Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711

    Ish- i përndjekuri godet avokatin: Më fiku cigaren në ballë në hetuesi në vitin 1975

    Ish- i përndjekuri, Gjergj Ndreca, nuk po e përmban mesa duket tërbimin e tij. Para pak ditësh ai sulmoi deputetin e PD, Ilir Rusmali. Ndërkohë që mbrëmë, vetëm pak kohë pasi ishte liruar nga prangat, ka goditur avokatin Agim Tirana. Ndreca e ka goditur disa herë me grushta avokatin, që ka qenë më parë zyrtar i prokurorisë. Në polici Ndreca ka deklaruar se e ka goditur avokatin si hakmarrje për keqtrajtimet që i ka bërë në hetuesi në vitin 1975. “E godita sepse më ka fikur cigaren në ballë,” tha Ndreca. Pas ngjarjes, avokati ka bërë kallëzim për Ndrecën. Policia e ka gjetur atë në një lokal pranë vendit të ngjarjes, diku pranë selisë së ish- të përndjekurve.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    MIre ja ka bere nqs e ka bere kete gje .....
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar më parë nga saura Lexo Postimin
    MIre ja ka bere nqs e ka bere kete gje .....
    Po ne rast se nuk e ka bere ? Ke ndonje urim per kete Nreqin ?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    keshtu eshte kur nuk hapen dosjet dhe xhelatet e dikurshem jane kthyer ne mbojtes te se drejtes te atyre qe i torturuan me pare........
    te perndjekurit dhe ish pronaret lane shtresa me e pa fate........me e tallura prej sistemeve ne keto 20 vitet e fundit
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,550
    Citim Postuar më parë nga violativo Lexo Postimin
    Po ne rast se nuk e ka bere ? Ke ndonje urim per kete Nreqin ?
    prape mire ja ka bere, shumica e njerezve me pozite ne Shqiperi jane shendrruar ne kafshe, mendojne se pushteti qe mbartin do jete mburoj e perhershme per ta!

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Kjo eshte shprehje (jo e kulturuar) e indinjates qytetare ndaj zullumit te djeshem te ish punist-sigurimsave, dhe djallo-kracise qe kryeson per gate 20 vjet salijev berisha ne Shqiperi, duke filluar nga pronat, dosjet, fazlliçet, Otranto, Gerdec, perfshi 21 janarin e vitit te kaluar. Fare e keqe, me keq se hithrat!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Citim Postuar më parë nga violativo Lexo Postimin
    Po ne rast se nuk e ka bere ? Ke ndonje urim per kete Nreqin ?
    zoteri ky avokati ka qene ne prokurori ne kohe te enverit

    dhe ka rrahur e zhdepur ne dru njerez kot


    Ngjarja ka ndodhur në lokalin 1 maji, pranë parlamentit tek selia e ish-të përndjekurve politikë. Ndreca dhe dy ish-të përndjekur të tjerë, kanë qenë në një tryezë të këtij lokali, ndërsa Agim Tirana dhe një mik i veti kanë qenë në tryezën afër.

    Dy miqtë e Ndrecës dëshmuan për Shekullin se Agim Tirana ka qenë ish-hetues në kohën kur Gjergji është dënuar për agjitacion dhe propagandë dhe ai u ka rrëfyer se Tirana e ka djegur me cigare në fytyrë gjatë hetimeve në periudhën e komunizmit

    tani eshte avokat

    po ashtu dhe ilire rusmaili
    qe rrahu me pare se nuk varroste nje te perndjekur pa familje


    i ati tij bente namet ne tirane si
    komunist me sigurimin dhe fare prane enverit me shoke
    Çajup Rusmali ka qenë anëtarë i strukturave kryesore të PPSH-së në kohën e komunizmit

    e sot i biri drejton kush merr nuk merr kompensimin

    kur i ati ilirit i denonte

    kjo eshte demokrasia
    e saliut sekretarit te partise punes
    Ndryshuar për herë të fundit nga landi45 : 23-02-2012 më 12:48

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Dashamir Biçaku / Luis Tanushi / Magdalena Alla

    Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve dhe deputeti i PD-së, Ilir Rusmali është goditur me grushte ditën e djeshme vetëm pak metra larg Parlamentit nga një ish-i përndjekur politik. Ata ndodheshin përpara selilës së ish- të përndjekurve politikë ku kishin zhvilluar ceremoninë mortore të një shokut të tyre, i cili kishte vdekur dhe trupi kishte qëndruar rreth 20 ditë në morg pasi shteti nuk e varroste. Njeriu që ka goditur Rusmalin me grusht është Lirak Bejko, i cili është arrestuar nga policia. Ndërkohë miku i tij, edhe ai i përndjekur politik, Gjergj Ndreca është shoqëruar në komisariat me akuzën e kundërshtimit të punonjësve të policisë.



    Incidenti

    Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ilir Rusmali u godit me grusht nga një ish i përndjekur gjatë ndërprerjes së seancës plenare. Teksa po kthehej me kolegun e tij Fatos Hoxha nga një kafe, Rusmali është gjendur përpara të përndjekurve. Ngjarja ndodhi në rrugën mes godinës së ish të përndjekurve dhe godinës së Parlamentit. Një nga të përndjekurit u shkëput nga turma dhe me vrap shkoi tek dy deputetët demokratë. Ai zgjodhi të godasë Ilir Rusmalin dhe jo deputetin Fatos Hoxha. Sipas hetuesve, Rusmali është zgjedhur nga i përndjekuri edhe për faktin se i ati Çajup Rusmali ka qenë anëtarë i strukturave kryesore të PPSH-së në kohën e komunizmit. Goditja e gjeti të papërgatitur deputeti Rusmali. Por dhuna mund të kishte qenë edhe më e madhe nëse nuk do të kishin ndërhyrë forcat e policisë, të cilat ndodheshin aty. Kryetari i Komisionit të Ligjeve nuk preferuar të flasë pas rrahjes, po ka kërkuar që ta kalojë në heshtje. Madje ai është kthyer në seancën plenare duke mos e komentuar ngjarjen. Të njëjtën gjë ka bërë edhe kolegu i tij, Fatos Hoxha. Në fund të seancës ngjarja është mësuar nga policia dhe më pas nga deputetët demokratë.



    Policia

    Policia ka arrestuar dje dy ish- të përndjekurit politik të dyshuar si autorë për goditjen e deputetit të Partisë Demokratike, Ilir Rusmali. Lirak Bejko dhe Gjergj Ndreca, të dy ish- të përndjekur politikë, u arrestuan nga zyra e hetimit të krimeve e komisariatit nr.1, me akuzën e goditjes dhe fyerjes së personaliteteve të larta shtetërore. Të dy personat u dërguan në ambientet e komisariatit nr.1, ku fillimisht u morën në pyetje nga hetuesit. Asnjë prej tyre nuk ka dhënë shpjegime, apo sqarime se përse ata kishin goditur Rusmalin me grushte. Sipas hetuesve dyshimet e tyre, mbi incidentin dhe agresionin e dy ish- të përndjekurve qëndron në faktin se ata vazhdimisht kanë shprehur papajtueshmërinë e tyre me shpërblimet e papërfituara nga qeveria, për vitet e vuajtura në burg gjatë periudhës së komunizmit. Hetuesit thanë për “Shekullin” se gjatë marrjes së dy personave në pyetje ata nuk kanë nxjerrë ndonjë pretendim apo shkak. Pas marrjes së tyre në pyetje, specialistët e zyrës së hetimit dhe parandalimit të krimit në komisariatin nr.1, iu komunikuan dy të ndaluarve e goditjes dhe fyerjes për shkak të detyrës, e zyrtarëve të lartë shtetërorë.





    Bejko: Përse godita Ilir Rusmalin

    Të përndjekurit ishin mbledhur përpara selisë së shoqatës së tyre, e cila ndodhet vetëm pak metra larg Parlamentit për të zhvilluar ceremoninë mortore të Grigor Zaharisë, një ish i përndjekur, i cili prej 20 ditësh kishte mbetur në Morgun e Tiranës pasi nuk kishte të afërm për ta varrosur. Ai vetë nuk kishte lënë para dhe për këtë arsye trupi kishte mbetur në dorë të shtetit. Arkivoli me trupin e Zaharisë ishte vendosur në oborrin pranë selisë së shoqatës dhe vetë të përndjekurit kryen një protestë të vogël ku shprehën indinjatën për shtetin që nuk u kujdes për varrimin e Zaharisë. Vetë Lirak Bejko ka thënë në polici pas ngjarjes se ka goditur Rusmalin për shkak të neglizhencës së shtetit ndaj të përndjekurve. “Shoku ynë kishte 20 ditë në morg. Ne nuk kishim me çfarë a varrosnim. Ai vetë nuk kishte lënë lek që të varrosej dhe ishte në atë gjendje në një kohë kur qeveria duhet ti kishte dhënë dëmshpërblimin për ditët e kaluara në burg”,- u ka thënë hetuesve Lirak Bejko.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar më parë nga white_snake Lexo Postimin
    prape mire ja ka bere, shumica e njerezve me pozite ne Shqiperi jane shendrruar ne kafshe, mendojne se pushteti qe mbartin do jete mburoj e perhershme per ta!
    Per harbuterine si virtyt ne shoqerine shqiptare ti ke te drejte qe vjen pikerisht nga njerezit me pushtet dhe pastaj shtrihet ne jeten e perditeshme midis shqiptareve !

    Anglezet kane nje shprehje : "Kur mbreti keput nje qershi , ushtaret prishin bahcen !"

    Por une kur bera pyetjen nuk e kisha fjalen aty ! Harbuteria dhe babezia jane nje fakt i njohur publikisht ketu ne Republiken Popullore Demokrato= Socialiste te Bananeve te Shqiperise !

    Por ne rast se do te kishte shtet minimal ne kete vend , nuk duhej te kishte vetgjyqesi ! Ky Ndreca po vepron njelloj si Agimi , ne rast se eshte i vertete pretendimi i tij ! Ky lloj fenomeni social duhej tashme te ishte i rregulluar , si me ligj dhe me fakt ...

    E kupton ku na con kjo lloj sjellje me njeri tjetrin ? Po shin lemin dhe po perfiton antishqiptari , sido qe e ka patur apo ta kete emrin , nga kjo percarje dhe grindje e vazhdueshme midis nesh !

    Po flasim per dy qenie (si Agimi ashtu edhe Ndreqi) qe jane katandisur vegla te verbera te politikes prandaj ndoshta kane si formule zgjidhje abuzimin dhe vetgjyqesine ! Por kjo nuk eshte e mire per Shqiperine dhe shqiptaret !
    Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 23-02-2012 më 16:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •