Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 66
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Ruli: Nano duhet të bindë PS e PD për Presidencën

    “Ka CV të përputhshme, por i duhet aksion politik”

    Ambicia e ish-kryeministrit Fatos Nano për t’u përfshirë në garën për postin e Presidentit të Republikës, ka turbulluar jo pak “ujërat” në politikën shqiptare. Për ministrin e Bujqësisë, Genc Ruli, figura e Fatos Nanos i plotëson kriteret për të qenë kryetar i shtetit, por Nano më parë duhet të bindë palët politike. Ministri Ruli gjatë një prononcimi për mediat vlerëson kontributin e Fatos Nanos në politikën shqiptare, por ai ngre pyetjen nëse Nano do të jetë figura konsensuale për postin e kreut të shtetit. “Krahasuar me ambientin politik shqiptar, me njerëzit që mund të kenë staturën për t’u prezantuar dhe për të kandidatura për një rol kaq të rëndësishëm, Nano ka një CV të përputhshme. Por, natyrisht Nano duhet të ketë një aksion politik me të cilin duhet të bindë në radhë të parë rreshtimin e tij politik të PS-së”, tha anëtari i Kryesisë së PD për televizionin ABC. Sipas tij, vështirësitë e Fatos Nanos do të nisin fillimisht nga kryetari aktual, Edi Rama, i cili sipas Rulit “ka uzurpuar vullnetin e PS-së”. Por, peripecitë për Nanon nuk mbarojnë këtu. Sipas Rulit, ish-kryeministri Nano duhet të bindë edhe palët e tjera. “Njëkohësisht Nano duhet të bindë Partinë Demokratike dhe partitë e tjera të koalicionit ose jo, të cilat duhet të pranojnë nëse do të jetë vërtet figura e Nanos figura më konsensuale”.
    Qëndrimi i Nanos
    Ish-lideri i opozitës, Fatos Nano, u shpreh në një intervistë nga Londra se është i gatshëm të angazhohet për më shumë iniciativë e hapësirë bipartizane ose jo partizane në politikën shqiptare, e për të kontribuar për integrimin e vendit tonë në BE. “Jam shumë i vëmendshëm për të gjetur partnerët në të dy kampet, që më në fund do ta bënin të qëndrueshëm prirjen që po shfaqet muajt e fundit, për të konkurruar me njëri-tjetrin, pa shkatërruar axhendën kombëtare të integrimit”, ka theksuar Nano. I pyetur nëse marrëdhëniet e tij me Edi Ramën kanë ndryshuar, ish-kreu i PS kërkon që këto marrëdhënie të mos jenë pjesë e ndonjë reagimi personal, por të një vlerësimi disavjeçar të tij në PS dhe në qeverisjen e vendit. Si një person që i sheh gjërat mbi palët dhe jashtë politikës së ditës, Nano e konsideron bllokimin e statusit të vendit për në BE si përgjegjësi e të dyja palëve politike.
    Gara e Presidentit
    Në qershor të vitit 2007, Fatos Nano parashtroi kandidaturën e tij për President të Republikës, të shoqëruar me një platformë politike, që sipas tij, do të forconte karakterin mbipartiak në Shqipëri, proceset e dialogut dhe reformat bipartizane. Kandidatura e Nanos u përball me Neritan Cekën, që në atë periudhë mori më shumë vota, çka shkaktoi skualifikimin e tij nga gara. Në vitin 2007, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, hoqi çdo mundësi bashkëpunimi me ish-kreun historik të selisë rozë, duke e bërë kandidaturën e tij lehtësisht të rrëzueshme.

    Panorama
    FATION BINJAKU

  2. #22
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Thorolld ON
    Postime
    224
    F nano nuk duhet lejuar aspak te hedhi kandidaturen e tij per president, por ky balash e ka vendin ne benç te tepelenes
    Ligji i tokave 7501 eshte bere qellimisht nga ky grekofon, qe shqiptaret te vriten mes veti dhe kjo eshte duke ndodhur aktualish fatkeqsisht ...

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Bel ami Lexo Postimin
    Skrapari, nuk e kam idene sesi mund ta quash Nanon lider dhe Sanco Panchon e LSI-se Ilir Meta!!!!
    As Berisha nuk e meriton ta quash lider te Shqiptareve,sepse nuk eshte i tille, sado qe perpiqet.Nano si President do te ishte fundi politik i Berishes,por edhe i klases se sotme politike ne pergjithesi, sepse si te thuash i vene kapak te keqijave qe i kane sjelle kombit tone!
    Nese Berisha ka kellqe dhe mendon vertete per kombin Shqiptar, atehere duhet te propozoje ne krye te Presidences nje njeri me kredibilitet ne popull, sepse Bamiri eshte thuajse aq i dobet sa Moisiu ne Presidence. Nuk eshte Presidenca nje institucion qe vetem ndan dekorata dhe pret e percjell Presidentet e botes.Kulmin e ariti kur dekoroi nje ish prokuror te komunizmit.
    Nano votat e Saliut i ka ne xhep. Nese e pranon edhe Edi atehere rrugen e ka te hapur. Por Edi e di fort mire se forcimi i Nanos , do ta conte ate vete ne gremine dhe veshtire ta pranoje. Ndoshta kjo sjell nje riformatim te PS ku Nanoistet bashkojn votat me Salen dhe Edi del ne pension te parakohshem .
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Tallje, tallje e vetem tallje, fatkeqesi, fatkeqesi e vetem fatkeqesi, per Shqiperine. Mjer ne per c'fat tragjik na ka rene te jetojme mes horrash e plehrash te tille bastarde, ne politiken bastarde shqiptare.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  5. #25
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Imagjinoni Nanon duke marre pjese ne ndonje panair pijesh alkoolile apo feste birre. Esell ne hyrje, derrase ne dalje. Ishalla s'ka pishina apo pellgje afer ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #26
    Po po ashtu eshte,do ec me mire Shqiperia po te jet Edvin Hoxha,kshu rama kryeminister i ktij vendi..
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193
    cikli i nanos ka perfunduar, mjaft me presidenta rrembythje. eshte koha per te rikthyer monarkine ne shqiperi dhe ne te jemi komb me dinjitet. monarkija do mbledh rreth vetes gjith nacionalistet shqiptare. kosova, cameria dhe vise te tjera shqiptare do kene shancin ti bashkohen trungut meme. Saliu ka ne dore rastin te zhvilloje ne kohe paqe nje referendum per formen e qeverisjes

  8. #28
    Po ne do sillemi ne vend numero ? Nuk ka te tjere nga brezi i ri ? Pse duhet akoma Shqiprine ta drejtojne njerez qe perbuzen nga populli dhe ne te kundert te perbuzjes dhe ne pamundesi te nje zgjedhje tjeter votojne po keta fytyra qe nuk u vije turp te dalin ne publik dhe te kerkojne mbeshtetjen e popullit
    Revolution 1848

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Serbia e pagujti F. Nanon e shkatruan shqiperin dhe gjithe armatimin ne vitin 1997,per mos me luftu ne Kosove.
    http://www.google.se/url?sa=t&rct=j&...RLRguAtmK2UAcg
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 16-12-2011 më 17:09

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119

    Aventura shqiptare e Fatos Nanos dhe Sali Berishës

    21 Dhjetor, 2011 | Postuar në: Aktualitet,Politika | Shkruar nga: TemA Online
    Share
    Fatos Nano dëshiron të bëhet president i Shqipërisë. Dy sejmenë të Sali Berishës thonë se ai ka biografi presidenciale dhe si i tillë është i denjë për këtë post. Kështu flitet në dimrin e vitit 2011. Në verën e vitit 2005 Berisha e quante Nanon shef të një sistemi korruptiv, kumarxhi kazinosh dhe bashkëpjesëmarrës në tregti me drogë!

    Nga Enver Robelli



    Papritur na u shfaq Fatos Nano. Foli nga Londra. Iu drejtua shqiptarëve me një mesazh politik, duke paralajmëruar se do të kandidojë – për postin e kryetarit të Shqipërisë. Të tilla ambicie Nano nuk i ka fshehur. Qëmoti është folur e pëshpëritur – jo vetëm në restorantet e Tiranës – për rikthimin e tij ose, së paku, për përpjekjen e tij të radhës për rikthim në politikë. Ky politikan, të cilin shkrimtari Ismail Kadare e përshkruan në një libër, kohëve të fundit, si kumarxhi dhe, si të tillë, edhe të rrezikshëm nëse i lihen në dorë fatet e vendit, pra, Fatos Nano, sërish është në mesin tonë. Duket se nuk i ka shëruar ende plagët e humbjes së postit udhëheqës në Partinë Socialiste. Duket se ndjenjat hakmarrëse janë busull e tij politike. Duket se ende dëshiron ta mbajë peng Shqipërinë. Në këtë aventurë ai tashmë ka marrë mbështetjen e tërthortë nga dy sejmenë të kryeministrit Sali Berisha. Dy eksponentë të Partisë Demokratike, Genc Ruli dhe Edi Paloka, nxituan ta lavdërojnë rivalin e tyre të dikurshëm politik. Nano duket se ka hyrë dhëndër tash në PD. Dhe për dhëndrin, se paku ashiqare, duhet të thuhen vetëm fjalë të mira – ashtu si për të vdekurin (De mortuis nil nisi bene). Në frymën e kësaj logjike dy politikanët e PD-së e himnizuan Nanon si „figurë politike me përvojë“ dhe si politikan që ka një „CV [biografi, v.j.] të përputhshme“ për postin e presidentit.



    Mentaliteti kazinoje



    Lavdërimet e (pa)pritura për Nanon duken aq të pabesueshme nëse merret parasysh marrëdhënia e tij me PD-në, në fakt përplasja e tij shumëvjeçare me Berishën, të cilin e ka fajësuar drejtpërdrejtë për futjen e tij në burg gjatë viteve 90-të. Fakti që Berisha e përjashtoi mundësinë që Nano të mbështetet nga PD si kandidat për kryetar të Republikës ende nuk domethënë shumë. Nano mund të përdoret si kali i Trojës për të përçarë të majtën. Vetë Berisha e ka pak vështirë të flasë në superlativ për Nanon, siç bëjnë sejmenët e tij. Sepse Berisha ka shprehur mendime krejt të tjera dhe krejt negative për ish-kryetarin e Partisë Socialiste.

    Më 18 korrik 2005, disa ditë pasi fitoi zgjedhjet parlamentare, Sali Berisha i dha një intervistë revistës gjermane „Der Spiegel“. Në fushatën e atëhershme elektorale kishte dominuar një temë: korrupsioni nën qeverisjen e Fatos Nanos, mentaliteti i kazinove në drejtimin e shtetit. Kundër këtij mentaliteti më i zëshmi kishte qenë Berisha. Dhe kori rreth tij. Krerët e PD-së, atëbotë, nuk u treguan dorështrënguar me dhënien e premtimeve të mëdha. “Do të luftojmë këtë e atë të keqe”, thoshin me bindje dhe gjoks të ngrefosur. Shqiptarët ishin lodhur me regjimin e Nanos. Ia dhanë votën dhe ia falën besimin PD-së. Në „Der Spiegel“ Berisha tha: „Korrupsioni është rritur në mënyrë astronomike që nga viti 1997. Unë, brenda dy deri tri viteve do ta ul atë në nivel të pranueshëm, për këtë do të ketë ligje të reja. Pushteti nuk bën të shfrytëzohet për t’u bërë i pasur brenda natës; ministrat duhet të shesin firmat e tyre. Do t’i heqim të gjitha monopolet në Shqipëri, të cilat kanë qenë nën mbrojtjen e qeverisë“. Në zhurmën dhe kakofoninë e Tiranës nuk u dëgjua se Berisha s’premtoi çrrënjosjen e korrupsionit, por vetëm uljen e tij në nivel të pranueshëm! Të thoshte këtë një politikan i ndonjë vendi me demokraci të konsoliduar, ai nuk do merrte më kurrë votat e qytetarëve. Në Shqipëri politikanët mund të jenë të sinqertë, madje në mënyrën më bizare. Si qëndron puna me heqjen e monopoleve në Shqipëri viteve të fundit? Njohës të pavarur të rrethanave politike dhe ekonomike thonë se monopolet vetëm kanë kaluar nga duart e oligarkëve socialistë në duar të njerëzve të afërt me pushtetin aktual. Nga këto monopole ndukin ndonjë fije edhe gazetarët e pushtetit; nëse nesër vjen në pushtet Partia Socialiste, atëherë skenën mediatike do ta dominojnë sekondantë të tjerë publicistikë. Edhe këta do të kërkojnë shpërblim për angazhimin shumëvjeçar – jo për një qeverisje më të mirë, por për përfitime personale.



    Kumarxhi dhe diler droge



    Nga perspektiva e vitit 2011 edhe më interesant, ndërkaq, duket mendimi që kishte shfaqur Berisha më 2005 në „Der Spiegel“ për Fatos Nanon. I pyetur nëse do të duhej ta arrestonte Nanon për shkak se ai kishte ndërtuar një sistem korruptiv, Berisha deklaronte: „Nuk lihet përshtypje e mirë nëse arrestohet lideri i ardhshëm opozitar, ndonëse Nano asgjë tjetër nuk dëshiron përveç se rolin e martirit. Që ai është kreu i një sistemi korruptiv mbarëvendor, këtë e di secili. Prej nga do të vinte ndryshe pasuria e tij marramendëse? Si do t’i harxhonte ai ndryshe qindra-mijëra euro në kazino? Nano është pronar i një ndërmarrjeje transportuese me helikopterë, klientët kryesorë të së cilës janë tregtarët më famëkeq të drogës në Shqipëri. Ata transportojnë heroinë dhe kokainë nëpër Shqipëri, e çojnë në Kukës dhe nga atje në vendet fqinje”.

    Fatos Nano – kreu i një sistemi korruptiv!

    Fatos Nano – kumarxhi kazinosh!

    Fatos Nano – bashkëpjesëmarrës në tregti me drogë!

    Të gjitha këto epitete për Nanon i ka thënë Sali Berisha. Tani, në dimrin e vitit 2011, eksponentë të Partisë Demokratike publikisht ia shtrojnë rrugën Nanos për t’u bërë president i vendit. Më tutje në intervistën e vitit 2005 Berisha thotë se Shqipëria po shkatërrohet nga droga, pasi është shndërruar në parajsë të kokainës dhe heroinës. Sipas tij, prapa veprimtarisë së paligjshme në “tetë vitet fundit” (1997-2005) “ka qëndruar shteti”. Shteti i Fatos Nanos dhe, në atë kohë, edhe i Ilir Metës, i kyçur në tregti me drogë? Po, sipas Berishës së vitit 2005. Edhe diçka kishte thënë Berisha në vitin 2005: “Synimi im është: anëtarësim në BE pas pesë viteve”. Në vitin 2011 Shqipëria nuk është afër të marrë as statusin e kandidatit. Madje në vitin 2011 në Tiranë flitet për mundësinë që Nano të bëhet president. Berisha tashmë i ka shpallur ambiciet e tij të përjetshme: ai dëshiron të qeverisë derisa ta thërrasë ai lart.



    Të dehur nga pushteti



    Për të mirën e Shqipërisë Sali Berisha dhe Fatos Nano do të duhej të dilnin në pension, nëse dëshirojnë të mos mbahen mend nga shqiptarët vetëm për të këqijat e tyre. Të dehur nga pushteti, për fat të keq, të dytë duan ta mbajnë peng vendin! Liderët e mirë, ata që bëhen merak për fatet e shtetit dhe shoqërisë dhe që mendojnë në kategori më të largëta kohore, kujdesen me kohë për kalimin e pushtetit në duar të trashëgimtarëve politikë, të cilët përgatiten me vite. Në Shqipëri është ndryshe. Në Shqipëri të gjithë duan ta mbajnë pushtetin përgjithmonë, sepse pushteti nuk kuptohet si mundësi për t’i shërbyer vendit, por si rast i papërsëritshëm për të përfituar. Kush përfiton jashtëligjshëm, ai ka mjaft para për të blerë lojalitetin politik. Në shoqëritë me mentalitet grabitqar dhe shkatërrues, siç është një pjesë e madhe e shoqërisë shqiptare, e cila është deformuar nga regjimi komunist, politikanët mund të blejnë gjithçka – prej votës deri te lakenjtë publicistë, të cilët i luajnë të gjitha rolet: daullexhinj të pushtetit, tregtarë nafte, ndërtimtarë, përfitues reklamash nga qeveria, aksionarë ndërmarrjesh të lidhura me pushtetin, madje edhe patriotë për interesa të politikës ditore.

    Sa i përket patriotizmit, ky, nga politikanët e Tiranës, është shndërruar në ves dhe sidomos në raport me Kosovën përdoret për betejat e brendshme për pushtet. Sali Berishës i pëlqen të perceptohet si lider i shqiptarëve në Ballkan. Për këtë e ka të garantuar entuziazmin e një pjese të madhe të shqiptarëve të Kosovës, të cilët sa i përket zhvillimeve në Shqipëri dinë aq shumë sa për lëvizjet e fundit në Partinë Komuniste të Kinës. Edhe ndonjë detaj të pakëndshëm që e dinë kanë qejf ta injorojnë, sepse ua gërvisht portretin e tyre imagjinar të Berishës. Këtë portret duan ta ruajnë. Së fundi, edhe Edi Rama, mondialisti, artisti dhe menaxheri i Tiranës (këtu fjala menaxher duhet të kuptohet në kontekstin negativ shqiptar) erdhi në Prishtinë për të demonstruar – edhe ky! – patriotizëm. Lavdëroi qeverinë e Hashim Thaçit, e cila sundon Kosovën me vota të vjedhura. Së paku në këtë çështje Rama do të duhej të kishte ndjeshmëri, sepse prej vitesh akuzon Berishën për vjedhje votash. U ngut Rama të lavdëronte edhe tenderin për autostradën nga Vërmica në kufi me Serbinë. Në Kosovë dihet se ky ka qenë tenderi më jotransparent në historinë edhe ashtu të errët të tenderëve në këtë vend.

    Në tregun e turbo-patriotizmit shqiptar tani po përpiqet të depërtojnë edhe konkurrentë të rinj si Kreshnik Spahiu, zyrtari që me vite të tëra si zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë bart një pjesë të madhe të përgjegjësisë për gjendjen e mjerueshme të drejtësisë shqiptare. Pak para se t’i skadojë mandati ai ka gjetur fushëveprimin e tij: rrugëtimin me lecka pseudopatriotike nëpër kasaba dhe kodra shqiptare në Ballkan. Është absurde, madje fyese, kur Spahiu sorollatet nëpër Kosovë për të ngjallur ndjenjat kinse kombëtare të shqiptarëve. Në Kosovë? Po ku e gjeti bash Kosovën, ku që nga pushtimi serb në vitin 1912 flijimi për flamur, për shkolla shqipe, për liri, për të drejta qytetare ka qenë sakrifica më e vogël që njerëzit kanë qenë të gatshëm të bëjnë. Në pranverë të këtij viti Spahiu vrapoi në Prishtinë për ta takuar madje një oligark ruso-kaukazian dhe kanakar të Hashim Thaçit, i cili mendonte se është president i Kosovës. Diskutuan ata, dy lojtarë me kutia shkrepësesh, për forcimin e faktorit shqiptar në Ballkan. Liria e ka edhe një të metë: ajo u krijon hapësirë edhe tyxharëve politikë të zaptojnë e ndotin debatin publik. Në hapësirën shqiptare sot malli më i lirë është patriotizmi. Në fakt, loja me patriotizëm. “Lirí kërkuem e lirí do të kemi por, ndërgjegje personale e kolektive nuk patme kurr”, kishte shkruar avokati shkodran Muzafer Pipa, i cili u pushkatua nga regjimi i Enver Hoxhës. Këto fjalë të atdhetarit nga Shkodra tingëllojnë sikur të ishin thënë sot dhe jo para një gjysmë shekulli.
    Without deviation from the norm, progress is not possible

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •