Close
Faqja 79 prej 127 FillimFillim ... 2969777879808189 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 781 deri 790 prej 1268
  1. #781
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Protestat tjera do te shkoj edhe une... Jo per diqka po me zan i qoshe qaty dikund edhe me hanger hamburgera e Ka ka Kolla . Se kam dite qe VVVendosja po shprendajke edhe hamburgera e dynera neper protesta se qebesa kurr se kisha lan pa shku.

    Edhe se di pse po i bani kaq tragjike keto protesta e keto goditje hiq fort larg ne Angli paten protesta e besa edhe rrahje e mos vet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lexuesi_ : 17-01-2012 më 15:22

  2. #782
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga Kosovar.Pr Lexo Postimin
    http://www.youtube.com/watch?v=FSaI_GERudg


    Bravo Policia e Kosoves a?hee me tu knaqe zemra kur e shefe ket Polici kaqe profesionale bre. Kane menduar keta te Vetfundosjes se kane pune me policine barkalece te Shqiperis ku nje grushte Huligantesh atje pothuaje se e shkatrruane shtetin demokratike te Shqiperis kane menduar keta te vetefundosjes se Kosova esht shtet Sallamadi shtet hajgare por ja me ne funde u binden tashe e disa here
    E pam sa profesional jan ne mitrovic me shkie atje. E iken bothen me ni her si lepuj.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  3. #783
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Protestat tjera do te shkoj edhe une... Jo per diqka po me zan i qoshe qaty dikund edhe me hanger hamburgera e Ka ka Kolla . Se kam dite qe VVVendosja po shprendajke edhe hamburgera e dynera neper protesta se qebesa kurr se kisha lan pa shku.

    Edhe se di pse po i bani kaq tragjike keto protesta e keto goditje hiq fort larg ne Angli paten protesta e besa edhe rrahje e mos vet.
    Do zoti e mbush barkun edhe ti e vjen me barkun plot e mend me shume...do zoti nuk shperndajne serbet e veriut hamburgera se i le shendene forumit...ste kapim dot me ty
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  4. #784
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Citim Postuar më parë nga medaur Lexo Postimin
    Do zoti e mbush barkun edhe ti e vjen me barkun plot e mend me shume...do zoti nuk shperndajne serbet e veriut hamburgera se i le shendene forumit...ste kapim dot me ty


    Jo veq pata me ju kallxu qe mos me ju than atyne axhamive qe keni kafe e hamburgera e autobusa pa pare , i sigurt jam 101% qe sdo ti k ishte as 10 vet dhe sdo te diskutonim na sot per keto pallavra te vetvendosjes.

  5. #785
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Protestat tjera do te shkoj edhe une... Jo per diqka po me zan i qoshe qaty dikund edhe me hanger hamburgera e Ka ka Kolla . Se kam dite qe VVVendosja po shprendajke edhe hamburgera e dynera neper protesta se qebesa kurr se kisha lan pa shku.

    Edhe se di pse po i bani kaq tragjike keto protesta e keto goditje hiq fort larg ne Angli paten protesta e besa edhe rrahje e mos vet.
    Po. Edhe mu me ka ra ndermend, sepse policia i jep afat 12 min. edhe gjat asaj kohe e hajm nga nje hamburger, plus gazi lotsjelles bie me parashute. Edhe qohmi ngadal me ike. Stupcin e hajn kta
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  6. #786
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    halla mine
    cka me ja ba atyre shqiptareve qe blejn mallera serbe a me i rreh,burgos,vra a cka me ju ba?
    Une te thash a keni tru n'ata kry.. jo rastesisht.
    Ata qe blejne jane me qindra mijera dhe nuk bllokohen. Duhete te bllokohen ata qe e sjellin mallin ne Kosove, tregtaret e medhenj, qe jane shume me pak.

    Qeveria per çka zgjidhet? Per te mbrojtur interesat e vendit. Populli ja beson atyre problemet e nderlikuara dhe ata duhet te gjejne menyrat se si do ta bejne kete. Pse po kerkon nga qytetaret te behen patriot e te njejten gje nuk po e kerkon nga qeveria? Ne po e dime qe problemi qendron te qytetaret.. sepse po te egzistonte ne ta nje grime dashnie per kete vend jo qe s'do blenin mallra shkijeve, por as kjo qeveri nuk do ishte ku eshte.
    Nese qeveria i qo durte nga mbrojtja e ekonomis se vendit, kjo nenkupton automatikisht.. ju ke dorezu shkaut. Mos prit prej popullit asnjeher gjera vetvetiu. Populli don organizim o shoq.. prandaj zgjedh nje Kuvend, qe t'i jep kahje te ardhmes se tij.



    keta nderkombtaret na e kan shkru nje kushtetut liberale,kan nenshkru marreveshje te tregtis se lire me vendet e rajonit CEFTA (1997)te cilen eshte e detyruar ta zbatoi secila qeveri e KOSOVES edhe VV po te jet ne qeveri do ta zbatoi o do te shkarkohet
    Ketu eshte krejt problemi. Po e thu vet. Frika qe te humbet pushteti e detyron qeverin qe te pranoj gjera teresisht jashte interesit te qytetareve te vet. Po mendojne per veti pra, per both te vet.
    Kjo eshte e vertet per qeverin, per friken e tyre.. por eshte jashte realitetit, s'eshte fare reale. Le t'i mbrojne qeveritaret interesta e vendit ashtu siç duhet.. dhe s'ka bir nane ne Evrop a bot qe mund t'i shkarkon. Do t'i mbronte populli me protesta.. evropa nuk mund te ngrihet kunder vullnetit te qytetareve. Harro ate pune.
    Qeveritaret frigohen nga diqka tjeter.. nga nxjerrja e te palarave te tyre. Kjo eshte e vetmja arsye. Per kete neve na duhen njerez te ndershem ne krye.. te cilet nuk mund t'i shantazhojne ne asnje menyre.

    ju po enderroni,po kerkoni dicka ideale,a keni qen gjat luftes ne kosove?a e keni pare kush jane shqiptaret,sa trima jane?sa solidar jane,per me i ba ato qe po kerkoni ju eshte dash te clirohemi vet e jo ta presim NATON,tani NATO na ka cliru dhe ata nuk lejojn qe ne te shesim trimeri e patriotizem.
    Na duhet ta enderrojme e ta kemi synim idealen.. jo banalen, nenshtrimin diktateve edhe kur e dime se na demtojne rende.
    E dime edhe sa trima jane shqiptaret.. edhe per serbet e dime. Trimerin ne popull e zgjon lideri, gadishmeria e tij per sakrific. 10 vjet para lufte rugova s'bani tjeter pos kukati.. ku ku ku ku.. Kjo ndikon absolutisht ne pergaditjen psikologjike te qytetarit per tu rreshtuar ateher dhe aty ku e kerkon nevoja.
    Mos tento ti shfajesosh qeveritaret duke marre per baze guximin dhe vlerat e qytetareve. Eshte absurd.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  7. #787
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga Illyrian_King Lexo Postimin
    Ni thanie m'pelqej tej mase sot n'proteste:

    "O Hashim o mutt
    Dil jashte e mos u tut"
    Mua me ka pelqy nje tejter:

    " i keni 5 min. kohe me u shpernda, ose kem me ju a... stupc"
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  8. #788
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516



    Dështuan në parlament, dolën në rrugë


    Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, në një intervistë për “Lajm”e ka bërë përgjegjëse “Vetëvendosjen” për dhunën mbi policinë në protestën e 14 janarit, duke thënë se policia ka vepruar në përputhje me standardet dhe normat ligjore. Ai ka thënë se VV ka zgjedhur rrugën për të arritur synimet politike

    Postuar: 21:03; 17/01/12 •

    Prishtinë – Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, në një intervistë për “Lajm” ka thënë se protesta e Lëvizjes “Vetëvendosje” e 14 janarit, nuk mund të ketë efekte negative në procesin e dialogut për liberalizimin e vizave me BE-në, që do të nisë më 19 janar, kur në Kosovë vjen Komisionerja për Punë të Brendshme e Bashkimit Evropian, Cecilia Malmstrom. Ministri vlerëson se Kosova ka qenë e gatshme që të fillojë këtë proces qysh vitin e kaluar, por që tashmë i kanë plotësuar pothuaj kriteret themelore që ky proces të fillojë tash. Ndërsa duke folur për protestën e së shtunës, Rexhepi ka akuzuar protestuesit e VV-së, të cilët kanë hedhur kubëza në drejtim të policisë. Ai edhe njëherë ka mohuar që policia të ketë përdorur dhunë mbi protestuesit.

    Intervistën e plote mund ta lexoni ne numrin e nesërm te gazetës Lajm

  9. #789
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    E pam sa profesional jan ne mitrovic me shkie atje. E iken bothen me ni her si lepuj.
    Qe kqyre nese nuk e ke pa.. sa trima jane milict e hashimit..

    http://www.youtube.com/watch?v=dm-zS...ayer_embedded#!
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  10. #790
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Presidentja Jahjaga thërret Vetëvedosjen që të heqë dorë nga protestat


    Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, nëpërmjet një deklarata me shkrim, është prononcuar sot për zhvillimet e 14 janarit. Në deklaratë thuhet:
    Ajo që ndodhi më 14 janar të vitit 2012 gjatë protestave së Lëvizjes “Vetëvendosje” për bllokimin e vendkalimeve kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë në Merdar dhe në Dheun e Bardhë nuk është një pamje e mirë dhe reale për Kosovën.
    Një situatë e tillë që po ndodh në kohën e hapjes së proceseve të reja integruese të vendit rrezikon ta kthejë Kosovën prapa, në përpjekjen e saj për të ndërtuar shoqërinë demokratike. Ndërtimi i një shteti të bazuar në respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë është synim konsensual i shoqërisë sonë, i arritur falë angazhimit dhe sakrificës të të gjithë qytetarëve tanë, pa dallim.
    Unë si Presidente e vendit e kam shprehur qëndrimin, që përpara demonstratave, se ende nuk janë shterur të gjitha mundësitë e veprimeve institucionale dhe se rruga nuk paraqet zgjidhje për arritjen e qëllimeve dhe synimeve politike e shtetërore. Veprimi institucional është mënyra e vetme dhe më e mirë për adresimin dhe për zgjidhjen e të gjitha çështjeve.
    Të gjitha institucionet, të gjitha subjektet politike dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës janë të obliguar të respektojnë dhe të zbatojnë plotësisht Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Vetëm në këtë mënyrë ne e arrijmë sundimin e rendit dhe të ligjit, duke qenë një vend demokratik që në rrugën e integrimeve euroatlantike zbaton standardet e larta të lirive dhe të drejtave të njeriut.
    Policia e Kosovës e ka përgjegjësinë për ruajtjen e qetësisë publike dhe për sigurimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe të mallrave, vlera këto evropiane që garantohen edhe me Kushtetutën e Kosovës. Unë e mirëpres thirrjen e Qeverisë së Kosovës për vlerësimin e veprimeve të Policisë së Kosovës në ditën e protestës që do të mundësojë qartësimin e situatës së krijuar.
    Në kuadër të kompetencave të mia kushtetuese, si faktor uniteti i vendit, ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të vazhdojnë të kontribuojnë në demokratizimin e shoqërisë tonë, të respektojnë rendin dhe ligjin dhe të marrin pjesë aktivisht në përmbushjen e standardeve të cilat e sigurojnë rrugëtimin tonë drejt integrimit euroatlantik.
    I bëj thirrje të gjitha subjekteve politike që të kërkojnë zgjidhje brenda institucioneve të Kosovës dhe me dialog.
    E thërras Lëvizjen “Vetëvendosje” që të heqë dorë nga protestat dhe t’i kthehet punës, debatit dhe procesit të vendimmarrjes në Kuvend dhe aty të kontribuojë në hartimin, harmonizimin dhe zbatimin e politikave.
    Ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos bllokojnë rrugët, të mos bllokojnë vendkalimet kufitare dhe të mos bllokojnë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave në asnjë cep të Republikës së Kosovës.
    Kosova dhe qytetarët e saj kanë treguar shkallë të lartë të vetëdijes dhe të veprimeve demokratike, përkushtim ndaj sundimit të rendit dhe respektimit të ligjit. Kosova e ka të qartë rrugën e vet përpara duke i përmbushur obligimet e veta që dalin nga marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare. Vendi ynë është përkushtuar të zbatojë politikën e fqinjësisë së mirë me të gjitha shtetet e rajonit.
    http://www.botasot.info/def.php?category=3&id=151712

Faqja 79 prej 127 FillimFillim ... 2969777879808189 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •