Close
Faqja 15 prej 127 FillimFillim ... 513141516172565115 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 1268
  1. #141
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    Ju lumte vetevendosjes, keta jane nderi i kombit dhe vertete te bejne ti thuash vetes; proud tu be Albanian !

    Ja kush eshte taman Shqipe, e nuk jane sikur ai pabuksi i Brojes, i cili per te ja siguruar vetes edhe nje mandat eshte i gatshem ti dergoje ne Den Hage krejt Brojen, inklusiv baben e nanen e tij !
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  2. #142
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar më parë nga prishtina2010 Lexo Postimin
    Edhe keta Vv jan sikur ky ne amerik kunder amerikes edhe keta e kan te njetin rol kunder popllit te vete ..vetem per vetei turpi i tyre nuk ka funde
    ....keta Vv jan berllogat e Kosoves....keta jan vrima e zez e kombit Shqiptar...

  3. #143
    Bllokimi i Serbisë forcon kombin shqiptar

    Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje qytetarëve të Shqipërisë që të mbështesin nismën e saj për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë në respektim të vendimit të Kuvendit të Kosovës për vendosjen e reciprocitetit të plotë ekonomik dhe politik me Serbinë. Kreu i kësaj lëvizje Albin Kurti në konferencën e mbajtur në Tiranë u shpreh se “aksioni nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën por me të gjithë shqiptarët kudo që janë”.

    Kurti ka nënvizuar se i duhen dhënë fund pabazisë mes dy shteteve. “Reciprociteti është thelbi i barazisë dhe vetëm barazia sjellë marrëdhënie të mira. Serbia nuk është shtet normal dhe as fqinj i zakonshëm. Në kushtetutën e tyre shkruhet se Kosova është pjesë se Serbisë” , tha ai duke shtuar se “Më shumë ka shqiptar në Serbi se sa ka serb në Kosovë dhe ata janë të diskriminuar dhe të persekutuar edhe pas 12 vite pas luftës në Kosovë”.

    Sipas Kurtit, kishte një plan të qartë për dëmtimin e forcës prodhuese të Kosovës që prej luftës pasi kane “djegur 120 mijë shtëpi të Kosovë ka shkatërruar 16% të bagëtive dhe ka djegur më shumë se gjysmën e traktorëve, që do të thotë se në luftë e fundit Serbia nuk është mundur për eliminojë jetën por edhe forcën prodhuese”.

    Kurti bëri thirrje për një bashkim ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës duke ftuar që të përfitojë nga bllokimi i importit të produkteve serbe.

    “Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete që i përkasin kombit shqiptar që është edhe më i madh se këto dy shtete. Këto dy shtete duhet të punojnë për kombin shqiptar. Duhet të mbrohemi pasi vetëm kësisoj kombi do të jetë i qëndrueshëm dhe i fuqishëm. Kosova dhe Shqipëria duhet të bëhen komplementare ekonomikisht, kjo do të ishte në favor të të gjithë shqiptarëve. U bëjmë thirrje që të bashkohen me 14 janar pasi me mbrojeni e kufirit mbrohet kombi shqiptar”, theksoi Kurti gjatë konferencës.

    Shpend Ahmeti bëri thirrje që hapësira që do të krijohet nga bllokimi i produkteve serbe mund të mbulohet nga kompani të Shqipërisë. Aktualisht sipas tij “Shqipëria ka vetëm 3% të eksportit në Kosova ndërsa Serbia ka 15%, këtë duam ta ndryshojmë pas 14 janarit”. Kjo sipas Ahmetit ndodh për pasi “produktet e Serbisë subvencionohen për tu shitur në Kosovë. Pasi ka disa produkte të cilat kushtojnë më lirë në Kosovë se sa bën Serbisë”.

    Bllokimi i pikave të kalimit kufitar me Serbinë sipas organizatorëve të Lëvizjes Vetëvendosje do të zgjasë deri sa “qeveria e Kosovës të marrë masa për respektimin e plotë të reciprocitetit – që mund ta bëjë me një vendim të rregullt”. Bllokimi sipas tyre do të bëhet me trupa ku qytetarët do të qëndrojnë 24 orë në rrugë për të mos lejuar qarkullin e automjeteve. (Shekulli)

    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,71393
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    PO e madhe!

  5. #145
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    LB kundër aksionit të Vetëvendosjes më

    “Thirrja për të vendosur kontroll në pikat kufitare nuk është thirrje për shprehje të pakënaqësisë, nuk është thirrje për protestë apo për demonstratë, që do të ishte një e drejtë demokratike dhe kushtetuese, por është thirrje për marrjen nën kontroll të segmenteve të caktuara të shtetit nga ana e një subjekti politik, që do të paraqiste fillimin e një anarkie totale në Kosovë”, thotë LB, duke theksuar se fshehja prapa vendimeve të Kuvendit, prapa reciprocitetit apo bllokimit të mallrave serbe, nuk i arsyeton pasojat e rënda që do t’i ketë Kosova nga veprimet apo metodat e tilla anarkiste.

    14 janar11-01-2012 12:39 CET Lëvizja për Bashkim, e përfaqësuar në Parlamentin e Kosovës me dy deputetë, u ka bërë thirrje forcave politike në Kosovë që të përmbahen nga dhuna dhe të rrisin bashkëpunimin në favor të forcimit të shtetit dhe në interes të qytetarit.

    Kjo thirrje vjen në prag të aksionit të paralajmëruar të Vetëvendosjes për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë, kur, sipas Lëvizjes për Bashkim, pritet radikalizmi i situatës.

    “Përplasjet deri në armiqësi e forcave politike që veprojnë në Kosovë, lufta e egër për të ardhur në pushtet apo për ta ruajtur me çdo kusht atë, e përcjellë me fyerje, denigrime e shpifje ndaj njëra tjetrës, kanë çuar deri te një situatë e tensionuar në mes të qytetarëve, situatë e cila është e dëmshme jo vetëm për qytetarët e Kosovës, por për mbarë kombin shqiptar”, thekson Lëvizja për Bashkim, sipas të cilës kjo situatë ka gjasa të radikalizohet më 14 janar, ditën kur Lëvizja Vetëvendosje ka paraparë që t’i bllokojë dy pikat kufitare: në Merdar dhe tek Dheu i Bardhë.

    Lëvizja për Bashkim u bën thirrje të gjithë qytetarëve që në veprimet e tyre në radhë të parë ta kenë interesin e përgjithshëm e jo atë individual, grupor apo partiak, ndërsa subjektet politike i fton që, kur është në pyetje interesi shtetëror dhe kombëtar, të bashkëpunojnë me njëra tjetrën. /qik/

    __________________________________________________

    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31;3302820[B
    PDK e Kosovës Lindore kundër Vetëvendosjes[/B]

    Nga Express 07 Janar 2012 21:14

    Partia Demokratike Kombëtare (PDK), paralajmërimin e Vetëvendosjes, se më 14 janar do ta bllokojë vendkalimin kufitar Dheu i bardhë - Konçul, e vlerëson të ngutshëm dhe me prapavi politike.

    Në një komunikatë të lëshuar nga Partia Demokratike Kombëtare, thuhet se pak ditë, para se të ndërroheshin motmotet, Babadimri qeveritar i Prishtinës dhe ai i Beogradit, në vend të dhuratave, i befasoi jo-këndshëm, qytetarët e Kosovës Lindore, me tarifa policore kufitare, këto surpriza sa vijnë e shtohen, tashti edhe me barrikada!

    “Kjo Lëvizje vetëvendosëse, duhet ta ketë të qartë se shqiptarët e Kosovës Lindore, një barrikadë financiare e përjetuan në prag të motmotit, e tashti do ta përjetojnë edhe një tjetër, jo me para, por me goma, gurë, dru e cunga.

    Kjo barrikadë e dyfishtë edhe më shumë do t’ua vështirësojë lëvizjen qytetarëve të Kosovës Lindore me Kosovën. Ata në vend se të kalojnë rrugës legale, duhet për shkak barrikadës së 14 janarit, t’i kalojnë rrugët që shteti i Serbisë i quan ilegale, nga Dobrosini e Breznica, duke e vënë veten edhe më shumë në rrezik, sa nga pasiguria rrugore, sa nga forcat e shtuara të xhandarmërisë serbe përgjatë vijës kufitare me Kosovën.

