Close
Faqja 11 prej 127 FillimFillim ... 9101112132161111 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 1268
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Ja cka shkruan "Bota Sot" per rolin e Thacit:

    Hashim Thaçi nuk përfaqëson UÇK-në

    ...

    Pse nuk përfaqëson UÇK-në Hashim Thaçi?

    Sepse ai dhe shokët e tij të akuzuar, nuk e kanë krijuar, nuk e kanë organizuar, nuk e kanë drejtuar UÇK-në dhe aq më pak, nuk kanë luftuar, sepse fizikisht kanë munguar përgjatë luftës në Kosovë. Dhe, kjo është sa bindëse, aq edhe e mjaftueshme për të vërtetuar se Hashimi me shokët e akuzuar nuk janë pjesë e luftës. Rrjedhimisht, Hashim Thaçi nuk mund të identifikohet, as teorikisht dhe aq më pak praktikisht, me UÇK-në, madje në asnjë rast e rrethanë.
    ...

    Tirana zyrtare komuniste okupoi dhunshëm Redaksinë e Televizionit për Kosovën, njësoj siç kishte vepruar Serbia pushtuese vite më parë me Raditelevizionin e Prishtinës. Kjo Redaksi Televizive ishte burim i vetëm informacioni për shqiptarët e kudondodhur. Nëpërmjet saj lansoheshin trillimet alla komuniste, denigrimet, shkarkimet, emrimet, komunikata gjithfarëshe, si ajo numër 59, ku luftëtarë të Adem Jasharit akuzoheshin si bashkëpunëtorë të policisë pushtuese, Presidenti Rugova quhej tradhtar, pikërisht në kohën kur ishte marrë rob nga forcat pushtuese, nga zëdhënësi i Mejdanit - Jakup Krasniqi, i cili mrizonte në një vilë të Tiranës dhe vjellje të tjera të llumhanës komuniste.
    Skema e organizimit të propagandës ishte e gatshme, ajo e viteve `40-a, e kohës të luftës në Shqipëri. Tirana zyrtare emroi Hashim Thaçin Komisar Politik të UÇK-së dhe Jakup Krasniqin zëdhënës të UÇK-së! Të dy këta "luftëtarë" jetonin në vilat e bllokut, ndërsa Azem Syla (daja i Hashimit), fillimisht, ishte strehuar në një apartament, ngjitur fushës sportive studentore. Edhe "luftëtarët" të tjerë kishin zënë mjedise të rehatshme dhe xhepat e fryrë me markat e bollshme. Tirana zyrtare kushtëzoi edhe drejtimin e Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) si dhe të gazetës të saj "Zëri i Kosovës" nga njeriu i saj, shtetas i Shqipërisë!
    ...
    Mosmarrëveshjet eskaluan deri në atë masë sa Shtabi i ashtuquajtur i Përgjithshëm i UÇK-së me Komisarin Politik dhe Zëdhënësin me shokë jashtë Kosove, nuk njiheshin reciprokisht. Për habinë tonë, pretenduesi për të qenë kryesues i delegacionit të UÇK-së në Rambuje, Hashim Thaçi, i cili fliste në emër të shtabit, të cilin as që e kishte konsultuar për ekipin pjesëmarrës, ishte i paligjshëm, sepse ai shtab nuk e njihte as si anëtarë të tij të thjeshtë!

    Numri i luftëtarëve në Kosovë, që Hashimi vetëquhej komisar politik i tyre, i shprehur në përqindje, sillej nga 2 deri në 5 %. Ky ishte i tërë roli dhe përfaqësimi faktik i Hashim Thaçit në UÇK-e.
    ë bëmat tjera të lidhura me UÇK-në janë eterike, të lëshuara nga Radiotelevizioni komunist i Tiranës dhe, rrjedhimisht, janë fiktive, ashtu siç janë të tilla edhe bëmat e Jakup Krasniqit dhe të grupit të akuzuar nga Dick Marty-ja, i cili qëllimisht don t´ia vesh UÇK-së të njëmendet, e cila numëronte nga 95 deri 98 % të numrit të luftëtarëve.
    ...
    Autori i këtij shkrimi, duke qenë në shërbimin e Emergjencës të Luftës, që nga marsi i 1998-ës e deri në mbarim të saj, sëbashku me nipërit dhe ekipin punonjës të Firmës "Etniku", është dëshmitar okular i shumë provokimeve në Malësinë e Gjakovës dhe më gjerë përgjatë kufijve ndërshqiptarë. Grupe të vogla të armatosura, të cilat identifikoheshin si banda të Hashimit dhe të Jakupit, në lidhje të ngushtë edhe me mbeturinat e bandave të social-komunistëve të Shqipërisë të 1997-ës, kanë sulmuar dhe grabitur, herë pas here, me forcën e armëve, me maska e pa maska fare, kamionët tanë me ushqime dhe armatime për Kosharën.

    http://www.botasot.info/def.php?id=97494&commentspage=7

  2. #102
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    pse nuk pat fletarrest per ty por per hashimin me shok pat









    F L E T A R R E S T I M


    Në bazë të nenit 551 dhe 554 të Ligjit të aktë penalit dhe urdhëritë e shpallur nga ana te Gjuqit e qarkut në Prishtinë, numer K-37/97, Ministria e punëve te mbremshme e Republikës e Sërbise - Sekretarijati për punet të mbremshme në Prishtinë në qëllim që të mbaj tes e denimi të burgut prej 10 vjete, gjurmon për teroristin:

    HASHIM THAQI I THIRUR "DJARPI" lindue më 24. prill 1968. në fshat Brocna, Komuna e Srbicë, nga baba Haxhi



    Hashim Thaqi është anëtari e bandës teroriste të shqiptarë separatistë dhe komandanti, e ashtu quajtur "Urdhëreqesis politike e shtabit të përgjithshem UQK". Ai ka marre pjesë në disa sulme teroristike mbi policë në Gllogovcë, për shkak të cilës arsye Gjuqi e qarkut në Prishtinë e ka dënuar me 10 vjet burge, më 11. korrik, 1997. v.

    Kjo persone përkohesisht banon në Shqipëri dhe Zvicer, deri sa në Kosovë dhe Metohi azzin prej Shqipëris, përmes kanalë illegale.

    I tharsim të gjith të cilit cdo gje dijne për levizjenë dhe vendebanimin e Hashim Thaqit, ose e njohin personalisht në fotografi, mënjëhere e kontkatojne degen e polocise më e afërme.

    Ju lutem keni kujdes, sepse Thaqi eshte i arrmatosur dhe veqante i fshtire, dhe i gathsëm per ta përdore fuqine.

    Numer: 2699-0839/97
    Në Prishtinë, 2. mars 1999.
    SEKRETARIJATI PËR PUNET E MBREMSHME NË PRISHTINË

  3. #103
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Ja cka shkruan "Bota Sot" per rolin e Thacit:

    "Ju rrëfej anën e panjohur të Hashim Thaçit"


    Intervistë ekskluzive për gazetën "Shqip" me gazetarin, publicistin dhe shkrimtarin e njohur, Bedri Islami, ish-drejtuesin kryesor të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Hashim Thaçit



    Ashtu siç është bërë e njohur tashmë publikisht, jo vetëm në Kosovë, Shqipëri dhe opinionin mbarëshqiptar kudo në botë, por edhe në kancelaritë më të larta të politikës botërore, zgjedhjet e 17 nëntorit që u mbajtën në Kosovë, të cilat u përcollën me interes të jashtëzakonshëm edhe nga mediat me prestigjioze të botës, nxorën fituese Partinë Demokratike të kryesuar nga Hashim Thaçi. Ai pritet që në ditët në vazhdim të formojë edhe qeverinë e re të Kosovës. Ashtu siç ndodh zakonisht në të tilla raste, pas zgjedhjeve të 17 nëntorit e në ditët në vazhdim, emri dhe figura e Hashim Thaçit, ka qenë dhe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm në qarqet politike të Kosovës, por edhe në media të ndryshme të botës dhe kancelaritë më të larta të politikës botërore. Po kush është Hashim Thaçi, cila është e kaluara e tij, ku u shkollua dhe u diplomua, cilat janë fillesat e para të hyrjes së tij në lëvizjen kundra politikës dhe terrorit serb në Kosovë, cilët kanë qenë bashkëpunëtorët më të afërt në Kosovë dhe marrëdhëniet e tij me ta, si kanë qenë raportet e Thaçit me politikanët e shtetit shqiptar këtej kufirit, cili ka qenë roli i tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në marrëveshjen e Rambujesë, etj. etj. Për këto ngjarje dhe fakte nga jeta e tij, na njeh me dëshminë e tij ekskluzive për gazetën "Shqip", gazetari, publicisti dhe shkrimtari i njohur, Bedri Islami, ish-drejtues kryesor i Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Hashim Thaçit, njeriut që pritet të drejtojë qeverinë e re të Kosovës.

    Zoti Islami, zgjedhjet e 17 nëntorit në Kosovë sapo kanë përfunduar dhe tani kemi një konfiguracion të ri politik. Qeveria e ardhshme do të drejtohet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Kryeministër do të jetë Hashim Thaçi. Nisur nga fakti se ju jeni një veprimtar i hershëm i çështjes së Kosovës dhe një nga drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Popullore të Kosovës, si i gjykoni zgjedhjet në përgjithësi dhe rezultatin që arriti partia e drejtuar nga Thaçi. Ishte e rastësishme apo pritej një gjë e tillë?

    Ishte një postulat i njohur. Në Kosovë kishte ardhur koha për ndryshime. Nga të gjitha mundësitë, më e vyera ishte kjo që ndodhi. Ishte diçka që pritej, që duhej të kishte ndodhur edhe tetë vite më parë, por që, sipas mendimit tim, ndodhi përsëri në kohën e duhur.

    Përse mendoni kështu?

    Është koha e duhur, pasi në Kosovë priten zhvillime të reja, të cilat, edhe pse nuk duam, është krejt e mundshme të jenë sa historike, aq edhe dramatike. Është një moment kur gjithçka është vënë në lëvizje dhe kahu i kësaj lëvizjeje duhet të jetë i qartë, pa asnjë ekuivok dhe shumë domethënës, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të tjerët. Është tepër shprehëse që fakti i realizimit de jure dhe de fakto i pavarësisë së Kosovës të bëhet përmes atyre që janë të denjë për të bërë një akt të tillë, që kanë bërë një rrugë të vështirë, që kanë rrezikuar dhe kanë pasur gjithnjë një vizion të qartë. Në fund të fundit do të ishte përmbledhësja e të gjitha sakrificave të bëra.

    Kryeministër i ri i Kosovës do të jetë një figurë e njohur politike, Hashim Thaçi. Nga ajo që kemi lexuar në librat që keni shkruar, sidomos tek "E fshehta e hapur e Kosovës", ju keni miqësi dhe njohje të hershme me Thaçin. A mund të na thoni kur e keni takuar dhe njohur për herë të parë njeriun që pritet të drejtojë qeverinë e re të Kosovës?

    Hashim Thaçin e kam njohur në Zvicër, rreth vitit 1995. Aty e kam takuar për herë të parë. Por njohja e parë nuk ka qenë domethënëse. E kam takuar si të gjithë të tjerët, në redaksinë e gazetës "Zëri i Kosovës", në vitin 1996, ku unë shkoja shpesh dhe ku Thaçi vinte herë pas here. Më kishte bërë përshtypje sepse ishte një njeri i heshtur, nuk kishte shumë miq aso kohe, më dukej më i menduar se të tjerët...

    Pse ndodhte kështu, në redaksinë e një gazete mund të hynin e dilnin me dhjetëra njerëz, përse ju ka bërë përshtypje një njeri i vetëm?

    Përshtypje më bënin edhe të tjerët, por ajo që lidhet me Hashim Thaçin ka një ngjarje krejt tjetër. Një ditë, një mik i imi, Sejdi Gega, që ishte i zgjedhur në forumet e larta drejtuese të Lëvizjes Popullore të Kosovës, (në parantezë po ju kujtoj se LPK-ja është organizata ilegale që e ka krijuar dhe udhëhequr Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës), po i thoshe Hashimit dhe Kadri Veselit, "Lulit": "Përse po rrini mënjanë dhe nuk po aktivizoheni". Ata nuk i kthyen përgjigje, as njëri dhe as tjetri. Unë e pyeta mikun tim, Sejdiun, për djemtë që "nuk po aktivizoheshin" dhe ai më shpjegoi shkurt se ata kishin qenë dikur shumë aktiv. Kjo ishte fillesa. Unë nuk e përfytyroja dot që njerëz të cilët kishin sakrifikuar, që kishin qenë të burgosur politikë, tani të rrinin mënjanë. Aq më tepër kur ishin të rinj. Mirëpo tek ata kishte diçka që të bënte të mendoje se nuk ishte gjithçka aq e thjeshtë.

    Kjo ishte njohja e parë, po më tej...?

    Organizata jonë, Lëvizja Popullore e Kosovës, ishte një organizatë ilegale, e cila, edhe brenda vetes kishte sektorë që ishin, si të thuash, dy herë ilegalë; edhe për të tjerët, por edhe për vetë organizatën. I tillë ishte sektori i veçantë, ose më saktë fillesa e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ishte i ditur vetëm për anëtarët e kryesisë së organizatës. Ndërsa pjesa tjetër e shtabit të përgjithshëm, ajo që vepronte në Kosovë, nuk ishte e ditur as për anëtarët e kryesisë dhe as për kryetarin e saj. Ajo dihej vetëm nga sektori i veçantë.

    Kush bënte pjesë në sektorin e veçantë në fillimet e saj?

    Sektorin e drejtonte Xhavit Haliti (i njohur ndryshe me pseudonimin e luftës "Zeka"), ku fillimisht bënin pjesë edhe Ali Ahmeti, "Abaz Gjuka" dhe Jashar Salihu, i cili ishte edhe drejtues i fondit "Vendlindja thërret", ose më saktë i fondit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më pas këtij sektori iu bashkua edhe Azem Syla, "daja i vogël", i cili jetonte dhe vepronte në Zvicër, ose "Antoni", emër me të cilin njihej në hierarkinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duke qenë një organizatë ilegale, Lëvizja Popullore e Kosovës dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kishin ngritur disa struktura, që ishin të ditura vetëm për një grup të vogël njerëzish. Në këtë grup bënin pjesë edhe Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

    Si vazhdoi më tej njohja dhe miqësia juaj me Thaçin?

    Kjo ndodhi në mbledhjen e gjashtë të përgjithshme të Lëvizjes Popullore të Kosovës, ose në kuvendin e saj të gjashtë zgjedhor. Ajo mbledhje u mbajt në pikun e fillimit të luftës, menjëherë pas vrasjes së Adem Jasharit. Mendoj se ishin ditët dhe momentet më dramatike të Kosovës, ndoshta nga më të vështirat, më të rëndat, ku gjithçka qëndronte pezull dhe rëndesa ishte e pranishme kudo. Pikërisht, në këtë kuvend e kam njohur edhe më nga afër Hashim Thaçin. Deri atëherë unë nuk e dija se edhe ai ishte anëtar i organizatës, aq më tepër anëtar i forumeve drejtuese të organizatës brenda vendit. Më erdhi mirë që nuk isha gabuar në përshtypjen time të parë. Mirëpo, ashtu si rrodhën ngjarjet më pas, nuk kisha kohë të mendoja në se kisha menduar mirë ose jo, sepse në memorien time ajo ishte një ditë që nuk mund ta harroj. Isha zgjedhur të drejtoja, së bashku me një grup pune, punimet e mbledhjes së gjashtë të përgjithshme të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Tani mund të duket e lehtë, por atëherë kishte kaq shumë punë e kaq shumë halle, sa që nuk i dihej se si do t‘i përballonim. Lufta sapo kishte nisur. Në Kosovë duhej bërë ringritja e zonave të luftës, pasi pas rënies së familjes Jashari kishte një hutim apo si të them një çoroditje. Ishin dërguar një grup shokësh në Kosovë, të cilët kishin emër dhe njohuri mbi luftën. Mjete logjistike nuk kishim. Me mijëra njerëz vinin në Shqipëri për të marrë armë dhe nuk kishim t‘i jepnim as bukë. Shteti shqiptar ende nuk e kishte marrë vesh se lufta kishte filluar dhe se kjo do të ishte një luftë edhe për ta. Kishte bllokime, tentohej të përfitohej nga dyndja e njerëzve për t‘i paraqitur si refugjatë, në Shqipëri kishte po ashtu disa grupime që flisnin në emër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pritej ardhja e ushtarakëve nga vende të ndryshme jashtë Kosovës, por duhej parë edhe motivimi i tyre. Qeveria "Bukoshi" kishte bllokuar të gjitha mjetet, njerëzit nga jashtë kërkonin të shkonin në Kosovë dhe sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, kishim hallet e problemet brenda nesh, që po ashtu nuk ishin të vogla. Themelorja ishte në përcaktimin, në se do të bënim një luftë të përgjithshme dhe a mund ta bënim këtë, apo do t‘u riktheheshim formave guerile. Si përfundim, organizata vendosi për luftë të përgjithshme, krijimin e frontit të përbashkët me të gjithë që donin të luftonin. Hashimi kishte ardhur në emër të shokëve që vepronin brenda vendit. Në fillimin e vitit 1998 ai kishte shkuar në Kosovë për të riorganizuar forcat. Pas një odiseje të gjatë, në ato ditë në Kosovë kishte shkuar edhe më i shquari pas Adem Jasharit, njeriu legjendë, Fehmi Lladrovci. Në këtë mbledhje të përgjithshme të Lëvizjes Popullore të Kosovës m‘u bë e qartë se Hashimi ishte pjesë e së njëjtës organizatë, Lëvizjes Popullore të Kosovës. Natyrisht nga ai çast unë mësova thuajse gjithçka për të, pasi nuk ishte më tabu të flitej për atë person dhe u bë po ashtu i njohur fakti se tërheqja e tij, siç ishte menduar nga ata që ishin jashtë, kishte lidhje me luftën.

    Hashim Thaçi nuk kishte filluar asaj kohe aktivizimin e tij në lëvizjen ilegale. Edhe ai, si shumë të tjerë, ka pasur rrugën e tij. Kanë qenë disa momente që kanë përcaktuar qëndrimin e tij. Familja dhe zona ku ka lindur, Drenica, mjedisi ku ka jetuar, lidhjet që janë krijuar etj.

    Si hyri Hashim Thaçi në lëvizjen ilegale dhe kur ka ndodhur kjo gjë afërsisht?

    Zakonisht, askush nuk e ka një datë të saktë, sepse askujt, sidomos në ato vite, nuk i është thënë që kjo është dita e pranimit tuaj në lëvizjen ilegale. Është dashur të kalohet përmes shumë provave, janë dashur dëshmi të ndryshme jetësore. Hashimi ka qenë student, në fillimet e jetës së tij, kur ka rënë në lidhje me lëvizjen ilegale që drejtohej nga Lëvizja Popullore e Kosovës. Lidhjet e tij të para kanë qenë përmes Kadri Veselit "Lulit", nga Mitrovica, i cili po ashtu ishte student. Ai është njohur si djalë trim, që, si i thonë fjalës, nuk i ka përtuar. Prej këtu zë fill edhe miqësia e tyre. Kjo miqësi vazhdon edhe sot. Kjo ka ndodhur në fillimet e vitit 1988, më parë se të fillonte lëvizja paqësore. Pastaj ai është përfshirë në grupet ilegale të Drenicës, që drejtoheshin nga Adem Jashari, dhe nga Ramiz Lladrovci, "Veshi", po ashtu anëtarë të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Më pas ndodhi diçka që duhej të thoshte shumë për të ardhmen e tij. Hashimi u zgjodh prorektor i Universitetit të Prishtinës, që do të thotë përfaqësues i Lëvizjes Studentore në rektorat. Ai ishte dhe vazhdon të jetë njeri me ambicie dhe nga kjo nuk ka pasur kurrë dëm.

    Më konkretisht, cili ishte roli dhe aktiviteti i Hashim Thaçit në veprimtarinë e Lëvizjes Popullore të Kosovës?

    Pas atyre ngjarjeve që përmenda më lart, Thaçi filloi të bëjë emër në radhët e organizatës në disa nga mbledhjet më të jashtëzakonshme të saj, si të Kërçovës apo në mbledhjen e tretë e të katërt të përgjithshme. Në historinë e Lëvizjes Popullore të Kosovës ka një rast, i cili nuk kishte precedent deri atëherë dhe nuk do të kishte as më pas. Fjala është për zgjedhjen ose më saktë, përcaktimin e Këshillit të ri të Përgjithshëm në mbledhjen e katërt të përgjithshme, e cila mori edhe vendimin për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Grupi i organizimit dhe riorganizimit, prej pesë vetash, mes të cilëve ishte edhe Hashim Thaçi, në konsultim me kryesinë, para mbledhjes së katërt të përgjithshme, vendosi që të formojë një komision, i cili do të shqyrtonte listën e kandidatëve të mundshëm për anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm dhe të Kryesisë, të cilët do t‘ia propozonte Mbledhjes së Përgjithshme. Propozimi nuk do të bëhej publik, por do t‘i besohej komisionit, tashmë prej tre anëtarësh, njëri prej të cilëve, ishte po ashtu, Hashim Thaçi. Pra, që në fillimet e vitit 1993, ai ishte njëri ndër njerëzit më të besuar të organizatës ilegale dhe i caktuar për të ngritur strukturat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që do të formohej më pas. Në fundin e vitit 1993, saktësisht në dhjetor, Thaçi u caktua në trupën udhëheqëse të saj. Pra, Thaçi nuk kishte ardhur nga hiçi apo rastësisht. Ishte një emër i njohur, i cili më pas do të bëhej edhe më i njohur.

    Cili ishte qëndrimi i Thaçit në momentet kur ndodhën arrestimet e mëdha të vitit 1993, kur shërbimi i fshehtë serb vuri në pranga disa emra të njohur të lëvizjes si Xhavit Hazirin, Bajrush Xhemajlin, Hysen Gegën etj.?

    Lidhur me këtë pyetje, do t‘ju sjell në vëmendje një gjë, e cila nuk është publikuar kurrë më parë në shtypin shqiptar. Kjo që po ju them ka të bëjë me një fragment nga diskutimi i Thaçit në takimin e veçantë për gjetjen e shkaqeve që çuan te dekonspirimet dhe arrestimet. Ky diskutim është i ruajtur në arkivën e organizatës dhe i përket pjesës dhjetor 1993. Midis të tjerash, aty thuhet: "Organizata jonë në Kosovë, pas arrestimeve, nuk është faktor i rëndësishëm politik. Ndoshta nga goditjet, por edhe nga dobësitë tona. Duhet të shohim se ku kemi gabuar. Organizimi ilegal në Kosovë dhe organizimi legal jashtë Kosovës, nuk shkon. Duhet të ndryshojmë krejt formën e organizimit. Ka qenë e gabuar që nga vitet ‘90. Pos një organizimi të mirëfilltë brenda, kjo duhet të bëhet edhe jashtë. Vetëm frikësohem se do t‘i marrim njerëzit në qafë. Dikush e ka me hile. Se kush nuk e di. Unë jam gati të futem në Kosovë...".

    Në disa media, këndej dhe andej kufirit të sotëm politik të Shqipërisë, është shkruar se Hashim Thaçi ka marrë pjesë në aksionet e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si qëndron e vërteta rreth kësaj që i atribuohet Thaçit?

    Është më se e saktë. Hashim Thaçi ka marrë pjesë në disa aksione. Në njërin prej tyre ka qenë bashkë me Sami Lushtakun, Jakup Nuren dhe Ramiz Lladrovcin. Kjo ka ndodhur në vitin 1992. Aksioni i bërë në Drenasin e sotëm, është i njohur. Por e rëndësishme është të bëhet i njohur fakti se ky aksion ishte i pari që bëhej me vendim të posaçëm të strukturave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Aksionet e deriatëhershme ishin bërë nga organizata, por tashmë ishte ngritur edhe struktura ushtarake e saj dhe kjo ndodhte për herë të parë në lëvizjet ilegale. Pra Hashimi është njëri ndër pjesëtarët e parë të aksioneve ilegale.

    Për këtë aksion ka ndodhur edhe dënimi më pas i Hashim Thaçit nga gjykatat serbe?

    Dënimi i tij nuk ka lidhje vetëm me këtë aksion. Bartësit e këtij aksioni vetëm tash, për herë të parë, bëhen të njohur. Hashim Thaçi është dënuar në grupin e njohur si "Grupi i Drenicës", prijës i së cilit ka qenë Adem Jashari. Gjykatësja hetuese, Danica Marinkoviqi, më 4 tetor 1996 mori aktvendimin për zbatimin e hetimeve kundër 15 ilegalëve, nga të cilët vetëm tre ishin të arrestuar, ndërsa të tjerët ndodheshin në arrati. Hashimi ishte njëri prej tyre. Ai akuzohej se në natën mes 13 dhe 14 prillit 1993, pra në pragun e 25-vjetorit të tij, së bashku me disa shokë, kishin planifikuar një aksion, i cili kishte mbetur pa u realizuar. Në përfundimin e aktgjykimit, Hashim Thaçi do të dënohej me 10 vite burg, është i njëjti gjyq, në të cilin Adem Jashari dënohet, po ashtu në mungesë, me 20 vite.

    G.Shqip

  4. #104
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    Edhe marreveshjet qe po ua nenshkruan babadevojka- Tahiri me Hashimin, vetem nje gje ta dini, sepse Serbia po i nenshkruan per vete, e jo per ju... ani qe tha babadevojka - Tahiri ne nje emision, qe e dobet eshte Serbia ne diplomaci, por mos harroni qe Serbia eshte duke i nenshkruar per veten e saj ne radhe te pare ato marreveshje, sepse i nevojiten te filloje procesin e anetaresimit ne BE dhe ne momentin qe do behet anetare e plote e BE, ka per te negociuar marreveshje per marreveshje me ekzekutivin e ardhshem te Kosoves qe do i vije radha te qeverise Kosoven, sepse do kercenoje me vendosjen vetos per anetaresimin e Kosoves ne BE. Mos harroni kushtezimin e Sllovenise qe i bente anetaresimit te Kroacise per çeshtjen e nje porti detare, e qe njihej gjithmone qe ka qene i Kroacise.

    E atehere babadevojkes- Tahiri, ju ka rrudhur diku p.atligjonja e te tregoje per drafte edhe border-yt e nenshkruara me aq pompozitet per ngadhenjimin e diplomacise Kosovare!
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    ...

    Ju lutem keni kujdes, sepse Thaqi eshte i arrmatosur dhe veqante i fshtire, dhe i gathsëm per ta përdore fuqine.

    ...................

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    Populli duhet ti bashkohet VV-së , jo për VV por për veten e vet!

    Nëse edhe kësaj rradhe do të flejë populli , zgjimin do ta ketë edhe më të vështirë.

    Hashimin do ta shfrytëzojnë maksimalisht shkijet dhe ndërkombëtarët për pozicionim sa më të fortë të shkijeve në Kosovë , e pastaj do ta rrasin në burrg për krime lufte e korrupcion.
    Po është populli ai që do ti vuaj të gjitha të këqija që po i sjell dhe ato që do ti sjell nëse lejohet hashimi.

    Pra , popull zgjohu se do të bëhet vonë.

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Kjo ndoshta eshte edhe nje nder arsyet kryesore per angazhmin maksimal te PDK-se dhe Thacit per ta ndryshuar Kushtetuten e Kosoves, ne menyre qe ai te zgjedhet President .
    Qellimi perfundimtar i Thacit, PDK-se, adhuruesve te Thacit dhe "miqve" nderkombetar te Thacit eshte krijimi i nje qusi dikatature, ngjashem me ate te rusise se Putinit.
    Ne te kunderten, Thaci ose do te perfundonte ne burg, ose do te vritej ose do te detyrohej te arratisej nga Kosova. ...

  7. #107
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin

    "Ju rrëfej anën e panjohur të Hashim Thaçit"


    Intervistë ekskluzive për gazetën "Shqip" me gazetarin, publicistin dhe shkrimtarin e njohur, Bedri Islami, ish-drejtuesin kryesor të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Hashim Thaçit



    Ashtu siç është bërë e njohur tashmë publikisht, jo vetëm në Kosovë, Shqipëri dhe opinionin mbarëshqiptar kudo në botë, por edhe në kancelaritë më të larta të politikës botërore, zgjedhjet e 17 nëntorit që u mbajtën në Kosovë, të cilat u përcollën me interes të jashtëzakonshëm edhe nga mediat me prestigjioze të botës, nxorën fituese Partinë Demokratike të kryesuar nga Hashim Thaçi. Ai pritet që në ditët në vazhdim të formojë edhe qeverinë e re të Kosovës. Ashtu siç ndodh zakonisht në të tilla raste, pas zgjedhjeve të 17 nëntorit e në ditët në vazhdim, emri dhe figura e Hashim Thaçit, ka qenë dhe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm në qarqet politike të Kosovës, por edhe në media të ndryshme të botës dhe kancelaritë më të larta të politikës botërore. Po kush është Hashim Thaçi, cila është e kaluara e tij, ku u shkollua dhe u diplomua, cilat janë fillesat e para të hyrjes së tij në lëvizjen kundra politikës dhe terrorit serb në Kosovë, cilët kanë qenë bashkëpunëtorët më të afërt në Kosovë dhe marrëdhëniet e tij me ta, si kanë qenë raportet e Thaçit me politikanët e shtetit shqiptar këtej kufirit, cili ka qenë roli i tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në marrëveshjen e Rambujesë, etj. etj. Për këto ngjarje dhe fakte nga jeta e tij, na njeh me dëshminë e tij ekskluzive për gazetën "Shqip", gazetari, publicisti dhe shkrimtari i njohur, Bedri Islami, ish-drejtues kryesor i Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Hashim Thaçit, njeriut që pritet të drejtojë qeverinë e re të Kosovës.

    Zoti Islami, zgjedhjet e 17 nëntorit në Kosovë sapo kanë përfunduar dhe tani kemi një konfiguracion të ri politik. Qeveria e ardhshme do të drejtohet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Kryeministër do të jetë Hashim Thaçi. Nisur nga fakti se ju jeni një veprimtar i hershëm i çështjes së Kosovës dhe një nga drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Popullore të Kosovës, si i gjykoni zgjedhjet në përgjithësi dhe rezultatin që arriti partia e drejtuar nga Thaçi. Ishte e rastësishme apo pritej një gjë e tillë?

    Ishte një postulat i njohur. Në Kosovë kishte ardhur koha për ndryshime. Nga të gjitha mundësitë, më e vyera ishte kjo që ndodhi. Ishte diçka që pritej, që duhej të kishte ndodhur edhe tetë vite më parë, por që, sipas mendimit tim, ndodhi përsëri në kohën e duhur.

    Përse mendoni kështu?

    Është koha e duhur, pasi në Kosovë priten zhvillime të reja, të cilat, edhe pse nuk duam, është krejt e mundshme të jenë sa historike, aq edhe dramatike. Është një moment kur gjithçka është vënë në lëvizje dhe kahu i kësaj lëvizjeje duhet të jetë i qartë, pa asnjë ekuivok dhe shumë domethënës, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të tjerët. Është tepër shprehëse që fakti i realizimit de jure dhe de fakto i pavarësisë së Kosovës të bëhet përmes atyre që janë të denjë për të bërë një akt të tillë, që kanë bërë një rrugë të vështirë, që kanë rrezikuar dhe kanë pasur gjithnjë një vizion të qartë. Në fund të fundit do të ishte përmbledhësja e të gjitha sakrificave të bëra.

    Kryeministër i ri i Kosovës do të jetë një figurë e njohur politike, Hashim Thaçi. Nga ajo që kemi lexuar në librat që keni shkruar, sidomos tek "E fshehta e hapur e Kosovës", ju keni miqësi dhe njohje të hershme me Thaçin. A mund të na thoni kur e keni takuar dhe njohur për herë të parë njeriun që pritet të drejtojë qeverinë e re të Kosovës?

    Hashim Thaçin e kam njohur në Zvicër, rreth vitit 1995. Aty e kam takuar për herë të parë. Por njohja e parë nuk ka qenë domethënëse. E kam takuar si të gjithë të tjerët, në redaksinë e gazetës "Zëri i Kosovës", në vitin 1996, ku unë shkoja shpesh dhe ku Thaçi vinte herë pas here. Më kishte bërë përshtypje sepse ishte një njeri i heshtur, nuk kishte shumë miq aso kohe, më dukej më i menduar se të tjerët...

    Pse ndodhte kështu, në redaksinë e një gazete mund të hynin e dilnin me dhjetëra njerëz, përse ju ka bërë përshtypje një njeri i vetëm?

    Përshtypje më bënin edhe të tjerët, por ajo që lidhet me Hashim Thaçin ka një ngjarje krejt tjetër. Një ditë, një mik i imi, Sejdi Gega, që ishte i zgjedhur në forumet e larta drejtuese të Lëvizjes Popullore të Kosovës, (në parantezë po ju kujtoj se LPK-ja është organizata ilegale që e ka krijuar dhe udhëhequr Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës), po i thoshe Hashimit dhe Kadri Veselit, "Lulit": "Përse po rrini mënjanë dhe nuk po aktivizoheni". Ata nuk i kthyen përgjigje, as njëri dhe as tjetri. Unë e pyeta mikun tim, Sejdiun, për djemtë që "nuk po aktivizoheshin" dhe ai më shpjegoi shkurt se ata kishin qenë dikur shumë aktiv. Kjo ishte fillesa. Unë nuk e përfytyroja dot që njerëz të cilët kishin sakrifikuar, që kishin qenë të burgosur politikë, tani të rrinin mënjanë. Aq më tepër kur ishin të rinj. Mirëpo tek ata kishte diçka që të bënte të mendoje se nuk ishte gjithçka aq e thjeshtë.

    Kjo ishte njohja e parë, po më tej...?

    Organizata jonë, Lëvizja Popullore e Kosovës, ishte një organizatë ilegale, e cila, edhe brenda vetes kishte sektorë që ishin, si të thuash, dy herë ilegalë; edhe për të tjerët, por edhe për vetë organizatën. I tillë ishte sektori i veçantë, ose më saktë fillesa e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ishte i ditur vetëm për anëtarët e kryesisë së organizatës. Ndërsa pjesa tjetër e shtabit të përgjithshëm, ajo që vepronte në Kosovë, nuk ishte e ditur as për anëtarët e kryesisë dhe as për kryetarin e saj. Ajo dihej vetëm nga sektori i veçantë.

    Kush bënte pjesë në sektorin e veçantë në fillimet e saj?

    Sektorin e drejtonte Xhavit Haliti (i njohur ndryshe me pseudonimin e luftës "Zeka"), ku fillimisht bënin pjesë edhe Ali Ahmeti, "Abaz Gjuka" dhe Jashar Salihu, i cili ishte edhe drejtues i fondit "Vendlindja thërret", ose më saktë i fondit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më pas këtij sektori iu bashkua edhe Azem Syla, "daja i vogël", i cili jetonte dhe vepronte në Zvicër, ose "Antoni", emër me të cilin njihej në hierarkinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duke qenë një organizatë ilegale, Lëvizja Popullore e Kosovës dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kishin ngritur disa struktura, që ishin të ditura vetëm për një grup të vogël njerëzish. Në këtë grup bënin pjesë edhe Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

    Si vazhdoi më tej njohja dhe miqësia juaj me Thaçin?

    Kjo ndodhi në mbledhjen e gjashtë të përgjithshme të Lëvizjes Popullore të Kosovës, ose në kuvendin e saj të gjashtë zgjedhor. Ajo mbledhje u mbajt në pikun e fillimit të luftës, menjëherë pas vrasjes së Adem Jasharit. Mendoj se ishin ditët dhe momentet më dramatike të Kosovës, ndoshta nga më të vështirat, më të rëndat, ku gjithçka qëndronte pezull dhe rëndesa ishte e pranishme kudo. Pikërisht, në këtë kuvend e kam njohur edhe më nga afër Hashim Thaçin. Deri atëherë unë nuk e dija se edhe ai ishte anëtar i organizatës, aq më tepër anëtar i forumeve drejtuese të organizatës brenda vendit. Më erdhi mirë që nuk isha gabuar në përshtypjen time të parë. Mirëpo, ashtu si rrodhën ngjarjet më pas, nuk kisha kohë të mendoja në se kisha menduar mirë ose jo, sepse në memorien time ajo ishte një ditë që nuk mund ta harroj. Isha zgjedhur të drejtoja, së bashku me një grup pune, punimet e mbledhjes së gjashtë të përgjithshme të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Tani mund të duket e lehtë, por atëherë kishte kaq shumë punë e kaq shumë halle, sa që nuk i dihej se si do t‘i përballonim. Lufta sapo kishte nisur. Në Kosovë duhej bërë ringritja e zonave të luftës, pasi pas rënies së familjes Jashari kishte një hutim apo si të them një çoroditje. Ishin dërguar një grup shokësh në Kosovë, të cilët kishin emër dhe njohuri mbi luftën. Mjete logjistike nuk kishim. Me mijëra njerëz vinin në Shqipëri për të marrë armë dhe nuk kishim t‘i jepnim as bukë. Shteti shqiptar ende nuk e kishte marrë vesh se lufta kishte filluar dhe se kjo do të ishte një luftë edhe për ta. Kishte bllokime, tentohej të përfitohej nga dyndja e njerëzve për t‘i paraqitur si refugjatë, në Shqipëri kishte po ashtu disa grupime që flisnin në emër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pritej ardhja e ushtarakëve nga vende të ndryshme jashtë Kosovës, por duhej parë edhe motivimi i tyre. Qeveria "Bukoshi" kishte bllokuar të gjitha mjetet, njerëzit nga jashtë kërkonin të shkonin në Kosovë dhe sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, kishim hallet e problemet brenda nesh, që po ashtu nuk ishin të vogla. Themelorja ishte në përcaktimin, në se do të bënim një luftë të përgjithshme dhe a mund ta bënim këtë, apo do t‘u riktheheshim formave guerile. Si përfundim, organizata vendosi për luftë të përgjithshme, krijimin e frontit të përbashkët me të gjithë që donin të luftonin. Hashimi kishte ardhur në emër të shokëve që vepronin brenda vendit. Në fillimin e vitit 1998 ai kishte shkuar në Kosovë për të riorganizuar forcat. Pas një odiseje të gjatë, në ato ditë në Kosovë kishte shkuar edhe më i shquari pas Adem Jasharit, njeriu legjendë, Fehmi Lladrovci. Në këtë mbledhje të përgjithshme të Lëvizjes Popullore të Kosovës m‘u bë e qartë se Hashimi ishte pjesë e së njëjtës organizatë, Lëvizjes Popullore të Kosovës. Natyrisht nga ai çast unë mësova thuajse gjithçka për të, pasi nuk ishte më tabu të flitej për atë person dhe u bë po ashtu i njohur fakti se tërheqja e tij, siç ishte menduar nga ata që ishin jashtë, kishte lidhje me luftën.

    Hashim Thaçi nuk kishte filluar asaj kohe aktivizimin e tij në lëvizjen ilegale. Edhe ai, si shumë të tjerë, ka pasur rrugën e tij. Kanë qenë disa momente që kanë përcaktuar qëndrimin e tij. Familja dhe zona ku ka lindur, Drenica, mjedisi ku ka jetuar, lidhjet që janë krijuar etj.

    Si hyri Hashim Thaçi në lëvizjen ilegale dhe kur ka ndodhur kjo gjë afërsisht?

    Zakonisht, askush nuk e ka një datë të saktë, sepse askujt, sidomos në ato vite, nuk i është thënë që kjo është dita e pranimit tuaj në lëvizjen ilegale. Është dashur të kalohet përmes shumë provave, janë dashur dëshmi të ndryshme jetësore. Hashimi ka qenë student, në fillimet e jetës së tij, kur ka rënë në lidhje me lëvizjen ilegale që drejtohej nga Lëvizja Popullore e Kosovës. Lidhjet e tij të para kanë qenë përmes Kadri Veselit "Lulit", nga Mitrovica, i cili po ashtu ishte student. Ai është njohur si djalë trim, që, si i thonë fjalës, nuk i ka përtuar. Prej këtu zë fill edhe miqësia e tyre. Kjo miqësi vazhdon edhe sot. Kjo ka ndodhur në fillimet e vitit 1988, më parë se të fillonte lëvizja paqësore. Pastaj ai është përfshirë në grupet ilegale të Drenicës, që drejtoheshin nga Adem Jashari, dhe nga Ramiz Lladrovci, "Veshi", po ashtu anëtarë të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Më pas ndodhi diçka që duhej të thoshte shumë për të ardhmen e tij. Hashimi u zgjodh prorektor i Universitetit të Prishtinës, që do të thotë përfaqësues i Lëvizjes Studentore në rektorat. Ai ishte dhe vazhdon të jetë njeri me ambicie dhe nga kjo nuk ka pasur kurrë dëm.

    Më konkretisht, cili ishte roli dhe aktiviteti i Hashim Thaçit në veprimtarinë e Lëvizjes Popullore të Kosovës?

    Pas atyre ngjarjeve që përmenda më lart, Thaçi filloi të bëjë emër në radhët e organizatës në disa nga mbledhjet më të jashtëzakonshme të saj, si të Kërçovës apo në mbledhjen e tretë e të katërt të përgjithshme. Në historinë e Lëvizjes Popullore të Kosovës ka një rast, i cili nuk kishte precedent deri atëherë dhe nuk do të kishte as më pas. Fjala është për zgjedhjen ose më saktë, përcaktimin e Këshillit të ri të Përgjithshëm në mbledhjen e katërt të përgjithshme, e cila mori edhe vendimin për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Grupi i organizimit dhe riorganizimit, prej pesë vetash, mes të cilëve ishte edhe Hashim Thaçi, në konsultim me kryesinë, para mbledhjes së katërt të përgjithshme, vendosi që të formojë një komision, i cili do të shqyrtonte listën e kandidatëve të mundshëm për anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm dhe të Kryesisë, të cilët do t‘ia propozonte Mbledhjes së Përgjithshme. Propozimi nuk do të bëhej publik, por do t‘i besohej komisionit, tashmë prej tre anëtarësh, njëri prej të cilëve, ishte po ashtu, Hashim Thaçi. Pra, që në fillimet e vitit 1993, ai ishte njëri ndër njerëzit më të besuar të organizatës ilegale dhe i caktuar për të ngritur strukturat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që do të formohej më pas. Në fundin e vitit 1993, saktësisht në dhjetor, Thaçi u caktua në trupën udhëheqëse të saj. Pra, Thaçi nuk kishte ardhur nga hiçi apo rastësisht. Ishte një emër i njohur, i cili më pas do të bëhej edhe më i njohur.

    Cili ishte qëndrimi i Thaçit në momentet kur ndodhën arrestimet e mëdha të vitit 1993, kur shërbimi i fshehtë serb vuri në pranga disa emra të njohur të lëvizjes si Xhavit Hazirin, Bajrush Xhemajlin, Hysen Gegën etj.?

    Lidhur me këtë pyetje, do t‘ju sjell në vëmendje një gjë, e cila nuk është publikuar kurrë më parë në shtypin shqiptar. Kjo që po ju them ka të bëjë me një fragment nga diskutimi i Thaçit në takimin e veçantë për gjetjen e shkaqeve që çuan te dekonspirimet dhe arrestimet. Ky diskutim është i ruajtur në arkivën e organizatës dhe i përket pjesës dhjetor 1993. Midis të tjerash, aty thuhet: "Organizata jonë në Kosovë, pas arrestimeve, nuk është faktor i rëndësishëm politik. Ndoshta nga goditjet, por edhe nga dobësitë tona. Duhet të shohim se ku kemi gabuar. Organizimi ilegal në Kosovë dhe organizimi legal jashtë Kosovës, nuk shkon. Duhet të ndryshojmë krejt formën e organizimit. Ka qenë e gabuar që nga vitet ‘90. Pos një organizimi të mirëfilltë brenda, kjo duhet të bëhet edhe jashtë. Vetëm frikësohem se do t‘i marrim njerëzit në qafë. Dikush e ka me hile. Se kush nuk e di. Unë jam gati të futem në Kosovë...".

    Në disa media, këndej dhe andej kufirit të sotëm politik të Shqipërisë, është shkruar se Hashim Thaçi ka marrë pjesë në aksionet e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si qëndron e vërteta rreth kësaj që i atribuohet Thaçit?

    Është më se e saktë. Hashim Thaçi ka marrë pjesë në disa aksione. Në njërin prej tyre ka qenë bashkë me Sami Lushtakun, Jakup Nuren dhe Ramiz Lladrovcin. Kjo ka ndodhur në vitin 1992. Aksioni i bërë në Drenasin e sotëm, është i njohur. Por e rëndësishme është të bëhet i njohur fakti se ky aksion ishte i pari që bëhej me vendim të posaçëm të strukturave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Aksionet e deriatëhershme ishin bërë nga organizata, por tashmë ishte ngritur edhe struktura ushtarake e saj dhe kjo ndodhte për herë të parë në lëvizjet ilegale. Pra Hashimi është njëri ndër pjesëtarët e parë të aksioneve ilegale.

    Për këtë aksion ka ndodhur edhe dënimi më pas i Hashim Thaçit nga gjykatat serbe?

    Dënimi i tij nuk ka lidhje vetëm me këtë aksion. Bartësit e këtij aksioni vetëm tash, për herë të parë, bëhen të njohur. Hashim Thaçi është dënuar në grupin e njohur si "Grupi i Drenicës", prijës i së cilit ka qenë Adem Jashari. Gjykatësja hetuese, Danica Marinkoviqi, më 4 tetor 1996 mori aktvendimin për zbatimin e hetimeve kundër 15 ilegalëve, nga të cilët vetëm tre ishin të arrestuar, ndërsa të tjerët ndodheshin në arrati. Hashimi ishte njëri prej tyre. Ai akuzohej se në natën mes 13 dhe 14 prillit 1993, pra në pragun e 25-vjetorit të tij, së bashku me disa shokë, kishin planifikuar një aksion, i cili kishte mbetur pa u realizuar. Në përfundimin e aktgjykimit, Hashim Thaçi do të dënohej me 10 vite burg, është i njëjti gjyq, në të cilin Adem Jashari dënohet, po ashtu në mungesë, me 20 vite.

    G.Shqip
    Ke gjet tamam "figure" politike per te na mbushur mendjen! Hashim Thaçi per moshen qe ka eshte peng i Bedri Islamave & Co dhe ai po nuk arriti te shkeputet prej tyre, nuk do te mundet te beje jete te gjate si politikan.

    Nese ai do te vazhdoje t'ju bindet urdherave te Bedri Islamit dhe te kete frike nga arkivat e LPK, atehere me mire le ti veshe dimijat e te shkoje ti bjere defit me naj kanaxheq.

    Bedri Islami dhe aradha e "ilegaleve", jane ne te vertete ata qe e kontrollojne politiken e njerit krah ne Kosove, bashke me Levizjen Vetevendosje. Kam frike se kane arritur te shantazhojne dhe krahun tjeter te politikes, qe quhet LDK
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 09-01-2012 më 15:56

  8. #108
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Populli duhet ti bashkohet VV-së , jo për VV por për veten e vet!



    Pra , popull zgjohu se do të bëhet vonë.

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!



    Ju lutem mos të fillojm tash biseden për delingjiun (pdk) dhe kodoshin (ldk) , pra për dy bijë të të njëjtit fis.
    Fisit të pisit!.
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  9. #109
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Kam frike se kane arritur te shantazhojne dhe krahun tjeter te politikes, qe quhet LDK
    LDK ? , parti qe ka punuar ne menyr legale ne Kosove ateher ne regjimin e millosheviqit ....qka do te thot se ajo u formua ne Beograd ....e ky thojka shantazh ??? ahahhaha....funny...

  10. #110
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 11 prej 127 FillimFillim ... 9101112132161111 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •