vrroma i paftyr drogaxhi abuzus mashtrus hajne smur psikik skile po kthe gjith venin permys me u bo zot mbi zotat ene autor ska dinju me shkrujt as i llafosht si me thon karera domingo ene mos me permen pavarotin
![]()
vrroma i paftyr drogaxhi abuzus mashtrus hajne smur psikik skile po kthe gjith venin permys me u bo zot mbi zotat ene autor ska dinju me shkrujt as i llafosht si me thon karera domingo ene mos me permen pavarotin
![]()
He who learns but does not think, is lost! He who thinks but does not learn is in great danger.
Edhe do te behet president... sepse per kete arsye ja dha pushtetin me vota te humbura Pd-se.
Nano: Jam në garë me ide e jo me të kaluarën për President
Ish-kreu socialist përforcoi ambicien e tij për të kandiduar për kreun e shtetit në 2012.
“Jam në garë me ide, PS të ndreqë gabimin ndaj Islamit”
Ish-kreu i PS-së, Fatos Nano, u shpreh dje i sigurt se në garën e tij për President do të marrë dhe vota socialistësh. Në një prononcim për mediat pas homazheve të zhvilluara në Ambasadën Çeke në nderim të ish-Presidentit Vaclav Havel, Nano tha se ka mbështetjen e socialistëve. I pyetur nga përfaqësuesit e mediave nëse ka apo jo njerëz në Partinë Socialiste që e mbështesin në garën për President të ardhshëm, Nano u përgjigj: “Ju mendoni se Partia Socialiste ka vdekur?”. Sipas tij, sfida për kreun e shtetit nuk e vë në garë me të shkuarën, duke lënë të kuptohet se ka mbyllur të gjitha debatet e mëparshme në PS dhe jashtë saj.
“Nuk besoj se jam në garë për të kaluarën, por me idetë dhe përfaqësuesit që janë të interesuar për shpejtimin e integrimit të Shqipërisë”, ishte pozicioni i Nanos lidhur me ambicien e tij për President të Republikës. Në një intervistë dhënë pak ditë më parë, Nano shprehu për herë të parë ambicien e tij për kreun e shtetit në 2012-n, duke treguar dhe përpjekjet e tij për të gjetur mbështetës nga të dy krahët politikë. “Unë dhe oferta që ju e shprehët në mënyrën tuaj profesionale, jemi aty, me angazhimin dobiprurës për më shumë iniciativa dhe hapësirë bipartizane ose jopartizane, në politikën shqiptare dhe në komunikimin e saj me familjen europiane, për të bërë të kundërtën e asaj që ka ndodhur për fat të keq dy vitet e fundit, kur dhe kampet e majta dhe të djathta të Parlamentit Europian nisën të mbrojnë lojtarët respektivë, anëtarët përkatës të familjeve në debatin dhe konfliktin që solli ngërçin e njohur, që bllokoi dy herë rresht kërkesën e Shqipërisë për t’u futur në rrugën e anëtarësimit të plotë. Dhe jam shumë i vëmendshëm për të gjetur partnerët në të dyja kampet, që më në fund do ta bënin të qëndrueshme prirjen që po shfaqet muajt e fundit për të konkurruar me njëri-tjetrin pa shkatërruar axhendën kombëtare të integrimit”, u shpreh Nano në intervistën e tij në Top Channel.
Përjashtimi
I pyetur rreth qëndrimit të tij për përjashtimin e Kastriot Islamit nga Grupi Parlamentar dhe Partia Socialiste, Nano e cilësoi një gabim fatal. “Përjashtimi i Islamit nga PS është një gabim fatal. Shpresoj që PS të gjejë forcat të ndreqë këtë gabim fatal”, u shpreh Nano. Vetëm dy ditë më parë, Nano e kishte konsideruar të rëndë prishjen e solidaritetit brenda PS. “Nuk e di sa e qartë është kjo situatë, por do të ishte një veprim shumë i gabuar jo vetëm politikisht, por edhe për një nga vlerat më themelore që ka Partia Socialiste, solidaritetin njerëzor dhe respektin për kontributin për të gjithë brezat”, u shpreh ish-kryetari i Partisë Socialiste gjatë promovimit të librit të Blendi Fevziut “Enver Hoxha”. Ai bëri apel që Partia Socialiste të mos përsërisë të njëjtat fenomene dhe dukuri si ato të Partisë së Punës së Enver Hoxhës. Nano kërkoi solidaritet dhe stabilitet të brendshëm për të ruajtur mbështetjen e saj në popull. “Kam besim që PS nuk mund të lëshohet kaq kollaj në ethet e së kaluarës, si kjo që përshkruan edhe Fevziu në bibliografinë për Enver Hoxhën. Do të ishte një gabim fatal, por unë dua të besoj se socialistët dinë të ruajnë solidaritetin dhe mbi të gjitha, vlerësimin që mbajnë stabilitetin politik elektoral të partisë gjallë”, u shpreh Nano.
Homazhet
Pas homazheve në Ambasadën Çeke, ish-lideri historik i së majtës vlerësoi figurën e ish-presidentit çek Vaclav Havel, duke u shprehur se “jam takuar personalisht me Havelin gjatë viteve të detyrave që kam ushtruar, ai ishte njeri që mund të ndajë ndjenjat më të thella njerëzore, të cilat ai mundi t’i kthente të arta me një revolucion të kadifenjtë”.
Ish-kryeministri u përgjigjet akuzave për kërcënime nga ana e tij
Nano mohon kërcënimin: Kam 4 vjet që nuk kam kontaktuar me Lesin
Nikollë Lesi dhe Ish-kryeministri Fatos Nano
Ish-kryeministri socialist, Fatos Nano, u dha përgjigje dje akuzave të zv.ministrit të Kulturës se ka marrë kërcënime nga Nano përmes telefonit celular. I pyetur dje nga gazetarët se si i vlerëson akuzat e bëra nga Nikoll Lesi, Nano tha se “kam katër vjet që nuk kam kontaktuar me Lesin”. Zv.ministri i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve ka bërë pak ditë më parë padi në Prokurorinë e Tiranës, duke pretenduar se ka marrë mesazhe kërcënuese dhe tepër fyese nga numri celular 0692026969. Të hënën, rreth orës 11:00, Nikoll Lesi me një dosje në dorë u shfaq në Prokurorinë e Tiranës. Kreu i Lidhjes Demokristiane Shqiptare ka dorëzuar në Prokurori edhe mesazhet telefonike në të cilat pretendon se është kërcënuar. Padia e bërë nga Nikoll Lesi e orienton hetimin drejt ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili në kallëzimin penal të Lesit cilësohet si mbajtës i numrit telefonik celular nga i cili kanë mbërritur mesazhet. “Pas një shqyrtimi paraprak të materialeve të kallëzimit është bërë regjistrimi i procedimit penal për veprat penale fyerje dhe kanosje”, thanë burimet e Prokurorisë. Sipas tyre, dosja ka marrë një numër protokolli dhe i është lënë një prokurori që është ngarkuar me kryerjen e veprimeve hetimore. Sipas tyre, veç mesazheve me përmbajtje kërcënuese, SMS-ja e fundit që është gjetur në telefonin e Nikoll Lesit përmbante një kërkesë për falje “për mesazhet e mëparshme”, ku theksohej se fyerjet e kanosjet nuk kanë qenë të qëllimshme. Pas verifikimeve të bëra nga prokuroria mësohet se numri telefonik nga i cili janë nisur mesazhet në adresë të Nikoll Lesit nuk është në përdorim të Fatos Nanos, por është një nga numrat që përdoren nga kompania e bashkëshortes së tij, Xhoana Nano.
Reagon Lesi
Kryetar i LDK-së Nikoll Lesi ka reaguar pas deklaratës së Fatos Nanos, se ai nuk e ka kërcënuar. Lesi ka pohuar se nëse Berisha dhe PD-ja do të mbështesin Nanon për president, atëherë ai do të japë dorëheqjen si zëvendësministër dhe do të dalë nga koalicioni. Sipas Lesit kjo maxhorancë erdhi në pushtet pikërisht për të luftuar korrupsionin e Nanos.
Panorama
Puna presidentit kerkon referendum si ne shume vende te botes. Por kur kemi politikan qe lepijne aty ku beshtyjne asgje sme suprizon.
Do ishte fundit per kte vend nqf se Nano behet president.
Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.
Per mendimin tim, Nano nqs sillet mire, dmth nuk abuzon me detyren e postin dhe punon pak per vendin eshte gjetja me e mire e momentit. Eshte nje dhelper e vertete dhe di si te "notoje" ne nje ambient toksik si politika shqiptare.
Por kam frike se pas dy mandateve presidenciale, kerkon edhe fronin e mbreterise ...![]()
![]()
![]()
Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!
Mos kini merak se jane bere grusht bashkuar dora e Ramiz Alise.
Nuk shkulet kollaj komunizmi nga ai vend.
Albania Uber Alles
Une do kisha qeshur te thonin te kunderten ndac kockaxhit, ndac tellallet e Berishes.
Mbaje mend station, se nje dite do flasin keshtu dhe per Ramen , as as mendohej kjo sjellje per Nano kopterin kur ai ishte ne pushtet.
Eh mjere ai vend.
E mbyten batakcinjte nga e majta ne te djathte.
Albania Uber Alles
Pse e keni kaq inat z Nano se kuptoj ! Z Nano postin e Presidentit fundja fundit vetem per disa thase me para e kerkon , sa per te bere Flush se i ka ngelur per nje AS.
Te pakten kete here pasi ta ket mare postin e Presidentit dhe ti kete mbushur thaset me para, ti harxhoje ne kasinot e Shqiperise dhe jo tek miqt e tije dhe te Saliut
Revolution 1848
Krijoni Kontakt