Letër mbështetëse nga “Kuqezinjët e Jakovës”
Tifo-grupi ynë “Kuqezinjët e Jakovës” nga Gjakova, siç dihet tashmë në vazhdimësi kemi mbështetur bashkim kombëtar si zgjidhje të vetmen për kombin tonë dhe angazhohemi për ndaljen e të këqijave që i vien kombit tonë. “Kuqezinjët e Jakoves” përkrahin çdo nismë të organizatave, lëvizjeve dhe grupeve të ndryshme që punojnë për të mirën e kombit pa dashur në asnjë menyrë që të politizohemi.
Me datën 14 janar organizohet aksion SERBIA NUK KALON!, në pikat kufitare Merdarë dhe te Dheu i Bardhë, duke e konsideruar kete aksion si te mire per kombin dhe vendin tone, tifo grupi ynë e mbeshtet aksionin e 14 janarit!
Me respekt grupi i tifozëve nga Gjakova “Kuqëzinjët e Jakovës”
Kombi mbi të gjitha
Patjeter.A do ta përkrahni aksionin e Vetëvendosjes për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë
Eshte rast i mire per ti treguar qeverise kuslinge, kolonialisteve antishqiptar dhe Serbise se angazhmiet e tyre te perbashketa per stabilitet dhe paqe rajonale ne dem te shqipetareve te Kosoves dhe te rajonit jane te paqendrueshme resp. nuk do te kene vlere afatgjate...
Njekohesisht duhet te lutemi dhe te kerkojme nga policia e jone, pavaresisht se ndodhet nen komanden e kuislingve dhe antishqipetareve te ndryshem nderkombetar, te jete mjaft e kujdesshme qe te mos keqperdoret per ndonje masaker te pergjakshme kunder vllezerve dhe motrave te veta...
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 12-01-2012 më 20:58
Sindikata e Pavarur e Energjetikes te Kosovës-SPEK
-Komunikat per Media-
Korporata Energjetike e Kosovës, çdo vit humb rreth 20 milion € apo gjysmë milioni megavat orë energji elektrike të distribuuar për konsumatorët në veri të Kosovës. Që nga përfundimi i luftës në atë pjesë te Kosovës , vepron operatori ilegal ‘Elektropriveda’ që në bashkëpunim me strukturat ilegale serbe kanë pushtuar infrastrukturën e distribuimit të energjisë elektrike të KEK-ut. Borgji i krijuar ndaj KEK-ut për këto 12 vite tejkalon vlerën e 250 milion eurove.
Si pasojë e mungesës së sovranitetit në atë pjesë, gjegjësisht si pasojë e mungesës së shtetit në atë pjesë Korporata Energjetike e Kosovës si i vetmi operator legal, vazhdon ta furnizojë atë pjesë me rreth 8% të energjisë së prodhuar, pa patur mundësinë e mbledhjes së faturave. Inkasimi në atë pjesë bëhet nga operatori ilegal “Elektropriveda’’.
Korporata ilegale ‘Elektropriveda’ mbështetet nga shteti Serb, përmes mbështetjes që shteti Serb ja bën strukturave paralele në atë pjesë. Strukturat paralele që veprojnë në atë pjesë përveç që e sigurojnë rrjetin e shpërndarjes duke e tjetërsuar, sigurojnë edhe lidhjet e qytetarëve në atë pjesë me këtë kompani ilegale dhe shumë shpesh i shqetësojnë dhe kercenojne edhe konsumatorët shqiptar .
Gjendja e rëndë ekonomike e shqiptarëve që jetojnë në atë pjesë, dhe akumulimi i borxheve që nga paslufta, si dhe pamundësia e inkasimit nga ana e KEK-ut ka bërë që ‘Elektropriveda’ të përvetësojë në rrjetin e saj tashmë të tjetërsuar gjithë kategoritë e konsumatorëve.
SPEK kërkon nga Menaxhmenti i KEK-ut dhe institucionet e vendit që të ndërpresin importimin e energjisë elektrike nga operatorë serb, të gjitha aktivitetet me kompanitë serbe që kryejnë shërbime në KEK dhe po ashtu edhe furnizimet me pajisje dhe pjese rezervë nga Serbia.
SPEK-u kërkon po ashtu ndërprerjen e kontratave me kompanitë qofshin ato kosovare apo serbe të cilat kryejnë shërbime teknike me mallra me origjinë nga Serbia.
Sindikata e Pavarur e Energjetikes te Kosovës - SPEK, duke parë shfrytëzimin e resurseve elektro-energjetike që bëhen në atë pjesë nga shteti serb, veprimin e strukturave paralele që përvetësuan rrjetin e shpërndarjes, veprimin e operatorit ilegal “Elektropriverda” që ka mbështetjen e shtetit Serb, kërkon nga institucionet e Kosovës zgjidhjen e kësaj situate, duke vendosur masa reciprociteti dhe zbatim të ligjeve të Republikës së Kosovës. Gjegjësisht respektim të vendimit që mori Parlamenti i Republikës te Kosovës “Për reciprocitet politik, tregtar e ekonomik me Serbinë”.
Kombi mbi të gjitha
Imazhi i vetem i qendrueshem per Kosoven, ne Evrope dhe disa shtete te botes, eshte ai i nje vendi krize (pothuajse ne prag te luftes) dhe nje kinse shteti tanime pothuajse te deshtuar, i cili eshte eksportues potencial i krimit te organizuar dhe udhehiqet nga struktura te dyshuara per krime monstroze...
Prandaj, ti besh "zarar te madh" nje imazhi te tille nuk eshte patjeter dicka negative.
FDI në mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje
Forumi Demokratik për Integrim është duke e përcjellur hap pas hapi çdo situatë që ndodh në veri të Kosovës. Me qenë se Lëvizja Vetëvendosje, si subjekt politik parlamentar, më datën 14 janar 2012, ndërmerr një nismë për mbrojtjen e vendimeve të institucioneve ligjore të Republikës së Kosovës, Forumi Demokratik për Integrim mbështet fuqishëm këtë hap shumë të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.
Vendimi ynë, për përkrahjen e kësaj iniciative mbështetet në: Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që solli vendim në favor të Pavarësisë së Kosovës; në njohjen ndërkombëtare të Kosovës nga ana e 85 shteteve duke përfshirë këtu superfuqitë botërore; në Kushtetutën e Kosovës e cila përcakton se: Kosova është shtet sovran, me kufij të përcaktuar, demokratik, unik dhe i pandashëm; të gjitha këto, na detyrojnë, duke patur parasysh faktin që Serbia ka krijuar struktura paralele ilegale në territorin e Republikës së Kosovës, që atë ditë të jemi zë i pandashëm i të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Ne besojmë dhe shpresojmë që data e 14 janarit, të jetë dita e fundit e problemeve dhe politikave destabilizuese të rajonit që po bën Serbia në dëm të Kosovës. Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, kështu që vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë duhet të prevalojnë mbi çdo akt tjetër.
Forumi Demokratik për Integrim
12.01.2012
Kombi mbi të gjitha
Mbështetja nga Diaspora
www.vetevendosje.org
Të dashur motra dhe vëllezër, të nderuar bashkatdhetarë!
Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Britani e Madhe dhe Norvegji, të përkrahura gjithashtu edhe nga një numër i madh bashkatdhetarësh dhe shoqatash shqiptare në diasporë, mbështesim fuqishëm iniciativën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për zbatimin e vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për reciprocitet të plotë politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbisë.
Mosrespektimi të këtij vendimi obligues të Kuvendit nga ana Qeverisë së Kosovës, është i papranueshëm. Qeveria në këtë mënyrë anashkalon institucionin më të lartë vendimmarrës duke e dëmtuar kështu rëndë republikën tonë.
Ne ju bëjmë thirrje familjarëve, shokëve dhe miqve tanë kudo që janë, që më 14 janar të dalin në pikat kufitare në Merdarë e Dheu i Bardhë dhe që në mënyrë paqësore të marrin pjesë në bllokimin e këtyre dy pikave kufitare.
Me këtë rast i bëjmë thirrje edhe policëve të Republikës së Kosovës që të mos lejojnë që të instrumentalizohen nga qeveria kundër popullit të tyre. Policia duhet të vihet në mbrojte të interesave të qytetarëve dhe në mbrojte të Republikës së Kosovës.
Më 14 janar populli i Kosovës duhet të bashkohet për t’i thënë Serbisë se ajo NUK KALON!
Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në diasporë
Kombi mbi të gjitha
Krijoni Kontakt