Close
Faqja 39 prej 127 FillimFillim ... 2937383940414989 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 381 deri 390 prej 1268
  1. #381
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Hashim, nuk je në Langstrasse!

    Nga Salih Kabashi, Pamflet

    Nëse kjo më nuk mund të pritet nga Sali Berisha, i cili ka shkalluar keqas, Hashim Thaçi megjithatë duhet një orë e më parë jo vetëm ta pasurojë, po mbi të gjitha ta pastrojë fjalorin e tij nga vulgarizmat saliberishiste. Ai nuk është më një azilant djerraditës në Langstrasse të Zürichut apo kryeministër apo deputet gojëndyrë i Parlamentit Shqiptar në Tiranë.

    Ka shumë vjet qyshse Hashim Thaçi është shfaqur armiqësor ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka nënçmuar dhe ka fyer edhe atë edhe (sidomos) liderin e saj. Një animozitet i çuditshëm i tij i ka fillet qysh në lindjen e VV. Armiqësinë nuk e ka fshehur as në kohën kur partia e tij, PDK, ishte në opozitë e kur opozitë bënte edhe VV. Në një shkrim timin i cili para 6-7 vitesh lavdëronte opozitarizmin e PDK-së dhe liderizmin e Hashim Thaçit, në kryerreshtin e fundit i kisha bërë me dije kryeministrit të tashëm të Republikës që të shihte me realizëm fuqinë politike në ngritje të Albin Kurtit e të djemve e të vajzave të Lëvizjes Vetëvendosje. Hashim Thaçi sikur nuk don të shohë se në Kosovë dhe në vetë Parlamentin e saj, ekziston një grup parlamentar i atyre që ai ç’prejse ekzistojnë nuk dëshiron t’ua dëgjojë ankesat as pyetjet dhe as t’ua kuptojë protestat.

    Pse kjo sjellje e Hashim Thaçit dhe pse kjo sjellje e PDK-së ndaj një realiteti politik dhe ndaj një force politike në ekspanzion dhe intensifikim të fuqishëm e të përditshëm? Nuk pyes pse gazetarë të Kosovës, shumica e tyre, bëjnë gara ndërmjet veti në gjetje cilësorësh sa më negative e sa më rrënues e fyes ndaj Albin Kurtit. Sepse Kosova nuk ka gazetarë. Ka shumë, pafalshëm shumë hyzmeçarë partish në media.

    Fillimisht Levizja Vetëvendosje nga qeveritë e Kosovës shihej me përqeshje deri në përbuzje. Albin Kurtin absurdshëm e mbanin ose në burg të vërtetë ose në burg shtëpiak. Hashim Thaçi që i prin një partie me emër demokratike, në rastin e VV dhe të z. Kurti ka treguar në vazhdimësi mungesë të madhe të demokracisë dhe dozë të palejueshme armiqësie. .

    Hashim Thaçi shpeshherë ka bërë përpjekje fatkëqija e krejtësisht të dështuara që të bëjë humor në llogari të Albin Kurtit dhe aksioneve të Lëvizjes së prirë nga ai. Humorin nuk mund ta bëjnë njerëzit e stresuar, qysh shfaqet një kohë të gjatë, pothuajse rregullisht kryeministri i tashëm. Në këtë pikë ai duket se ka gjetë si model antitalentin në humorbërje - Sali Berishën. Në fillimet e aktivizimit të Hashim Thaçit në politikë një ndër kundërshtarët e tij më të mëdhenj ishte pikërisht Berisha dhe media e tij në Tiranë e në Prishtinë. Asokohe janë bërë shumë përpjekje dhe në këto përpjekje për të paralizuar sadopak uraganin e shpifjeve e të sharjeve që vinin nga LDK në Prishtinë dhe PD-ja në Tiranë për të njollosur UÇK-në, PDK-në dhe në këtë kuadër edhe Hashim Thaçin, duke menduar se po mbroja çlirimtarët isha rreshtuar edhe vetë.Principialisht kam qenë në anën e çlirimtarëve. Pa qenë as atëherë, siç nuk jam as sot pjesë as e PDK-së dhe as e ndonjë partie tjetër. Mbështeja ime për luftëtarët e UÇK-së që në masë të madhe iu bashkuan partisë së dalë nga lufta, jam i bindur se ishte thellësisht parimore dhe e drejtë. Nga pozita pokështu parimore demokratike dhe atdhetare kam mbrojtur dhe popullarizuar në fillimet e tyre edhe Ibrahim Rugovën, edhe Lidhjen Demokratike të udhëhequr nga ai. Apo fillimisht edhe Sali Berishën dhe Partinë Demokratike. Kështu mendoj ta vazhdoj deri në fund prononcimin tim për çështjet, temat e dilemat që kanë të bëjnë me Kosovën, Shqipërinë dhe të ardhmet e tyre. Përkrahja ime e dikurshme dhe kritikat e mia të mëvonshme për Sali Berishën e Ibrahim Rugovën kanë burimet në qëndrimet e në koncepcionin tim tim të demokracisë dhe të debatit në demokraci. Nëqoftëse kam kritikuar me argumente veprimet e mosveprimet e dy liderëve të parë të demokracisë (Rugovës dhe Berishës), ja që tash erdhi koha apo më mirë Hashim Thaçi e solli punën që unë nga një mbështetës i tij, të kthehem në një mospajtues kategorik të diskursit e të praktikave të tij katastrofalisht jodemokratike, dëshmitarë të të cilave jemi të gjithë për një kohë të gjatë.

    Do të kisha dëshiruar që të kisha mbetur deri në fund mbështetës i Rugovës, Berishës dhe Thaçit. Ishte e pamundur dje, e pamundur me gjasë po më bëhet edhe sot. Për degjenerimin moral e politik të burrështetasve ne nuk mund të kemi shumë faj. Apo mbase do faj të vogël edhe mund ta kemi pasur sepse edhe ne na mbërtheu euforia e liri-demokracisë. E liri-demokracisë i bëri vaki edhe Sali Berisha me Hashim Thaçin. Koha kur ky i fundit, sikurse i pari tashmë një kohë të gjatë, do të kalojë në delirin e sharjeve me nënë e babë, nuk duket e largët. Por, atëherë edhe mund të vijë koha fundit të tij politikan i nderuar.

    Nëse kjo më nuk mund të pritet nga Sali Berisha, i cili ka shkalluar keqas, Hashim Thaçi megjithatë duhet një orë e më parë jo vetëm ta pasurojë, po mbi të gjitha ta pastrojë fjalorin e tij nga vulgarizmat saliberishiste. Ai duhet ta kuptojë se nuk është më një azilant djerraditës në Langstrasse të Zürichut apo kryeministër ose deputet gojëndyrë i Parlamentit Shqiptar në Tiranë.

    PS: Nëse nesër, më 14 janar, mos e thuaj Zot, do të ndodh 21 janari i vjetëm i Tiranës, përgjegjësia do të bjerë edhe mbi Hashim Thaçin edhe mbi Sali Berishën, pasiqë gojët e shthurura të tyre nuk mund të prodhojnë gjë tjetër pos dhunë e rrëmujë, në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar aksionet e saj për stopimin e hyrjeve e ndërhyrjeve të Serbisë në Kosovë. Fjalët që kanë hedhur në opinion dy qeveritë shqiptare lidhur me lëvizjen e 14 janarit janë fjalë që nuk i han as qeni. Janë difuzione të rrezikshme të dy kryeministrave që do të duhej të kishin sjellje krejtësisht tjera.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  2. #382
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.botasot.info/img/plazmaaaaa283002442.jpg



    VV: S’ka më Plazma Keksa për Hashimin (video)

    24 orë para aksionit për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë, Lëvizja Vetëvendosje ka ndërmarrë një tjetër aksion. Pranë ndërtesës së qeverisë së Kosovës ka hedhur e shktërruar shumë kilogramë me Plazma-Keksa.

    Një aktiviste e kësaj lëvizje ka thënë se ato i ka dhuruar një ndërmarrës që nuk dëshiron t’i shesë më, dhe ka porositur që t’i dërgohen kryeministrit Thaci për t’i parë. “Nuk ka më Plazma keksa për Hashim Thacin, edhe pse ai i do shumë, sepse nga nesër 14 janar –Serbia nuk kalon”, ka thënë Vetëvendosja.



    Lëvizja VETËVENDOSJE! Aksioni "S'ka më keksa, Serbia nuk kalon!" 13.01.2012
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #383
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    VV: S’ka më Plazma Keksa për Hashimin




    Lëvizja VETËVENDOSJE! Aksioni "S'ka më keksa, Serbia nuk kalon!" 13.01.2012




    http://www.youtube.com/watch?feature...&v=IwhpnigdoSQ
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #384
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Eshte fakt i pamohueshem se e tere veprimtaria e levizjes Vetevendosje eshte ne favor te serbise.

    Ndoshta jo me vetedijen e ketyre te fundit, mirepo eshte ne favor te serbise.

    Ju eshte dhene publicitet shume i madh Vetevendosjes ne lidhje me diten e sotit, per shkak qe besoj se nuk do kete ndonje proteste te madhe. Do ket rreth 100 huligane te perzier me ca bandit te gatshem per ts vjedhur dicka nga kamionet.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  5. #385
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    albini duhet cu ne psikiater..

    kurse ai leshkuqi spahi..do nje dru..

  6. #386
    i/e regjistruar Maska e gjilan55
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    310
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    vërtet serbia nuk kalon por do të ishte mirë që këtë ta bënim sëbashku qeveria dhe populli

  7. #387
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Temat e hapura ditët e fundit, që në thelb kishin Lëvizjen "Vetëvendosje", u bashkuan në këtë temë. Që të ruhet indentiteti i një teme, pavarësisht përmbajtjes së saj, është e domosdoshme që tema të ndiqet në kontinuitet brenda një gardhi dhe jo të shpalosen tema të reja që në fokus diskutimi kanë një problematikë, si në rastin konkret. Kjo ndodhë për arsye lehtësimi në kërkim, të ruajtjes së kohezionit të temës dhe ruatjes së interesimit të diskutantëve e lexuesve në këtë adresë, saherë që ata dëshirojnë.

    Besojmë me shpresë në mirëkuptimin tuaj!

    Dar_di
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dar_di : 14-01-2012 më 05:44
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #388
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Unë merrem me Vetëvendosjen, ndërkombëtarët me serbët në veri!

    Portali Dukagjini.com mëson për takime dhe konsultime intensive në mes të faktorëve të ndryshëm ndërkombëtarë dhe atyre vendorë. Përderisa faktorët ndërkombëtarë janë të zëshëm në kërkesën e tyre që të pamundësohet bllokimi i pikave kufitare në Merdarë dhe Dheu i Bardhë, Qeveria e Kosovës në anën tjetër e ka ngritur pakënaqësinë e vet për tolerimin që bashkësia ndërkombëtare po u bën ekstremistëve serbë në veri.
    Kryeministri Hashim Thaçi ua ka bërë me dije përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare se përderisa Qeveria e Kosovës do të jetë e detyruar që të përdorë të gjitha masat në mbrojtje të lëvizjes së lirë dhe qarkullimit të mallrave në drejtim të Merdarës dhe Dheut të Bardhë, e njëjta duhet të ndodhë edhe në veri të Kosovës.

    Thaçi u ka thënë përfaqësuesve ndërkombëtarë se parimi i lëvizjes së lirë duhet të vlejë në të gjithë Kosovën dhe nëse bashkësia ndërkombëtare, e cila e ka përgjegjësinë primare në veri të Kosovës, nuk ndërmerr masa të duhura në veri të Kosovës, atëherë Qeveria e Kosovës do të jetë e detyruar të veprojë përsëri në veri të Kosovës, sepse status quoja nuk është me e pranueshme dhe e rrezikon stabilitetin e brendshëm në Kosovë.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #389
    Citim Postuar më parë nga Dar_di Lexo Postimin
    Unë merrem me Vetëvendosjen, ndërkombëtarët me serbët në veri!

    Portali Dukagjini.com mëson për takime dhe konsultime intensive në mes të faktorëve të ndryshëm ndërkombëtarë dhe atyre vendorë. Përderisa faktorët ndërkombëtarë janë të zëshëm në kërkesën e tyre që të pamundësohet bllokimi i pikave kufitare në Merdarë dhe Dheu i Bardhë, Qeveria e Kosovës në anën tjetër e ka ngritur pakënaqësinë e vet për tolerimin që bashkësia ndërkombëtare po u bën ekstremistëve serbë në veri.
    Kryeministri Hashim Thaçi ua ka bërë me dije përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare se përderisa Qeveria e Kosovës do të jetë e detyruar që të përdorë të gjitha masat në mbrojtje të lëvizjes së lirë dhe qarkullimit të mallrave në drejtim të Merdarës dhe Dheut të Bardhë, e njëjta duhet të ndodhë edhe në veri të Kosovës.

    Thaçi u ka thënë përfaqësuesve ndërkombëtarë se parimi i lëvizjes së lirë duhet të vlejë në të gjithë Kosovën dhe nëse bashkësia ndërkombëtare, e cila e ka përgjegjësinë primare në veri të Kosovës, nuk ndërmerr masa të duhura në veri të Kosovës, atëherë Qeveria e Kosovës do të jetë e detyruar të veprojë përsëri në veri të Kosovës, sepse status quoja nuk është me e pranueshme dhe e rrezikon stabilitetin e brendshëm në Kosovë.

    Telegrafi
    Sipas kesaj deklarate te Hasim Tacit - Veriu i Kosoves nuk na qenka me pjese perberse e Kosoves.

    Po nderkombetaret fare hiq nuk meren me Serbet ne Veri. Sepse Serbet atje - me sakt strukturat kriminele okupuese te Shtetit Serb - perveq barikadave qe kane vene thuajse ne cdo rruge ne Veri, por edhe tek ura e ibrit. Tani keto struktura kriminele okupuese te Shtetit Serb bejne pergaditje per shpalljen e referendumit per bashkangjitjen e Veriut me Serbine - ne fakt per shpalljen e republika serpskes ne Kosove. Sikurse qe eshte ajo ne Bosnie.

    Tani edhe haptazi Thaqi - Veriun e Kosoves me nuk e konsideron Pjese perberese te Kosoves.

    Natyrisht se Thaqi luften kryesore nuk e ka korrupcionin qe thuajse eshte ne cdo sfere te jetes ne Kosove. Natyrisht se Thaqi luften kryesore nuk e ka zbutjen apo zvoglimin e papunesis ku thuajse mbi 50 % jane te papune, ku mbi 30 % jetojne ne farveri te skajshme, e mbi 15 % jetojne mizerbale vetem me pak se 90 centi ne dite. Natyrisht se Thaqi luftesn kryesore nuk e ka respektimimin e kushtetutes e ligjeve, qe cdo dite e me teper vet ai i shkel. Natyrisht se Thaqi luften kryesore nuk e ka me krimin e oranizuar, sepse ai vet eshte i zhytur ne ate krim. Por Thaqi te vetmen Luften ne Kosove e ka LVV - sepse kjo levizje gradualisht por sigurte po ja lekund themelet e Thaqit duke ja rrezikuar pushtetin e tij.

    Thaqi ne keto momente eshte shume i rerzikshem, sepse per ta rruajtur pushtetin e tij Thaqi do ta shkatroje Kosoven dhe Popullin gjer ne mase te madhe.


    Kosova e Populli nuk jane me ne rrezik nga SERBIA - POR pikerisht jane ne Rrezik te madh nga Qeveria e Thaqit dhe militante e argat e tije.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #390
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga Dar_di Lexo Postimin
    Temat e hapura ditët e fundit, që në thelb kishin Lëvizjen "Vetëvendosje", u bashkuan në këtë temë. Që të ruhet indentiteti i një teme, pavarësisht përmbajtjes së saj, është e domosdoshme që tema të ndiqet në kontinuitet brenda një gardhi dhe jo të shpalosen tema të reja që në fokus diskutimi kanë një problematikë, si në rastin konkret. Kjo ndodhë për arsye lehtësimi në kërkim, të ruajtjes së kohezionit të temës dhe ruatjes së interesimit të diskutantëve e lexuesve në këtë adresë, saherë që ata dëshirojnë.

    Besojmë me shpresë në mirëkuptimin tuaj!

    Dar_di
    Mire ke bere qe ke bashkuar Themat , kjo me pelqeu , por , sipas rregullores nje person qe hyn me nicka te ndryshem dhe sidomos eshte perjashtuar nga forumi , a vlen per te gjithe e njejta , apo per kete person qe fyen vazhdimisht nuk vlen "Pika-Kufi.1-31" ??

Faqja 39 prej 127 FillimFillim ... 2937383940414989 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •