Close
Faqja 7 prej 15 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 141
  1. #61
    Citim Postuar më parë nga ^SHIU^ Lexo Postimin
    Ore ta them dhe une nje fjale mbi kete temen; jo per gje por meqenese jam dhe Vllah (coban) nga zona e Korces dhe besoj se me kete tem kam lidhje direkte. Se pari nuk jetoj ne shqiperi keshtu qe nuk do marr pjese ne census dhe nuk marr ndonje pension nga greku megjithese njoh te aferm qe marrin pension ne Greqi. Shkojme te ky muhabeti i kombesise. Une per vete me gjysh a stergjysh shqiptare i kam patur dhe shqiptar ndihem. Per mua Vllah a coban ka qene nje background etno-kulturor per te cilin jam krenar. Them etno-kulturor se pervec se disa traditave dhe gjuhes se folur (vllace), ne si vlleh nuk kemi gje konkrete te dokumentuar per prejardhjen. Une vete kam kerkuar dhe lexuar mbi teori te ndryshme mbi prejardhjen e vlleheve dhe asnje nga ato qe kam lexuar nuk jep ndonje variant qe vllehet e kane prejardhen nga Greqia. Deri tani teoria me e pranuar mbi prejardhjen e vlleheve eshte qe rrjedhim nga Rumania ose me sakte nga zona e vllahise ne Rumani prej nga vjen dhe emri vllah. Gjithashtu, po te shikosh gjuhen vllace ka jashtezakonisht shume ngjashmeri me rumanishten e vjeter. Nuk e kuptoj si mund te pretendohet qe vllehet jane Greke kur vllehet nuk ka asnje lidhje me Greqine.
    Shkojme te kjo puna e pensionit. E di fare mire qe shume vlleh marrin pension nga Greqia dhe e di se disa te shtyre nga ekonomia e dobet dhe padituria do regjistrohen si greke megjithate jam i bindur se shumica e vlleheve do deklarohen shqiptar. Une nuk ja kam hallin vlleheve por me thene te drejten ja kam hallin ca fshatareve qe kan shkuar ne greqi gjoja sikur jane vlleh, ndryshojne emrin nga Hasan e bejne Thanas e deklarohen Vlleh Greke. Atyre kijuani hallin.
    Ci face ? gjinesht?haha
    Nuk deklarohesh kaq shpejt vlleh ketu te flasin policat cobance nese nuk di ver cfare emer te duash nuk ka mundesi vetem me letra fallco para vitesh....
    Perderisa shumica ndjehen shqiptar perse pranuan pensionin lind pyetja?
    Perse pranuan vizat qe benin biznez ne 92-93
    per interes mbase....
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  2. #62
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Me duket qe edhe ketu vllehet kane nje pjesemarrje dhe rol te konsiderueshmem. Mesa duket dhe ne kohe te Enverit kane pase rol te rendesishem ne shtetin shqiptar, bashke me disa plehra tjere te veriut qe e shkaterruan veriun me spiunazh tek enveri dhe vllehet e tij. A e keni pa sot do qe shesin filozofina kunder enverit ben vaki edhe o e vertete qe dikur ishin felliqesinat me te medha te enverit, se ate populli i vet e mbajt ne Shqperii se jo na.

    Nime kush hamomin jane qata vllehet? Kush o vlleh le te con doren nese guxon
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 11-10-2011 më 06:58

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    ndihme
    na e perktheni cfare ka shkruajtur kjo rina analfabetja

  4. #64
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Ja filluan te lajmerohen vllehte! Bravo

    Te fala atij kryevllehit tend Androkli Kostallarit, inxhe qe e bastardoi gjuhen shqipe e ti mendon qe sot ajo qe flet o shqip, se me siguri e pershtati sipas standardit vlleh.


    P.S. eshte e cuditshme se tere ata qe jane te huaj per kete komb dhe nuk kane ndonje background kombetar, bazamentin e nje populli e shohin ne do fare kulturash fetare. qe erdhen prej azie apo me saktesisht nga Lindja e Mesme. Kulturen e tyre kombetare e bazojne ne kultura te huaja te vjedhura. Qe cfare mentaliteti se harrojne se nje fe mund te te beje pjesetar te shume kombeve, por jo atij shqiptar sigurisht
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 11-10-2011 më 08:08

  5. #65
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    ^SHIU^

    background etno-kulturor te ben te jesh i nje kombesie te caktuar.

    Pse kujton ti se ka shqiptar gjalle ne kete bote te tregoje dokumenta qe eshte shqiptar? kush e dokumenton ? asnjeri..... ji krenar per ate qe je, se vllenjte i dhane shqiperise gjuhen, kulturen dhe nje pjese te teritorit te sgqiperise se sotme (krahine e korces mbeti ne shqiperi se ashtu deshin vllenjte).
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  6. #66
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    mire e ke ti shiu, por shumica e vlleheve jane kunder berishes
    shumica e vleheve ne shqiperi duan qe sllavet dhe greket ta kontrollojne shqiperine dhe vllehet te kene me teper mundesi per tu pasuruar.
    Ate mundesi duan ta kene dhe shumica e shqiptareve ne Shqiperi. Shumica e vlleheve qe kam takuar e qe njoh, e konsiderojne veten shqiptare, dhe vlleh si grup etno-kulturor. Dhe shume nga ata qe njoh, jane me patriote per Shqiperine se shume shtetas shqiptare qe bertasin me te madhe se jane shqiptare, e i punojne vendit njemije e nje te zeza.

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-11-2010
    Postime
    314
    Eh Greket, sa poshte kane rene, e pse duhet vllehet te deklarohen grek? Vllehet jane vlleh, arumun, kane gjuhen e tyre, s'kane lidhje me Greqine pervec faktit qe jane ortodokse. Eshte katandisur helenizmi te bleje "helene" me lek ne dore
    Everyday is a gift, that's why they call it the present

  8. #68
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Sa per informacion, Shoqata e Arumunet e Shqiperise, i ka rekomanduar te gjithe Vlleheve (Arumuneve aka Çobaneve), qe te deklarojne qe jane Vllehe (ose Arumune) E JO GREKE.
    Me shoqaten Omonia, Shoqata Arumunet e Shqiperise, nuk ka asnje lidhje!

    Androkli Kostallari nuk eshte kryevllah, eshte dikush tjeter ne krye te shoqates.
    Cdo gje eshte relative...

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    "Nuk jemi grek, jemi shqiptarë"

    Shoqata “Kongresi i Bashkimit” me seli në Manastir ka reaguar kundër Federatës Panhelenike të Vllehve, e cila ka theksuar se vllehtë e zonës së Krushevës dhe rrethinës janë grekë, dhe origjina e tyre është e pastër greke.

    Ditëve të fundit, federata greke ka nisur një fushatë në rajonin e Krushevës lidhur me sensibilizimin e banorëve vlleh të kësaj zone, duke implikuar ata që të deklarohen se janë vllehtë grekë. Lidhur me ngjarjen nuk kanë reaguar dhe trajtuar si çështje as mediat maqedonase.

    Shoqata “Kongresi i Bashkimit” bën të ditur se familjet e para që kanë ardhur në Krushevë janë kryesisht me origjinë shqiptare, me përkatësi fetare ortodokse. Por, një pjesë sipas kësaj shoqate janë edhe vlleh etnik.

    “Ato familje që sot jetojnë në rajonin e Krushevës janë me origjinë nga jugu i Shqipërisë, dhe se ato u përqendruan në vendet rrafshinore dhe fushore të Krushevës siç janë fshatrat: Nerova, Alldançja, Presilla, Vrbovci”, deklaroi Koço Haxhilega, plaku 80 vjeçar që deklarohet si vllehë.

    Ai pohon për agjencinë e lajmeve INA se në Krushevë përveç vllehve kanë jetuar dhe po jetojnë dhe shqiptar të ortodoks, të cilët janë të përzier me martesa me vllehtë.

    Saim Islami 67 vjeçar dhe Qerim Alili 90 vjeçar nga Nerova e Krushevës dëshmojnë se vllehtë e Krushevës që të gjithë më të moshuarit e kanë njohur gjuhën shqipe, atë toskërishten origjinale si në Devoll dhe Korçë. Edhe ata pohojnë se vllehtë kanë ardhur me disa familje shqiptare së bashku pas rënies së Ali Pashë Tepelenës në këto vise.

    Sipas dëshmive dhe dokumenteve historike që ka siguruar “Kongresi i Bashkimit”, vllehët e Krushevës janë nga Voskopoja, Vithkuqi, Devolli, rrethi i Korçës, Delvina, dhe nga Janina apo Kolonja. Kjo konfirmohet gjithashtu edhe nga dëshmia e Koço Niça, vlleh nga Krusheva që është kryetar i një shoqate qytetare të vllehëve në Manastir.

    “Ne, kurrë s’kemi pasur lidhje me Greqinë, pasi që prejardhja jonë është nga Voskopoja, dhe Korça dhe njohim gjuhën shqipe sa vllahishten”, deklaroi Niça. Sipas dëshmitarëve të sotëm, maqedonasit shumë vonë kanë ardhur në Krushevë dhe zonën përreth, dhe në shumë raste pas kësaj ka ndodhur braktisja e këtyre vendbanimeve nga shumica e vllehve dhe shqiptarëve që kanë kaluar në Shkup dhe Manastir.

    Përfaqësuesit e komunitetit vllehë deklarojnë se ithtarët e Federatës Panhelenike të Vllehëve janë pakicë, që janë të manipuluar dhe që punojnë për interesat greke dhe bullgare.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  10. #70
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Me duket dhe Mitrush Kuteli alias Dhimiter Pasko ka qene vlleh. Nejse, une nuk di shume per mos te thene asgje per vllehte te jem e sinqerte dhe nuk e di qe kam takuar ndonjehere vlleh ne jete.

    A kane shkolla te tyre ata apo jo ne Shqiperi, a jane komunitet linguistik apo jo?

Faqja 7 prej 15 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •