Close
Faqja 41 prej 127 FillimFillim ... 3139404142435191 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 401 deri 410 prej 1268
  1. #401
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Amerikanët paralajmërojnë qytetarët e vet për 14 janarin
    Ambasada amerikane në Prishtinë ua ka dërguar një mesazh urgjent të gjithë qytetarëve amerikanë për të shmangur dy pikat kufitare që Vetëvendosje synon t'i bllokojë.
    "Grupi politik Vetëvendosje ka bërë të ditur se do t'i bllokojë dy pika kufitare me Serbinë: Merdare e njohur si Porta 3 në afërsi të Podujevës, dhe Dheu i Bardhë e njohur si Porta 5, në afërsi të Kamenicës. Bllokadat pritet të nisin të shtunën, më 14 janar 2012 dhe mund të jenë të vazhdueshme. Ambasada e SHBA-së në Prishtinë këshillon qytetarët amerikanë që të shmangin udhëtimin nëpër këto pika kufitare. Ne do të ofrojmë informacione të vazhdueshme për situatën në ndryshim. Ne kujtojmë qytetarët e SHBA-së se edhe demonstratat me synim paqësore mund të shndërrohen në të dhunshme dhe të paparashikueshme. Është mirë që t'i shmangni krejtësisht nëse mundeni. Bëhuni të vëmendshëm për vend-ndodhjen tuaj dhe kushtoni vëmendje mbulimit të mediave lokale për këto ngjarje", thuhet në mesazhin e Ambasadës Amerikane drejtuar qytetarëve të sa

  2. #402
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Shpresoj qe te nderhyn se shpejti, pasi qe nuk mund te dorezohet Shteti perball disa anarkistave.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  3. #403
    Albin Kurti: Ne ia arritëm qëllimit, u ndaluam mallrat nga Serbia

    Pikërisht në ora 13 në udhëkryqin e Podujëves te hotel Besiana që është në një largësi prej 6 kilometrash nga pika kufitar e Merdares, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti i është drejtuar masës së tubuar që përbëhej nga qindra veta, kryesisht të rinj nga Podujeva por edhe të ardhur nga Prishtina e vendet e tjera, duke u thënë se qëllimi ynë është arritur dhe ne sot kemi ndaluar hyrjen e mallrave nga Serbia në Kosovë.
    Në ndërkohë, një kordon i madh i policisë së Kosovës ka bllokuar shkuarjen e protestuesve drejt pikës kufitare në Merdare dhe kështu në udhëkryqin që qon në hyrje të Podujevës është krijuar një “tollovi” e madhe me prani të policëve të Kosovës dhe të protestuesve. Policia e Kosovës por edhe protestuesit po e lejojnë qarkullimin e automjeteve për në Merdare dhe ardhjen e tre prej kësaj pike kufitare, por të gjitha këto automjete mbajnë targa të Republikës së Kosovës.
    Deri në momentin kur po raportojmë nuk ka ndodhur asnjë ekses në mes të policisë së Kosovës dhe protestuesve në ndërkohë që po dëgjohen brohoritje të protestuesve kryesisht për ndalimin e mallrave nga Serbia.
    Portali “Bota sot” në çdo kohë do të ju sjell informacionet e fundit nga pikat kufitare në Merdare dhe te Dheu i Bardhë.






    “Vetëvendosje” niset drejt kufirit, bllokohen autobusët nga Shqipëria

    Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë bërë të ditur Në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, përkatësisht në Morinë, Policia e Kosovës po pengon qëllimisht kalimin e dy autobusëve me përkrahës të Vetëvendosjes që kanë ardhur nga Shqipëria.

    Xhelal Sfeçla nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se përkrahës të kësaj lëvizjeje, të cilët janë duke ardhur nga Shqipëria për në Kosovë për të përkrahur Vetëvendosjen në protestën e saj, janë duke u penguar qëllimisht nga Policia e Kosovës që të hynë në Kosovë.

    Ai thotë se rrugëtimi, përbrenda territorit të Kosovës në drejtim të Mendarës dhe Dheut të Bardhë, është duke ecur pa ndonjë pengesë.

    “Deri më tani nuk vërejmë ndonjë pengës serioze përpos vonesave. Te pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, autobusi jonë me qëllim është duke u vonuar nga Policia e Kosovës, me arsyen se sistemi ju ka dështuar, mirëpo për neve këto janë çështje burokratike. Aktualisht dy autobus janë të bllokuar në këtë pikë kufitare”, ka thënë Sfeçla.

    Pejanët u nisen drejt pikave kufitare

    Dy autobusë të mbushur përplot me qytetarë të Pejë, të moshave të ndryshme, kanë marr rrugë të shtunën në mëngjes drejt dy pikave kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, të cilat Lëvizja Vetëvendosje! ka planifikuar që t’i bllokojë për mallrat serbe.

    Deputetë dhe aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar nisjen e organizuar drejt pikave kufitare me Serbinë, Merdarë dhe Dheu i Bardhë.

    Pak pas orës 11 nga selia e Vetëvendosjes në Prishtinë u nis drejt Merdarës edhe lideri i saj, Albin Kurti, bashkë me deputetë dhe anëtarë të kryesisë. Protesta pritet të nisë në orën 13, siç është njoftuar gjatë ditëve të fundit nga lëvizja Vetëvendosje.

    Krerët e saj i kanë ftuar shqiptarët nga e gjithë Kosova, por edhe nga vendet fqinje – Shqipëria e Maqedonia, që të bashkohen në pikat kufitare, ku, siç thonë ata, do të jetë një protestë paqësore për të

    Forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it janë vendosur në pikën kufitare në Merdarë. Në këtë pikë vërehen edhe automjete të blinduara të PK-së, si dhe automjete tjera, të Policisë së Kosovës e të EULEX-it.

    Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri është nisur me veturën e tij personale të tipit Renault Clio për në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku në ora 1:00 është paralajmëruar bllokimi i kësaj pike nga aktivistët e kësaj lëvizjeje.

    Ymeri shoqërohet nga katër aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa bëhet me dije se gjashtë kilometra para hyrjes kufitare drejt Serbisë, Dheu i Bardhë, Policia e Kosovës ka ngritur një postbllok.

    “Serbia nuk kalon” – është ky slogani i fundit i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), që sot pritet të zbatohet në dy pikat kufitare që e lidhin Kosovën me shtetin serb, përkatësisht në Merdare dhe në Dheun e Bardhë.

    Plani për të bllokuar hyrjen e mallrave serbe është kundërshtuar ashpër, si nga autoritetet kosovare, ashtu edhe nga ato ndërkombëtare, por aktivistët e Vetëvendosjes (VV) mbeten të vendosur për, siç thuhet, zbatimin e plotë të reciprocitetit tregtar, ekonomik dhe politik ndërmjet dy vendeve.

    Ata kanë premtuar se protesta do të jetë paqësore, duke iu përgjigjur frikës së zyrtarëve për mundësinë e përshkallëzimit të saj në dhunë.

    Për mbarëvajtjen e qetë të protestës do të angazhohet edhe Policia e Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare të
    rendit.



    Përkrahësit shqiptarë të Lëvizjes Vetëvendosje, mbajnë një flamur që thotë se "Ne jemi një" para se të udhëtojnë për të kufiri i Kosovës me Serbinë për të ndihmuar në bllokimin e qarkullimit të mallrave serbe në Kosovë, Tiranë 14 janar 2012.
    Revolution 1848

  4. #404
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #405
    Tani Policia Shkije e Kosoves (Policia Tradhetarit Hashim Thaqit) dhe Policia e UNMIK-EULEX Made IN Serbia - reagojne kunder Popullit - Kombit Shqiptar
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #406
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #407







    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #408
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #409
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    sic po shihet Policia po vendos rendin ne rrugen Merdar-Podujeve. Ka shpartalluar huliganet e vetevendosjes.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  10. #410
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    sic po shihet Policia po vendos rendin ne rrugen Merdar-Podujeve. Ka shpartalluar huliganet e vetevendosjes.
    Mbrone mallin e shkaut o Gogi , se po ngelni keq pa te , he ju vraft Zoti !

Faqja 41 prej 127 FillimFillim ... 3139404142435191 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •