Close
Faqja 16 prej 127 FillimFillim ... 614151617182666116 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 1268
  1. #151
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    THAÇI PËR VETËVENDOSJEN:

    VETËFUNDOSËS DHE FAQEZI

    Nga Express 11 Janar 2012 15:44

    Kryeministri Hashim Thaçi, si asnjëherë deri më tash, është shfaqur i ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

    Ai i quajti ata vetëfundosës, derisa Aleancën Kuq e Zi që po mbështet aksionet e kësaj lëvizje, e cilësoi si aleancë faqezi.

    “Ata nuk janë Vetëvendosje por vetëfundosje. As kuq e zi nuk janë, por siç ka thënë kryeministri Berisha faqezi janë”, ka thënë Kryeministri Thaçi, pas mbledhjes së Qeverisë.

    Duke u ndërlidhur me aksionin e kësaj Lëvizje për bllokimin e rrugëve, Thaçi ka thënë se ata po përpiqen ta marrin pushtetin me dhunë.

    Edhe Lëvizja për Bashkim e konsideroi protestën e Vetëvendosjes si përpjekje për ta marrë pushtetin me dhunë.

    Sipas tij, Vetëvendosje po vepron njëjtë si barrikaduesit serbë të Veriut.

    “Ky model serb i aplikuar në veri nuk duhet të kopjohet nga partitë dhe njerëzit që synojnë pushtetin, sepse pushteti fitohet me vota dhe jo me dhunë. Nuk duhet të kopjohet Zvonko Veselinoviqi, nga i cili është distancuar edhe Serbia”, ka deklaruar Thaçi.

    Kryeministri i vendit pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës shprehu besimin se qytetarët e Kosovës nuk do t’i përgjigjen ftesës së Vetëvendosjes për t’i bllokuar pikat kufitare, ndërkohë që paralajmëroi këtë lëvizje se veprimet e dhunshme do të jenë të papranueshme.

    Thaçi i ka e ka quajtur Vetëvendosjen si pseudopatriote. Sipas Thaçit, këtyre pseudopatriotëve të rrejshëm u ka mbetur merak që nuk e kanë veshur uniformën e UÇK’së në kohën kur është dashur.

    Patriotizmi sot, siç tha Thaçi, është respektimi i Kushtetueses dhe ligjeve të Kosovës dhe jo bllokimi i rrugëve dhe pikave kufitare.

  2. #152
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin

    Po te mos ishte tragjike do ishte komike. Hashim Thaci e ka mizen pas veshit. Karriga i rrezikohet tani Thacit. Jo nga strukturat kriminele okupuese te Serbise. Jo nga LDK-ja, nga AAK-ja e LB. Por nga LVV dhe nga Populli. Sepse LVV dita - dites vetm sa rritet dhe zgjerohet. Kurse Populli dita - dites vetem sa vetidoseht. Ndersa PDK-ja e Thaci dita dites vetem sa bie me poshte e me poshte. ne vend se Thaci si kryeminister i gjithe qytetareve te Kosoves - ta luftoj korrupcionin, ta zbus papunesine dhe ti luftoj strukturat kriminele e okupuese te serbise ne Veri te Kosoves. Thaci ofendon e shane jo vetem LVV por gjithe ata qe votuan LVV. Por edhe ajo dite eshte e afert kur te gjithe do kuptojne se kush jane keta pushtetare te sodshem.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #153
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin

    haha qka ke than dita dites po shtohet
    po ata dita dites po fundoset se

    edhe ata qe vet e kni votue po e shofin se ku eshte kah ju qon kjo rrug e vetfundosjes

    ani ani dilni e zine rrugen se bashku me shkie qe do te vin ne ndihm juve
    per ata keni kerkue ndihm nga tirana e tetova
    veq meu pshtiell e mos me i njoft shkiet qe do tu vin ne ndihm
    e sipas disa informacioneve ata do te jen rreth 300 shkie

    veq mos hajdi tani ketu ne forum e meu ankue se na rrehen e sene e sene

    se policija e jon kan me u kajt nanen si ne qen kan me siell ne ta

  4. #154

    Po t'ia lemi kohes ore Pika-Kufi.1dhe31 alias Llapi. T'ia lemi kohes se kush eshte ne rritje te siper, e kush eshte ne ramje te vazhdueshme.

    E pajtohem plotesisht me ju qe thoni qe policia eshte e juaja. Pra eshte e PDK-se se Hashim Thacit dhe JO e Popullit - Shqiptareve te Kosoves. Sepse kjo Polici e tanishme qe eshte Policia e Thacit eshte vetem ne dispozicion te Strukturave Kriminele e Okupuese te Tadicit dhe vet Tadicit. E kjo me se miri eshte pa ne Peje e Decan kur Policia e Thacit ja spastronte rrugen Tadicit nga Populli Shqiptar i Kosoves.

    Do vije dita kur do shofim se kush eshte ne rrithe te siper, e kush eshte ne falimintim te siper.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #155
    Bujqit përkrahin aksionin e 14 janarit

    Vjen edhe përkrahja e radhës për aksionin e 14 janarit, respektivisht bllokimin e pikave kufitare me Serbinë në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë. Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës (FSBK) ka dalë në mbështetje të këtij aksioni të Vetëvendosjes, duke thënë se do të qëndrojnë përkrah tyre deri në përmbushjen e zotimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë, pasi që këtë veprim e shohin si rrugëdaljen më të mirë tash për tash.

    Kryetari i FSBK-së, Tahir Tahiri gjatë një konference për media të mbajtur të mërkurën ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për hapjen e kufirit për mallra serbe ishte “fatal” për bujqësinë dhe ekonominë e vendit tonë në gjithësi.

    “Qeveria bëri gabim fatal kur hapi kufirin, pas mbylljes dymujore për mallrat e Serbisë, duke u arsyetuar se gjoja në biseda me Serbinë është arritur marrëveshje reciproke për tregti të lirë të mallrave serbe dhe kosovare. Për dy muaj sa mungonin mallrat e Serbisë në Kosovë, bujqësia dhe prodhimtaria vendore bujqësore filloi të lulëzojë dhe të shtohen kapacitetet prodhuese, filloi të rritet punësimi i të rinjve kosovarë dhe u shtua interesimi i investitorëve vendorë dhe të jashtëm për të investuar në çdo sferë të bujqësisë, për t’i zëvendësuar boshllëqet e mallrave që na vinin nga Serbia”, ka thënë ai.

    Tahiri vlerëson se me heqjen e masave të reciprocitetit me Serbinë, bujqësia kosovare u përkeqësua edhe më shumë. Sipas tij, bujqit tani po furnizohen me plehra, farëra e pesticide të ndryshme, të cilat janë me afat të skaduar, e herë-herë edhe të falsifikuara.

    Kryetari i FSBK-së si rrugëdalje të kësaj situate e sheh përkrahjen si nga bujqit, shoqëria civile dhe i gjithë populli të aksionit më 14 janar për bllokimin e pikave kufitare në Merdare dhe Dheu i Bardhë, për të mos lejuar hyrjen e mallrave serbe në Kosovë.

    “E vetja rrugëdalje në këtë situatë të krijuar na mbetet që FSBK-ja, bujqit, shoqëria civile, shoqatat nga sektorët e ndryshëm të bujqësisë dhe subjekteve tjera së bashku me popullin të dalim më 14 janar në dy pikat doganore Merdare dhe Dheu i Bardhë, që të mbrojmë vendimin e Kuvendit dhe që të mos lejojmë hyrjen e mallrave nga Serbia në Kosovë”, ka thënë ai.

    Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës kohëve të fundit ka shprehur pakënaqësinë e saj se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë sa duhet në mbrojtjen e bujqve kosovarë si dhe në subvencionimin e tyre.

    Ndryshe, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur fushatën për aksionin e 14 janarit dhe po u bëjnë thirrje gjithë shqiptarëve që të mbështesin nismën e saj për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë në respektim të vendimit të Kuvendit të Kosovës për vendosjen e reciprocitetit të plotë politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë. (Kosovapress)

    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,71399
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #156
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Ne vend te bllokimit te rrugve do isha per nji luft te ashper qoft edhe te armatosur kunder kesaj qeverie qe po ndjell armikun si qeni i keq qe sljell ujkun ne torisht .
    Serbija po favorizohet edhe nga vet hashimi i cili ne pa fuqin e tij per ta zgjedh problemin po mundohet ta aneshkaloi por sesht ajo zgjedhja.
    Thaqi ka favorizuar biznesin serb ne raport me shqiprin per 100 her.
    Hashimi me disa nga nderkombetar jon duke rrjepur Kosoven .Ne kte loj te pist fiton Thaqi poena te nderkombetaret madje edhe shuma marramendese per klanin e tij.Thaqi tani qe smundi tu tregoj dhembet ultranacionalistve serb jua tregona atyre qunav te VV qe sduan gje tjeter vetem te mos tregohemi aq qyqar para trysnis serbe.Nji kalim te lire njerzor Serbija deshiron si kompensim qe ta kontrolloj tervbiznesin kosovar dhe duke ua mar gjitha Eurot si vendore dhe ato qe vin nga diaspora.
    Tani Thaqi do tregohet para botes se ka polici e ushtri ndaj rinis kosovare por jo me serbin.

  7. #157
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516

    Thaçi: Vetëvendosje është Vetëfundosje, Aleanca Kuq e Zi është Aleanca Faqezi

    Thaçi: Vetëvendosje është Vetëfundosje, Aleanca Kuq e Zi është Aleanca Faqezi

    PRISHTINE - Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi akuzoi lëvizjen Vetëvendosje se po ndjek modelin serb me paralajmërimet për bllokimin e pikave kufitare, duke e quajtur këtë lëvizje “Vetëfundosje”, ndërsa Aleancën Kuq e Zi, që mbështet këto aktivitete, si aleanca “Faqezi”.

    Pas mbledhjes së qeverisë së Kosovës, Thaçi shprehu besimin se qytetarët nuk do t’i përgjigjen ftesës së Vetëvendosjes për t’i bllokuar pikat kufitare, ndërkohë që paralajmëroi këtë lëvizje se veprimet e dhunshme do të jenë të papranueshme.

    “Patriotizmi sot është respektimi i Kushtetueses dhe ligjeve të Kosovës dhe jo bllokimi i rrugëve dhe pikave kufitare”.- deklaroi Thaçi.

    Ndërkohë, ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës nga ana e Policisë së Kosovës në rast se do të ketë provokime nga protestuesit.

    Vetevendosje ka paralajmëruar nje aksion me moton “Serbia nuk kalon”, që pritet të zhvillohet më 14 Janar, ora 13:00 dhe nisja do të bëhet nga Merdara dhe ‘Dheu i Bardhë’.

    Sipas Vetevendosjes, aksioni nuk është kundër popullit, por kundër politikës së Serbisë. /BalkanWeb/
    Kombi mbi të gjitha

  8. #158
    Sipas mendimit tim ka maliq po ka edhe ligj. Ne vendet demokratike ne qofte se nuk funksionon ligji, te ze maliqi.

    Pra nga nje ane Thaci ka te drejte, kurse nga nje ane ja fut kot.

  9. #159
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Postime
    512
    Keta tipat e Vetfundosjes jane nje grusht sharlatanesh te cilet udh?hiqen me direktiva te disa profiterve nga Shqiperia dhe Kosova

    Kufijt me Serbine nuk duhet te mbyllen perkundrazi bashkpunimi duhet te Intensifikuhet edhe me shum nga mbyllja e kufijve Kosova dhe Kosovaret vetem humbin e sidomos diaspora Kosovare nga e cila jeton ter Kosova pse te hargjojne Kosovaret shuma marramendse per udhtime neper Itali Shqiperi duke paguar edhe traget kur mund te vijne duke kaluar tranzite neper Serbi me me pake se gjysmen e te hollave sa hargjojne neper Itali dhe Shqiper ndersa keto kursime nga rruga neper Serbi mund ti hargjojne ne Kosove dhe te perfitoje ter Kosova nga kjo.

  10. #160
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Illyrian_King Lexo Postimin

    Thaçi: Vetëvendosje është Vetëfundosje, Aleanca Kuq e Zi është Aleanca Faqezi
    Bravo Thaqi....

    Moooore ç'paska qënë ky pushteti të bëka "tum tumi" me se s'bën, nga dita në ditë po i ngjan Saliut në çdo gjë.
    Bile edhe Brari ka filluar dhe po e lavdëron, kjo është shënj e keqe.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •