Close
Faqja 11 prej 27 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 266
  1. #101
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran
    Pikrisht shembulli qi more tregon te kunderten.
    Ne Itali u zgjodh dialekti i Firenzes per arsyet qi permende. Firenze e Shqipnis ishte Shkodra. Kush i ka lexu dy libra e asht i ndershem intelektualisht e pranon.

    Sipas teje levrimi i gjuhes shqipe fillon me ardhjen e komunistave ne pushtet?!
    Çështjet e gjuhës gjatë Rilindjes Kombëtare u zhvilluan në ato treva gjeografike të banuara nga toskë, si Korça dhe Manastiri, me shkollën e parë dhe alfabetin me gërma latine. Kur them shkollën e parë, nuk e kam fjalën për gjuhën të përdorur si mjet, siç përdoret nga kleri i kishave, por si identitet. Shkodra trashëgoi pasurinë intelektuale të klerit të mirëarsimuar katolik, që e shndërroi më së miri qëllimin e përdorimit të gjuhës së shkruar shqipe për interesa kombëtare, dhe si kryeqendër kulturore e Shqipërisë Veriore, nuk mund të përfaqësojë tërë dialektin geg, pasi Shkodër nuk do të thotë e tërë Gegëria, apo të paralelizohet me diversitetin kulturor italian Veri-Jug me Firencen në sfond. Jugu i Shqipërisë, për shkak të rrethanave favorizuese historike, ku hyn dhe pozita e favorshme gjeografike, kushtet sociale dhe ekonomike, ia ''imponoi'' këtë version të gjuhës shqipe pjesës tjetër të trojeve shqiptare, siç ka ndodhur rëndom në tërë vendet që mbartnin larmishmëri të tillë kulturore. Por çështë më e rëndësishmja dhe më thelbësorja, siç e ceka, është kuptueshmëria e kësaj gjuhe letrare, që paraqitet e lehtë.

    Lëvrimi i gjuhës shqipe në kontekst akademik gjatë regjimit komunist, është i pazënvendësueshëm deri tani. Vetë fakti elementar i eleminimit të analfabetizmit në masë flet qartë duke mos kaluar më tej. Kur diskutohet në këtë pikë, nënkuptohet që duhet lënë anash politika, dhe të vlerësohet kontributi përsa i takon shkencërisht, nëse dikush i ka lexuar dy libra dhe të jetë i ndershëm intelektualisht.
    relata refero

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Po mire Uriel,postimet shume te gjata dhe sqarime te mira, mirepo si u be qe ne vitin 1972 te mos merret per baze e folura e me shume se 4 milione shqiptareve,apo mendohej ne ate kohe se Shqiperia ka vetem 1 milion banore.

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    eshte me te vertete e neveritshme qe konfliktet e pastra politike mes topit dhe topalles te kthehen ne diskutime gjuhesore qe tentojne perçarje.
    ne kete aspekt sado qe nuk kam qene ndonjehere fans i topit por as i topalles eshte e qarte se ai qe kerkon te percaje nuk eshte topi por ata qe e bene qimen tra dhe nje sherr mes politikanesh e kthyen ne sherr mes shqiptareve per pune gjuhe.

    ajo kokrra idiotes eshte ne krye te parlamentit shqiptar dhe nuk di te flasi nje gjuhe zyrtare, nuk ka lidhje fare me dialektin, se i bie qe te vije ndonje deputet sarandiot e tia fusi me dialekt edhe ai ne parlament, edhe ec merremi vesh pastaj.
    shteti eshte shtet, dhe ne ceremoni zyrtare perdoret gjuha zyrtare, ca lidhje ka kjo me vlerat e dialekteve perkates.

    topi mbase nuk e ka patur per dialektin ate punen e te folures korrekte por per ndonje gje tjeter, sepse korrektesia eshte gjitheperfshirese.

    kane 2 dite mediat 24/24 flasin vetem per topin, se mos kujtohet njeri per hallet e verteta te shqiptareve. po mire te na e bejne ne politikanet se jemi popull i keq qe nuk shohim hallet tona por hallet e topit dhe topalles.

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    un tham qe cdo deputet en parlament te foli dialektin e katunit te vet
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  5. #105
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Po mire Uriel,postimet shume te gjata dhe sqarime te mira, mirepo si u be qe ne vitin 1972 te mos merret per baze e folura e me shume se 4 milione shqiptareve,apo mendohej ne ate kohe se Shqiperia ka vetem 1 milion banore.
    Sepse në vitin 1972 nuk kemi të bëjmë me 4 milionë gegë në Republikën e Shqipërisë, por kemi të bëjmë me pamundësi komunikimi të trevave shqiptare të lëna jashtë trungut, dhe ku mbizotëroi gjuha e atyre trevave që mbartnin më tepër qëndra kulturore se Veriu geg, që përfaqësohej veç nga Shkodra. Edhe Napoli në Italinë jugore mbart një ndër universitetet më të vjetra të Europës, dhe të dytin në Itali pas Bolonjës, por përplasjen për gjuhën e fitoi Veriu më i zhvilluar, si nga ana infrastrukturore ekonomike, po ashtu dhe kulturore. Për më tepër, Standarti i 1972 nuk do zgjidhte një version gjuhe që do ti shkonte përshtat shqiptarëve të Maqedonisë dhe Kosovës, dhe të linte në hije 2/3 e Shqipërisë.

    Citim Postuar më parë nga xfiles
    ajo kokrra idiotes eshte ne krye te parlamentit shqiptar dhe nuk di te flasi nje gjuhe zyrtare, nuk ka lidhje fare me dialektin, se i bie qe te vije ndonje deputet sarandiot e tia fusi me dialekt edhe ai ne parlament, edhe ec merremi vesh pastaj.
    shteti eshte shtet, dhe ne ceremoni zyrtare perdoret gjuha zyrtare, ca lidhje ka kjo me vlerat e dialekteve perkates.
    Konkretisht, sulmet e Topit në këtë drejtim, kishin të bënin me faktin e ironisë së tij drejtuar Topallit, përsa i takon rolit të zëdhënses së Kryeministrit, ku i bëhet e qartë pozicionimi i saj tepër larg hapësirës kompetente që përfaqëson ligjërisht. Dhe zëdhënsja aktuale e Kryeministrit, Erla Mëhilli, deklaratat për shtyp i prezanton në gjuhë letrare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 17-10-2011 më 17:51
    relata refero

  6. #106
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Lëvrimi i gjuhës shqipe në kontekst akademik gjatë regjimit komunist, është i pazënvendësueshëm deri tani. Vetë fakti elementar i eleminimit të analfabetizmit në masë flet qartë duke mos kaluar më tej. Kur diskutohet në këtë pikë, nënkuptohet që duhet lënë anash politika, dhe të vlerësohet kontributi përsa i takon shkencërisht, nëse dikush i ka lexuar dy libra dhe të jetë i ndershëm intelektualisht.
    Mund tju shpjegosh ndër të tjera se edhe gjuha toske para unifikimit (ose njehësimit) nuk ka qënë kjo që flasim por ka qënë goxha ndryshe (në disa raste edhe ta shpif).

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Citim Postuar më parë nga thirsty Lexo Postimin
    mjaft fole brockulla me bret

    sipas CIA, Kosova nuk ka as 2 milion banore, pra ka afersisht 1.7 milion.
    ne Maqedoni ka afersisht 524 mije shqiptare, 33 mije i ke ne male te zi
    pra i bie, afersisht, 3.3 milion

    Kombi shqiptar nuk eshte i perbere vetem nga 5.4 milion shqiptar
    kombi shqiptar nuk eshte i perbere vetem nga maqedonia, kosova, malizi dhe shqiperia
    Ku eshte fakt qe me shume flasin dialektin geg e jo ate tosk? ku eshte fakt qe jo me shume se dy milion shqiptare flasin toskerisht?

    Topi te flasi kundra gegerishtes do ishte vetevrasje
    A i po flet per Topallin, te folurin e saj, menura se si ajo flet, shprehet, e jo per dialektin e saj.
    Meqe paske qejf t'i referohesh CIA-s, atehere po i referohem edhe une, por kesaj radhe edhe per Shqiperine, sepse referimin e ke bere te manget, per Shqiperine aty thuhet se ka 2,994,667 (July 2011 est.).

    Une kur iu referova shifrave, permenda vetem folesit qe jetojne ne keto shtete, pa futur ne llogari diasporen, shifrat e te ciles s'i di askush saktesisht. Pra sido qe ta merresh, tosket dhe dialekti i tyre, qe eshte edhe gjuha zyrtare shqiptare jane pakice brenda kombit shqiptar. Sigurisht se nuk them tani qe duhet te hedhet poshte gjuha zyrtare (edhepse jam ithtar i reformimit te thelle te saj, sidomos te formave foljore - pjesores, paskarjores) mirepo nuk duhet te nencmohet shumica e kombit shqiptar.

    Mua me pengon shume fakti qe ju te Shqiperise konsideroni per komb shqiptar vetem popullaten qe jeton brenda kufinjeve te 1913, harroni se gjysma tjeter jane jashte ketyre kufinjeve dhe ata per gjuhe kane po te njejten shqipe. Mos harroni se ne jemi shumica, por qe per hir te historise kemi njefar lloji respekti te cuditshem, jemi ne gjendje te nencmojme edhe veten tone per t'ua bere qejfin juve, nje forme mazohizmi ne nivel kombetar ky. Edhe sot shumica e kombit e flet shqipen si gjuhe te huaj, mu per hir te "kombetarizmes" qe te tingelloje sa me afer dialektit toske, arsye kjo qe shumica e shqiptareve jashte kufinjeve te Shqiperise tingellojne si te retarduar para kamerave, sepse nuk dijne se si te shprehen, ne gjuhen e nenes apo ne ate cfare kane mesuar ne shkolle!

    Topi si kryetar shteti duhet t'i dinte keto probleme te gjuhes shqipe dhe te mos prekte ne plage, se ne fund te fundit Tirana eshte ne veri te Shkumbinit dhe te paret e tij kane folur me dialektin te cilin ai perqesh sot!

    E ti Thirsty, duhet te jesh me i "etur" per dije e jo t'ia fusesh kot me shifra, se nuk te del mire "hesapi".

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Shume mire e sqaruar Uriel.
    Edhe ne qe jemi rritur me "gegerishte" prapeseprape jemi me te "bute"sepse po shkruajme ketu dhe gjithkund tjeter ne gjuhen e "njehsuar" dhe po mirremi vesh,mirepo sa ia vlen qe ne vitin 2011 quhen malok te gjithe ata qe flasin dhe jane rritur me nje gjuhe shqipe te dialektit me ndryshe se e vitit 72.
    Nejse se e zgjatem teper edhe pse paksa jashte kontestit.

  9. #109
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    ore njerez, mire e ka thirsty,
    topi si politikan i zoti qe eshte dhe si aspirant per nje parti te re nuk mund te beje gafa te tilla per pune gjuhe dhe te beje armik gjysmen e shqiperise,
    ai nuk e ka patur me te keq kunder gjuhes gege, ne fakt nuk e ka patur fare me dialektin, por me korrektesine e te folurit te topallit, dhe korrektesia nuk eshte thjesht pune dialekti, eshte edhe pune kulture, e plot gjera te tjera.

    tani edhe topalli si e zgjuar qe eshte u kap tek kjo dega e kalbur dhe perfitoi nga rasti per te bere zhurme dhe ngaterruar shqiptaret se gjoja topi paska share gegenishten.
    po a hahet kjo?!
    Ne te gjitha lajmet u fol shume per ofendimin por nuk u citua qofte njehere te vetme apo te jepej pjesa ku topi paskesha ofenduar.
    dhe kjo manover e paster politike eshte tej mase e neveritshme per mua.

  10. #110
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Shkodra shpërthen kundër Topit në ndeshjen Vllaznia-Tirana

    kaq e veshtire eshte te ndahet sporti nga politika???

    nuk behemi "njerez", jo...
    Vasudhaiva Kutumbakam

Faqja 11 prej 27 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •