Close
Faqja 16 prej 27 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 266
  1. #151
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Tema është "kthimi i projektligjit për mbeturinat". Tani, cilado/cilido nga ju që i pranon mbeturinat e Italianëve në oborr të vet, le të urdhëroj e ta kundërshtoj Kryetarin Topi për këtë çështje.

    Sa i përket gjuhës, Shqipja e degët e saj, Gegnishtja e Toskërishtja, s'kanë qenë ndonjëher e nuk janë mbulesë për marrina e padituri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga skipetar : 18-10-2011 më 02:16

  2. #152
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    klikoni videon ktu
    http://www.sot.com.al/index.php

    ki eshte problemi topi -jozi..
    nuku kan hall dialektesh..

    topi nuku e rrezoj dot berishen ne 21 janar..si bashk-shtabist me ine ramen.. ed ramen tak ramen e prez zadrimor ramen.. e bahri shaqo ramen e ruc ramizin etj kanibale..

  3. #153
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    A po flasim shqip

    Ka pothuaj 40 vjet që nuk po zë standardi i shqipes në të paktën gjysmën e atyre që e flasin këtë gjuhë. Ky është alarmi. Ky është tmerri i dështimit të një projekti që nuk funksionon as për 40 vjet.

    Nëse arkitektët e këtij standardi, me shumë të drejtë kanë thënë se unifikimi i gjuhës ishte elementi më i rëndësishëm i kombit, sot, pas 40 vjetësh, të paktën do të duhej t’i kishin vënë gishtin kokës ose të uleshin në bythë e të pranonin se hasapet i kishin bërë gabim.

    Për më tepër, do të duhej të pranonin se kishte dështuar projekti i tyre, sepse nuk ishte përmbushur qëllimi themelor i tij, që ishte element bazë i bashkimit të kombit, sepse as sot, pas pothuaj 40 vjetësh, më shumë se gjysma e kombit nuk është bindur për këtë. Pjesëmarrësit e këtij projekti do të duhej ta thoshin se standardi i shqipes letrare ishte mbështetur në dialektin e toskërishtes në më shumë se 80 për qind të materies dhe se, me ose pa qëllim, ishte shkelur me këmbë gegërishtja.

    Nëse qëllimi i tyre ka qenë i përmasave kombëtare të interesit, siç është thënë gjithmonë, ata do të duhej që pikërisht në emër të këtij interesi, ta pranonin dështimin dhe të mos shkonin “në dynjanë e përtejme” pa e korrigjuar atë.

    Norma e shqipes letrare, ashtu siç është përcaktuar në vitin 1972, ka rezultuar të mos ketë ngjitur, të mos ketë ngjizur, të mos ketë zënë… duke bërë që e folmja e 3 ose 4 milionë shqiptarëve sot të jetë më e ndryshme me normën letrare, sesa edhe gjuhë që kanë emra të ndryshëm, siç janë serbishtja e kroatishtja, për shembull.

    Patriotët e pandreqshëm dhe ata që kanë bërë faj më 1972, posaçërisht “kolona e pestë” e këtij Kongresi, që mund të jetë përfaqësuar edhe nga profesorë eminentë të Kosovës, edhe sot e mbrojnë këtë standard me “jokerin” e patriotizmit, duke thënë se shqiptarët duhet ta kenë një gjuhë, thua se me këtë po e zbulojnë “ujin e nxehtë”. Shqiptarët vërtet duhet ta kenë një gjuhë, por një gjuhë që e flasin bile shumica, e jo një surrogat të cilin e fusin në mësim të detyrueshëm edhe në nivelin universitar.

    Në vend që të ngulnin këmbë si “gomarët në llucë” do të ishte shumë më e ndershme që “ata” të kishin kurajë intelektuale e shkencore e të pranonin se ky projekt i përmasave kombëtare, nuk ka gjetur hapësirë zbatimi. D.m.th., ka dështuar. Zgjidhja është: ai duhet ndryshuar.

    Nëse sot ka njerëz në Tiranë dhe në Prishtinë, në Shkup dhe në Shkodër që duan që shqiptarët ta kenë një gjuhë, ata duhet ta kuptojnë se standardi i shqipes letrare, nuk ka qenë kurrë më i papërfillshëm.

    Ata duhet ta kuptojnë se me mosgatishmërinë për ta ndryshuar ose plotësuar standardin, po e rrezikojnë gjuhën në tërësi. Sot është më e qartë se kurrë, se kjo punë nuk ka përfunduar në vitin 1972. Ajo sot është më tepër sesa një sfidë intelektuale e shkencore. Është detyrë kombëtare.

    Elitat shkencore e intelektuale dhe akademitë e shkencave nga Prishtina dhe Tirana në dy-tre vjetët e fundit i kanë zhvilluar disa nisma të “lodhta” dhe kanë mbajtur disa “takime bregdetare”, por duke mos pasur një qasje serioze për një problem që sot është madhor.

    Nëse Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu e kishin realizuar ose mbështetur një projekt të unifikimit të shqipes më 1972, sot shqipja ka nevojë për një projekt të ri të shpëtimit të saj. Ndoshta, qeveritë në Tiranë dhe në Prishtinë, do të duhej që t’i kursenin pak para nga “hajnia” e ministrave të tyre dhe të kërkonin nga 100 ose më shumë ekspertë të fushës, të mbylleshin “në geto” për dy ose tre muaj dhe nga aty të dilnin me standardin e ri të shqipes. Gjysma e shqiptarëve sot po vuajnë për një gjuhë që nuk e kanë, për një standard që ua mori shpirtin dhe s’po e përvetësojnë dot.

    A ka kush t’iu ndihmojë, në mënyrë që të ata të mos rebelohen vetë, siç kanë filluar tashmë.
    http://www.zeri.info/artikulli/3/20/...-flasim-shqip/

  4. #154
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga skipetar Lexo Postimin
    Tema është "kthimi i projektligjit për mbeturinat". Tani, cilado/cilido nga ju që i pranon mbeturinat e Italianëve në oborr të vet, le të urdhëroj e ta kundërshtoj Kryetarin Topi për këtë çështje.
    Tema ishte edhe Raporti i Komisionit Evropian per Shqiperine qe u komentua nga z. Topalli keshtu:

    Përsa i takon arsyes, për të cilën nuk është marrë statusi i vendit kandidat, bojkoti dhe bllokimi unë i kam parë gjithmonë bashkë, zotin Topi dhe zotin Rama gjatë gjithë këtyre viteve,” u shpreh Topalli.
    ...
    Ne komentin për refuzimin e radhës qe Bashkimi Evropian i beri Shqipërisë, Topalli deklaron se fajtoret kryesore janë presidenti dhe lideri i opozitës Edi Rama.

    Vizionplus

    Pershendetje

  5. #155
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    A po flasim shqip

    Ka pothuaj 40 vjet që nuk po zë standardi i shqipes në të paktën gjysmën e atyre që e flasin këtë gjuhë. Ky është alarmi. Ky është tmerri i dështimit të një projekti që nuk funksionon as për 40 vjet.

    Nëse arkitektët e këtij standardi, me shumë të drejtë kanë thënë se unifikimi i gjuhës ishte elementi më i rëndësishëm i kombit, sot, pas 40 vjetësh, të paktën do të duhej t’i kishin vënë gishtin kokës ose të uleshin në bythë e të pranonin se hasapet i kishin bërë gabim.

    Për më tepër, do të duhej të pranonin se kishte dështuar projekti i tyre, sepse nuk ishte përmbushur qëllimi themelor i tij, që ishte element bazë i bashkimit të kombit, sepse as sot, pas pothuaj 40 vjetësh, më shumë se gjysma e kombit nuk është bindur për këtë. Pjesëmarrësit e këtij projekti do të duhej ta thoshin se standardi i shqipes letrare ishte mbështetur në dialektin e toskërishtes në më shumë se 80 për qind të materies dhe se, me ose pa qëllim, ishte shkelur me këmbë gegërishtja.

    Nëse qëllimi i tyre ka qenë i përmasave kombëtare të interesit, siç është thënë gjithmonë, ata do të duhej që pikërisht në emër të këtij interesi, ta pranonin dështimin dhe të mos shkonin “në dynjanë e përtejme” pa e korrigjuar atë.

    Norma e shqipes letrare, ashtu siç është përcaktuar në vitin 1972, ka rezultuar të mos ketë ngjitur, të mos ketë ngjizur, të mos ketë zënë… duke bërë që e folmja e 3 ose 4 milionë shqiptarëve sot të jetë më e ndryshme me normën letrare, sesa edhe gjuhë që kanë emra të ndryshëm, siç janë serbishtja e kroatishtja, për shembull.

    Patriotët e pandreqshëm dhe ata që kanë bërë faj më 1972, posaçërisht “kolona e pestë” e këtij Kongresi, që mund të jetë përfaqësuar edhe nga profesorë eminentë të Kosovës, edhe sot e mbrojnë këtë standard me “jokerin” e patriotizmit, duke thënë se shqiptarët duhet ta kenë një gjuhë, thua se me këtë po e zbulojnë “ujin e nxehtë”. Shqiptarët vërtet duhet ta kenë një gjuhë, por një gjuhë që e flasin bile shumica, e jo një surrogat të cilin e fusin në mësim të detyrueshëm edhe në nivelin universitar.

    Në vend që të ngulnin këmbë si “gomarët në llucë” do të ishte shumë më e ndershme që “ata” të kishin kurajë intelektuale e shkencore e të pranonin se ky projekt i përmasave kombëtare, nuk ka gjetur hapësirë zbatimi. D.m.th., ka dështuar. Zgjidhja është: ai duhet ndryshuar.

    Nëse sot ka njerëz në Tiranë dhe në Prishtinë, në Shkup dhe në Shkodër që duan që shqiptarët ta kenë një gjuhë, ata duhet ta kuptojnë se standardi i shqipes letrare, nuk ka qenë kurrë më i papërfillshëm.

    Ata duhet ta kuptojnë se me mosgatishmërinë për ta ndryshuar ose plotësuar standardin, po e rrezikojnë gjuhën në tërësi. Sot është më e qartë se kurrë, se kjo punë nuk ka përfunduar në vitin 1972. Ajo sot është më tepër sesa një sfidë intelektuale e shkencore. Është detyrë kombëtare.

    Elitat shkencore e intelektuale dhe akademitë e shkencave nga Prishtina dhe Tirana në dy-tre vjetët e fundit i kanë zhvilluar disa nisma të “lodhta” dhe kanë mbajtur disa “takime bregdetare”, por duke mos pasur një qasje serioze për një problem që sot është madhor.

    Nëse Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu e kishin realizuar ose mbështetur një projekt të unifikimit të shqipes më 1972, sot shqipja ka nevojë për një projekt të ri të shpëtimit të saj. Ndoshta, qeveritë në Tiranë dhe në Prishtinë, do të duhej që t’i kursenin pak para nga “hajnia” e ministrave të tyre dhe të kërkonin nga 100 ose më shumë ekspertë të fushës, të mbylleshin “në geto” për dy ose tre muaj dhe nga aty të dilnin me standardin e ri të shqipes. Gjysma e shqiptarëve sot po vuajnë për një gjuhë që nuk e kanë, për një standard që ua mori shpirtin dhe s’po e përvetësojnë dot.

    A ka kush t’iu ndihmojë, në mënyrë që të ata të mos rebelohen vetë, siç kanë filluar tashmë.
    http://www.zeri.info/artikulli/3/20/...-flasim-shqip/
    Pertej debatit te shterre politik ne mes Topit e Topallit, ra kjo fjalosje dhe u ngrit nje ceshtje me te vertete e ndjeshme per gjithe kombin shqiptar, pra ceshtja e gjuhes zyrtare shqipe. Shkrimit tend Antioperanti nuk do t'i heqja as edhe nje presje, eshte i qelluar ne cdo aspekt. Shpresoj qe keta zera te shpeshtohen e te merret dikush seriozisht me kete ceshtje, nuk eshte e pranueshme qe nje femije ne kopsht, apo nje plake e pashkolle nga Jugu i Shqiperise te jete me e rrjedhshme se sa nje Akademik nga Tetova apo Prishtina. Standardi i tanishem i gjuhes, jo vetem ne leksik por edhe ne ceshtjet baze te nje gjuhe, sic jane forma pjesore dhe paskajore e foljeve (psh folja punoj, paskajorja ne gjuhen zyrtare eshte "per te punuar" kurse ne gege eshte "me punu") e cungon seriozisht mundesine e te shprehurit te gegeve ne kete gjuhe, ata tingellojne si palaco duke perdorur here paskajoren zyrtare e here ate te gegeve.

    Nese nuk behet ndonje nisme serioze, atehere kam frike se gjuha zyrtare do te jete ajo qe do te ndaje perfundimisht shqiptaret, gjeneratat e reja ne Kosove e Maqedoni nuk eshte se kane shume respekt per akademiket tashme te matufosur qe moren pjese ne Kongresin e Drejtshkrimit 1972, tani eshte rreziku qe ata do te fillojne te shkruajne shqipen ne nje forme te panormuar dhe qe do te evolonte ne nje te shkruar paralele me standardin zyrtar. Nese nuk ndermerret asgje, atehere shqipen e pret fati i norvegjishtes, ku ke dy dialekte (norsk dhe bokmal) nje i folur dhe nje i shkruar! Ne nuk kemi nevoje te bejme lajthitje te tilla, sepse dialektet nuk eshte se jane shume te ndryshme, problemi eshte se njeri eshte zyrtar e tjetri eshte i ndrydhur, pra duhet gjetur nje mes, te pakten ne format foljore.

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ala pallavrazoni.. pun dielektesh..

    tom doshi e sterku flasin ma dialektalisht se jozi..por kjo nuk e pengon saim.ut tahirin e tak ngjelen e edvin rucin e kico blushin ti kuptojne.. kanibalet e tyre.

    jozi dhe sikur te flase si eqerem cabeu apo enveri apo hysni kapua..e ramizi.. ata nuku do ta duan.. sepse fle ne tjater ferre ljepuri..
    tak ngjela keshtu e filloj..
    i tha jozit.. ik moj spikere..
    pra sje kerkush desh me i than..vec nji folse..
    kte e perseriti me kunj dhe topi..
    pra ti je spikere e fole te pakten zyrtarisht ato qe ti sjellin te shkruara..
    e kjo e nervozoj jozin sepse topi i edvinit i foli me te njeten gjuhe sic i kish folur para 2-3 vjetesh taku i edvinit..

    tani.. seli rozi sic thash do ta perdore mire kte sherr.. aq mire sa do cuditeni..

    cfar pllani nr 2 ka seli rozi..
    ta shkaterroje fitoren e berish-bashes..pra te dh.jesë levizjen e lire..qe saliu te mos i mbetet ndonji merite..
    ki eshte kryepllani i bllokqenve..
    e tani me variantin kepuca.. dhe variantin dialekti..seli rozi do shkaktoje pakez 97-te aq sa.. eu-ja te thote.. ore.. a ja ri-vëmë vizat dhe nji here shqiptareve se.. coc po vlon atje..
    e kjo eshte dhe objektivi i ed rucit..

    jan mjeshtra..ske cu thua..
    saliu..del e flet ne kuvend..dhe edhe se e di qe..saim.ut tahiri e tau ballo.. etj dobicer.. te edvin rucit te dokles.. specializohen pran profesoreve te psikoanalizes per ta shkalluar berishen.. ai meazallah se pergatitet qe te mos u bjere ne kurth ketyre krimbave khmer rruzhe..
    i trash..
    sic duket as keshilltar ska.. e as e bija scan menderen ta pergatis te jatin.. baba..kujdes se ata zhapiket.. jan instruktuar mire te te nxjerrin nga takti..

    ehhh..

  7. #157
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Jo brar jo !
    E di ku eshte tokza e muhabetit te kesaj pune.
    U zemerua Topi se Jozi thirri Cilieten Qilieta.
    Albania Uber Alles

  8. #158
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Brar,

    Kjo qe thua ti mund te qendroje edhe per nje arsye, lexova nje shkrim qe ajo thenia se shqiptaret nuk po e keqperdorin lirine e levizjes ka filluar te lekundet, dikush i ka mesuar disa mjerane te shkojne ne Suedi e Belgjike dhe te thone se jane viktima te gjakmarrjes dhe se ne kete menyre mund te fitojne azilin ne ato vende. Nese kjo fillon te behet dukuri, e sigurisht se do te behet, se sheh rrushi-rrushin e piqet, atehere mjafton te dale Suedia (komisionerja Malstrom, ajo qe e rekomandoi heqjen e vizave ne emer te komisionit eshte nga Suedia) me nje ankese zyrtare dhe i gjithe projekti do te bjere poshte.

    Pra, gjakrat duhet te ulen, Jozefina duhet te shikoje punen e vet, Topi e gjuajti gurin dhe tash s'deshiron me te flase me per ate teme, ndoshta edhe me mire keshtu dhe te mos precipitoje situata, sepse ne shqiptaret gjithnje buze humneres jemi. Statusi i kandidatit nuk na jepet per te dytin vit radhazi, po te hiqet edhe liria e levizjes lajm me te keq nuk do te kete per shqiptaret ne keto vitet e fundit.

    Them se edhe Edi Rama si makiavelist qe eshte, e pa qe rruga e "luanit" s'i beri pune, tashme Makiaveli e meson te synoje te arrije qellimet e veta permes rruges se "dhelpres", ne fund te fundit me rendesi eshte te arrihet qellimi e jo edhe rruga si arrihet ai, keshtu na meson Makiaveli.

    Kurse, sa i perket debatit te gjuhes, sigurisht se ky duhet te filloje, por me seriozitetin me te madh, duke qene se eshte nje problem qe prek me shume se gjysmen e kombit.

  9. #159
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-12-2008
    Postime
    661
    si shtet demokratik qe jemi ,tifozet e vllaznis kan te gjitha te drejtat e tyre ta nxjerrin presidentin nga stadjumi.

  10. #160
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga paridi26 Lexo Postimin
    si shtet demokratik qe jemi ,tifozet e vllaznis kan te gjitha te drejtat e tyre ta nxjerrin presidentin nga stadjumi.
    Kjo qenka kohe e "çuditshme". Nocionet shtremberohen sipas oreksit, shperfytyrohen sipas rastit qe i nevojitet shtetarit, politikanit, nepunesit, administratorit, deri edhe forumisti i ngrate, si ky me siper.

    Stadiumi nuk eshte shteti, aq me teper nuk eshte prone e tifozave te Vllaznise; ndersa presidenti eshte institucion i shtetit. E keqja eshte se tifozat (e sportit) transformohen, manipulohen dhe instrumentalizohen si tifoza partish e fansa te njerit apo tjetrit politikan.

    Persa i perket rastit te mesiperm, parid i dashur, demokracia eshte perfshirese, dhe jo perjashtuese; e drejta e njerit perfundon aty ku fillon e drejta e tjetrit, qofte si individ, ashtu edhe grup, grupim, tubim te karakterit publik ose jo.

    Fillojeni tek vetja, pastaj tek familja, shihni fqinje e jeten komunitare, e pastaj ate publike e politike, e do te dalloni ndryshimet e shtremberimet, duke filluar qe nga personalitetet me psiqike te ndare deri edhe ne marrezine kolektive.

Faqja 16 prej 27 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •