Unë mendoj se nëse dikush hap një temë,nuk duhet që po ai të "komandojë" temën dhe të japë ai përfundimin se ky e ka mirë apo ai tjetri e ka keq,apo janë këtu nja tre militantë,etj,etj!!!Këtu çdo njeri jep mendimin e tij dhe natyrisht që nuk ka si të mos politizohet.Kjo jo vetëm për shkak të hapësit të temës që i jep vetë drejtim politik por edhe pse e tillë është tema.Nuk mund të gjykosh jashtë politikës kur bëhet fjalë për vëndin tënd.Ashtu si edhe vëndet e tjera,edhe vëndin tënd e drejton një klasë politike që mban mbi vete të mirat dhe të këqiat që reflektohen tek populli.Ndaj unë them të lëmë retorikat dhe të jemi të lirë të japim mendimin tonë pa i thënë njëri tjetrit e ke ti gabim apo e ka ai.Pa vënë etiketa!Se ndryshe i bie që të mendojmë pastaj që mos hyjmë tek tema e filanit se nuk i pëlqejnë mendimet e kundërta!
Pajtohem në disa gjëra që nuk po ecin si duhet dhe ecin keq.Jam dakort edhe për shkollën.Gjërat nuk duhet të funksionojnë kështu si deri tani.Por nëse dikush do që të nxijmë gjithë punën e këtij vëndi në këto 20 vjet,e bëjmë për hatër!!!
Dhe e fundit.
Nëse dikush këtu ka idhull Enverin,të tjerët nuk mundet dot t'i përjashtosh nga idhujt e tyre.Sepse i bie të thuash si puna e hoxhes."Mos bëni si bëj unë po bëni si them unë"!!!
Nuk ka më bukur se mendim i i lirë.
Krijoni Kontakt