Close
Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 137
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516

    Urime të gjithëve 4 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

    Kryeministri Thaçi: Përderisa dje sfidë kryesore ishe mbijetesa, çlirimi dhe pavarësia, sot sfidat e së ardhmes sonë janë zhvillimi dhe integrimi

    Prishtinë, 16 shkurt 2012

    E nderuara presidente e Republikës së Kosovës, zonja Jahjaga,

    I nderuari kryeparlamentar, z. Krasniqi,

    Të nderuar deputetë,

    Kabinet qeveritarë,

    Të nderuar ambasadorë,

    Të nderuar mysafirë,

    Qytetarë të Kosovës,

    Sot Kosova po shënon ditën e cila është rrënjosur thellë në kujtesën e të gjithë prej nesh në këtë sallë, por edhe në kujtesën tonë kolektive si popull, si komb, si qytetërim.

    Sot po shënojmë në mënyrë solemne katër vjetorin e kurorëzimit të rrugëtimit tonë shekullor, shpalljen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran.

    Katër vite më parë, ne të zgjedhurit e popullit të Kosovës në Parlamentin e Kosovës, shpallëm Kosovën të pavarur dhe sovrane.

    17 shkurti i vitit 2008, është ngjarja më kulmore historike për Kosovën dhe qytetarët e saj. Ëndrrën bashkërisht e bëmë realitet. Për të mbërritur deri festa e madhe e pavarësisë së Kosovës, të gjithë ne së bashku punuam dhe sakrifikuam shumë. Sot kujtojmë presidentin Rugova, komandantin Adem Jashari, gjithë komandantët, ushtarët, luftëtarët dhe heronjtë e Lirisë së Kosovës.

    Vizionin tonë të përbashkët dhe universal për liri, dhe demokraci të atdheut tonë, e realizuam bashkërisht, me unitet të qëndrueshëm politik dhe qytetarë.

    Republika e Kosovës është një tregim i suksesshëm me të cilin krenohemi të gjithë, por edhe miqtë tanë.

    Në vitin e katërt të pavarësisë, Kosova ka shënuar suksese të njëpasnjëshme në rrafshin politik, diplomatik, dhe atë të zhvillimit ekonomik.

    Në katër vjetorin e shënimit të Ditës së Pavarësisë, Kosova është shtet edhe më i konsoliduar, me institucione stabile dhe efektive me qeverisje të mirë, sundim të rendit dhe ligjit, si dhe respektim afirmativ të komuniteteve.

    Republika e Kosovës është e njohur nga 87 shtete të botës, dhe ka hapur procesin e dialogut për liberalizimin e vizave, duke bërë hapa konkret në perspektivën e integrimeve evropiane.

    Zonja dhe zotërinj

    Ne të gjithë së bashku, ndihemi krenar, ashtu si e arritëm pavarësinë e vendit tonë, bashkërisht po punojmë edhe sot çdo ditë për zhvillimin dhe integrimin e Republikës sonë në institucionet euro-atlantike.

    Bashkimi Evropian nuk është vetëm mekanizëm politik, por mbi të gjitha është bashkim i sistemit të vlerave, dhe ne si shoqëri dhe si shtet synojmë po ato vlera, po atë vizion, ndërtimin e Kosovës Evropiane.

    Secili qytetar i Kosovës duhet të ndihet mirë dhe krenar për kontributin e tij, në realizimin e këtij vizioni.

    Viti 2012 është vit i përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur, si shenjë e rritjes së standardeve demokratike. Prandaj, falënderoj edhe përfaqësuesin e ICO-së, z.Piter Faith, për mbështetjen në zotimin e institucioneve të Kosovës për përmbylljen e këtij procesi suksesshëm.

    Institucionet ndërkombëtare që janë të pranishme në Kosovë kanë mbështetur fuqishëm agjendën që çon drejt kësaj përmbylljeje.

    Prandaj sot, shfrytëzoj rastin për t’i falënderuar për bashkëpunim dhe kontributin e tyre në forcimin e shtetit të Kosovës. Falënderojmë shtetet anëtare të Grupit Ndërkombëtare Drejtues, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet e Bashkimit Evropian, NATO-n dhe të gjitha institucionet tjera që e mbështesin vendin tonë.

    Zonja dhe zotërinj

    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

    Me përkushtimin tonë të vazhdueshëm institucional, me filozofinë e qeverisjes së mirë dhe të përgjegjshme, brenda katër vjetësh ne e zhvilluam edhe më shumë vendin tonë.

    Krijuam më shumë vende të reja të punës, e përmirësuam infrastrukturën e përgjithshme kudo në Kosovë. Një pjesë e autostradës moderne Vërmicë-Merdar, duke përmbushur kriteret më të larta, u përfundua në afat rekord.

    U ngritën pagat substancialisht për të gjitha kategoritë sociale, në arsim, shëndetësi, polici, familje të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, për pjesëtarë të FSK-së, pensionistë, shërbyesit civilë, dhe për të gjithë bartësit e institucioneve vitale të shoqërisë.

    Përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve tanë, vazhdon të jetë preukopim dhe objektiv i yni themelor.

    Të nderuar deputetë

    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

    Në ditën e shënimit të pavarësisë së Kosovës, ne kujtojmë të kaluarën e ndritur të vendit tonë.

    Kujtojmë përpjekjet një shekullore të popullit tonë për liri dhe pavarësi. Përvjetori i katërt i pavarësisë së Kosovës, përkon edhe me 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, një ngjarje madhore kjo për kombin shqiptarë në shekullin e kaluar.

    Në ditën si kjo, nderojmë dëshmorët tanë, ata që dhanë më të shtrenjtën për lirinë e vendit tonë.

    Poashtu, shprehim nderimin dhe respektin e lartë për heronjtë e gjallë të këtij vendi: punëtorët, fermerët, veteranët, invalidët, mësuesit, mjekët, artistët, ushtarët, policët, pensionistët, të rinjtë dhe të rejat, pleqtë dhe fëmijët, që në çdo orë dhe në çdo kohë e pasurojnë dhe e begatojnë jetën tonë dhe shtetin tonë të ri.

    Kosova është shtet i ri por është shtet i mundësive të mëdha , është shtet i mundësive të jashtëzakonshme .

    Të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim kontribuuan për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

    Një mirënjohje dhe falënderim i veçantë për diasporën kosovare kudo që gjendet , në Evropë, SHBA dhe vendet tjera .

    Të nderuar deputet,

    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

    Ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës që të festojnë me dinjitet dhe krenari, sepse ashtu edhe e meritojnë. Kosova është atdheu i gjithë qytetarëve të saj .

    Kjo është festë që na jep energji të re, festë që na bashkon dhe forcon të gjithëve .

    Përderisa dje sfidë kryesore ishe mbijetesa, çlirimi dhe pavarësia, sfidat e së ardhmes sonë janë zhvillimi dhe integrimi.

    Ne nuk do të ndalemi së punuari për realizimin e projektit madhor që qytetarët tanë të jenë të barabartë me ata të Bashkimit Evropian . Pra shteti i Kosovës të anëtarësohet sa më shpejt në NATO dhe BE.

    Faleminderit dhe urime të gjithëve 4 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Fjalë e kryetarit Krasniqi në hapje të Seancës solemne të Kuvendit për nder të katërvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës


    Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës
    Të nderuar përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë
    Të nderuar ambasadorë dhe përfaqësues diplomatikë në Kosovë
    Të nderuar miq dhe mysafirë
    Të nderuar kolegë deputetë
    Të nderuar qytetarë të Kosovës
    Zonja dhe zotërinj
    Kam nderin e veçantë t'ju drejtohem me këtë fjalë rasti në shënim të përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
    Republika e Kosovës i mbushi katër vjet të jetësimit të saj. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës në këtë sallë, më 17 shkurt të vitit 2008 ishte akt historik dhe sublimues i luftërave të pareshtura të shumë brezave për liri dhe mëvetësi shtetërore të vendit tonë. `
    Mosha e shtetit të Kosovës është e re, por ideali i popullit të tij për liri e pavarësi është i vjetër. Ky ideal frymëzoi e mobilizoi ndër dekada e shekuj bijat e bijtë më të mirë të kësaj toke, të cilët u nisën rrugës së vështirë, por të lavdishme për t'u bërë theror të lirisë. Jeta është çmimi më i lartë për çdo njeri, por që ia vlen të sakrifikohet për një kauzë të lartë siç është çlirimi i një populli.
    Sot është dita e nderimit deri në përkulje për ata që i vunë gjoksin stuhive e rrebesheve të historisë dhe vendosën themelet e Kosovës së lirë, të pavarur dhe demokratike.
    Gjej këtë rast solemn t'u shpreh mirënjohje të thellë gjithë miqve tanë ndërkombëtarë, në krye me SHBA e BE dhe vendeve anëtare të NATO-s, që u vunë në anën e së drejtës dhe bënë të mundur çlirimin e shpejtë dhe pavarësimin e Kosovës, rindërtimin dhe demokratizimin e saj, afirmimin ndërkombëtar dhe njohjen nga afro nëntëdhjetë vende, anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
    Kosova duhej çliruar sepse e meritonte lirinë. Historia e saj është histori e luftërave të drejta për liri. Kosova duhej të shpallej e pavarur, sepse kishte derdhur gjakun lumë për pavarësinë dhe kishte fituar, sepse ky ishte vullneti i qytetarëve të saj.
    Kosova e cilësuar me numër, më 17 shkurt u pagëzua me emrin e saj të plotë e të merituar: Republikë e pavarur, sovrane dhe demokratike. Ky emër i shkruar me gjak në fushëbetejat epike, në shkolla e shtëpi, në mure e në ballë, në zemër e në qelitë e errëta, merr përmasat e shenjtërisë që nuk lejon të preket, sepse lëndohet historia dhe lëkunden eshtrat e dëshmorëve. Të bashkuar rreth këtij emri dhe këtij amaneti, ne duhet të ndjekim në unitet e unison vijat e pentagramit të historisë, të bëra me gjakun e derdhur.
    Kosova gjatë këtyre katër viteve të pavarësisë ka bërë hapa të mëdhenj, drejt ndërtimit e konsolidimit të shtetit demokratik, drejt ngritjes së institucioneve shtetërore, drejt fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar e zhvillimit të gjithanshëm shoqëror e ekonomik, por si çdo fillim, e sidomos ai i jetës së pavarur të popujve të sapo dalë nga luftërat çlirimtare, është i vështirë. Ja përse Kosovës, sikur në luftë edhe sot i duhen energjitë e potencialet e bashkuara për të arritur hapin e kohës dhe për të zënë proceset historike, nëpër të cilat po kalon rajoni ynë.
    Ne duhet t'i mësojmë fëmijët tanë, jo vetëm ta duan vendin e tyre të shenjtë, por të përgatiten për të bërë punë dhe vepra të mëdha për të. E ardhmja e vendit tonë është në duart tona dhe duhet ndërtuar me duart tona.
    Duke qenë historia njerkë ndaj nesh, zakonisht jemi vonuar në histori. Kosova u pavarësua e fundit nga subjektet konstituive të Federatës së Jugosllavisë. Tashti, jo vetëm nuk kemi më kohë për të humbur, por duhet kompensuar hapat e munguar. Vetëm duke dyfishuar ritmet e zhvillimit historik, Kosova mund të barazohet me vendet e lira prej kohësh, vetëm duke shfrytëzuar gjithë potencialin dhe vlerat e saj, mund të hyjë denjësisht dhe kokëlartë në familjen e integruar evropiane, atje ku e ka vendin gjeografikisht, historikisht, politikisht dhe kulturalisht.
    Por, të vonuar janë edhe fqinjët tanë. Ky fakt duhet të na motivojë që energjitë tona të përbashkëta t'i fokusojmë në të ardhmen më të mirë të popujve dhe vendeve tona e të mos i shpenzojmë ato për të penguar njëri-tjetrin.
    Dialektika e historisë do të gjejë rrugët e përparimit, duke mënjanuar pengesat dhe duke hedhur tej përfaqësuesit e së kaluarës së hidhur historike. Në gjithë Gadishullin tonë, po bëhet zotërues ideali i integrimeve e i partneritetit midis kombeve dhe vendeve.
    Realiteti i ri i krijuar në Ballkan, sidomos pas Luftës çlirimtare të Kosovës, solli në këtë pjesë të Evropës prezencën ushtarake të NATO-s. Vendosmëria e këtij institucioni të rëndësishëm të sigurisë globale, për të mos lejuar përsëritjen e historisë tragjike, luan një rol të madh në zhdukjen e të gjitha tendencave luftënxitëse në rajonin tonë.
    Shekulli XXI kërkon qasje të re në raportet e politikave të jashtme dhe të brendshme të shteteve ballkanike. Kjo qasje duhet të mbështetet në vlerat euroatlantike, duke nxjerrë konkluzione të drejta mbi të kaluarën e hidhur, duke zëvendësuar urrejtjen ndëretnike e shovinizmin me respektin reciprok, etnocentrizmin me solidaritetin, ekskluzivitetin me integrimet, mosdurimin nacional me diversitetin etnik, kulturor, gjuhësor e fetar, si pasuri vlerash demokratike. Për të ndodhur kjo kthesë, rajonit tonë i duhen liderë që kanë vullnetin dhe guximin për të ndërtuar vizionin e vlerave evropiane.
    Në këtë përvjetor vjen fuqishëm zëri i kushtrimit nga vitet e rezistencës dhe nga vargu i pambarim i dëshmorëve të lirisë, vjen thirrja amanet e kryetrimit tonë legjendar, komandantit Adem Jashari, për të mbrojtur fitoret historike, për të kultivuar vlerat e traditës së shkëlqyer të popullit tonë dhe për të përparuar e zhvilluar vendin e të parëve tanë.
    Para nesh është beteja e madhe e zhvillimit ekonomik, e zhdukjes së varfërisë, e zhvillimit demokratik dhe e sundimit të plotë të ligjit e të rendit në shoqëri.
    Kosova po hyn në vitin e pestë të pavarësisë, si shtet modern evropian, demokratik dhe me respekt e njohje të gjerë ndërkombëtare. Ajo përbën sot një faktor shumë të rëndësishëm paqendërtues dhe bashkëpunues në rajonin tonë dhe më gjerë.
    Katër vjet pas shpalljes së pavarësisë, me institucionet e konsoliduara demokratike, me sistemin modern kushtetues, me subjektivitet të sforcuar ndërkombëtar, me ritmet e zhvillimit progresiv dhe me rezultatet legjislative që e obligonin ndërkombëtarisht Kosovën, ne jemi nga fundi i fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë dhe të vendosur në trasenë e perspektivës së sigurt të vendit tonë, por edhe me plot sfida të brendshme e të jashtme.
    Faleminderit.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776
    Gezuar festen te gjitheve!

    AUTOCHTHONOUS

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516


    SHBA URON POPULLIN E KOSOVËS

    Nga Express 16 Shkurt 2012 11:29

    Në emër të presidentit të SHBA-së, Barack Obama, sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka uruar popullin e Republikës së Kosovës për përvjetorin e katërt të pavarësisë.

    “Kosova mund të jetë shtet i ri, por ju keni një të ardhme premtuese dhe Shtetet e Bashkuara angazhohen për mbështetjen e një Kosove të pavarur, sovrane dhe multietnike”.

    “Përgëzoj udhëheqësit e Kosovës për përkushtimin e tyre ndaj aspiratave të qytetarëve kosovarë, përmes institucioneve demokratike, mundësive më të mëdha ekonomike, si dhe promovimit të sundimit të ligjit. Kjo rrugë do t’i çojë qytetarët e Kosovës drejt integrimit të plotë euro-atlantik”, thuhet në mesazhin e Clinton.

    Kryediplomatja amerikane ka thënë po ashtu se SHBA-ja do të punojë me popullin kosovar për një Kosovë më të sigurt, më paqësore dhe më prosperuese.

    Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008 dhe deri më tash është njohur nga 87 shtete. Haiti është vendi i fundit që ka pranuar shtetësinë kosovare. /rel/

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Etna Etna
    Anëtarësuar
    22-06-2011
    Postime
    2,265
    Ta gezoni pavarsine
    I like it when you smile, but I love it when I'm the reason. :)

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-02-2012
    Postime
    18
    urimit ju bashkohem edhe une me thenjen e te madhit i.kadare se duhet luftuar per te arritur ate qe e meritojme.
    mirembeteshi shqiptari

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin

    He i lumi ky per veti po igballgjia qi ish kan.
    Ja pruni zoti mi nenshkrue pamvarsin pa shkrep asni fishek.
    Veq nuk u kallxue hiq burr qeni se u duft aty me kan familja e Jasharve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 16-02-2012 më 13:41
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Kosova 4 vjet shtet, ja festimet në vite

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga muharrembajrami Lexo Postimin
    He i lumi ky per veti po igballgjia qi ish kan.
    Ja pruni zoti mi nenshkrue pamvarsin pa shkrep asni fishek.
    Veq nuk u kallxue hiq burr qeni se u duft aty me kan familja e Jasharve.
    NUK E KE GJET DITEN EDHE TEMEN ME SHA E OFENDUE O JARAN

    NE KEMI FESTE E URIME EDHE TY

Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •