Mbështetje popullit dhe aksionit të lëvizjes Vetëvendosje me 14 Janar!
Deklaratë nga agjencia e lajmeve "Mekuli Press" dhe organizata e studentëve shqiptarë që studiojnë në Oslo të Norvegjisë!
Mekuli Press përkrahë pa rezervë veprimtaritë politike-ekonomike te lëvizjes Vetëvendosje. Ne përkrahim edhe aksionin e fuqishëm që do të organizohet më 14 Janar, me qëllim të bllokimit të politikave kriminalizuese të Beogradit dhe atyre nënshtruese të Qeverisë Thaçi.
Organizata e studentëve Shqiptar ne Oslo, është duke e ndjekur me interesim dhe shqetësim të madh politikat poshtëruese të Qeverisë Thaçi, andaj edhe ne, si e ardhmja e këtij populli, jemi pranë popullit dhe Vetëvendosjes. Mbështesim ftesën e lëvizjes Vetëvendosje në tentativat e saja që të rikthej dinjitetin e shqiptarëve si dhe ndalimin e varfërisë që e ka kapluar fshatin dhe qytetin e Kosovës.
Mbështesim largpamësinë e lëvizjes Vetëvendosje që të ndalojë hajninë dhe pasurimin e politikanëve. Ftojmë popullin që të mos bie në kurthat e propagandës së RTK-se dhe deklaratave të Qeverisë së Thaçit.
Me 14 Janar populli po zgjohet!
Oslo, 12. 01.2012
Kombi mbi të gjitha
KDNJ nga Presheva mbështet aksionin e Vetëvendosjes
Këshilli për të Drejtat e Njeriut nga Presheva mbështet fuqishëm iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje të 14 janarit, për zbatimin e vendimit për reciprocitet të plotë politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbisë.
Kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut nga Presheva, Belgzim Kamberi thotë se aksioni i 14 janarit është demokratik dhe përgjigje ndaj diskriminimit dhe margjinalizimin që po u bëhet shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
“Në kohën kur Qeveria e Republikës së Serbisë thellon çdo ditë e më tepër diskriminimin dhe margjinalizimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, e kur Qeveria e Republikës së Kosovës i izoloj së fundi edhe më shumë komunat përkatëse nëpërmes vendosjes së tarifave për polisat kufitare të sigurimit, KDNJ fton qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që t’i përgjigjen iniciativës paqësore dhe demokratike së 14 janarit 2012, për ta jetësuar reciprocitetin e plotë midis Kosovës dhe Serbisë, në përputhje me interesat e qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, reciprocitet që do të reflektoj sërish i paqen, me moslejimin e vizitës së Ministrit të Diasporës, Ibrahim Makolli, më 12 janar 2012, nga ana e autoriteteve serbe”, përfundon komunikate e lëshuar prej kryetarit të Këshillit për të Drejtat e Njeriut nga Presheva, Belgzim Kamberi. /Express/
Kombi mbi të gjitha
A e meriton ky popull i kosovës me dal në mbrojtje të tij siq bënV V.Kam filluar të besoj se jo derisa zgjedh dhe voton njerëz si puna e hashimit & co të cilët jo që vet nuk guxojn të kundërshtojn serbin me asgjë por as vendimet e kuvendit nuk i zbatojn.Po të ishte V V-ja në pushtet me tër ato hajni e beneficione që i kan qeveritarët si do të sillej a do të bëhej e njejt.tadiqin e lejuam në kosov e ibrahim makollin serbia e kthej mbrapsht si një qen........
Dikur rugova për thaqin dhe uqk-ën thojke dor e zgjatur e serbis,sot thaqi për vetvendosjen thot vetfundosje,po nesër ai që do të vij në pushtet si do të shprehet për ata që do të jen në opozit.vallë qka do të dëgjojm në të ardhmen.................
budallakia dhe kur cfaqet nga shumica nuk duhet perkrahur.
keshtu ulerinin shumica dhe para disa vitesh kur dy albina te asaj kohe.. dau.m.ut haradini me regep selimin.. dolen e shpallen uck.. e krejt shqipot nga tasmania ne norvegi e nga zyrihu ne kaliforni dilnin rrugve e kafsheronin.. uck uck..
e brari nuk e pelqeu kte super marrrrii.. sepse i dinte gjanat..
cfar ndodhi ather qe un e parashikova..
se ma shum ksaj ucke do i bashkangjiteshin fakso komunikata e pordho-dekllarata.. e protesto-lahpero-demonstrata se ushtar..
dhe ashtu ndodhi..
e ndersa sheshet e gjermanis.. e austro britanise e nju jorko po.rdhamanise mbusheshin me faqezinj kuqozinj hipokrita mutavika.. as 2 ushtar roje per komandantin e ksaj ucke nuk u gjeten.. por u kap nga 5 arkana.. e mbet mes grave me fustana.. mes nji tufe fmijsh.. pa kurffar shoku e ndoj far m.ut njesiti uckash.. e u masakruan turperisht e poshtersisht..
ku ishin solidaret.. ku ishin fakso dergusit.. kerkush..dhe arkani e griu megjith gra e femij.. e mbas disa javesh e shprazen kosoven krejt nga shqiptaria..
kjo ish ucka..
ndersa faqezinjte nxitsa tuj majm beth e ko.qe neper rognera e hammburg-era.. tuj mush te vetat kothera(valixhe) me deviz te diaspores..
u desh wallkeri.. me lajmerue klintonin.. qe.. ndodhi ajo qe e dime..
dhe sot po ata pisa.. po i fryjn albinve..
dhe pis mileti del e dekllaron se..e perkrahin albinin..
supozojm se eu dhe usa.. na ndeshkojn duke na braktis..
cfar ndodh..
kush ka me i dal para tenkave te tadic-putinit..
a kta bethkimat e sportklubeve te gjakoves apo presheves.. apo lum llumat e oslos..
kerkush..
ushtria serbe si ather ne koh te uckaizmez..qe i fshiu krejt.. ka me i fshi perseri.. e do mushet bota me zadhansa speciallsa te albinit..
e kujna i duhet pastaj kjo budallaki..
pra dhe nji here..
respektoni institucionet e shtetit te pamvarur te kosoves..o lahperaaaaaaaa..
..
Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 13-01-2012 më 06:10
Kurti: Së paku 300 shqiptarë do na bashkohen
2012-01-12
Udhëheqësi i “Vetëvendosjes” beson te pjesëmarrja e shqiptarëve të Shqipërisë në bllokadë
“Së paku 300 shqiptarë të Shqipërisë që unë i njoh personalisht, do të vijnë të marrin pjesë në bllokimin e importeve të Serbisë në Kosovë”, - tha dje Albin Kurti, kreu i partisë politike “Vetëvendosja” të Kosovës, në Tiranë.
Lëvizja “Vetëvendosje” ka njoftuar se do të bllokojë në 14 janar dy pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, duke vendosur aktivistët e saj në rrugë si një barrierë njerëzore. Por për herë të parë, “Vetëvendosja” ka bërë thirrje për pjesëmarrjen e simpatizantëve të saj nga Shqipëria në këtë bllokadë të eksporteve të Serbisë. Sipas një njoftimi të hedhur në rrjetin social ‘Facebook’, autobusët me simpatizantët nga Shqipëria do të nisen të shtunën në mëngjes nga qendra e Tiranës dhe se bllokada do të nisë nga mesdita. Të pyetur nga agjencia franceze e lajmeve se sa do të zgjasë bllokimi, udhëheqësit e “Vetëvendosjes” nuk dhanë një afat të caktuar, por deklaruan se synimi i tyre është “organizimi i një bllokade paqësore”.
“Kjo nuk është një lëvizje kundër popullit të Serbisë, qoftë ky në Serbi apo në Kosovë. Është një lëvizje kundër qeverisë së Serbisë”, - deklaroi Kurti.
“Qeveria e Kosovës nuk po respekton vendimin e Parlamentit të Kosovës për masat e reciprocitetit të plotë politik, ekonomik e tregtar me Serbinë”, - deklaruan udhëheqësit e ‘Vetëvendosjes’ dje, duke shtuar se bllokimi i organizuar prej tyre nuk është asgjë tjetër, veçse zbatimi në realitet i një vendimi të Parlamentit të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi reagoi ndaj veprimeve të pritshme të ‘Vetëvendosjes’ me një fjalim të mbajtur gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë.
Thaçi e akuzoi lëvizjen ‘Vetëvendosje’ se po ndjek modelin serb me paralajmërimet për bllokimin e pikave kufitare, duke e quajtur këtë lëvizje “Vetëfundosje”, ndërkaq, Aleancën Kuq e Zi që mbështet këto aktivitete, e ka cilësuar si “Faqezi”.
Kryeministri i vendit, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, shprehu besimin se qytetarët e Kosovës nuk do t’i përgjigjen ftesës së ‘Vetëvendosjes’ për t’i bllokuar pikat kufitare, ndërkohë që paralajmëroi këtë lëvizje se veprimet e dhunshme do të jenë të papranueshme.
Patriotizmi sot, siç tha Thaçi, është respektimi i Kushtetueses dhe ligjeve të Kosovës, dhe jo bllokimi i rrugëve dhe pikave kufitare.
Edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila foli kundër bllokimit, sepse sipas saj, financat publike të Kosovës do të dëmtohen nga mungesa e të ardhurave doganore.
Nga ana tjetër, Shpend Ahmeti, një ekonomist i arsimuar në Universitetin Amerikan të Bullgarisë, thotë se Kosova nuk është e rrethuar nga Serbia dhe se të gjitha mallrat që aktualisht importohen nga Serbia janë lehtësisht të zëvendësueshme në tregun ndërkombëtar.
“Hapësira që do të krijohet me bllokimin e kufirit më 14 janar është hapësirë që mund të zëvendësohet jo vetëm nga kompani kosovare, por edhe nga kompani prodhuese shqiptare”, – tha Ahmeti.
Kosova importon nga Serbia drithëra, materiale ndërtimore, energji elektrike etj.
“Prej vitit 1999, Kosova ka importuar prej Serbisë në shifra zyrtare 2.1 miliardë euro. Po të shtojmë edhe kontrabandën që është bërë gjatë këtyre viteve, ne i kemi falur Serbisë 5 miliardë euro. Shitjet e Kosovës në Serbi kanë qenë 92 milionë euro, pra kemi një raport 50 me 1”, – tha Ahmeti.
Sipas tij, shkaku i këtij deficiti të lartë tregtar lidhet me faktin që qeveria e Serbisë i subvencionon eksportet e veta drejt Kosovës. “Nuk ka se si dy vende që nuk e njohin ekzistencën e njëri-tjetrit të kenë marrëveshje të tregtisë së lirë”, - tha Ahmeti.
http://gazeta-shqip.com/politike/997...e17c14e31.html
Everyday is a gift, that's why they call it the present
Krijoni Kontakt