Close
Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 84
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    O Edo po ti nuk je aty per te hequr Salen je per te drejtuar opoziten....na jep programin qe njerezit ta shohin e vleresojne sipas mendimit te tyre dhe boll...po arrite tja mbushe mendjen njerezve mire po nuk arrite leje ket pune ,...pse po u hoq Sala do shpetoje Shqiperia ?? Ju duhet te ikni te gjithe si klase politike qe te shpetoje Shqiperia.E derisa kjo nuk po ndodh ndiq rregullat e lojes lali ...
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  2. #52
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Bah, përsëri risolli ata që hoqi, të njëjtat fytyra. Cfarë politike e ndyrë. Zero kredibilitet.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #53
    Nuk ka thene 300 mije Basha, por 30 mije...
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  4. #54
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Llafologe e shkuar megallafologeve!

    Perse nuk thone:

    Te Bashkuar Te Heqim Plehrat!!!

    Perse?

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Te gjith bashke per me hek Saliun ?
    Per Ramen Saliu rron dhe 100 vjet.
    Dashka me rrexu diktaturen me fanfara kongresesh Rama.
    Albania Uber Alles

  6. #56
    Te dy palet opozite/pozite luftojne per te marr/mbajtur pushtetin. Si qytetar/e pres qe nga kjo "kjo" konkurrence te kem standarte me te mira, se ato ekzistueset. Ky duhet te jete ajo cfare duhet te kerkojne te gjithe. Nese pozita ben premtime ne fushate zgjedhore dhe ecen me programin, eshte detyra e opozites te paraqesi nje alternative me te mire se ajo ekzistuesja qe te siguroj voten e qytetareve. Programe - te rrezojme qeverine, te heqim kryeministrin, se dua te vij une ne pushtet - nuk quhen alternative me e mire.

    Rama harton projektligjin per zgjedhje, nuk pranon rezultatin
    Bertet "ligji, ligji....", kur vjen puna per ta ndjekur ligjin, preferon te ngrej tendat ne qender te qytetit, te lej deputet jashte salles se parlamentit, shtyn deputetet=ligjvenesit te sulmojne rendin apo te kapercejne kangjellat?!
    Bertet per "krize ekonomike" kur vendi ka ecje ekonomike pozitive
    Kritikon qeverine per ekonomine, kur vete kryetari i opozites si kryetar bashkie ne 4 vite e me shume nuk leviz nje "tulle vendit", le gropen ne mes te qytetit, taksa te shumefishuara dhe keqperdorura.
    Rama dhe si kryetar bashkie paraqiste programe ne fushata qe nuk i realizonte ... dhe perseri vendos te rikandidoj?!
    Therret per qeverine te jete e hapur kur vete Rama nuk pranoi kategorikisht debatet e hapura publike si per zgjedhjet parlamentare ashtu edhe ato vendore
    Kryetar i nje opozite qe ka gati gjysmen e vendeve ne parlament, kishte nen drejtim per me shume se 10 vjet kryeqytetin apo drejton numrin me te madh te bashkive te vendit, nuk diskuton/voton ligjet me 3/5 qe cojne ne rritjen e standarteve te vendit, del kundra liberalizimit te vizave etj etj

    Jo vetem qe opozita aktuale nuk ofron nje permiresim ne vend, por eshte vite larg nga ajo qe duhet te jete nje opozite. Bejtet dhe hartimet e Rames mund te kenaqin tifozet, por nuk eshte zgjidhja per vendin. Ne shume raste rrezikojne te shkaterrojne edhe ato gjera qe jane arritur. PS ka njerez qe mund te bejne nje opozite shume me te mire, qe ne perpjekjen per pushtet perfitojne edhe njerezit.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  7. #57
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Kongresi, Rama: PS, derë e hapur. Blushi: Më në fund kthyem majtas




    TIRANE- Kongresi i Partisë Socialiste mbylli punimet mbrëmjen e së shtunës, ndërsa 1500 delegatët e tij kanë nisur procedurat e votimit për anëtarët e Asamblesë Kombëtare, programi i ri politik, i përmbledhur në një broshurë prej 92 faqesh nën titullin “Rilindja Shqiptare”, por edhe ndryshimet në statutin e saj.

    1500 delegatë të ardhur nga gjithë Shqipëria nisen të votojnë sot për të zgjedhur anëtarët e Asamblesë Kombëtare, por edhe anëtarët e Komisionit të Garancive Statutore. Punimet e Kongresit u celën ne oren 11:00 te paradites se te shtunes nga sekretari organizativ, Blendi Klosi, e më pas u prezantuan 4 shtyllat e këtij programi. Në Kongres mbajti fjalën edhe Lideri i opozitës Edi Rama. Punimet vazhduan me përshëndetjet e partive aleate, nga Internacionalja Socialiste, Partia e Socialistëve Evropianë dhe partnerë të tjerë të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Do të ketë edhe diskutime të lira të delegatëve të PS-së.

    Në vijim punimet e Kongresit u moren me diskutimin e ndryshimeve statutore, të cilat do të kalohen nen për nen duke marrë parasysh edhe propozimet e delegatëve. Në fund fare, delegatët nisen votimin për Komisionin e Garancive Statutore dhe anëtarët e Asamblesë Kombëtare. Burimet bëjnë të ditur se ndër emrat e kandidatëve që janë futur rishtas në këtë forum të lartë është edhe ai i diplomatit, të shkarkuar pak kohë më parë, Dritan Hila.

    Por, sërish pritet të jetë pjesë e forumit, ish-kryetari Fatos Nano, ish-Presidenti Rexhep Meidani, Ylli Bufi, Servet Pëllumbi, 64 deputetët, mes të cilëve edhe kundërshtarët e Ramës, etj. Më tej, do të jetë Asambleja e re, e cila do të zgjedhë kryesinë dhe sekretarët që do të jenë stafi më i afërt i kryetarit, Edi Rama.

    Ndërkohë, që rezultatet e votimit për anëtarët e Asamblesë Kombëtare pritet të dalin pasditen e së dielë.

    RAMA: KY KONGRESI MË I BUKUR. FJALIMI MË I BUKUR, I NGJELËS
    Ora 22:00- Vetem 30 minuta pasi Kongresi i PS mbylli punimet, Edi Rama bëri komentet në faqen personale te rrjetit social Twitter.
    Ai e vlerësoi Kongresin shumë të bukur, dhe dha dhe disa nota për fjalimet që i kishin pëlqyer më shumë.
    “Ky është kongresi më i bukur qëkur jam në PS. Dhe më e bukura është që ky është vetëm fillimi!”

    “Fjalimi më i bukur? Spartak Ngjela. Fjalimi më njerëzor? Pandeli Majko. Fjalimi më i ndjerë? Erion Braçe”.

    BLUSHI: PS U KTHYE MAJTAS
    Ora 20:10-Deputeti socialist Ben Blushi u shpreh i kënaqur nga punimet e sotme të Kongresit të PS. Sipas Blushit, PS sot është kthyer totalisht majtas dhe tek idetë.
    “Jam i kënaqur nga ky kongres. Kam arsye të jem i kënaqur se pas 2 vjetësh konfliktualë, theksoj 2 vitet e fundit kanë qënë kaotike, kishte pak mendim. Rruga që kishte zgjedhur PS kishte shumë aksion por shumë pak mendim. PS sot është më e majtë se kurrë, nuk është përtej të majtës e së djathtës”.

    Blushi theksoi se vlerëson pozitivisht punimet e Kongresit të sotëm ku sipas tij u shkëmbyen qartë ide.

    RAMA: PS, PARTI ME DERË TË HAPUR E PA PARAGJYKIME
    Ora 19:20 -‘Partia Socialiste është parti me derë të hapur, nuk kemi paragjykime, nuk kemi hapësira që janë të ndara. Kush do të bashkohet me ne le të bashkohet, nuk kemi paragjykime. Duam të realizojmë programin dhe të rilindim Shqipërinë’. Kështu deklaroi Edi Rama në një prononcim për TVNews24 jashtë ambienteve të Kongresit të PS, rreth pyetjes nëse PS lejon hapësira për futjen e partive të tjera në koalicion me të.

    Rama theksoi dhe njëherë qëllimin e programit, duke shpjeguar se Shqipëria ka nevojë për një model të ri ekonomik që lejon investitorët e huaj të investojnë në vend dhe funksionimin e shtetit ligjor.
    “Për të pasur investime të huaja, duhet model i ri ekonomik në profil prodhimi, shtet ligjor që garanton investimin dhe një administratë që nuk rend pas ryshfetit, por rend pas shërbimit më të mirë”.

    Kreu socialist dhe njëherë shprehu qëndimin rreth taksës së sheshtë. “Taksa e sheshtë nuk ka sjellë asnjë rritje të investimeve. Të gjitha janë për t’u diskutuar e sqaruar”.

    Më tej, Rama ritheksoi se dhe cështjet e të përndjekurve politikë dhe camëve nuk do jenë cështje elektorale, por përgjegjësi kombëtarë.
    Sa i përket ndryshimeve në statutin e PS, Rama u shpreh se ‘nuk janë pasioni im. Ato janë vullnet i anëtarësisë’.

    AHMETAJ: PROGRAMI YNË KORIGJON PADREJTËSITË QË KA BËRË PUSHTETI I SOTËM
    Ora 17:40-Deputeti i Partisë Socialiste Arben Ahmetaj theksoi se programi i PS do të jetë program i të gjithë shqiptarëve ndërsa pushteti i sotëm po favorizon të gjithë klientët e vet.
    Sipas Ahmetaj, programi i PS do te korigjojë të gjitha padrejtësitë që janë bërë me taksat.

    ANGJELI: PROGRAMI JO THES ME PARA, POR MODEL I MIRE EKONOMIK
    Ora 17:30-Anastas Angjeli, nje nga hartuesit e programit te PS u shpreh per TVNews24 se qëllimi i Kongresit nuk është të shpërndajë thasë me para por të sjellë filozofi për një model më të mirë ekonomik.
    Më tej ai shtoi se Kongresi do të jetë një Kongres i hapur dhe sugjerimet që do bëhen do jenë në ndihmë jo vetëm të bashkimit të socialistëve, por të krijimit të një aleance për të ardhur në pushtet.

    ISLAMI: KUSH E KRITIKON, RAMA I SULMON SI ‘BERISHIANË’
    Ora 17:20-Në një prononcim për shtypin jashtë ambienteve ku mbahet Kongresi i PS, Islami foli ashpër rreth kryesocialistit Edi Rama.
    “Rama sot ironizoi Rexhep Mejdani. Pse? Sepse të kundërshtosh mendimet e Ramës ti sulmohesh menjëherë prej tij. Ai tha sot, z Mejdani është hedhur në prehrin e Berishës. Po tani është bërë zakon, në rast se ti bën një kundërshti, ti je hedhur ne prehrin e Berishës. Tezat e bashkimit janë vetënm fjalë të Ramës”.
    Sipas Islamit në PS tani anëtarët janë ndarë në 3 grupime, mbështetës së Ramës, kritikë të Ramës dhe Kundërshtarë të Ramës.

    MALAJ: THEMELUESIT NË PS DUAN MIRËNJOHJE. RAMA TË LEJOJË DEBATET E LIRA
    Ora 16:40-Ndërsa brenda Pallatit të Kongreseve vijojnë punimet e Kongresitë të Partisë Socialiste, jashtë ambieteve, një nga zërat ndryshe në partinë socialiste , Arben Malaj komentoi punimet. Sipas tij, kreu i PS duhet të lejojë debatet e lira rreth programit, ndërsa vlerësoi se jo të gjithë në sallë e mbështesnin kryesocialistin teksa mbante fjalimin.
    Më tej, Malaj theksoi se PS i ka të gjitha mundësitë të jetë 2 hapa para partive të tjera. Shqetësim i vetëm, tha Malaj, është jo ardhja në pushtet, por qeverisja e mirë.
    “Unë mendoj se PS i ka të gjitha avantazhet të jetë 2 hapa para partive të tjera. Por, kjo kërkon mbështetje maksimale. Kemi një shqetësim jo thjesht të fitojmë, por të qeverisim sa më mirë”.

    Malaj komentoi dhe pyetjen rreth largimit te mundshëm të tij nga PS, por tha se ai vetë nuk e a kërkuar kurrë këtë. "Largimi nga PS nuk është zgjidhje, unë nuk kam kërkuar të largohem nga PS. Në PS ka figura dhe njerëz të besuar. Themeluesit duan mirënjohje, PS nuk duhet te jetë një parti që nuk ofron mirënjohje. Përmend këtu, kemi ish-presidentin Mejdani, është një nga njerëzit më të besuar, shqiptarët e duan dhe e respektojnë dhe pse ai është larguar nga mandati. Ne jemi këtu që të punojmë në modernizimin e PS. Qëllimi ynë i përbashkët është fitorja e PS”.

    MAJKO PROGRAMI LEJON ALEANCA DHE ME PARTI TE DJATHTA
    Ora 15:40-Pandeli Majko shpjegon se jo të gjithë ata që votojnë PS-në pëlqejnë të gjithë deputetët e saj. Më tej ai theksoi se në PS po qarkullon një fenomen ndërmjet deputetëve, apo anëtarëve të thjeshtë të PS-së që e kanë kthyer pozicionin e tyre në një ledhë , në një pazar personal duke e dëmtuar rëndë partinë. Në lidhje me programin ai tha se e reja në të ka të bëjë më faktin se do të hiqen kufizimet fundore duke i hapur rrugë krijimit të aleancave jo vetëm me partitë e majta por edhe ato të djathta.

    ALEATËT: BASHKIM I SË MAJTËS PËR TË ARDHUR NË PUSHTET
    Ora 14:39- Fjalën në Kongres e morën më pas edhe aleatët e Partisë Socialiste. Petro Koçi kryetar i PSV91 u shpreh se të majtët duhëet të bashkohen dhe të lënë mënjanë grindjet e vogla. “Na duhet bashkimi i të majtës për të ardhur në pushtet. T’i japim fund zënkave tona të brendshme, që Berisha të mos vjedhë votat si në 8 maj dhe të mos vjedhë më burrat e politikës”, tha ai.

    Edhe Kreu i PSD Skënder Gjinushi theksoi rëndësinë e bashkimit të forcave të majta, pasi sic tha ai “Nëse të majtët do ishin të bashkuar nuk do humbin” .

    “Të cmontojmë planin qeverisë më të korruptuar, atë të qeverisë së Berishës. Bashkimi i të majtës për të përballuar qeverinë.. Ne si social demokratë na keni në krahun tuja”, vijoi më tej Gjinushi.

    Nard Ndoka kryetari i PDK deklaroi në Kongres se "Sot është koha për një koalicion vullneti, pasi vendi ynë ka nevojë për alternativë zhvillimi, ka nevojë për për opozitë aktive”, shtoi ai.

    RAMA: TË GJITHË BASHKË PËR NJË RILINDJE SHQIPTARE
    Ora 13:00- Fjalën e tij në kongres Edi Rama e nisi me zgjedhjet e 8 majit, prej të cilave tha se, përjetoi edhe gëzimin edhe zhgënjimin.
    “Ne takohemi sot në një ditë shumë të vështirë për vendin, secili prej jush ka shumë për të treguar për frikën dëshpërimin që ka pllakosur shpirtrat e të gjithëve në Shqipëri. Ne përjetuam në 8 maj fitoren e madhe të Shqipërisë që paguan taksa dhe zhgenjimin për vjedhjen e votave të saj”, deklaroi Rama.

    Ai nënvizoi se sot është koha për të shpëtuar Shqipërinë nga humnera. E vetmja rrugë sipas tij është ajo që preznaton PS në programin e ri “Rilindja Shqiptare”.
    “Sot jemi të vendosur më shumë se kurrë për të bërë bashkë më ju Shqipërinë që duam përmes një PS-je ashtu sic i duhet Shqipërisë. Me ju më pranë se asnjëherë, kudo nëpër Shqipëri, do nxisim një valë të re anëtarësimi, me gjithë shqiptarët që duan të largojnë qeverisë. T’i japim krahë Shqipërisë pa borxhe, pa frikë pa plehra. Bashkë për një Rilindje Shqiptare, ta projektojmë bashkë”, theksoi lideri i opozitës.

    Ai deklaroi se ky kongres përfaqëson bashkimin, ndërsa tha se askush nuk do përjashtohet nga PS. Duke folur për mazhorancën Rama tha se me ta PS është në luftë, ndërsa nënvizoi se me Rilindjen e Shqipërisë, duhet larguar Berisha, i cili është në agoni. Ai i tha kryeministrit se me regjimin e tij nuk e mposht dot PS.
    “Atyre që më sulmojnë nga kampi i regjimit u them se nuk do ta dëmtoni dot PS-në. Nuk do ta gjunjëzoni dot. Nuk do ta blini dot shpirtin socialist. Nuk do ta korruptoni, nuk do na mposhti me baltën tuaj të shpifjeve. Do tu heqim qafe me gjithë hajdutëritë tuaja, borxhet tuaja e padrejtësitë tuaja. Na keni vrarë me plumba! Na keni vjedhur dy herë votat, një herë natën e një herë në sytë e gjithë botës. Nuk do të ketë një herë të tretë!”.

    Rama tha se, “sot Berishës duhet ti kthehet shpifja e shëmtuar që opozita e ka bllokuar integrimin. Nuk mund ta përdorim kurrë flamurin e Evropës sic e përdor Saliu”, tha kryesocialisti.

    BUSHATI: TË BASHKOHEMI ME EVROPËN
    Ora 12:40- Ndërkohë, pjesën e katër të titulluar “Ribashkim me Evropën” do ta prezantojë deputeti Ditmir Bushati, i cili tha se nën qeverisjen e Berishës Shqipëria humbi lidhjen e saj me BE.
    "Shqipëria nën qeverisjen e e Sali Berishës humbi një shans historik, lidhjen me BE-në. Të gjithë jemi të trishtuar edhe pse i merituar për shkak të modelit të dështuar të kësaj qeverisje. Kriza politike është vetëm një pjesë e vogël e çështjeve shqetësuese që janë thelbësore për projektin” Shqipëria si gjithë Evropa”, tha ai.

    LESKAJ: E PAPRANUESHME POLITIKA E LËMOSHËS
    Ora 12:30 - Pjesa e tretë e këtij programi, e titulluar “Ripërtëritje e shoqërisë” u prezantua nga deputetja Valentina Leskaj, e cila e vuri theksin tek rritja ekonomike, rritja e cilësisë së arsimit, rritja e kujdesit për pensionistët e njerëzit me aftësi të kufizuar.

    “Buxheti i Shqipërisë sot është më i ulëti në Rajon, qeveria i ka lënë në baltë qytetarët, në do i kemi në vëmendjen tonë. Besojmë tek familja si institucioni më i rëndësishëm. Kemi politikë të qartë për legalizimet, do dëmshpërblejmë të përndjekurit politik dhe nuk do pranojmë politikën e lëmoshës”, tha ajo.

    TAHIRI: LËVIZJA JONË RIKTHIM I DEMOKRACISË
    Ora 12:15 - Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Sajmir Tahiri, prezantoi në këtë kongres pjesën e dytë të programit politik të titulluar “Rivendosje e demokracisë”.

    Ai tha se sot Shqipëria po vuan nga ç’demokratizimi, prandaj programi i PS ka si qëllim rikthimin e demokracisë. "Do ndajmë qartazi shtetin nga pushteti. Do vendosim standart të ri për korrupsionin. Për ne është e shenjtë shprehja e lirë e mendimit. Do bëjmë partneritet real me shoqërinë civile, kjo është një domosdoshmëri”, tha Tahiri.

    Tahiri akuzoi qeverinë për dhunë e presione ndaj medias së lirë, ndërsa shtoi se “ne do ndërpresim dhunën. Nuk do lejojmë favorizimin e qeverisë për media të caktuara, do transformojmë TVSH. Ta largojmë fatin e vendit nga interest e pushtetit. Rilindja e Shqipërisë së re këtë do e bëjmë ne”, tha Tahiri.

    KODHELI: PËRBUZIM POLITIKËN E TURPSHME TË BERISHËS
    Ora 12:00 - Punimet e kongresit vazhduan me prezantimin e 4 shtyllave kryesore të programit politik të PS-së. Pjesa e parë, e titulluar “Rimëkëmbje e Ekonomisë” u prezantua nga deputetja Mimi Kodheli, e cila në themel të tij vuri angazhimin kundër varfërisë.

    “Do heqim taksën e bukës dhe ilaçeve, duam taksën progresive. Do ulim taksat për 95 % të shqiptarëve, ndërsa brenda vitit të parë të qeverisjes do krijojmë 75 mijë vende të reja pune”, tha Kodheli.

    Duke deklaruar se PS sot përbuz politikën e turpshme të Berishës, pasi sic tha ajo Shqipëria sot është një vend pa treg të lirë. “Programi ynë ka një përgjigje për pronarët”, tha Kodheli më tej.

    KLOSI: PO PROJEKTOJMË RILINDJEN E RE TË SHQIPËRISË
    Ora 11:50- Punimet e Kongresit u celën nga sekretari organizativ, Blendi Klosi, i cili deklaroi se ky Kongres do tregojë diferencën që Partia Socialiste ka nga kundërshtarët e saj politike. Jemi për zgjedhje të lira, për shtet të fortë social, për një Shqipëri europiane, tha Klosi.

    “Nder të, jemi në këtë kongres dhe kërkojmë zgjedhje të lira. Ne do t’ju flasim të gjithëve për dallimin që kemi me kundërshtarët tanë. Sot nën drejtimin e Edi Ramës po projektojmë rilindjen e re të Shqipërisë. Partia jonë është e madhe dhe gati të marrë vendime kurajoze në emër të demokracisë. Një parti e bashkuar në luftën për drejtësi, në luftën për të fituar”.

    Sipas Klosit, Partia Socialiste ka dallim nga Partia Demokratike. pasi - “Ata ofrojnë një demokraci të refuzuar nga Evropa, një Shqipëri me plehra. Ne besojmë tek administrata publike, respektojmë kushtetutën e shtetin, ata janë mazhoranca e dhunës. Ne besojmë tek Shqipëria, ata tek Saliu, ne besojmë tek vota e lirë, ata gëzojnë votën e vjedhur”, tha Klosi.Punimet e Kongresit u celën nga sekretari organizativ, Blendi Klosi, i cili deklaroi se ky Kongres do tregojë diferencën që Partia Socialiste ka nga kundërshtarët e saj politike. Jemi për zgjedhje të lira, për shtet të fortë social, për një Shqipëri europiane, tha Klosi.

    (d.b/m.a/BalkanWeb)

  8. #58
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet në Bllog
    22
    Rama publikon 92 faqet e programit të PS: Si do arrihet barazia

    Zbulohen 92 faqet e para të “Rilindja Shqiptare”. Shërbim shëndetësor falas dhe taksim progresiv
    emëruar që në faqen e tij të parë si “Rilindja Shqiptare”, programi i botuar përpiqet të shpjegojë, edhe pse në mënyrë shumë të mjegullt dhe me shumë pikëpyetje financiare, ndryshimin radikal, në mënyrën dhe mjetet e qeverisjes që do të përdorë PS-ja. I gjithë programi i detajuar dje, tregon qartë një qasje të re të socialistëve, atë të rishpërndarjes së barabartë të të mirave. Programi i PS-së ka shumë pak të dhëna për investimet dhe flet shumë më tepër për punësimin, shërbimet shëndetësore dhe ato sociale.

    Rimëkëmbja e ekonomisë
    PS parashikon ndryshimin e strukturës së ekonomisë. Në program tregohet se prioritet është rritja e prodhimit dhe jo e konsumit nga jashtë. Kjo si ndihmë e rritjes së punësimit. Parashikimi i PS-së është që të punësojë 75 mijë persona të rinj në vit. Dhe këtu qëndrojnë disa nga risitë, edhe pse të pashoqëruara me fatura financiare. “Do të financojmë programe të posaçme për vetëpunësim dhe punësim në zonat e prapambetura veriore, veri-lindore, zonat e thella malore dhe ato me fluks të lartë emigrimi. Të gjithë të papunëve të regjistruar do t’u ofrohet trajnim profesional falas brenda 2 viteve. Të gjithë djemve dhe vajzave të papunë, nën moshën 25 vjeç, do t’u ofrohet trajnim profesional falas brenda 6 muajve. Ne do të dhjetëfishojmë financimin publik për punësimin”. Pra, edhe pse jo me shifra konkrete, duket se PS-ja do i mëshojë, me ardhjen në pushtet, rritjes së mundësisë së punësimit të të papunëve, duke i dhënë atyre profesion.
    Ndryshim i madh është edhe ai fiskal. Në fakt, PS-ja e pranon që në fillim se programi i saj mbart “vlerat që na mbajnë bashkuar në familjen e madhe të Internacionales Socialiste”. Projekti fiskal është kalimi i barrës fiskale te të pasurit. Në programin e botuar dje, bie në sy heqja e të gjithë referencave për biznesin privat, PS parashikon që do të jenë vetë bizneset ato që do të deklarojnë sa të punësuar kanë, sa paga i japin, deri te faturat e mallrave që importojnë. “Do të ndryshojmë rrënjësisht sistemin fiskal, duke kaluar nga një taksim regresiv i konsumit dhe taksim proporcional i të ardhurave, në një taksim progresiv për të gjithë, që do të bëjë që kush është më i pasur të ketë një barrë më të lartë fiskale, se sa një më i varfër”.

    Investimet
    Qeverisja e PS-së nuk do të jetë e fokusuar te investimet, por te shpërndarja e parave të taksave për shërbime sociale. “Do të investojmë shumë fuqimisht në sigurinë rrugore”, thuhet në planin e PS-së për infrastrukturën. Aty i mëshohet më shumë rrugëve që lidhin fshatrat me rrugët kombëtare si dhe investimeve në porte. PS parashikon ndërtimin e një porti të ri në Durrës.

    Pronarët dhe të përndjekurit
    Edhe pse i rendit të dytët pas veteranëve, PS ka zbuluar një pjesë të programit të ri për të përndjekurit. Sipas kësaj skeme, gama e të përndjekurve do të zgjerohet. “Skema jonë e re e kompensimit për të përndjekurit politikë do të zgjerojë grupin e përfituesve dhe do të zbatojë një shpërblim progresiv, në varësi të viteve të dënimit. Të gjitha shërbimet publike për ish-të përndjekurit do të përballohen nga shteti”. Qasje tjetër ka edhe për ish-pronarët, që sipas PS-së do të quhen pronarë. “Qëllimi ynë është i qartë: pronarëve që duan t’u kthehet prona, fermerëve që punojnë tokën, apo atyre qytetarëve që duan të përfitojnë pronësinë nga procesi i legalizimit, u duhet një pronë e regjistruar e me certifikatë. Të cilën ne do t’ua japim”.

    Shëndetësia
    Një tjetër ndryshim me tendencë drejt rishpërndarjes së pasurisë është ai i sigurimeve shëndetësore. “Të gjithë atyre që varfëria apo papunësia i ka lënë pa sigurim shëndetësor, ne do t’u ofrojmë shërbim shëndetësor falas dhe ata do të sigurohen nga shteti. Ne do të ulim çmimin e shitjes së barnave në Shqipëri. Nuk do të ketë asnjë produkt farmaceutik të regjistruar që do të shitet në vendin tonë me një çmim më të lartë se në vendin e tij të origjinës”.

    Pikat e programit te PS

    PRONARET

    Ne do të bashkëpunojmë me ta për të hartuar e zbatuar një kuadër të ri ligjor, që nga njëra anë respekton të drejtat e pronarëve dhe nga ana tjetër siguron drejtësi sociale për kategoritë e tjera të popullsisë.
    Qëllimi ynë është i qartë: pronarëve që duan t’u kthehet prona, fermerëve që punojnë tokën, apo atyre qytetarëve që duan të përfitojnë pronësinë nga procesi i legalizimit, u duhet një pronë e regjistruar e me certifikatë. Të cilën ne do t’ua japim.

    TE PËRNDJEKURIT
    Skema jonë e re e kompensimit për të përndjekurit politikë do të zgjerojë grupin e përfituesve dhe do të zbatojë një shpërblim progresiv, në varësi të viteve të dënimit.
    Dëmshpërblimi për të përndjekurit mbi moshën 75 vjeç do të kryhet brenda një viti. Politikat tona publike dhe sociale do të respektojnë statusin e ish-të përndjekurit.
    Të gjitha shërbimet publike për ish-të përndjekurit do të përballohen nga shteti.

    SHENDETESIA
    Të gjithë atyre që varfëria apo papunësia i ka lënë pa sigurim shëndetësor, ne do t’u ofrojmë shërbim shëndetësor falas dhe ata do të sigurohen nga shteti.
    Ne do të ulim çmimin e shitjes së barnave në Shqipëri. Nuk do të ketë asnjë produkt farmaceutik të regjistruar që do të shitet në vendin tonë me një çmim më të lartë se në vendin e tij të origjinës.

    POLITIKA FISKALE
    Rivendosje e ekuilibrave socialë.
    Çmontim i sistemit të referencave. Sipërmarrësit do të jenë të lirë të vetëdeklarojnë dhe nuk do të penalizohen nga referencat e numrit të individëve të punësuar, nivelit të pagave, çmimit të importit apo vlerës së transaksioneve.
    Hartimi i planit kombëtar, i shoqëruar me ngritjen e kadastrës shumëqëllimshme, do të jenë instrumentet themelorë për të orientuar investimet private, vendëse e të huaja.

    RISHPËRNDARJE E TË ARDHURAVE
    Parimi ynë themelor është se rishpërndarja funksionon përmes progresivitetit.
    Do të ndryshojmë rrënjësisht sistemin fiskal, duke kaluar nga një taksim regresiv i konsumit dhe taksim proporcional i të ardhurave, në një taksim progresiv për të gjithë, që do të bëjë që kush është më i pasur të ketë një barrë më të lartë fiskale, se sa një më i varfër.

    BORXHI
    Jemi të përgatitur profesionalisht e të gatshëm politikisht që përgjegjësitë për kontrollin e borxhit publik t’i ngremë në nivelin e detyrimeve ligjore apo kushtetuese. Ne do të mbajmë të kontrolluar deficitin buxhetor në parametrat e kërkuar nga Traktati i Mastricht-it, edhe pse ky nuk është ende një detyrim për Shqipërinë.

    PUNESIMI
    Do të financojmë programe të posaçme për vetëpunësim dhe punësim në zonat e prapambetura veriore, veri-lindore, zonat e thella malore dhe ato me fluks të lartë emigrimi.
    Ne do të krijojmë jo më pak se 75 mijë vende të reja pune në vit dhe do të synojmë punësimin me përparësi të grave e vajzave, të rinjve, të arsimuarve, pjesëtarëve të pakicave dhe individëve me aftësi të kufizuar.
    Të gjithë të papunëve të regjistruar do t’u ofrohet trajnim profesional falas brenda 2 viteve. Të gjithë djemve dhe vajzave të papunë, nën moshën 25 vjeç, do t’u ofrohet trajnim profesional falas brenda 6 muajve.
    Personave me aftësi të kufizuara dhe invalidëve do t’u mundësohet një punë e përshtatshme pas dy vjet përfitimesh nga skemat e programeve të aftësisë së kufizuar.
    Do të dhjetëfishojmë financimin publik për punësimin.

    BURIMEVE NATYRORE
    Do të normalizojmë formën e propozimit të pakërkuar.
    Do të mbështesim ato partneritete publike/private që mundësojnë zgjerim e ciklit brenda vendit, duke filluar nga nxjerrja e lëndëve të para deri te përpunimi i tyre brenda kufijve shqiptarë, për të përfituar sa më shumë vlerë të shtuar dhe sa më shumë punësim.
    Do të shfuqizojmë të gjitha lejet koncesionare për vepra hidroenergjetike që nuk kanë respektuar afatet ligjore
    Do të rishikojmë të gjitha kontratat e partneritetit publik – privat dhe do të kërkojmë anulimin e të gjitha atyre marrëveshjeve që shkelin ligjin, në kushtet e konfliktit të interesit dhe në dëm të interesit të shqiptarëve.

    INFRASTRUKTURA
    Do të realizojmë një zhvillim total të rrjetit rrugor që do të përfshijë si rrjetin kombëtar, ashtu dhe atë urban, por mbi gjithçka rrjetin rural.
    Zhvillimi i rrjetit rural do të synojë të lidhë të gjithë fshatrat me rrjetin rrugor primar, atë sekondar, si edhe me zonat bregdetare.
    Do të investojmë shumë fuqimisht në sigurinë rrugore.
    Ndërtimin e paktën një porti të ri tregtar në Durrës

    SHKOLLA
    Dy të reja ka sjellë programi i PS për edukimin. “Problemet dhe edukata mjedisore do të bëhen pjesë e pandarë e të gjitha niveleve të shkollimit në Shqipëri”. Nga ana tjetër, shpirti artistik i kryetarit të PS-së duket se ka ndikuar direkt edhe në një pikë tjetër shtesë në sistemin arsimor: “Çdo gjimnazist do të duhet të zgjedhë një prej këtyre lëndëve si muzika, aktrimi, piktura apo poezia”.
    Aristir Lumezi


    PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

    Nga Edi Rama

    Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi gati ta bëjmë të mundur bashkë me ju ndryshimin e dëshiruar. Shqipëria s’mundet të vazhdojë më tutje në rrugën e degradimit të ekonomisë, shtetit, demokracisë. S’ka më kohë për të humbur dhe as justifikime që mund të rrinë në këmbë para fëmijëve të atdheut tonë. Rruga e polarizimit ekstrem që po shkakton një çarje të mirëfilltë sociale, ku të varfrit apo të gjithë ata që jetojnë me një rrogë të zakonshme paguajnë më shumë taksa se rrogëtarët e lartë, madje, edhe më shumë se të pasurit e këtij vendi, duhet të mbyllet.
    Një rrugë e re duhet të hapet. Me një model të ri ekonomik. Me një projekt social të mirëfilltë. Me një shtet funksional dhe një qeverisje të mirë. Me një frymë ribashkuese me Europën, të cilës i përkasim qysh prej kohëve të vjetra. Për një Rilindje Shqiptare.
    Së bashku ne mund ta heqim qafe këtë qeveri, me gjithë politikën e vet të borxheve mbytëse që i merr kryetari i saj që po i paguan çdo familje shqiptare, sa një faturë dritash në muaj. Së bashku ne mund të ndërtojmë një sistem më të drejtë të rishpërndarjes së pasurisë. Mund të krijojmë 300 mijë vende të reja pune. Mund të përmirësojmë shkollat dhe spitalet. Mund të pastrojmë Shqipërinë nga plehrat e kudondodhura dhe të bëjmë Shqipërinë e nesërme të prodhimeve cilësore e të bukurive turistike.
    Së bashku ne mund ta bëjmë edhe politikën më të mirë padyshim. Asgjë s’është e pamundur së bashku. Prandaj unë ju ftoj të bashkoheni me ne, për të bërë të mundur një tjetër lloj politike dhe qeverisjeje për Shqipërinë. Duke filluar nga thellimi e përsosja e këtij programi bazë.

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-11-2011 më 21:40

  9. #59
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet në Bllog
    22
    Kongresi i PS, zbulohen emrat e rinj te asamblese

    Partia Socialiste do të mbledhë sot Kongresin e saj zgjedhor. Në orën 11:00, në sallën e Pallatit të Kongreseve, 1500 delegatët e zgjedhur dhe ata që hyjnë automatikisht do të diskutojnë e miratojnë në fund programin e ri të PS dhe statutin e rinovuar. Pika më e nxehtë e Kongresit do të jetë propozimi dhe votimi për Asamblenë e re. Zbulohen disa nga emrat e rinj që do të propozohen për në Asamblenë e re Kombëtare, e cila do të votohet me listë kombëtare, dhe jo sipas qarqeve. Ish-prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, ish-ministri i Fianacave Anastas Angjeli, ish-deputeti Bukurosh Stafa, ish-ambasadori Bashkim Zeneli dhe ishkreu i PS-së së Tiranës Musa Ulqini, janë disa nga emrat e rinj të Asamblesë Kombëtare që do të propozohen nga selia rozë, ndërkohë që propozime pritet të bëhen dhe nga delegatët në sallë.
    Kongresi do të nisë me fjalën e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili do të paraqesë vizionin e ri të programit të sapopërfunduar, i cili, siç e ka theksuar edhe ai vetë, do ta bëjë PS parti fituese të zgjedhjeve të ardhshme. Fjala e kryetarit socialist do të jetë e hapur për mediat, ndërsa në sallë do të jenë prezentë dhe rreth 500 të ftuar, mbështetës të PS, komisionerë, njerëz të spikatur në aktivitetet politike. Pas fjalës së Ramës, kongresi është i ndarë në tri seanca: seanca e parë do të diskutojë mbi programin politik të PS-së, seanca e dytë mbi Statutin, ndërsa seanca e tretë do të merret me propozimet dhe votimin e kandidatëve për anëtarë të Asamblesë. Pritet që seanca e parë, ajo ku do të diskutohet programi, të zhvillohet me dyer të hapura.

    Programi

    Do të jenë katër përfaqësues të lartë të PS-së, ekspertë të fushave të tyre, që do të përfaqësojnë katër shtyllat e programit të ri të Partisë Socialiste. Në një seancë të hapur për të gjithë, nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Mimi Kodheli, do të zbërthejë kapitullin “Rimëkëmbja e ekonomisë”, ku do të sqarohen se si PS do të krijojë 300 mijë vende pune apo dhe uljen e TVSH-së. Kapitulli “Ripërtëritja e shoqërisë” do të prezantohet nga deputetja Valentina Leskaj, kryetare e Komisionit Parlamentar të Medias dhe Edukimit. Sajmir Tahiri, deputet i Tiranës dhe nënkryetar i Grupit Socialist, do të prezantojë kapitullin tjetër të programit, “Rivendosja e demokracisë” dhe në fund, shtyllën e katërt të këtij, “Ribashkimi me Europën”, do ta prezantojë deputeti Ditmir Bushati. Pas këtij prezantimi pritet të zhvillohen diskutime për programin për një periudhë kohore prej 2 orësh. Në këtë pikë, anëtari i Kryesisë socialiste, Arben Malaj, do të paraqesë platformën e tij, sa politike aq dhe organizative, se si duhet të funksionojë dhe drejtohet Partia Socialiste.

    Statuti

    Në seancën e tretë pritet të jetë sekretari Organizativ, Blendi Klosi, i cili do të prezantojë ndryshimet që janë bërë në Statutin e PS, kryesisht për çështjet organizative të tij. Kjo seancë pritet të zhvillohet me dyer të mbyllura, duke e cilësuar tematikën e saj teknike, me specifika organizative dhe elektorale. Selia rozë vëren si të suksesshme vendosjen e koordinatorit elektoral në çdo qendër votimi e deri në këshillin elektoral në bazë rrethi. Detyra e tyre do të jetë patronazhimi i çdo qendre votimi, bashkie dhe komune gjatë fushatave zgjedhore dhe ditën e zgjedhjes. Gjithashtu, një ndryshim tjetër në Statut propozohet ndryshimi i siglës së partisë, nga PSSH në PS, dhe kjo bëhet për efekte votimi, për të shmangur çdo inicial tjetër partie të majtë të ngjashme me PS.

    Asambleja

    Seanca e fundit dhe më e rëndësishmja e këtij kongresi zgjedhor është zgjedhja e Asamblesë së re, e cila më pas do të zgjedhë Kryesinë e re dhe Sekretariatin e ri. Mësohet se nuk pritet të ketë ndryshime të ndjeshme nga anëtarët e Asamblesë të qarkut të Tiranës, që aktualisht janë anëtarë të saj. Ndryshime kryesisht priten nga rrethet. Çdo bashkie të madhe, qendër qarku, i janë kërkuar dy kandidatura për në Asamble, një mashkull dhe një femër. PS do të propozojë 120 emra për në Asamble, ku 50% do të jenë gra. Votimi do të jetë pika e fundit e kongresit të sotëm, ndërsa procesi i numërimit do të zgjasë disa ditë.

    1500 delegate
    të kongresit do të diskutojnë e miratojnë programin e ri të PS dhe statutin e saj. Gjithashtu, ata do të zgjedhin dhe Asamblenë e re të PS, e cila më pas do të zgjedhë dhe forumet e tjera qendrore, Kryesinë dhe Sekretariatin e PS, forume që do të zgjidhen në mbledhjen e parë të Asamblesë së re

    250 anetare
    pritet të ketë Asambleja e re Kombëtare e socialistëve. Numri i rritur i anëtarëve të saj vjen për shkak të ndryshimit të neneve të statutit, që kërkojnë numrin e anëtarëve që zgjidhen nga Kongresi të jetë 50 plus
    1 më i madh se anëtarët që hyjnë automatikisht në Asamble

    Harasani: Programi duhet të ketë faturën financiare

    Sekretari për Programin në Partinë Socialiste Andis Harasani tha dje se programi i Partisë socialiste i prezantuar nga kryetari Rama kërkon detajime dhe shifra. “Programi duhet të shoqërohet me detaje dhe numra. Programi është një përpjekje serioze dhe shpreh dëshirat që ne, si forcë politike serioze, kemi. Duhet të jemi të besueshëm për ato që premtojmë dhe të tregojmë në mënyrë të detajuar se si do të arrihen këto. Sigurisht duhen mënyrat sesi do të organizohen këto dëshira, me faturën financiare përkatëse”, u shpreh Harasani. Sekretari socialist për programin ka qenë kritik ndaj qëndrimeve të kryetarit Rama që prej 2009 kur PS humbi zgjedhjet parlamentare dhe nisi bojkotin. Ai thekson se beteja për modernizmin e partisë është afatgjate dhe kërkon bashkëpunimin e të gjithëve. “Me kënaqësi kam vënë re se shumë prej mendimeve tona janë marrë parasysh, por përsosmëria është një proces. Ne e shikojmë këtë si një betejë afatgjate për demokratizimin e partisë”, tha Harasani.

    PD: Kongresi i PS, i dështuar

    Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Albana Mustafaraj, e cilësoi dje Kongresin e Partisë Socialiste si dështimin e kësaj force politike. Sipas saj, ky është një kongres i bojkotuar nga baza. “Ky kongres do të kërkojë të heqë vëmendjen nga historia e dështuar e z. Rama dhe humbja e tij më 8 maj, ku ai mori 141 000 vota më pak se shumica. Ky kongres kërkon të heqë vëmendjen nga z. Rama dhe bllokmenët e rinj që e futën PS-në në kuti të votimit për të mbrojtur karrigen e kryetarit të tyre. Ky kongres kërkon që të heqë vëmendjen nga historia izoluese e PS-së, nga përpjekjet e tyre për të bllokuar lëvizjen e lirë pa viza të shqiptarëve në Europë”, u shpreh zëdhënësja e PD-së, Mustafaraj.

    Rama në Twitter: Për ku kështu moj e Kozmait?

    Kreu socialist, Edi Rama, pa u shkëputur aspak nga komunikimi i tij në rrjetin social “Twitter”, iu përgjigj menjëherë deklaratës së zëdhënëses së Partisë Demokratike lidhur me Kongresin e Partisë Socialistë të së shtunës. Rama ironizon duke përdorur batuta nga filmat e vjetër shqiptarë. “A s’ju kujton kjo deklarata nga selia e PD sot për kongresin tonë atë shprehjen: Për ku kështu moj e Kozmait?”, shprehet Rama në Twitter.

    Panorama
    ARISTIR LUMEZI

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Nuk ka thene 300 mije Basha, por 30 mije...
    me fale i paska fut ne pune 30 mije bravo.....

    po kryeministri di gje sa ka thene
    qe me ja mbledh bashke puneso gjithe kinen

Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •