Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 66
  1. #11
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Skrapari, nuk e kam idene sesi mund ta quash Nanon lider dhe Sanco Panchon e LSI-se Ilir Meta!!!!
    As Berisha nuk e meriton ta quash lider te Shqiptareve,sepse nuk eshte i tille, sado qe perpiqet.Nano si President do te ishte fundi politik i Berishes,por edhe i klases se sotme politike ne pergjithesi, sepse si te thuash i vene kapak te keqijave qe i kane sjelle kombit tone!
    Nese Berisha ka kellqe dhe mendon vertete per kombin Shqiptar, atehere duhet te propozoje ne krye te Presidences nje njeri me kredibilitet ne popull, sepse Bamiri eshte thuajse aq i dobet sa Moisiu ne Presidence. Nuk eshte Presidenca nje institucion qe vetem ndan dekorata dhe pret e percjell Presidentet e botes.Kulmin e ariti kur dekoroi nje ish prokuror te komunizmit.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  2. #12
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    po te ishte per berishen ai tipa si puna e nanos, metes apo rames i kishte futur ne burg, se ata burgun meritojne por sistemi eshte i tille ne shqiperi qe duhet te besh pazarlleqe qe te pertparosh. sepse shqiptaret nuk e kane mbeshtetur kurre nje force politike ne masen 60%.
    pastai un nuk dua ta besoj kuurre qe nano langaraqi mund te behet president por ai duhet per te percare bllokmenet e rinj.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Me perpara Berisha duhet te thoje a e vrau Nano ate kalimtarin ne Shkallnuer a jo!
    Prej tij e kemi degjue!

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Qe jane bashke Berisha, Meta e Nano si dishepuj te denje te postkomunizmit ska pike dyshimi.
    Te tre keta e ngriten pushtetin nen mesimet e Ramiz Alise (Gorbacovit shqiptar) nen parrullat e njohura si:
    -Shqiperine e beme ne dhe ne na takon ( dhe i hyne cdo gjeje ta merrin per vete)
    -Te persekutuarit na urrejne dhe do bejme sikur ti afrojme po kurre sdo ti japim shtet( dhe kurre si dhane gje vec ndonje kacidhe per te kaluar radhen)
    -Pronaret do bejme sikur ti japim pronat por do ti vedallisim gjyqeve deri sa te mbarojne fizikisht ( dhe keshtu u be)

    Sot si pasardhes te denje te katovices shqiptare kjo treshe rreket te mbaje gjalle regjimin post komunist si sistem hibrid as mish as peshk dhe te ruajne privilegjet qe kane krijuar gjate gjithe tranzicionit.

    Nuk shpeton shqiperia pa hequr nga pushteti dhe komunistin dhe postkomunistin e fundit.
    Albania Uber Alles

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga SKRAPARI Lexo Postimin
    po ishte per berishen ai tipa si puna e , metes apo rames i kishte ne , se ata burgun meritojne por sistemi eshte i tille ne shqiperi qe duhet besh pazarlleqe qe te pertparosh. sepse shqiptaret nuk e kane mbeshtetur kurre nje force politike ne masen 60%.
    pastai un nuk dua ta besoj kuurre qe langaraqi mund te behet por ai duhet per te percare bllokmenet e rinj.
    Sala e futi Nanon ne burg, dhe mesa di une eshte i vetmi nga politikanet qe eshte fut ne burg deri me sot pas renies se komunizmit. Tani do ta bej president? S'me cudit asgje sot.
    Me nje fjale ti e justifikon korrupsionin e Berishes? Duhet sesben te futet dhe ai ne valle me te tjeret qe te mbaje pushtetin? Ne fakt ai kete ka bere, por ty te duket normale kjo?
    S'do mend qe Shqiperia nuk ecen perpara. Le politikane qe jane te korruptuar, por eshte dhe populli'' injorant'' qe e quan te pranueshme kete korrupsion.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 11-10-2010 më 09:17
    Feelings change - memories don't.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Cmenduri ngado, ne media, ne kokat e shkaravitesve, sepse cmenduri ka kudo, ne kokat e pseudopolitikaneve ne pozite dhe opozite dhe ne atavizma mumjesh nanoiste ,qe qelbin ngado pseudodemokracine shqiptare. Dhe nje popull, apo me falni se populli akoma eshte ne hije, dhe akoma pra nje turme qorogllinjsh njerezish, qe vazhdojne si dikur militantizmin partiak dhe mbajne ison e medias se cmendur, shkaravitesve te cmendur, pseudopoltikaneve ne dy krahet e nje trupi paralitik dhe atavizmave mumje te qelbur.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Nano president?
    Pse jo? Tranzicioni i tejzgjatur justifikon cdo gje. Me kete rast Berisha koregjon dhe nje gabim te tijin te vjeter...
    Pastaj Nano e ka treguar disa here se eshte nje politikan i pjekur qe di te terhiqet ne kohen e dukur dhe te sulmoje ateher kur duhet.
    Pastaj..cte keqe ka? Ne nuk u merzitem me Haxhi Leshin vite te tera si kukull, ne kishim Ramizin, ne pame Moisiun, shohim Topin..E pra , le ta kalojme edhe njeher topin e Presidences te Nano.
    Heeej
    Shqipëria është e Bukur
    Shqipëria është më e Madhe.....

  8. #18
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Ne fakt, gjynah qe nuk eshte President ai Nanoja. Do plotesohej tamam tabloja:
    Kryeministri dhender i serbeve.
    Presidenti dhender i grekeve.
    Kryebashkiaku psikopat.
    Ministri i jashtem Shtangist.

    Do na venin punet edhe me mire sesa tani.
    -

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Haaaaaaaa Pse Jo Sala Kryeministe Iliri Minister Fatosi President
    Dhe Atehere E Merr Dreqi Ate Vend Perfundimisht

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Fatos Nano, ish kreu i PS shpall kandidaturën për postin e Presidentit

    Ish-kreu i PS shprehet hapur për zgjedhjet presidenciale

    “Unë dhe oferta ime jemi aty, po gjej partnerët në të dy kampet për integrimin”


    Ish-kreu socialist, Fatos Nano, shprehu dje ambicien e tij të vjetër për postin e presidentit të Republikës. Në një intervistë nga Londra për Top-Channel me gazetarin Arben Manaj, Nano u shpreh se përpjekjet e tij po fokusohen në konsolidimin e klimës së re të bashkëpunimit mes palëve, për të bërë të mundur bllokimin e krizave që kanë penguar integrimin e vendit dy vitet e fundit. Me një gjuhë të matur dhe si të një pretendenti për postin e kreut të shtetit, Nano tha në intervistën e tij se po kërkon partnerë nga të dy krahët e politikës, që të bëjë të mundur arritjen e një stabiliteti politik në vend. I pyetur nëse marrëdhëniet e tij me Edi Ramën kanë ndryshuar, ish-kreu i PS kërkon që këto marrëdhënie të mos jenë pjesë e ndonjë reagimi personal, por të një vlerësimi disavjeçar të tij në PS dhe në qeverisjen e vendit. Për këtë ai nuk sheh ndonjë pengesë në rivendosjen e “të gjitha marrëdhënieve që bëjnë të mundur jo vetëm riaktivizimin e vlerave konkurruese të së majtës në Shqipëri, por edhe kontributet e saj kombëtare në bashkëpunim me faktorë të tjerë të moderuar të politikës”. Si një person që i sheh gjërat mbi palët dhe jashtë politikës së ditës, Nano e konsideron bllokimin e statusit të vendit për në BE si përgjegjësi e të dyja palëve politike. “Unë besoj se secila palë e di përgjegjësinë e saj dhe unë jam i bindur që asnjëra nga palët nuk mund ta kryejë vetëm detyrën kombëtare të integrimit”, shprehet Nano në intervistën e tij.
    Z.Nano, mirë se vini sërish ekskluzivisht pas disa vitesh në Top-Channel dhe kam përshtypjen se kohët e fundit jeni disi i tërhequr nga politika aktive. Është e vërtetë kjo, apo është thjesht një parapërgatitje ndoshta për një hap tjetër më të madh?
    Mirë se ju gjej dhe besoj se ka një domethënie të njohur edhe për publikun që Top-Channel dhe z.Nano takohen në Londër. Më lejoni të them që është e lehtë të jesh i pranishëm në konfliktet e politikës shqiptare. Është e vështirë të tërhiqesh në distancën e duhur për të nxitur palët në konflikt që të qetësohen dhe të gjejnë dhe rivendosin urat e komunikimit. Unë jam në Londër me ftesë të Institutit Europian të Shkollës Ekonomike të Londrës (London School of Economics LSE) për të folur për Shqipërinë, për të paraqitur vendin tim. Është e dobishme që të gjithë, të tërhequr ose jo, ta ndihmojnë Shqipërinë të prezantohet, të njihet, të bëhet tërheqëse dhe të gjejë sa më shumë partnerë në një moment kyç të rrugës së saj drejt Europës së Bashkuar, kur edhe Europa ka problemet e saj.
    Zoti Nano, kam përshtypjen se kohët e fundit keni një fjalor disi të kujdesshëm, shumë asnjanës, si një president në pritje. A e keni vendosur, do të kandidoni për postin e presidentit në zgjedhjet e vitit të ardhshëm?
    Unë dhe oferta që ju e shprehët në mënyrën tuaj profesionale, jemi aty, me angazhimin dobiprurës për më shumë iniciativa dhe hapësirë bipartizane ose jopartizane, në politikën shqiptare dhe në komunikimin e saj me familjen europiane, për të bërë të kundërtën e asaj që ka ndodhur për fat të keq dy vitet e fundit, kur dhe kampet e majta dhe të djathta të Parlamentit Europian nisën të mbrojnë lojtarët respektivë, anëtarët përkatës të familjeve në debatin dhe konfliktin që solli ngërçin e njohur, që bllokoi dy herë rresht kërkesën e Shqipërisë për t’u futur në rrugën e anëtarësimit të plotë. Dhe jam shumë i vëmendshëm për të gjetur partnerët, në të dy kampet, që më në fund do ta bënin të qëndrueshme prirjen që po shfaqet muajt e fundit, për të konkurruar me njëri-tjetrin, pa shkatërruar axhendën kombëtare të integrimit.
    Z.Nano, Shqipëria sërish edhe në samitin e fundit në Bruksel nuk pati ndonjë zhvillim në kuadrin e integrimit në Bashkimin Europian. Kryeministri Berisha thotë se fajin e ka opozita. Ju jeni në të njëjtën mendim me atë që thotë z.Berisha, se fajin më shumë e ka opozita?
    Unë besoj se jemi shumë vonë për të gjetur fajin. Unë besoj se secila palë e di përgjegjësinë e saj dhe unë jam i bindur që asnjëra nga palët nuk mund ta kryejë vetëm detyrën kombëtare të integrimit.
    Cila ka më shumë faj nga të dyja palët z.Nano?
    Ky nuk mund të jetë një terren konkurrimi negativ. Pra, të dyja palët kanë potencialet, eksperiencën, përfaqësuesit e duhur dhe të pazëvendësueshëm. Këtë e tregojnë edhe rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri. Pak a shumë, elektorati është i ndarë përgjysmë dhe Shqipëria nuk mund të hyjë me gjysma, as për shkak apo për faj të gjysmës së saj në Europë. Duhet të gjithë të vendosin duart, në formën që edhe fëmijët mbajnë njëri-tjetrin, që Shqipëria të mos humbë në mjedisin e ngarkuar me shumë probleme që ka edhe Bashkimi Europian sot.
    Z. Nano, si i keni marrëdhëniet me gjysmën tuaj të familjes suaj politike, me Partinë Socialiste dhe me z.Rama, të përkeqësuara, inekzistente apo irelevante?
    Kjo është e njohur, unë nuk mund t’i shtoj ndonjë gjë të veçantë. Nuk bëhet fjalë për një reagim personal, ndaj një investimi shumëvjeçar që është i pranishëm në reformimin dhe në sjelljen e së majtës në qeverisje me rekordet përkatëse dhe në aftësitë konkurruese që ajo ka shfaqur në politikën shqiptare. Besoj se është e mundur që të rivendosen të gjitha marrëdhëniet që bëjnë të mundur jo vetëm riaktivizimin e vlerave konkurruese të së majtës në Shqipëri, por edhe kontributet e saj kombëtare në bashkëpunim me faktorë të tjerë të moderuar të politikës shqiptare, që do të përshpejtonin procesin e integrimit.
    Z.Nano, ka shumë njerëz që po e ndjekin këtë intervistë dhe që thonë: përsëri klasa e vjetër politike do të na drejtojë ne, edhe pas 20 vjet e ca pluralizëm?! Ju si do u përgjigjeshit këtyre njerëzve që e kanë këtë lloj shqetësimi, pasi kam përshtypjen dhe ju ndoshta mund të më ndihmoni se besoj se nuk ka ndonjë vend në Europën Lindore, që ata drejtues që e filluan procesin e demokracisë, të vazhdojnë të jenë sot e kësaj dite në pushtet, ose të aspirojnë siç po aspironi edhe ju?
    Nuk besoj se kjo mund të trajtohet në mënyrë kinematografike. Madje edhe në produksionet e Hollivudit vlerësohen më shumë aktorët me eksperiencë, të cilët vërtet tërheqin publikun. Besoj se këtë e vendos vota, e vendos një publik i informuar dhe i vëmendshëm ndaj eksperiencës dhe ideve që çojnë vendin përpara. Dhe sidoqoftë, le ta konsiderojmë si një shenjë vitaliteti, që Shqipëria vazhdon të përtërihet, duke siguruar një komunikim jo të keq midis brezave.

    Arben Manaj
    Top-Channel

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •