Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Albin Kurti, Folës Në Tedxvienna (video)

    Idetë që vlejnë të shpërndahen, janë motot që fuqizojnë aktivitetet e quajtura “TEDx” të cilat organizohen në mënyrë të pavarur nga brendi TED, në vende të ndryshme të botës.

    Në kuadër të listës së folësve gjatë kësaj jave në TEDxVienna që u mbajt me 22 tetor në Vjenë, dhe që mblodhi folës prej veriut, jugut, lindjes e perëndimit, u pa edhe emri i Albin Kurtit, politikanit të njohur nga Kosova që është i njohur si lider i lëvizjes “Vetvendosje”, forcës së tretë politike në Kosovë.

    Në biografinë e tij të listuar në www.tedxvienna.at përshkruhet sesi Albin Kurti në moshën 22 vjeçare i ishte bashkuar Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës në vitin 1997, dhe shumë shpejt pas kësaj ai u bë oficer ndërkombëtar. Gjatë demonstratave historike të studentëve në Prishtinë me 1 tetor 1997, e shtypur në formë brutale nga policia e Millosheviqit, Kurti ishte një prej liderëve të demonstratave.

    Më tej përshkruhet sesi është arrestuar gjatë fillimit të bombardimeve të NATO’s në Serbi si rrjedhojë e gjenocidit serb në Kosovë, dhe pasi dënohet me 15 vite burgim në vitin 2000, Kurti lirohet në vitin 2001 si rezultat i presionit ndërkombëtar.

    Albin Kurti në fjalimin e tij në TEDxVienna të cilin mund ta ndiqni më poshtë, ka shpalosur një fjalim të gjerë dhe të detajuar mbi sistemin politik në Kosovë dhe mbi keqpërdorimet e mëdha nga pushteti vendor dhe ndërkombëtar. Ai ka shpalosur disa krahasime të detajuar mbi shpenzimet e panevojshme të buxhetit vetëm për luksin e pushtetit, pastaj mbi rrogat e majme të përfaqësuesve ndërkombëtar dhe mbi rrogat e vogla të qytetarëve të Kosovës, mbi protektoratin e çrregullt ndërkombëtar në Kosovë , etj.

    Fjalimi i Albin Kurtit u përshëndet me duartrokitje dhe brohoritje prej mysafirëve në sallë. /pcworldalbanian/

    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,65642
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •