Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 66 prej 66
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    hahahhahahahahaha

    i marun leket per kazino ketije

    bravo

    po ste ka lene gje iliri metajve dhe sali hunde shapata

    dhe edi shtylla

    e kane vjedh shqiperine

    e bene lecke

    ska gje per ty ali babane e pare shqipetare

    40 hajdutet e vodhen cngeli zoti tosi

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    Serbia e pagujti F. Nanon e shkatruan shqiperin dhe gjithe armatimin ne vitin 1997,per mos me luftu ne Kosove.
    http://www.google.se/url?sa=t&rct=j&...RLRguAtmK2UAcg
    Se kuptoj perse ka njerez idiote si puna jote qe bejne komente pa lidhje dhe pa asnje lloj llogjike mendimi.

    E para e punes eshte se Nano ne 97 ishte ne burg. Nuk kishte se si te ko-ordinonte shkatrrimin e armatimit te vendit dhe te merrte parate nga Serbia. Ai doli vetem pasi plasi lufta civile dhe u hapen depot e armatimit bashke me burgjet. Lufta qe plasi ishte per arsye se populli i indinjuar humbi gjithcka cfare kishte ne firmat piramidale te mbeshtetur nga qeveria e atehershme dhe e tanishme.

    E dyta eshte se sido qe te vinte puna, Shqiperia nuk mund te hynte ne lufte me Serbine per Kosoven, sepse do te ishte ne shkelje te ligjeve dhe konventave nderkombetare dhe nderhyrja e saj do te dukej pushtuese ndaj territorit te nje vendi tjeter sovran, kufijte e te cilit u vendosen nga konferenca e Ambasadoreve ne Londer 1912-1913.

    E treta eshte se ngjarjet e 1997 ishin shkaterruese per Shqiperine por shume ndihmuese per Kosoven. Armatime te panumerta shkuan ne ndihme te luftes qe bente UCK dhe pa pranine e tyre, lufta zor se do te merrte permasa aq te medha qe do te kerkonin pergjigjen e ashper te Serbise qe perfundimisht solli edhe nderhyrjen e Natos ne 1999 dhe zmbrapsjen e kaputillimin e Milloshevicit.

    Ky postim nuk eshte ne mbrojtje te Nanos, por eshte kunder injorances.

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Citim Postuar më parë nga ulne Lexo Postimin
    kush e shporri Salihovicin zan caushi apo altin dardha? apo zagaret qe plackiten 8 vjet vendin?
    N'fakt firmat piramidale i hapa une dhe deklarova para popullit qe kto para jane 100% te sigurta dhe te pastra.

    Sa per zagaret ,vetem te shohesh arben imamim sot minister mbrojtje dhe neritan ceken qe lepihet lart e poshte aleance me Berishen e kupton fare thjesht qe Salihovici ka qene kom e dur i perlym ne 97.

    Megjithate injoranca ska kufi. Sidomos tek shqiptaret qe jetojne akoma me konspiracione. Edhe sot e ksaj dite gjithe bertasin ujku ujku (per Ramen) ,nderkohe cakalli po ben kerdine ne pushtet.

    Te na rroje rruga kombit 1 miliard euro edhe futja ne nato. Pa per varferi ,papunsi ,korrupsion ..do behet me mire ,se kshu ka thene sali bolleku lol
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  4. #64
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Nano president? Kodheli: Pse jo, me rëndësi procesi transparent




    TIRANE- E ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli deklaroi se ish-kreu i PS-së Fatos Nano i ka të gjitha mundësitë për të kandiduar për postin e presidentit të ri të vendit.

    “Gjithsecili që e meriton dhe kalon këtë proces dhe merr votat siç e kërkon Kushtetuta mund të jetë president. Pse jo edhe Nano. Është një person që i ka dhënë politikës shqiptare dhe është një njeri që duke dalë mbi palët, është një ndër kandidaturat që mund të hyjë në këtë proces. Sepse i rëndësishëm është procesi, nëse është transparent, i drejtë, jo abuziv të jeni të sigurt se do të bëjmë më të mirën për vendin.”- deklaroi Kodheli.

    Kodheli tha më tej se Presidenti i ri i vendit duhet të dalë nga një tryezë konsensusi. Ajo shprehu vullnetin e PS-së për tu ulur në tryezë me Partinë Demokratike.
    “Duhet të këtë një mënyrë diskutimi në një tryezë konsensusi, që të na çojë tek kandidatura më e mirë. Të gjitha rrugët janë të hapura. Ne jemi të gatshëm t’i hyjmë këtij procesi me dëshirën e mirë të PD-së.

    EMERGJENCA NGA BORA, KODHELI: QEVERIA FSHEHU SITUATËN REALE
    Deputetja Kodheli deklaroi se qeveria nuk e përballoi sic duhet situatën e krijuar nga bora në vend. Sipas Kodhelit, opozita ngriti Shtabin e vetë të Emergjencave për të informuar publikun, pasi qeveria e fshehu situatën reale.

    “Ka një ligj të emergjencave që duhet të zbatohet. Në nenin 5 të tij thuhet që qeveria që është përgjegjëse duhet të informojë Presidentin dhe Parlamentin për gjithcka ndodh, për shkak të motit apo shkaqe të tjera. Në momentin kur qeveria nuk e bën një gjë të tillë, kur Parlamenti nuk mblidhet në emergjencë neve na lind detyra të informojmë publikun. Qeveria fshehu situatën reale të emergjencës. Fshehja nga paaftësia për ta përballuar emergjencën. Ndihmat nuk shkuan në kohë në disa zona, jo të gjithë njerëzit e sëmurë u asistuan”, tha Kodheli.

    Ngritja e shtabit të Emergjencave nga ana e PS, sipas Kodhelit nuk u bë për të rivalizuar qeverinë, por për t’i ardhur në ndihmë banorëve të izoluar në nga bora.

    “Ne ngritëm një shtab që funksiononte për të marrë informacione. Ne mundësuam asistencë për njerëzit e këtyre komunave. Si mund të rrija të shikoja nga ekrani teksa komunat ku u zgjodha deputete ishin mbuluar nga dëbora? Është ndër detyrat e mia primare të asistoj qytetarët e mi në kohën që qeveria nuk e ka bërë”, tha deputetja e majtë.

    Kodheli foli edhe për mbledhjen e Kryesisë së PS-së, në të cilën tha se u diskutua për ecurinë e reformës zgjedhore dhe asaj parlamentare dhe problematika të tjera me të cilat përballet çdo ditë PS-ja, sic shtoi Kodheli.

    BIZNESI, BAZA E RIPËRTËRITJES EKONOMIKE
    Duke u fokusuar tek ekonomia e vendit, Kodheli theksoi se rritja ekonomike shqiptare rritet me 2 njësi, në një kohë që sipas saj borxhi rritet me katër njësi.
    Sipas Kodhelit, “Shqipëria duhet të ndryshojë modelin e saj ekonomik dhe të specializohet për të prodhuar, pasi nuk mund të shesim vetëm fuqi punëtore dhe minerale të papërpunuar.”
    “Hyrja në BE dhe në Eurozonë duhet menduar mire, Shqipëria duhet të ketë një program strategjik për ta bërë atë. Shqipëria nuk duhet të shtyhet për të hyrë në BE, por duhet ta meritojë atë.”- vijoi më tej deputetja socialiste.
    Sipas Kodhelit, Shqipëria ka nevojë për një ripërtëritje ekonomike, që sipas saj duhet të ketë si bazë mbështetjen ndaj biznesit. “Ekonomia shqiptare është akoma shumë e dobët, e paspecializuar dhe e pamodeluar. Gjëja që ne mendojmë se do të jetë baza e një ripërtëritje të ekonomisë do të jetë biznesi shqiptar.”- u shpreh Kodheli.

    BIZNESI I SIGURT NËN QEVERISJEN SOCIALISTE
    Deputetja Kodheli e ndali vëmendjen e saj tek programi “Rilindja Kombëtare”, ku vecoi masat që do të marrë opozita për të rimëkëmbur ekonominë, nesë vjen në pushtet.
    “Ne si forcë politike kemi si parim shpërndarjen më të mirë të të ardhurave. Kush merr më shumë do taksohet më shumë. Bizneset nuk duhet të frikësohen nga taksimi progresiv. Në themel të programit tonë mbetet rritja e investimeve në biznes. Biznesi do të jetë i sigurt nën qeverisjen socialiste, do t’i hiqen taksat deri sa të rimëkëmbet. Sot infermierët, policët, arsimtarët taksohen 10 herë më shumë, ndërkohë që paga nuk i është rritur 10-fish, nuk është e ndershëm që unë si deputete taksohem më pak se një infermiere, unë duhet të taksohem më tepër, presidenti, kryeminstri më tepër”, tha Kodheli.

    NUK BËJMË ALEANCË ME LSI
    Ajo mohoi edhe njëherë mundësinë e një aleance me Lëvizjen Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 2013-ës. “Nuk shoh asnjë hapësirë për LSI në forcën tonë të majtë”, tha Kodheli.
    (ma.ar/er.nu/BalkanWeb)

  5. #65
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Babababababababaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaramo

    Sa keq qe nuk eshte me kendi i Bar Fidelit tek Revista Klan :P
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  6. #66
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Opo nuk ikin nga politika ne bote keto fantazmat e vjetra. Atehere kur ti mendon se vaniten e syri sdo i shoh me , ata shfaqen serish ,atehere kur sta pret mendja.

    Popull qe ndershkohet here pas here nga te njejtat shtaza .

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •