Close
Faqja 0 prej 27 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 266
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Shkodra shpërthen kundër Topit në ndeshjen Vllaznia-Tirana

    Shkodra shpërthen kundër Topit në ndeshjen Vllaznia-Tirana


    Presidenti, Bamir Topi është përzënë dje nga stadiumi "Loro Boriçi" nga tifozët shkodranë të cilët kanë shpërthyer në revolta ndaj qëndrimeve të fundit politike të tij, duke e cilësuar atë "Tradhtar". Topi ndodhej dje në Shkodër, në kuadër të një turi që ka nisur nëpër qytetet e Shqipërisë, ku sipas mediave pranë Ramës flitet se ai po zhvillon takime me qytetarët në kuadrin e krijimit të një partie të re. Gjatë qëndrimit në Shkodër, Topi ka shkuar të ndjekë në stadium, ndeshjen Vllaznia-Tirana por aty është përballur me shpërthimin e tifozëve shkodranë, të cilët vetëm në momentin kur ndeshja ka barazuar 2 me 2, kanë vënë praninë e tij. Të revoltuar, tifozët shkodranë kanë kërkuar largimin e tij të menjëhershëm nga stadiumi ndërsa e kanë cilësuar si tradhtar. Ata i janë drejtuar në kor "O Bamir, o tradhtar! Dil përjashta nga stadiumi! O Bamir o tradhtar, dil përjashta o zagar!. Pas revoltës së tifozëve, Presidenti Topi është detyruar të largohet pa mbaruar ndeshja
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  2. #2
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Sa parti duhet me ngrit ?
    Edhe topi-t po i hik truni :-))
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Ky mer lal eshte i mbarum pa e fillu mire lojen ...... O Bamir ik e futi i pace e te bish rehat!

    Shkodra qytet DEMOKRAT me histori, nuk ti fal keto lloj abuzimesh me voten e tyre.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  4. #4
    Aman sa popull injorant qe jemi!! Ne nje stadium duhet te marr leje nje njeri per te hyre?? Eh medet per ne...

    E per ca qenka tradhetar Bamiri? Pse refuzoj ligjin per plehrat? Apo sepse iu pergjigj Topallit ne menyren sic e meriton?

    La vita non si spiega, si VIVE!

  5. #5
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Kleadon pse e meritoi Topalli ate pergjigje ?
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Kleadon pse e meritoi Topalli ate pergjigje ?
    Sepse Topallit i duket vetja kushedi se kush e shpesh perdor fjale ironike (thumbuese) e fyese ndaj te tjerve.
    Kur nuk ka respekt per presidentin e vendit, ca pret ti nga ajo??

    Ne fund te fundit Topi thjesht iu pergjigj sulmit te saja- Ashtu sic ben i tere grupi i pd-se, kur nuk i shkon gje per shtat, fillojne e hedhin fajin te Rama, kete here, duke qene se ishte presidenti ai qe i hodhi poshte nje ligj qe do i sillte fitime te shumta, ajo iu kundervu edhe Topit.

    Une Topallin e kam vleresuar perhere, sepse gjithmone e kam pare me syrin e nje "zonje" te vertete, por ka vite qe po humbet shume pike.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  7. #7
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Sepse Topallit i duket vetja kushedi se kush e shpesh perdor fjale ironike (thumbuese) e fyese ndaj te tjerve.
    Kur nuk ka respekt per presidentin e vendit, ca pret ti nga ajo??

    Ne fund te fundit Topi thjesht iu pergjigj sulmit te saja- Ashtu sic ben i tere grupi i pd-se, kur nuk i shkon gje per shtat, fillojne e hedhin fajin te Rama, kete here, duke qene se ishte presidenti ai qe i hodhi poshte nje ligj qe do i sillte fitime te shumta, ajo iu kundervu edhe Topit.

    Une Topallin e kam vleresuar perhere, sepse gjithmone e kam pare me syrin e nje "zonje" te vertete, por ka vite qe po humbet shume pike.

    Ok Topi iu pergjigj fyereve te Topallit, me thuaj per cfar e ka fyer ?
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  8. #8
    E ka shpjeguar Topi ende pse e hodhi poshte ligjin?
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Duket sa demokrate eshte Shkodra.
    Me qit nga satdiumi presidentin e vendit qenka demokraci !!!!
    Eshte turp per Shkodren po qe se ka ndodhur keshtu.
    Albania Uber Alles

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Ok Topi iu pergjigj fyereve te Topallit, me thuaj per cfar e ka fyer ?
    Tani Noellag, mos ti biem muhabetit nga Kina! Te duket e paket ty qe te dali kryeparlamentarja e te thote qe presidenti i vendit eshte anti evropian, vetem sepse hodhi poshte ligjin per importimin e plehrave (ligj qe ende nuk eshte hedhur poshte, pasi vete Topi ka thene qe si ligj eshte i ndertuar mire po ka disa mangesi). Normalisht nuk harroj te fusi ne kete liste edhe Ramen, se nuk i ze gjumi nates nese nuk flasin keq edhe per Ramen keto te pd-se.


    Ca llogjike ka ne kete mes?

    La vita non si spiega, si VIVE!

Faqja 0 prej 27 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •