Close
Faqja 61 prej 127 FillimFillim ... 1151596061626371111 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 601 deri 610 prej 1268
  1. #601

    Mustafa: Zgjidhjet duhet kërkuar përmes institucioneve

    Mustafa: Zgjidhjet duhet kërkuar përmes institucioneve

    Ai tha se është e drejtë e secilit që të protestojë, derisa të gjitha kërkesat që kanë kaluar përmes Kuvendit të Kosovës, sipas Mustafës, duhet të realizohen në mënyrë institucionale dhe përgjigjja nga Qeveria duhet kërkuar brenda Kuvendit të Kosovës....

    Postuar: 02:28:26 / 15.01.2012

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, pas më shumë se 24 orëve, reagoi lidhur me protestën e ”Vetëvendosjes”. Ai tha se është e drejtë e secilit që të protestojë, derisa të gjitha kërkesat që kanë kaluar përmes Kuvendit të Kosovës, sipas Mustafës, duhet të realizohen në mënyrë institucionale dhe përgjigjja nga Qeveria duhet kërkuar brenda Kuvendit të Kosovës.

    Nuk shohim arsye që gjërat që mund të zgjidhën në mënyrë institucionale të bartën në rrugë, përkundër asaj që është e drejtë e çdo subjekti të protestojë apo të shprehë mos pajtimin apo vullnetin edhe në forma tjera, por ne jemi për atë që këto gjëra të zgjidhen përmes institucioneve”, ka thënë Mustafa.

    Mustafa tha se zgjidhjet duhet të kërkohen brenda institucioneve .
    “Nuk ka lënë dukje të mirë çfarë kemi parë në terren, por natyrisht gjithmonë duhet të kemi parasysh se në qoftë se gjërat dalin jashtë institucioneve mund të pritet se do të kemi probleme, të cilat më nuk dëshirojmë t’i shohim nëpër rrugët tona dhe në ekranet tona”, ka shtuar ai.

    Në këtë kuadër, Isa Mustafa, tha se vendimet e Kuvendit të Kosovës duhet të zbatohen në këtë rast edhe ai për reciprocitetin, duke i bërë thirrje Qeverisë të raportojë në Kuvend për shkallën e reciprocitetit me Serbinë.

    (Bardha Shkreli)

    rtk

  2. #602
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Pirate of Love
    per pasurimin e shpejt te politikaneve mund te pajtohemi,ketu Thaci nuk eshte perjashtim nga te tjeret e as nuk eshte kampion,korrupcioni nuk luftohet tu e sulmu Thacin e duke i fsheh pasurit e te tjereve,sa eshte pasuria e Isa Mustafes,Fatmir Sejdiut,Ramush e Daut Haradinajt,Bujar Bukoshit,Lutfi Hazirit,Florin Krasniqit,Rexhep Selimit etj.

    deklarimin e pasurise se thacit e ke peshtiell pak,ai ka pas nje shtepi ne Arberi te cilen e ka shit pasi e sulmuan hajnat,si e ka ble ate shtepi se di,nuk e di a eshte pagu thaci si drejtor politik i UCK,kryeminister i qeverise se perkoheshme,kryetar i PDK,ai ka marre rrog si deputet dhe anetar i grupit te unitetit,prona ne fshat eshte pron e perbashket familjare,sa vlen ajo eshte? ndoshta 180.000 ndoshta me shume a me pake.

    thaci nuk ka shku ne zvicerr per me i ndihmu familjes,ai ka qen i ndjekur e me von edhe i denuar nga rexhimi serb,familja e tij nuk ka qen e varfer e as e pasur,vellau i tij ganiu ka qen pronar i nje kafe-bari(dardania)ne skenderai,ka pas pune kogja mire.
    prej kurshit dikush qe i ka 80.000 euro,$ na qenka i pasur qe te permendet ne ter ish.jug?njoh njerez qe kan ndertu shtepi,ble prona,tok etj ne vlera me te medha dhe askush pertej katuni si ka permen.

    pyeti pronaret e RTV21&KTV ku e moren ata gjithe ate pasuri pas lufte?a jau lan trashegimi baballaret frekuencat nacionale?pronat e RILINDJES&RTP?sa paguajn qera per shfrytezimin e pronave publike te RILINDJES&RTP?pse nuk lejojn licencimin e asnje TV lokal ne rajonin e Prishtines?pse hapesira mediale eshte uzurpu nga familjet surroi,saraqini-kelmendi.

    te korruptuarit nuk mund ta luftoin korrupcionin,e mediumet dhe ojq nuk jau lshoin udhen per hajni politikaneve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Drenica 97 : 15-01-2012 më 18:19

  3. #603
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Përparim Demi: Dhuna në Bukuresht dhe në Kosovë

    Postuar më: 15-01-2012

    Është e katërta ditë që nëpër qytetet kryesore të Rumanisë po ushtrohet dhuna policore për të mbytur protestat popullore. Do jua shpjegoj më poshtë se çfarë po ndodh këtu, por para kësaj dua të ndalem në fenomenin e dhunës.

    Nuk jam simpantizant i dhunës, nga cilado anë qoftë kjo e ushtruar, jam kundra qoftë dhe asaj verbale aq shumë përdoret në median dhe mjediset e politikës shqiptare. Dhuna është pasoj, është dobësia e atij që e ushtron. Dihet sintagma që lufta fillon aty ku mbaron diplomacia, në sensin se përdorimi i forcës është një instrument i cili përdoret në rastet e dështimeve diplomatike, i dështimeve të negociatave, i bllokimit të rugëve të komunikimit. Një konflikt interesash i pazgjidhur në rrugë politike përfundon në dhunë, ku palët kërkojnë të fitojnë të drejtën e tyre nëpërmjet forcës.


    Shtroj pyetjen: a është e nevojshme dhuna në kohë paqjeje?

    Konstatoj se të gjitha shtetet e mëdha armatosen sa mundin në vazhdimësi, armët prodhohen gjithashtu në vazhdimsi, mjetet e dhunës shtetërore modernizohen, bëhen sa vjen dhe më efikase, më të shpejta, përse vallë ? Sa fonde harxhohen për instrumentet e dhunës shtetërore? Mjaft specialistë thonë se me këto fonde do ishte e mundur të zgjidheshin mjaft probleme ekonomike dhe sociale të atyre vëndeve, por kjo nuk përbën një objektiv për klasat politike që i drejtojnë. Sa fonde ka harxhuar shteti i varfër Kosovar për policinë, e cila, siç e pamë dje, qënka në gjëndje ta mbysi me dhunë protestën e VV-së, për të cilën ministri Rexhepi u deklarua shumë i kënaqur. Suksesin e pamë ashiqare. Kuptohet që ajo akoma nuk është në gjëndje të heqi barikadat dhe strukturat paralele në veri, s’ka gajle, rëndësi ka që VV-së i vjen hakut, prandaj dhe qeveria është e kënaqme se e ndjen veten të fortë, të paktën në këtë pikë. Një shtet apo një qeveri përcaktohet nga fakti se kundra kujt e përdor dhunën. Nëse dhuna përdoret kundra popullit të vet që proteston, atëhere themi se kemi të bëjmë me një regjim antipopullor.

    Që ti jap përgjigje pyetjes së mësipërme do më duhet të hyj në analizën e situatës së brëndëshme politike në Kosovë, e cila solli këtë rezultat kaq të dhimbshëm për të gjithë. Më terhoqën vëmëndjen sot deklaratat e politikanëve shqiptarë kosovarë, maqedonas apo të Tiranës. Në përgjithsi ata u distancuan dhe folën kundra metodës së protestës që zgjodhi VV-ja për të vënë në jetë një vendim të kuvëndit, të cilin qeveria nuk e përfilli. Askush nuk diskutoi problemin në fond, a duhet të respectohet nga qeveria ky vendim dhe a duhet që shteti i Kosovës të vendos reciprocitetin me Sërbinë. Kjo pyetje është kyçi dhe thelbi i problemit, mendoj unë. Këta politikan përkrahin qeverinë e Hashimit në princip dhe jo se kanë rënë në dashuri me të. Benë paralelizma me 21 dhjetorin, pa bërë dallimin se cili është motivi i protestës dhe kush merr pjes apo e drejton atë. Këtë gabim ”të vogël” jam i sigurt se nuk e bëjnë nga padija, përkundrazi e bëjnë me qëllim, të vetdijshëm për autoritetin dhe fuqin e tyre në manipulimin e opinionit shoqëror. Mjaft lexues shqiptarë në Facebook ranë në këtë grackë politike, në këtë manevër të pandershme të përhapjes së helmit të dizinformimit të paskrupullt.

    Në Rumani protesta popullore filloi si rezultat i një konflikti që pati një funksionar i lartë shteti i ministrisë së shëndetsisë me presidentin e vëndit, lidhur me një projekt ligj mbi reformat e shëndetsisë. Funksionari i lartë, një mjek me origjinë siriane, nuk u thye dhe nuk u trëmb nga ndërhyrja e presidentit, opinioni shoqëror i dha të drejtë mjekut dhe shumë njerëz filluan protestën për ta mbështetur. Shumë e konsiderojnë se projektligji në fjalë do e ushqej korupsionin në privatizimin e sistemit shëndetsor. Ndërkohë ai (mjeku i ndershëm) u tërhoq duke dhenë dorheqjen për të mos u bërë ai motiv, por protestat vazhduan, u shkallëzuan më tej, deri sa u kthyen në konflikt mbarë popullor që u shoqërua me dhunën policore. Në fakt, popullit i ka ardhur në maj të hundës me klasën politike të koruptuar dhe protesta e tij i ka rrënjët shumë më të thella sociale dhe ekonomike në kushtet e krizës që po përjetojmë. Mesa e njoh unë pulsin e qytetarëve të thjeshtë rumun, protestat do vazhdojnë gjatë, pamvarsisht se rezultatet e saj do mundohet ti shfrytzojë opozita, për të larë hasapet e veta me presidentin dhe majorancën që po qeveris vëndin.

    Duke bërë paralelizmin midis dy vëndeve, gjykoj se populli i Kosovës ka motive shumë më të forta për të protestuar, se sa rumunët. Niveli i jetesës në Kosovë është shumë më poshtë, problemet janë shumë më të mëdha, korupsioni po ashtu. Në Rumani opinioni shoqëror këtu nuk i dënon protestuesit, përkundrazi, diskutimet përqëndrohen rreth paaftesisë së qeverisë dhe korupsionit të klasës politike. Atëhere përse ne duhet me akuzu VV-në dhe Albin Kurtin për iniciativën e marrë për të protestuar, kur ajo megjith përpjekjet parlamentare nuk arriti të bindëte qeverinë të zbatojë vendimin e marrë me shumicë votash në kuvend. Pra arrijmë në një blokazh, rrugë pa dalje, nga njëra anë protestat nuk janë pozitive (thonë ata, qeveritaret), nga ana tjetër sistemi nuk funksionon. Mesa duket, demokracia në Kosovë do kohë të instalohet, akoma na duhet mjaft kohë që ta kuptojmë njëherë atë, pale pastaj të mësojmë regullat e lojës, dhe pastaj ehu kushedi se kur do i vij koha ti zbatojmë ato. E keqja është jo se nuk mundemi, por nuk duam që ajo të vijë shpejt. Përveç popullit askush nuk e do demokracinë, transparencën, ligjin në Kosovë. Këto gjëra i prishin punë klasës politike, e pengon të ”vëjë dhjamin për dimër si ariu”. Të gjithë e dimë se me roga nuk bën dot pasuri, prandaj pak korupsion duhet, që të shkurtojmë kohën, nesër ku i dihet. Halli është se askush nuk di me u ndal tek ajo ”pak korupsion”, tahmaja bën të vetën, nga pak bëhet shumë dhe për popullin s’mbetet më gjë se aq është, thelë e vogël. Këtu është zanafilla, pastaj po ti shtojmë kësaj hesapet që kemi me sërbët, mbushet kupa dhe populli del në rrugë.

    Kush ka të drejtë si thoni?

    Është metoda e protestës e zgjedhur nga VV-ja e gabuar apo qeveria gaboi sa mundi dhe tani don me jua mbyll gojën me shkopin e policit?

    Haj ta zëmë se Albini dhe VV-ja do e mbylli gojën (ose do ua mbylli Thaçi me forcë) dhe do shkojë të rehatohet në shtëpi, tu pa filma në RTK, si do i bëhet puna hallit të popullit, që i ka vajt thika në palcë ? S’po i hyj më punës me sërbët dhe bisedat me ta se do më duhet të nis të shkruaj nga e para.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  4. #604
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Mustafa: Zgjidhjet duhet kërkuar përmes institucioneve
    Nuk eshte interesant fare kjo cka thot Mustafa ne kete rast zoteri Super Moderator qe po e poston te njejten per gjdo dite ..
    Por eshte interesant se cfare thot Albini Kurti , dhe ai thote keshtu :
    ..dhe keshtu do behet .
    Kane ngel edhe ca Shqiptar ne keto troje per ti dal zot Atdheut , pa merak .

  5. #605
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516

  6. #606
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466


    Nga Mero Baze Kush e turpëron Kosovën?

    Një miku im nga Prishtina na postoi një foto në të cilën shihet statusi që ka vendosur në Facebook një njeri i qeverisë së Kosovës. Në ato pak rreshta ai përshkruan, nuk e di në çfarë cilësie, lutjet e Fisnik Ismailit, që policia të mos t’ja shtrëngojë fort prangat dhe katandisjen e Albin Kurtit përtokë pas sulmit të policisë. Më duken pak të sajuara, por dua t’i besoj se janë të vërteta. Dua të besoj se vërtet Fisnik Ismailit, artistit që i ka dhënë Kosovës Monumentin e parë simbolik pas çlirimit, “New Born”, i kanë dhemb jo vetëm fizikisht prangat në duart e lidhura pas dhe Albin Kurti është rrëzuar “si refugjat” në tokën e tij, prej dhunës së policisë.

    Pyetja që unë shtroj pas kësaj, është se kë nderon dhe kë turpëron kjo pamje?

    Kosova është sot një vend i lirë, pse perëndimi u bind, për herë të parë në historinë e tij, se një pushteti i duhet hequr një territor nga duart, nese nuk respekton qytetarët e tij. SHBA dhe vendet perëndimore bombarduan Serbinë dhe ja hoqën nga duart Kosovën, jo për shkak të lutjeve tona patriotike apo mallkimeve për Evropën plakë që na ndau si komb, por për një arsye të cilën ata që qeverisin Kosovën, sidomos ata që e qeverisin si “çlirimtarë”, nuk duhet ta harrojnë kurrë.

    Është cinizëm i tepërt që tashmë një pushtet i ri në Kosovë, të ndjehet mirë sepolicia poshtëron qytetarët e saj dinjitoz, dhe të tallet me dhimbjet fizike dhe njerëzore të qytetarëve që protestojnë. Pamjet e përshkruara nga i sipërcituari, nderojnë viktimat dhe turpërojnë pushtetin. Ato pamje turpërojnë Kosovën para Perëndimit, dhe ngjallin një instikt të vjetër të politikës së Prishtinës së viteve tetëdhjetë, kur në emër të nacionalizmit mund të burgosje dhe poshtëroje këdo.

    Kosova ka sot nevojë më shumë se sa për policë brutalë, për qytetarë kurajozë, më shumë se sa për paranoja puçiste, për ballafaqim me kundërshtarët, më shumë se sa për gramafonë regjimesh, për qytetarë që ngrejnë zërin për të drejtat e tyre. Ne e kemi parë foton e Fisnik Ismailit duke i vënë gjoksin ujit të makinave të policisë, kurse ky njeriu i regjimit të Prishtinës e paska parë duke qarë se i dhembnin prangat. Në të dyja rastet, në të dy pamjet, ai ka bërë diçka më krenare për Kosovën, se sa turpi i njeriut të pushtetit që gëzohet nga pasojat poshtëruese të dhunës.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  7. #607
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Arrestimi i fisnik ismailit..
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  8. #608
    Kryetari i Partisë Socialiste të V.V, Albin Kurti konsideron se partia e tij mund t'u kërkojë falje qytetarëve për problemet e viteve të ’2006-2012-ta, sepse për të ajo është pjesërisht përgjegjëse, raporton REL.“Kur është fjala për partinë, në të cilën jam kryetar, konsideroj se duhet ta vështrojmë atë që është bërë para vitit 2011 dhe të nxjerrim porosinë që ajo të mos përsëritet kurrë. Në këtë kuptim, do të mund t’u kërkojmë falje, qytetarëve për problemet e asaj kohe”, ka thënë KURTI. KURTI është në krye të partisë,VV të cilën e E drejton me Glauk Konjufecen,Visar Imerin dhe .Rexhep Selim , i cili sa ishte në pushtet nisi luftën me ish AAK,,LDK-en dhe tani me PDK,, për të përfunduar ku jemi sot.

  9. #609
    Kryetari i Partisë Socialiste të V.V, Albin Kurti konsideron se partia e tij mund t'u kërkojë falje qytetarëve për problemet e viteve të ’2006-2012-ta, sepse për të ajo është pjesërisht përgjegjëse, raporton REL.“Kur është fjala për partinë, në të cilën jam kryetar, konsideroj se duhet ta vështrojmë atë që është bërë para vitit 2011 dhe të nxjerrim porosinë që ajo të mos përsëritet kurrë. Në këtë kuptim, do të mund t’u kërkojmë falje, qytetarëve për problemet e asaj kohe”, ka thënë KURTI. KURTI është në krye të partisë,VV të cilën e E drejton me Glauk Konjufecen,Visar Imerin dhe .Rexhep Selim , i cili sa ishte në pushtet nisi luftën me ish AAK,,LDK-en dhe tani me PDK,, për të përfunduar ku jemi sot.

  10. #610
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    4 Janar 2012-Albin Kurti ose rilindja e një lideri dhe Vetëvendosjes!
    Nga Elida BUÇPAPAJ

    Mediat në Kosovë i kanë bërë një mbulim shumë të mirë protestës të Vetëvendosjes me moton "Serbia nuk kalon" dhe kjo në fakt i ndihmon shumë analizat që do të vijnë pas 14 janarit 2011. Kamerat i ndoqën dhe shoqëruan protestuesit nga qendrat e banimit, nga ata u nisën dhe u bashkuan në pikat e takimit, kur morën autobuzat, kur u kontrolluan nga policia, kur organizatorët bënin përpjekjet e tyre për të dhënë mesazhe shumë të qarta, për ta mbajtur nën kontroll që kjo protestë të mos degjeneronte nga provokatorë kurrsesi në dhunë. Ne teleshikuesit i ndoqëm „live" në kohë reale se si nga të katër anët e Kosovës, bile edhe nga Shqipëria u bë organizimi, me shumë disiplinë, me shumë qetësi, në mënyrë shumë dinjitoze, deri tek pika kufitare e Dheut të Bardhë apo Merdares, si shprehje legjitime e qytetarëve për të protestuar kur shohin dhe besojnë se janë të shkelura apo të nëpërkëmbura të drejtat e tyre.

    Shqiptarët e Kosovës më frymëzojnë gjithnjë respekt, sepse kanë vuajtur si askush dhe prapë kanë mbijetuar, pikërisht sepse tek ata nuk është fashitur kurrë ndjenja e protestës, dikur kundër pushtuesit ndërsa sot për të parë implementimin e marrëveshjeve që Kosova dhe Serbia nënshkruajnë në letër që të jenë të përmbushura në realitet.

    Protesta e Vetëvendosjes u anatemua që në fillim nga politika dhe u pa me dyshim edhe nga faktori ndërkombëtar, sepse ende nuk është fshirë nga kujtesa ajo që ngjau më 2004 kur gjithçka degjeneroi në dhunë, flakë e zjarr. Por Kosova ka mësuar e nxjerrë mësime, ashtu edhe liderët e saj.

    Hashim Thaçit iu dha rasti për t’i dhënë goditjen rivalit të tij të vetëm pikërisht tek thembra e Akilit, tek siguria dhe stabiliteti i shtetit të ri të Kosovës, duke parashikuar një skenar të tipit të 21 janarit 2011 që u ekzekutua në Shqipëri kur u sulmuan institucionet e shtetit.

    Por protesta e 14 janarit 2012 e Vetëvendosjes është 180 gradë e ndryshme nga ajo e 21 janarit 2011 që u ekzekutua në Tiranë. Ata që iu bashkangjitën Vetëvendosjes më 14 janar e bënë këtë për të mbrojtur shtetin e Kosovës, ndërsa ata të 21 janarit në Tiranë për të përmbysur një shtet anëtar të NATO-s, sipas modelit afrikan, në vende me diktatura të degraduara si Libia, Tunizia apo Egjypti.

    Organizimi i Vetëvendosjes ishte gati spontan. Më 14 janar qytetarë nga e gjithë Kosova u drejtuan në pikat kufitare tek Dheu i Bardhë dhe Merdare. Protestuesit e 14 janarit nuk do të sulmonin Policinë e Kosovës, nuk do të sulmonin institucionet e Kosovës, qëllimi i tyre ishte të mbrojnë shtetin e ri të Kosovës nga standartet e dyfishta. Sepse liria dhe lëvizja e lirë ka vetëm një standart. Serbët janë të lirë të hyjnë në Kosovë, por edhe shqiptarët duhet të jenë të lirë të qarkullojnë në Serbi. Mallrat serbe le të hyjnë në Kosovë, por edhe mallrat e Kosovës le të kalojnë nëpër Serbi. Pra marrëveshja e nënshkruar midis dy palëve duhet të ketë vlerë të njëjtë zbatimi, ku reciprociteti është kryefjala. Kosova e respekton reciprocitetin me Serbinë, të njëjtën gjë duhet të bëjë Serbia. Nëse Serbia nuk e respekton, atëhere marrëveshja hidhet në koshin e plehrave, nuk ka vlerë, jo për fajin e Kosovës, por për shkak të Serbisë.

    Pra, të manipulosh një protestë për qëllime politike, siç bëri Thaçi, nuk është as në favor të tij, as në favor të Kosovës kur atij do t’i duhej që, për të evituar protesta të tilla, të ndërmerrte veprime serioze si shtet, ashtu si veproi në verën e vitit që shkoi Mimoza Kusari-Lila ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, kur i doli zot një vendimi të Qeverisë së Kosovës për masat e reciprocitetit të shtetit të Kosovës me Serbinë dhe Bosnjën. A ju kujtohet se si veproi shteti i Kosovës, kur Serbia nuk respektoi recioprocitetin? Ia bllokoi mallrat e Serbisë. Pra, jo me protesta si veproi vetëvendosja më 14 janar 2012, por konkretisht, de jure e de facto.

    Dhe veprimet e qeverisë së Kosovës u mirëpritën jo vetëm nga populli i Kosovës, por edhe nga faktori ndërkombëtar, ndërsa Mimoza Kusari-Lila u shpall gati heroinë. Tani më 14 janar vendin e saj e zuri Albin Kurti.

    Pra çfarë ka ndryshuar tani? Ka ndryshuar se në verën që shkoi ishte qeveria e Kosovës që mbante qëndrime të përgjegjëshme ndaj fqinjit të saj problematik, ndërsa tani qeveria e Kosovës, në vend që t’i bashkangjitet Vetëvendosjes, e fokuson Albin Kurtin si një person problematik që rrënon jo vetëm imazhin e Kosovës por edhe rrezikon stabilitetin e saj. Pra qeveria e Kosovës duke e trajtuar Albin Kurtin kësisoj i humb pikë vetëm vetes të saj. Dhe këtë e tregoi 14 janari, të cilin ne e pamë „live", se si qytetarët e Kosovës iu bashkangjitën thirrjes së Albin Kurtit pa marrë parasysh të ftohtit dhe acarin dhe pa marrë para sysh thirrjet e faktorit politik kombëtar dhe ndërkombëtar.

    Përballja midis policisë dhe Vetëvendosjes, arrestimet, shkopinjtë e gomës, gazi lotsjellës, pompat me ujin e akullt në kulmin e dimrit dhe për pasojë gurët e protestuesve ishte ajo që do të duhej të evitohej me çdo kusht, por u duk qartë që në krye se Policia e Kosovës kishte marr urdhër për të demonstruar se e ka nën kontroll situatën. Ndërkohë, të ngresh shkopinjtë e gomës e gomat e ujit e të përgjakësh e arrestosh deputetët e parlamentit të Kosovës do të thotë se Policia e Kosovës i tejkaloi kompetencat e veta, sepse të protestosh është e drejtë legjitime dhe policia e shtetit ushtron komptetencat e saj legjitime vetëm kur protestat degjenerojnë në dhunë apo guerrilje urbane. Diçka që nuk kishte asnë lidhje me 14 janarin e Vetëvendosjes të Albin Kurtit.

    Sepse 14 janari i Vetëvendosjes të Albin Kurtit shprehte indinjatën legjitime për mosrespektimin nga ana e qverisë të Serbisë të marrëveshjes bilaterale të lëvizjes të lirë me Kosovën, ku ndërsa Kosova e respekton këtë marrëveshje, Serbia e shkel, dhe qeveria e Kosovës bën sehir, hesht e rri urtë, si qingj i butë, ndërsa angazhon policinë e shtetit të Kosovës dhe tregon dhëmbët kundër Albin Kurtit, Vetëvendosjes e protestuesave! Po çfarë bëhet kështu?!

    Hashim Thaçi bëri figurë të mirë para ndërkombëtarëve, por jo para popullit të Kosovës, sepse ndërseu policinë kundër Vetëvendosjes, protesta e të cilës në fakt është në mbrojtje të shtetit të Kosovës, ku përfshihen edhe institucionet e shtetit të së drejtës, pra edhe vetë qeveria e Hashim Thaçit.

    Vetëvendosja e kaloi një provim, sepse të protestosh është legjitime, por protestat kurrë nuk duhet të kalojnë nga funksioni që kanë, dhe Vetëvendosja arriti që ta ketë nën kontroll dhe të mos tolerojë asnjë lloj provokotori të filtruar në rradhët e saj. Këtë provim e kaloi edhe Albin Kurti me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, disa prej të cilëve janë edhe ata deputetë në Kuvendin e Kosovës. Ata i ikën imazhit të keq të krijuar prej 2004. Ata u përgjakën, u trajtuan keq nga policia e Kosovës, u arrestuan, por përsëri ishin ata që fituan dhe prej dje, pra, prej 14 janarit 2012, ata rilindën, ndërsa Hashim Thaçi sheh tek Albin Kurti një rrezik jo për Kosovën por një rrezik real për karriken e tij si kryeministër.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •