Close
Faqja 20 prej 27 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 266
  1. #191
    Ardian Vehbiu

    Dje lexova në shtyp për një shkëmbim, të pazakontë, mes Presidentit Topi dhe Kryetares së Kuvendit Topalli, në lidhje me shqipen e ligjëruar në publik.

    Vërejtjes së Presidentit Topi se Topalli “duhet të flasë korrekt gjuhën shqipe, duhet të mësojë artin e komunikimit”, Kryetarja Topalli iu përgjigj se ajo “flet me krenari dhe vetëdije shqipen më të bukur, atë shqipe që foli Gjergj Fishta, Kol Idromeno, Fadil Kraja, Migjeni dhe Luigj Gurakuqi.”

    Kësaj replike, zyra e shtypit e Presidentit iu përgjigj pastaj se* “po të ishin gjallë Gjergj Fishta, Kol Idromeno, Migjeni e Luigj Gurakuqi do të ndiheshin të fyer nga kush i përfaqëson me mungesën e etikës, kulturës politike e institucionale dhe respektit për shqipen zyrtare në Republikën e Shqipërisë”.

    Deri këtu shkëmbimi, i cili i ka rrënjët gjetiu; dhe pikërisht në kundërvënien politike mes këtyre dy figurave institucionale.

    Në ndërhyrjen e vet nistore, Presidenti Topi me siguri do t’u jetë referuar notave të forta të shkodranishtes në ligjërimin publik të Kryetares së Parlamentit; por jo vetëm. Shkodranishtja në gojën e Kryetares Topalli ka të bëjë, gjithnjë sipas Presidentit Topi, me mënyrën e komunikimit të saj, e cila është aq informale, ose “lokale” sa edhe veshja gjuhësore.

    Më duhet të pranoj se nuk e ndjek nga afër veprimtarinë publike të Kryetares Topalli, por në ato pak raste që e kam parë të flasë, p.sh. në intervista, kam vënë re se ajo e zotëron pak a shumë standardin dhe mund ta përdorë, nëse dëshiron.

    Prandaj, zgjedhja e saj për të devijuar prej këtij standardi është e vetëdijshme, dhe jo pasojë e një edukimi të mangët; ose, më keq akoma, e paaftësisë fizike dhe mendore të saj për të folur në një ligjërim të ndryshëm nga ai i qytetit ku ka lindur.

    Nëse Kryetarja Topalli zgjedh të flasë shkodranishten në një institucion publik qendror, si Parlamenti, atëherë ajo është duke kryer, me dashje, një akt subversiv ndaj integritetit të institucionit.

    Në Shqipëri ka shumë qytetarë të pakënaqur me standardin gjuhësor; madje ka edhe nga ata që besojnë se ai standard duhet ndryshuar. Ndoshta Topalli bën pjesë në këtë grupin e dytë, edhe pse unë nuk kam dëgjuar gjëkundi që ajo të shprehet publikisht për këtë çështje – edhe pse lajmet për standardin dhe shqipen publike i ndjek shumë në nga afër sesa ato për veprimtarinë rutinë të Parlamentit.

    Megjithatë, standardi është ai që është, dhe nëse disa qytetarë të republikës kanë vështirësi me të, shumë qytetarë të tjerë e konsiderojnë përdorimin e atij standardi si kusht të komunikimit publik në një mjedis të ndryshëm nga ai lokal, katundar, pastoral dhe provincial – ose në mjedisin ku jemi të gjithë qytetarë të Republikës.

    Të besosh se standardi duhet ndërruar është një gjë; të flasësh me vetëdije në të folmen tënde lokale, atje ku prej teje kërkohet të flitet qytetarisht, jo lokalisht, kjo është diçka tjetër.

    Kryetarja Topalli e mbrojti shqipen e vet lokale duke përmendur një numër autorësh të shquar në të kaluarën, të cilët kanë përdorur shkodranishten letrare në veprat e tyre.

    Natyrisht, edhe Fishta, edhe Migjeni edhe Gurakuqi kanë shkruar në një shqipe të mbështetur në të folmen e qytetit të Shkodrës – edhe pse të përpunuar dhe të ngritur në nivelin e një varianti letrar.

    Përkundrazi, shkodranishtja që përdorin në publik Kryetarja Topalli dhe të tjerë shkodranë të paepur është thjesht e folmja bisedore e një qyteti të madh të provincës shqiptare.

    Kushe zotëron shqipen, pavarësisht nga krahina, katundi a qyteza prej nga e ka prejardhjen, është në gjendje të lëvizë lirisht midis regjistrave: shqipes standarde, të folmes bisedore, të folmes së ngushtë lokale. Madje kjo aftësi për t’u zhvendosur, pa mundim, nga një regjistër në tjetrin, është shenjë e njeriut të kulturuar, që nuk e lë veten në duart e gjuhës së vet amtare, por që e shalon këtë gjuhë si të ishte kalë, për të kalëruar me të në viset e komunikimit.

    Meqë Kryetarja Topalli jo vetëm flet lokalisht në një mjedis institucional qendror, por edhe e bën këtë me bindje, atëherë nuk mund të mos krijohet përshtypja se ajo kërkon ta theksojë prejardhjen e saj gjeografike dhe kulturore, duke i kumtuar publikut të vet, sa herë që e përdor shkodranishten, se Parlamenti i Republikës Shqiptare ka për kryetare e cila i referohet, në identitetin e vet, jo Republikës, por Shkodrës dhe Gjergj Fishtës.

    Dhe ky është akt politik i kulluar. Për arsye të njohura, shumë shqiptarë, sidomos nga veriu i Shqipërisë, po ndeshin në vështirësi me standardin; kryesisht ngaqë mësimi i shqipes në shkollë, këto njëzet vjetët e fundit, ka lënë shumë për të dëshiruar. Vështirësi të ngjashme, madje edhe më të mëdha, po ndeshin sot edhe shqiptarët në Kosovë. Shto këtu edhe zbritjen e një numri të madh shqiptarësh të veriut drejt qyteteve të Shqipërisë së Mesme, për të plotësuar tablonë e një mase të madhe njerëzish, të cilët nuk e përdorin dot standardin ashtu siç do të dëshironin, dhe e perceptojnë këtë mangësi si një barrierë midis tyre dhe institucioneve qendrore të shtetit, ose mass mediave me shtrirje kombëtare.

    Handicap-i gjuhësor vërtet mund t’i shndërrojë këto subjekte në qytetarë të dorës së dytë; por ky handicap nuk mund të shërohet duke e degraduar standardin dhe duke e akuzuar dhe damkosur si armë të “toskëve” për të mbajtur zap “gegët”; por, përkundrazi, duke përmirësuar në mënyrë drastike dhe kapilare arsimin shqip në zonat veriore të vendit dhe në Kosovë.

    Kryetarja Topalli pa dyshim nuk bën pjesë në këtë kategori njerëzish; ajo është e mirëshkolluar, intelektualisht e rafinuar dhe e zotëron mirë shqipen, në të gjithë regjistrat, duke përfshirë edhe shqipen standard. Subversioni i saj institucional ndaj shqipes standard dhe rregullave të ligjërimit publik objektivisht synon, përkundrazi, ta shndërrojë atë, dhe forcën politike që ajo përfaqëson, në përfaqësuese dhe flamurtare masës së shqiptarëve gjuhësisht të lënduar.

    Presidenti Topi ka të drejtë t’i kujtojë Kryetares Topalli se ajo, në cilësinë e saj zyrtare, është e detyruar të shfaqet dhe të sillet si qytetare e Republikës Shqiptare, jo si e dërguar e një realiteti folklorik dhe lokal. Gjergj Fishta dhe Luigj Gurakuqi, të dy burra të shquar pa të cilët Shqipëria moderne nuk do të ishte krijuar dot, e përdornin shkodranishten e tyre në rrethana sociale dhe politike krejt të tjera; përndryshe, edhe njëri edhe tjetri kanë luftuar për njësimin e shqipes dhe që të dy kanë marrë pjesë në Komisinë Letrare të Shkodrës, të vitit 1916, e cila vendosi, ndër të tjera, krijimin e shqipes standarde mbi bazën e dialektit të Elbasanit – çka vërteton, nëse do të ishte nevoja, që edhe Fishta, edhe Gurakuqi, ishin gati të përqafonin, në emër të unitetit kombëtar, një shqipe zyrtare të mbështetur mbi dialektin e një qyteti shqiptar të ndryshëm nga Shkodra.

    Presidenti Topi, ai vetë me prejardhje nga një qytet gegë si Tirana, ka shumë të drejtë t’i kujtojë, Kryetares Topalli, se posti i saj në krye të një institucioni kombëtar si Parlamenti vjen me disa detyrime kulturore elementare, mes të cilave edhe ai për të përdorur shqipen standard gjatë punimeve të Parlamentit dhe në kontekste të tjera publike, sa herë që Kryetarja Topalli shfaqet në cilësinë e saj si person zyrtar. Vëmendja e tij ndaj institucioneve të Republikës, aq e domosdoshme në këtë periudhë të turbullt për shtetin dhe demokracinë në Shqipëri, është provë e gjallë e një qytetarie për të cilën të gjithë kemi nevojë.*

    Gazeta Shekulli
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #192
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    Clidhje ka martaneshi (qe o kufi me tiranen) me vllaznin e me shkodren?
    Pikerisht , kuptoje mesazhin e fabules . Tifoze pa identitet! ( Sa per kryezitet eshte afer Bulqizes dhe ska lidhje me Tironen )
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. #193
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Pikerisht , kuptoje mesazhin e fabules . Tifoze pa identitet! ( Sa per kryezitet eshte afer Bulqizes dhe ska lidhje me Tironen )
    Oj shqipe ka lidhje sepse kufizohet me rrethin e tiranes biles ni pjes e mir e martaneshit (biza, shengjergji) jan pjese e rrethit te tiranes
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  4. #194
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    Oj shqipe ka lidhje sepse kufizohet me rrethin e tiranes biles ni pjes e mir e martaneshit (biza, shengjergji) jan pjese e rrethit te tiranes
    Malok martaneshi, dragobije, thethi apo dukagjini ca rendesie ka te gjithe jon mbledh se bashku e bojn tifo per vllaznine .
    Ec aty Vllaznia , je bo si Reali Madritit me tifoza anembane maleve .
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  5. #195
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Nga cfare kuptova ti ke problem me shume me menyren sesi e flasim. Do qe dialekti tosk e gege te behet nje. Pra nje gjuhe pa asnje ndryshim krahinore. Nuk e ke dhe aq problem drejteshkrimin. Nese ke problem drejtshkrimin do te jipja ty te njejtin shembull sic i dhashe Uriel. Anglishtja shkruhet njesoj por flitet ndryshe.

    Personalisht nuk shoh problem nese viset e Kosoves vazhdojne te flasin gjuhen gege. As nuk e di pse behet problem dicka e tille.

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Nje nder vecorite e rendesishme te problematikes shqiptare eshte fakti se nje numer shume i madh, mbase me shume se gjysma e kombit (perfshire edhe diasporen ne te gjithe boten) nuk e flasin gjuhen standarde. Nje bashkekombas kosovar p.sh. mund te jete Prof. Dr. me merita ne universitetet me prestigjioze te Evropes dhe botes, pa zoteruar gjuhen standarde shqipe, sidomos te shprehurit korrekt, si nje nxenes i shkolles se mesme ne Tirane apo Vlore.
    Gegen e flet mire atehere...?



    Ke 0.43 sekonda. Degjo cfare gjuhe flet, si THESAR me tingellon mua!! Te humbas kjo menyre e te folurit eshte mekat.

    Dhe ne radhe te pare, qe dialektet dhe perdoruesit e shprehjeve dialektike te respektohen maksimalisht, te mos diskriminohen dhe te mos diskreditohen per qellime te dobeta personale dhe politike (sic e ka bere Presidenti i shtetit).
    Dakort me ty!

    Per zgjidhjen e problematikes duhet te angazhohen ekspertet dhe njohesit me te mire te gjuhes. Dicka qe ka mund te ndryshohet (pershtatet) ne vitin 1972 mund te permiresohet edhe ne vitin 2012 apo 2022. Perndryshe, nese nuk deshirohet bashkimi kombetar, nuk eshte e ndaluar qe ne Kosove dhe disa troje tjera shqipetare te caktohet nje standard tjeter. Edhe kjo nuk eshte dicka e pazakonshme. Serbishtja, Kroatishtja dhe Bosniakishtja jane shume te ngjashme, por te gjitha jane gjuhe zyrtare dhe te pavarura. Edhe shqipetaret mund ta bejne nje zgjidhje te ngjashme, nese problemet rriten dhe nuk ekziston vullneti te zgjidhen ndryshe.
    Jo s'me pelqen ky mendimi mesiper. Drejtshkrimi i shqipes te jete nje. Ne te folur dialektet tosk e geg mos te humbasin.

  6. #196
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    ke qef kur nigjon rob qe flasin rrjedhshem ene kon i fjalor te pasur e letrar. ktu ku punoj un me ka ron rasti disa her te jem ne ca mbledhje ku ka fol ceo. osht 60 vjec burr po ka nje elokuenc ne te folme e ka i bagazh qe te len me goj hap.

    e keni nigju ke cnn pierce morgan. sikur flet malokshe duket hahahahahahahahahaha
    no glove no love

  7. #197
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    O soni antiproanti e ka mir duhet dicka e perafert se kshtu sithu ti merr ni shkodran ni llapjan ni tetovar ni sarandiot e ni tirons leji bashk tu ba muhabet e shife a merret kush vesht me njoni tjetrin
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  8. #198
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    Lajmin e lexove duke qenë gabim si lajm, dhe menjëherë u shprehe : "kur do bëhemi njerëz ne"?

    Ç'a jemi ne kafshë gjë ?! Koment e quan ti këtë ? Jo veç që është fyerje, por kur bën një koment duhet lexuar jo vetëm "lajmi", por edhe komentet e tjera në lidhje mbi këtë "lajm", se a qëndron apo jo.
    Kjo nuk ka të bëjë me durimin (por mbase ti qenke shtatanik) por me dëshirën për të lexuar dhe anën tjetër të medaljes, dhe tek kjo temë, ka edhe disa mendime me vlerë, dhe jo thjesht e lagu apo nuk e lagu. Gjithashtu, temat e një forumi, të japin mundësi edhe me përballjen e mendimit ndryshe, dhe kjo është kënaqësi leximi për dikë që është mendjehapur, sepse dikush që dëgjon me vëmendje edhe mendimet ndryshe në jetën e përditshme, po kështu bën edhe në një forum virtual, ku diskutohet një problem.
    te thashe edhe me lart qe nuk me takon mua te hetoj mbi vertetesine e nje lajmi...
    nese lajmi eshte i pavertete, le te mbyllet tema dhe te shumezohen me 0 keto 10 faqe.
    nese eshte i vertete, them perseri ate qe thashe: "kur do behemi njerez?".
    nuk kisha fare nder mend te debatoja tek kjo teme prandaj nuk lexova fare asnje shkrim dhe citova vetem titullin...

    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    Pastaj, ti vetë duke e njohur tifozerinë shkodrane, duhet së paku të të bënte të dyshoje si lajm, dhe mos të nguteshe...
    Kur shprehet një tiranas, me repekt për tifozerinë shkodrane, nuk e di se si ti, që je shkodran, ia këput me gjyle topi ! Apo mos i ke parë edhe ti ndeshjet e Vllaznisë në maje të plepave, si kunati i shokut xhemal ?!
    e po faktikisht nuk me beri te dyshoj ky lajm... e mora si te vertete, duke e ditur qe shkodranet (nje pjese e madhe) duan me shume PD-ne se nenen e tyre.
    nuk e njoh edhe aq mire tifozerine shkodrane, pasi ndeshjet e vllaznise nuk i kam pare maje plepave, por s'i kam pare fare...
    Vasudhaiva Kutumbakam

  9. #199
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    O soni antiproanti e ka mir duhet dicka e perafert se kshtu sithu ti merr ni shkodran ni llapjan ni tetovar ni sarandiot e ni tirons leji bashk tu ba muhabet e shife a merret kush vesht me njoni tjetrin
    Tiransi ne mes i perkthen qe te gjithe

    Antiproanti nuk e ka mire, ta flasin paster shkodrani, llapjani, tetovari, sarandiot gjuhen merren vesh. Na duhen mesues te mire te gjuhe-letersise ne shkolla.

  10. #200
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    [QUOTE=s0ni;3235101]Tiransi ne mes i perkthen qe te gjithe

    Antiproanti nuk e ka mire, ta flasin paster shkodrani, llapjani, tetovari, sarandiot gjuhen merren vesh. Na duhen mesues te mire te gjuhe-letersise

    si te flasin paster? Me ni fjal te flasin standartin?
    Ti sikur the te ruhet e folmja ne dialekt?
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

Faqja 20 prej 27 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •