Çështjet e gjuhës gjatë Rilindjes Kombëtare u zhvilluan në ato treva gjeografike të banuara nga toskë, si Korça dhe Manastiri, me shkollën e parë dhe alfabetin me gërma latine. Kur them shkollën e parë, nuk e kam fjalën për gjuhën të përdorur si mjet, siç përdoret nga kleri i kishave, por si identitet. Shkodra trashëgoi pasurinë intelektuale të klerit të mirëarsimuar katolik, që e shndërroi më së miri qëllimin e përdorimit të gjuhës së shkruar shqipe për interesa kombëtare, dhe si kryeqendër kulturore e Shqipërisë Veriore, nuk mund të përfaqësojë tërë dialektin geg, pasi Shkodër nuk do të thotë e tërë Gegëria, apo të paralelizohet me diversitetin kulturor italian Veri-Jug me Firencen në sfond. Jugu i Shqipërisë, për shkak të rrethanave favorizuese historike, ku hyn dhe pozita e favorshme gjeografike, kushtet sociale dhe ekonomike, ia ''imponoi'' këtë version të gjuhës shqipe pjesës tjetër të trojeve shqiptare, siç ka ndodhur rëndom në tërë vendet që mbartnin larmishmëri të tillë kulturore. Por çështë më e rëndësishmja dhe më thelbësorja, siç e ceka, është kuptueshmëria e kësaj gjuhe letrare, që paraqitet e lehtë.Postuar më parë nga puroshkodran
Lëvrimi i gjuhës shqipe në kontekst akademik gjatë regjimit komunist, është i pazënvendësueshëm deri tani. Vetë fakti elementar i eleminimit të analfabetizmit në masë flet qartë duke mos kaluar më tej. Kur diskutohet në këtë pikë, nënkuptohet që duhet lënë anash politika, dhe të vlerësohet kontributi përsa i takon shkencërisht, nëse dikush i ka lexuar dy libra dhe të jetë i ndershëm intelektualisht.![]()
Krijoni Kontakt