    Këto vështirësi të padurueshme të jetës së shqiptarëve të Kosovës Lindore, askush nuk i merr parasysh, as Prishtina e as Beogradi.

    Të dy këto qendra të vendosjes, duke ia treguar dhëmbët njëra-tjetrës, po lëndojnë shpirtërisht, fizikisht dhe materialisht, qytetarët e pambrojtur në të dy anët e kufirit Kosovë-Serbi.

    Sot, kolona të gjata të makinave presin në radhë për të kaluar kufijtë shtetërorë. Lëre që presin me orë të tëra për t’u pajisur me dokumente shtesë nga ato që posedojnë, por edhe me fletëpagesa, çmimin e të cilave po e paguajnë më së shumti shqiptarët e Kosovës Lindore.

    E Vetëvendosja nuk kënaqet me kaq. Në vend se ajo të bëjë zhurmë në Parlamentin e Kosovës, për t’i hequr tarifat policore kufitare, mënjanimin e tabelave me targa të vjetra, mandati i të cilave është shtyrë për kohë të pacaktuar, ajo kërkon barrikada të reja për vëllezërit e tyre të krahut lindor.

    Pse kjo Vetëvendosje, nuk harxhon energji për t’i hequr barrikadat e serbëve në Veri të Kosovës, por vrapon për ta bllokuar rrugën kryesore për në Bujanoc, rrugë e cila asnjëherë gjatë historisë së këtij vendi nuk është mbyllur. Kur themi kështu, kemi parasysh edhe luftën e Kosovës edhe atë të UÇPMB-së. Kjo rrugë gjithmonë ka qenë e gjallë dhe funksionale. Po nëse këta të Vetëvendosjes kanë vendosur ta bllokojnë vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, më mirë le të vijnë në Konçul, ashtu si serbët e Beogradit në Mitrovicë.

    Ne edhe ashtu kemi thënë shpesh, duke u thirr te reciprociteti, do të kërkojmë atë që e kërkojnë serbët e Kosovës, pra jo vetëm të kërkojmë, por edhe të veprojmë si ata. Ndryshe është me fol e ndryshe me vepruar. Prandaj, para se me marr një hap si ata të Vetëvendosjes, mirë është me menduar, se çka fitojnë e çka humbin shqiptarët e Kosovës Lindore, me veprime të tilla barrikadeske?!

    PDK, çmon lartë çdo veprim të faktorit relevant shqiptar, brenda dhe jashtë vendit, kur është në pyetje interesi jetik i shqiptarëve të Kosovës Lindore, pa u hamendur për as një rast e për asnjë çmim.

    Shqiptarët e Kosovës Lindore, asnjëherë nuk i kanë këputur lidhjet me vëllezërit e tyre në Kosovë, pavarësisht nga këto barrikada politike, shpirtërore e financiare”, thuhet mes tjerash në reagimin e PDK-së, të nënshkruar nga kryetari saj, Nexhmedin Saqipi.

    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    AKB-ja nuk do ta përkrahë “Vetëvendosjen”

    Publikuar: E shtune 7 Janar 2012, 20:23

    Kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, ka thënë se nuk do të përkrahë vendimin e “Vetëvendosjes” për të dalë në protestë më 14 janar. Ai ka thënë se organizimet e AKB-së janë që të promovohen vlerat ekonomike të vendit dhe se do të bëjnë promovim të produkteve. “Ne nuk do t’u bashkëngjitmi të tjerëve për t’i mbrojtur produktet vendore. Ne do t’i mbrojmë në forma të tjera, siç është ngritja e vetëdijes së konsumatorëve, të lobojmë për eksport etj.”, ka thënë Shahini.

    Ai ka thënë se AKB-ja nuk do të përkrahë asnjë iniciativë të partive politike dhe se nuk do të jenë në krah të asnjë partie. “Pavarësisht çfarë vendimi është ky veprim i “Vetëvendosjes”, të gjitha partitë kanë interesa dhe ne nuk do të jemi në krah të asnjë partie”, ka theksuar ai. Shahini ka shtuar se AKB-ja këtë vit ka sloganin “Kosova shtet i artë për investime” dhe se, sipas tij, për këtë vit do të merren me çështje që të rrisin imazhin e vendit për investime nga jashtë.

    Qosja: Le të luftojnë LDK e Vetëvendosje

    Akademik Rexhep Qosja në një intervistë për “Epokën e Re:, siç transmeton Indeksonline, ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje se po kërkojnë luftë.

    “Le të luftojnë ata që po që po kërkojnë luftë: LDK-ja dhe Vetëvendosja”, ka thënë Qosja.

    “Qeveria jonë nuk duhet të përdorë dhunë. Nuk duhet të fillojë luftë në veri të Kosovës. Nuk është KFOR-i kot në Kosovë”, ka shtuar ai.

    “Po të jetë e nevojshme, po të e mençme kjo sot, ai, Hashim Thaçi, me Azem Sylën, me Jakup Krasniqin, me Agim Çekun, me Ramush Haradinajn, me Fatmir Limajn e me çlirimtarët e tjerë do ta bënin edhe luftën tjetër”, ka thënë Qosja.

  6. #146

  7. #147
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    keto pergjigjije te juve disave me Po
    nuk jan tjeter perpos nji tallje qe i beni vendit

    shum leht e keni ju nga qendrat europjane e boterore
    ta perkrahni nji levizje qe vet serbija e solli ne skenen politike
    sepse nuk e dini kan dhe qka po perkrahni
    dhe mos u friksoni ju se do te ket njerz me plisa ne kok sa te doin

    e keta do te jen serb siq ka pas albini
    ne qdo tubim e protest

    per ata albini kerkon ndihm e do te organizoi autobus edhe nga Tirana Tetova etj.
    vetem qe mos te njifen serbet qe do ti vin albinit ne ndihm

    ket e dim
    ket e din edhe ministri i mbrendshem Bajram Rexhepi
    qe nuk do te lejon ti mbyllen rruget nga serbet e albinit

    e i vogel eshte albini qe te mashtroi nji shtet
    do te deshtoi siq ka deshtue perhere
    shteti e ka nen kontroll ket qun te shitur

  8. #148
    Natyrisht se secili ka arsyet e veta personale, se a do e perkrah kete akcion te LVV apo jo. Por nje gje eshte shume e qarte dhe e sigurte. Duke pase parasysh gjendjen aktuale ne raport me shtetin serb, ateherash nje akcion i tille jo vetem nga LVV por nga kushdo cofte te organizohej eshte me se i domosdoshem, eshte me se i nevojshem. Shteti Serb perpos gjuhes se dhunes, gjuhe tjeter nuk njef. Shtetit Serb i duhet gjuha te cilen ushtaret, luftetaret e komandati legjendar Adem e Hamze Jashari ia ofruan viteve 1997-1999. Nuk them se tani duhet behet ajo gjuhe e viteve 1997-1999. Mirepo me shtetin Serb edhe ajo gjuhe duhet te jete opcion.

    Nese dikush mendon se Kosoves i humbet imazhi e kretibiliteti tek bashkesia nderkombetare me keto bllokadat e kufijve me shtetin serb, eshte shume gabim. Sepse Kosova dhe Shqiptaret do e humbasin imazhin e kretibilitetin e tyre, vetem ateherash nese nuk rreagojne fare rreth kesaj situate net e cilen edhe jemi. Kosova dhe Shqiptaret e humbasin imazhin e kretibilitetin duke qene neglezhent ndaj situatave te ndryshme.

    E qarte eshte qe pushtetaret e tanishem, si dhe perkrahesit e tyre jane kunder ketij aksioni te LVV, sepse ata kane arsyet e tyre per te qene kunder nje aksioni te tille. LVV me kete aksion e mbron voten e deputeteve te Kuvendit te Kosoves qe votuan me shumice ndaj reciprocitetit me Shtetin Serb.

    Ne vendet demokratike Europiane si dhe SHBA-te, ne coftese se Qeverite e ketyre vendeve nuk punojne e veprojne ne interest e vendit dhe popullit. Dhe ne coftese Qeverite e ketyre vendeve nuk e konsiderojne dhe veprojne kunderjte parlamentit apo kuvendit ateherash populli i ketyre Shteteve eshte ai sovrani i cili ne menyra te ndryshme, edhe me protesta e demonstrate rezojne Qeverite e tyre.

    E ju qe thirreni shume ne SHBA-te, e qe perkrahni pertej mase kete Qeveri te tanishme ne krye me Hahsim Thacin qe fare nuk e konsideron kuvendin e Kosoves ne rast nuk perputhet me interesat et tija personale. Shiqojeni kushtetuten e SHBA-ve ku thote ne qoftese Qeveria e SHBA-ve nuk konsideron dhe nuk perputhet me interesat e Parlamnetit (Popullit) – Populli ka te drejte te ngritet dhe ta largoje ate Qeveri.

    Dhe tani do ju pyesja une juve?

    A jemi per nje Shtet Parlamentar si ne SHBA dhe shume vende tjera demokratike Europiane e boterore?

    Apo jemi per nej Shtet Qeveritar si ne Rusi, Kine e vende tjera qe Qeverite fare nuk pyesin dhe nuk konsiderojne Paralemtin – Kuvendin e tyre?

    Duhet te jeni me sakt se per cka jeni !!!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #149
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Talking

    Tacka 1 edhe 31, ju takon hashes me rosat e tija, e mund ta marre edhe Qosjen te ndalen ne Leposaviq, te pine kafe edhe te hane ndonje pleskavice edhe hajde kallezoni ne TV, qysh e soset misionin e lavdishem edhe ja sollet sovranitetin Kosoves!
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  10. #150
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    THAÇI PËR VETËVENDOSJEN:

    VETËFUNDOSËS DHE FAQEZI

    Nga Express 11 Janar 2012 15:44

    Kryeministri Hashim Thaçi, si asnjëherë deri më tash, është shfaqur i ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

    Ai i quajti ata vetëfundosës, derisa Aleancën Kuq e Zi që po mbështet aksionet e kësaj lëvizje, e cilësoi si aleancë faqezi.

    “Ata nuk janë Vetëvendosje por vetëfundosje. As kuq e zi nuk janë, por siç ka thënë kryeministri Berisha faqezi janë”, ka thënë Kryeministri Thaçi, pas mbledhjes së Qeverisë.

    Duke u ndërlidhur me aksionin e kësaj Lëvizje për bllokimin e rrugëve, Thaçi ka thënë se ata po përpiqen ta marrin pushtetin me dhunë.

    Edhe Lëvizja për Bashkim e konsideroi protestën e Vetëvendosjes si përpjekje për ta marrë pushtetin me dhunë.

    Sipas tij, Vetëvendosje po vepron njëjtë si barrikaduesit serbë të Veriut.

    “Ky model serb i aplikuar në veri nuk duhet të kopjohet nga partitë dhe njerëzit që synojnë pushtetin, sepse pushteti fitohet me vota dhe jo me dhunë. Nuk duhet të kopjohet Zvonko Veselinoviqi, nga i cili është distancuar edhe Serbia”, ka deklaruar Thaçi.

    Kryeministri i vendit pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës shprehu besimin se qytetarët e Kosovës nuk do t’i përgjigjen ftesës së Vetëvendosjes për t’i bllokuar pikat kufitare, ndërkohë që paralajmëroi këtë lëvizje se veprimet e dhunshme do të jenë të papranueshme.

    Thaçi i ka e ka quajtur Vetëvendosjen si pseudopatriote. Sipas Thaçit, këtyre pseudopatriotëve të rrejshëm u ka mbetur merak që nuk e kanë veshur uniformën e UÇK’së në kohën kur është dashur.

    Patriotizmi sot, siç tha Thaçi, është respektimi i Kushtetueses dhe ligjeve të Kosovës dhe jo bllokimi i rrugëve dhe pikave kufitare.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •