhet respektuar), EULEX-in jollogaridhënës por ekzekutiv etj. Në sundimin e Kosovës ka elemente koloniale, në Kosovë ne jemi të mohuar, si shqiptarë dhe si qytetarë.
-Duke mbetur në të njëjtën temë, si do të përgjigjeshit, nëse do t’ju ftoja të jepnit një reagim rreth debatit të madh që ka shkaktuar prej disa vitesh në Shqipëri, ndërtimi i rrugës Durrës-Morinë? Si e sheh një politikan i Kosovës faktin që klasa politike e Shqipërisë debaton rreth një projekti të tillë?
-KURTI: Rruga Durrës – Morinë është një projekt që ka ndikuar jashtëzakonisht në afrimin dhe komunikimin e shqiptarëve këndej dhe andej kufirit. Nuk mund të them nëse ka pasur apo jo shkelje e keqpërdorime, por e di që mundësitë që ofron kjo rrugë nuk po shfrytëzohen për projekte të përbashkëta ekonomike e kulturore dhe ka mbetur vetëm rrugë vizitash turistike (të nevojshme natyrisht). Në Kosovë, kontrata me Bechtel-Enka për rrugën Morinë-Merdarë, është trefish më e shtrenjtë sesa çmimi i tregut.
-Komentet tuaja rreth politikanëve kryesorë të Kosovës janë të njohura dhe lidhen me funksionin dhe profesionin tuaj të politikanit. Cili është ndërkaq opinioni i Albin Kurtit për Sali Berishën dhe Edi Ramën? A mund të na përshkruani mënyrën sesi i shihni këto dy figura qendrore të politikës në Shqipëri?
-KURTI: Nuk do të komentoj me këtë rast për asnjërin prej tyre personalisht, sepse më duket e rëndësishme të fokusohem tek politika e shtetit shqiptar karshi Kosovës, në kohën e qeverisjes nga e majta dhe nga e djathta. Qëndrimi zyrtar i Shqipërisë karshi Kosovës nuk e ka kaluar qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare për Kosovën, qoftë në kohën e luftës në Kosovë, qoftë në kohën e negociatave për zgjidhjen e statusit të Kosovës, por as tash që po zhvillohen negociatat më të reja dhe rrezikohet ndarja e veriut.
-A keni një shpjegim për simpatinë e lexueshme të publikut në Kosovë për Sali Berishën? Në anë tjetër, si shpjegohet një lloj rezerve që vazhdon të mbijetojë, ndaj të majtës shqiptare? Cilat janë, sipas jush, arsyet e këtij pozicionimi?
-KURTI: Shpjegimi është mjaft i qartë. Për shqiptarët e Kosovës, rruga Durrës – Morinë ka një rëndësi të madhe, sepse edhe pas rrëzimit të regjimit të Millosheviçit dhe heqjes së pengesave politike, pengesë mjaft e madhe ishte rruga e vështirë. Mandej, Sali Berishën njerëzit në Kosovë e identifikojnë me ndryshimet demokratike në Shqipëri të fillimit të viteve ’90-të.
-Në 17 shkurt Kosova feston përvjetorin e katërt të pavarësisë së mbikqyrur. Cili është bilanci politik, ekonomik e social që ju bëni në këtë datë të shënuar? Sa dhe si e ka përdorur Kosova këtë perdiudhë kohore, për të formësuar e konsoliduar shtetin e saj?
-KURTI: Pavarësisë së shpallur përmes Planit të Ahtisarit, nuk po i shtohet sovraniteti, por po i rrjedh formaliteti. Në negociatat e zhvilluara në Bruksel, me pajtimin e Qeverisë së Kosovës, Kosova karshi Serbisë po trajtohet si territor e jo si shtet, kufiri i Kosovës me Serbinë quhet pikë kalimtare e jo kufi ndërshtetëror.
Në anën tjetër, gjendja ekonomike e sociale e qytetarëve të Kosovës është tejet e rëndë. Shkalla e papunësisë e kalon shifrën prej 50%, ndërkaq varfëria ekstreme është mbi 18%. Privatizimi i egër e ka shpronësuar dhe e ka atomizuar shoqërinë, sepse shumica e ndërmarrjeve të privatizuara nuk punojnë. Tash po përgatitet edhe privatizimi i sektorëve strategjik dhe fitimprurës siç janë: telekomi, energjia dhe Trepça. Kamatat e bankave janë më të lartat në rajon edhe pse kthimi i kredive në Kosovë është mjaft i lartë. Kosova vazhdon të mbetet treg i vendeve prodhuese, duke importuar mallra e eksportuar para.
Revista JAVA.
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
Vetëvendosja heq dorë nga protestat, i drejtohet Kushtetueses
Publikuar: 24.01.2012 - 22:00
Prishtinë, 24 janar - Vetëvendosje do të heq dorë nga protestat që kishin për qëllim zbatimin e reciprocitetit politik dhe ekonomik me Serbinë, dhe do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të vendos për këtë. Lajmin e ka bërë të ditur në emisionin Rubikon të KTV-së, deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca. Ai ka thënë se subjekti i tij politik është duke e përgatitur tekstin dhe do ta dërgojë deri në fund të javës në Gjykatën Kushtetuese, ankesën e vet për zbatimin e reciprocitetit.
http://www.koha.net/?page=1,13,85270
___________________
pasi qe u ban hor e u rrahen e u therren ne mes veti
tash u paska ra ndermend
me ju drejtue kushtetueses
haaaaaaaa
Krijoni Kontakt