-

Letër mbështetëse nga "PLISAT"
Si forcë e cila grumbullon rreth vetes një pjesë domethënëse, të shëndoshë dhe aktive të rinisë së kryeqytetit, gjithmonë jemi treguar të gatshëm që të përkrahim secilin aktivitet i cili mbron, promovon dhe favorizon çështjen kombëtare shqiptare në Republikën e Kosovës, çështje kjo e cila së fundi po sulmohet si nga jashtë Kosovës po ashtu edhe nga brenda.
Me këtë shkas ne, “Plisat”, deklarojmë se mbështesim bllokimin e pikëkalimeve kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë si me prezencën tonë fizike po ashtu edhe me ftesë publike drejtuar rinisë që të reshtohen pas këtij aktiviteti.
Kryesia e Plisave
Prishtinë
12.01.2012
-
-
Perjashtuar
QUINT-I KUNDËR PROTESTËS SË VETËVENDOSJES
Nga Express 13 Janar 2012 10:58
Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë i shohin me shqetësim veprimtaritë e planifikuara të Vetëvendosjes për datën 14 janar për të mbyllur pikat kufitare të Kosovës në portat 3 dhe 5, si dhe për të kufizuar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave brenda Kosovës.
“Ne nxisim Vetëvendosjen që të përmbahet nga çfarëdo dhune ose provokimi ndaj personelit të Policisë së Kosovës. Veprimet e tilla jo vetëm që do të jenë joligjore, por po ashtu do të rritnin tensionet politike në Kosovë dhe do të ndikonin negativisht në imazhin e Kosovës jashtë vendit. Çdo bllokim i njëanshëm i tregtisë po ashtu do të shkonte kundër përkushtimeve të Kosovës nën CEFTA-n. Ne jemi të bindur që Policia e Kosovës, e mbështetur nga EULEX-i dhe KFOR-i në rolet e tyre përkatëse, do të tregojnë përmbajtje dhe profesionalizëm në sjelljen e tyre ndaj çfarëdo provokimeve, por në fund Vetëvendosje do të jetë përgjegjëse për pasojat e veprimeve të saja të planifikuara”, thuhet në këtë deklaratë.
“Asnjë parti politike nuk gëzon pushtetin jashtëligjor për të marrë ligjin në duart e veta e as për të zbatuar njëanshëm interpretimin e vetë të akteve legjislative. Këto janë kompetenca legjitime të një qeverie të zgjedhur dhe asnjë parti politike nuk mund t’i përvetësojë ato. Kjo është veçanërisht keq kur veprimet e tilla kufizojnë të drejtat themelore të qytetarëve, përfshirë edhe të drejtën e tyre për lëvizje të lirë. Pasi që këto veprime shkojnë përtej të drejtës legjitime për të shprehur mendimet e kundërta, të cilën ne gjithmonë e mbështesim, ato janë plotësisht në mospërputhje me parimet themelore të qeverisjes demokratike dhe sundimit të ligjit”
“Ambasadat theksojnë mbështetjen e tyre të plotë për procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe për marrëveshjet e arritura deri tash. Qëllimi strategjik i këtij procesi është për të mundësuar normalizimin gradual të gjendjes së Kosovës në rajon. Ky normalizim, dhe vendosja e marrëdhënieve të mira fqinjësore, janë në interes konkret dhe praktik të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Po ashtu, ky është shtegu i vetëm që çon në integrimet euroatlantike. Kosovarët nuk duhet ta lejojnë asnjë parti politike që ta sabotojë këtë proces”, thuhet në deklaron për shtyp të pesë vendeve të Quintit dërguar medieve kosovare.

EDHE BAR DO HAMË, EDHE GJAK DO DERDHIM
13 Janar 2012 12:03, Nga Berat Buzhala
Kur të bllokohet i gjithë brezi kufitar dhe kur të sigurohemi se tash jemi krejtësisht të izoluar dhe të lirë nga pjesa tjetër e botës, Shokut Albin nuk do t'i mbetët gjë tjetër veçse t'i nis një letër vëllazërore liderit të ri të Koresë Veriore, Kim Jong Un, ku do t'i kërkonte me mirësjellje programet për centrale bërthamore, në mënyrë që edhe ne të nisnim avash-avash një të tillë. Sido që të jetë, jam i bindur që këto projekte fije e për pe do t'i shpalosni ose ne Merdare ose tek Dheu i Bardhë.
“Dy gjëra nuk do t’i lejojmë kurrën e kurrës, e para puna e shumë partive, sepse kjo do të thoshte tradhti e atdheut, mbaroi pushteti popullor, mbaroi revolucioni, e dyta ne kurrë nuk do të pranojmë çështjen e pronës private, tregun e lirë të varur mbi pronësinë private, se po bëhet zhurmë e madhe. Kjo do të thotë likuidim i socializmit. Po të vijë puna deri këtu, ta kemi parasysh se këtu jemi në Komitetin Qendror, edhe bar do hamë, edhe gjak do derdhim. Këtu s’shkon më dhe s’do shkojë më tej, s’mund të shkojë asgjë. Këtë duhet ta kemi mirë të qartë. Presionet e armiqve do të jenë të mëdha por qëndrimi i ynë do të jetë i prerë”, kjo është një pjesë e fjalimit të Shokut Ramiz Alia të mbajtur me 16 prill të vitit 1990, në vigjilje të zhvillimeve në shtetin shqiptar për t'u shkëputur nga diktatura.
Dhe kush do të thoshte se ne shqiptarëve do të na jepej edhe një mundësi e dytë e artë që ketë porosi kaq kuptimplote të Shokut Enver Hoxha, të ripërsëritur nga Shoku Ramiz, dhe shansin e humbur ta përmirësojmë. Ta kthejmë në vend nderin e humbur, përball armiqve dhe presionit të madh të tyre.
Tashmë data është caktuar: 14 janar 2012.
Lokacioni, gjithashtu dihet: Merdare dhe Dheu i Bardhë - asnjë hap më tutje.
Jeni të ftuar në ketë datë dhe në ketë vend, të gjithë ju që i thoni vetës revolucionarë komunistë. Mos mungoni as ju që dëshironi t'i qëroni hesapet me kapitalizmin, pronën private dhe liberalizmin. Tek Dheu i Bardhë dhe në Merdare është mejdani i hapur edhe për ju që jeni të zhgënjyer nga sistemi shumë partiak në Kosovë. Pra ju që ndiheni të dëshpëruar në PDK-në, LDK-në, AAK-në, AKR-në, LB-në dhe të gjitha forcat e tjera servile karshi faktorit ndërkombëtar doemos duhet të jeni prezentë në këto dy pika. Një vend i veçantë në ulëset e para do të rezervohet sidomos për armiqtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe për ata të Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Italisë dhe Brukselit. Ka mundësi që si dëshmi për ketë nga organizatorët t'u kërkohen pasaportat. Nëse brenda saj keni rastësisht vizë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atëherë mos e merrni mundin që të niseni fare. Mund të konsideroheni më të drejtë si të infiltruar nga armiqtë e jashtëm.
Pjesëmarrjen e tyre në ketë ngjarje historike deri më tash e kanë konfirmuar një numër i konsiderueshëm i qytetarëve nga të gjitha trojet. Burimet tona flasin se si rrjedhojë e një aktiviteti të dendur në Shqipëri, Shoku Albin Kurti ka arritur ta bindë që në ballë të revolucionit, krah për krah me krerët e Vetëvendosjes, të jetë edhe i pari i komunistëve të Shqipërisë, shoku Hysni Milloshi dhe partizanët e tij, që edhe më tutje i kanë disa pazare të pasqaruara me Perëndimin dhe tash ka ardhur koha që në Betejën e Kosovës, ketë herë në Merdare, të zhvillohet beteja përfundimtare.
Kjo është edhe më tutje në nivel të spekulimeve, mirëpo e sigurt është që aty do të jenë Federata shumë e respektuar e Metalurgëve të Kosovës, kurse dje e bëri publik pjesëmarrjen edhe Presidenti Historik i Bujqve të Kosovës. Këtij të fundit po ia tërheq vërejtjen nga kjo kolumne se nuk ka as gjasa teorike që të jetë pjesë e marshit historik me atë kostum borgjez që na u shfaq para kamerave teksa konfirmonte stoikisht pjesëmarrjen e tij. Burri i botës e quan vetën përfaqësues të bujqve, kurse mbante veshur kostum dhe kollare. I verbër është ai? A nuk e di ai se revolucioni e njeh vetëm një kod të veshjes? Atë të Shokut dhe mësuesit tonë historik Mao? I çmendur i duket Shoku Albin, Shokut Bujk? Përveç Federatave të Metalurgëve dhe Bujqve, edhe më tutje qëndrimet e tyre nuk i kanë bërë publike Federata masive e Astronautëve dhe ajo e Nëndetëseve Bërthamore. Pritet që edhe këto të dyja të dalin shumë shpejt me qëndrime.
Pra të nderuar qytetarë që ende nuk e keni ndarë mendjen nëse do të merrni pjesë apo jo në këtë ngjarje, mos hezitoni. Kjo mundësi nuk do t'u jepet dy herë. Pas 14 janarit civilizimi do të ndahet në dy pjesë: në ata që kanë marrë pjesë në Merdare dhe Dheu i Bardhë dhe ne ata që dështuan të merrnin pjesë. Kjo është një aso ngjarje që nipave dhe mbesave tuaja do t'u thoni plot me krenari: "Unë kam qenë aty".
E me "Unë kam qenë aty" do të thotë se ju keni qenë aty ku do t'i ngritët lart e më lart gishti kërcënues kundër Perëndimit - Brukselit dhe Washingtonit. Do ta keni mundësinë që këtyre qendrave t'ua tregoni vendin e merituar dhe në të njëjtën kohë ta forconi sovranitetin e shtetit tonë, duke e izoluar prej pjesës tjetër të botës. Nëse do të arrini me sukses t'i bllokoni Dheun e Bardhë dhe Merdarën, atëherë krejt çka do t'u mbetet për të bllokuar janë edhe dy pika me Shqipërinë dhe një tjetër me Malin e Zi, për ta konsideruar misionin e kompletuar. Fundja edhe Shqipëria e meriton një masë të tillë, pas reagimit që e bëri Qeveria Shqiptare lidhur me protestën. Kurse me Malin e Zi mund ta bllokoni pa kurrfarë preteksti. Për pikat tjera me Serbinë mos u brengosni sepse është kujdesur Zvonko me shokë shumë kohë para jush.
Kur të bllokohet i gjithë brezi kufitar, dhe kur të sigurohemi se tash jemi krejtësisht të izoluar dhe të lirë nga pjesa tjetër e botës dhe e civilizimit, Shokut Albin nuk do t'i mbetët gjë tjetër veçse t'i nis një letër vëllazërore liderit të ri të Koresë Veriore, Kim Jong Un, ku do t'i kërkonte me mirësjellje programet për centrale bërthamore, në mënyrë që edhe ne të nisnim avash-avash një të tillë. Sido që të jetë, jam i bindur që këto projekte fije e për pe do t'i shpalosni ose ne Merdare ose tek Dheu i Bardhë.
Pra të gjithë ju që me 14 janar do t'ia mësyni pikave kufitare, e keni nderin që të sakrifikoheni për Shokun Albin dhe nga Shoku Albin për interesa krejtësisht personale të tij, siç i kishte sakrifikuar para jush edhe disa të tjerë në demonstratën e shkurtit të vitit 2007.
Autori është:
Deputet i PDK’së në Parlamentin e Kosovës. Kjo kolumne është shkruar enkas për Gazetën Express.

Presidentja Jahjaga fton qytetarët të mos bllokojnë rrugët

Publikuar: 13.01.2012 - 11:27
Prishtinë, 13 janar - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u ka bërë thirrje “të gjithë qytetarëve të mos bllokojnë rrugët, të mos bllokojnë vendkalimet kufitare të Republikës së Kosovës me shtetet e tjera dhe të mos pengojnë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave”.
Në një deklaratë të lëshuar nga kabineti për informim i zyrës së presidentes, thuhet se “paralajmërimi i Lëvizjes “Vetëvendosje” për organizimin e protestave paqësore, për bllokimin e mallrave që hyjnë në Kosovë nga Serbia, dhe për bllokimin e pikave kufitare në Merdarë dhe të Dheu i Bardhë, ka nxitur shqetësimet për mbarëvajtjen e këtyre protestave dhe për efektin e këtyre veprimeve”.
“E drejta e qytetarëve për të protestuar dhe në këtë mënyrë për të shprehur shqetësimet e tyre për një çështje është e drejtë legjitime dhe është e rregulluar edhe me Ligjet e Republikës së Kosovës. Organizimi i protestave paqësore nga një subjekt politik parlamentar, në këtë rast nga Lëvizja “Vetëvendosje”, ngërthen më vete përgjegjshmërinë për formën, qëllimin, zhvillimin dhe mbarëvajtjen e protestës”, citohet të ketë thënë presidentja Jahjaga.
Përcaktimin e “Vetëvendosjes” për të dalë në rrugë, zonja Jahjaga nuk e sheh si shterje të mundësive të veprimit brenda institucioneve të vendit.
“Vendi ynë ka nevojë për hapje të kufijve, për marrëdhënie të mira ndër-fqinjësore dhe bilaterale me të gjitha shtetet dhe për anëtarësim të plotë në të gjitha strukturat, organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtarë”, thotë mes tjerash presidentja Jahjaga.
-
-
mendoje qe do kete probleme,
po fundja serbit ti pergjigjemi me monedhen e tij
-
-
skicofreni albin.. i vrau para ca kohesh 2 djem te rinj kosovare..
edvin ruci i vrau 4 kurse nja 300 policve u a thue koken.. kurse ca palma "pa parti" i shkrumboj..
keta dy pisa u takuan para ca ditve ne prishtin dhe edvin kanibali i thurri elozhe skicofrenit albin..
tash skicofreni albin.. kulish qosisto demaqoist e kloso shikoist.. ka ne pllan te vrasi neser te pakten nja 20-30 te rinj..
kush ka vllazen e motra teper le ti coj tek kryelahperi albin..
me shum skam cka ju them..
mos dali pasneser kush e te thot..valla sna e mur mendja..
mir kjo po dhe krieleshkuqi kreshnik spaHIUY I BAMKE TOPIT TE ED RUCIT..PO DERGOKA BASHIBOZUKE TEK FALANGA E ALBINIT.. KJo e komplikon akoma me shum gjendjen e mund te ket pasoja te renda..
ne kyte rast fare sme dhimbsen veveistet qe mund te vriten apo leshkuqet e kreshnikut te bamir edvinit..
kam hallin e policit shqiptar te shtetit te kosoves qe mos ti cenohet as jeta po as uniforma e as kimja e flokut..
e kryesorja..qe nderkombetaret.. mund te ndeshkojn kosoven e kjo do ishte tragjedi..
prandaj.. kush eshte shqiptar e jo rrot k.ar e gomar e pis e zagar.. ti lajmeroje far e fis qe neser mos te dalin ku i con ai pis..
kaq kisha..
..
-
-
Kurrfarë problemi nuk do të ketë nga ana jonë(protestuesit).Ne jemi në rrugë të drejtë dhe kërkojmë vetëm zbatim të ligjit e respektim të vendimeve të Parlamentit.Përulje,poshtërim s'duam.Në çdo shtet, kur anashkalohen symbylltazi vendimet e organit më t'lartë,organizohen protesta për t'i vënë ato në vepër.ç'ka këtu konteste,hajt tregomëni?!Pse presidentja paraqitet me asi deklarata të këshillëtarëve të vetë naiv?!Padituria e bashkëpunëtorëve rreth saj është çështja që duhet ta brengos atë,e jo neve.Ne respektojmëi Presidenten,por nëse është kryekëputë në krahun e zgjidhjes së çështjeve të shumta të vetë popullit,ndryshe asesi jo.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt