Memorandumi i mirėkuptimit
Nga Alfred Beka 14 Nėntor 2012 12:18

Memorandumi i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Serbisė (SANU) konsiderohet shkaktari kryesor i tė gjitha luftėrave nė Ballkan. Por ky fakt, me sa duket, nuk e pengoi Akademinė e Shkencave nė Tiranė qė pėr shėnimin e 40-vjetorit tė themelimit tė saj si mysafir tė ftojė edhe Ljubisa Rakic, nėnkryetarin aktual tė SANU, dhe njėrin prej hartuesve tė Memorandumit famėkeq. Kjo ftesė rezultoi me refuzimin e pjesėmarrjes nė kėtė ngjarje nga ana e ASHAK’ut.

Memorandumi i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Serbisė (SANU), i vitit 1986, nuk ishte pengesė qė Akademia e Shkencave e Shqipėrisė ta ftonte akademinė serbe nė shėnimin e 40-vjetorit tė themelimit tė saj, qė u mbajt tė hėnėn nė Tiranė.

I ftuar nė ceremoni ishte edhe Ljubisa Rakic, nėnkryetar i SANU’sė dhe njėri prej hartuesve tė memorandumit famėkeq. Kjo ftesė ndikoi qė asnjė akademik nga Kosova tė mos merrte pjesė nė manifestimin e Tiranės.

Qė para dy javėsh, respektivisht mė 29 tetor 2012, kryetari i ASHAK’ut, Hivzi Islami, i kishte shkruar njė letėr homologut tė tij nga Shqipėria, akademikut Gudar Beqiraj, pėr t’ia kujtuar se kush ėshtė Ljubisa Rakic, dhe cili ishte roli i tij nė hartimin e Memorandumit serb.

“Akademia Serbe nė vitin 1986 ka hartuar projektin famėkeq, me emrin ‘Memorandum SANU’, si platformė kryesore nė tė cilėn u mbėshtet Milosevici nė ndėrmarrjen e masave represive dhe zhvillimin e luftėrave tė pėrgjakshme nė ish-Jugosllavi, veēanėrisht ndaj shqiptarėve, qė nga viti 1987. Anėtar i ekipit tė kėtij ‘Memorandumit’ ishte edhe nėnkryetari i sotėm i Akademisė Serbe, akademik Ljubisa Rakic, i cili, siē morėm vesh, e ka paralajmėruar ardhjen nė pėrvjetorin e Akademisė suaj”, thuhej nė letėr.

“Pėr shkak tė kėtij projekti, nga i cili kjo Akademi ende nuk ėshtė distancuar, ajo mbeti e izoluar deri vonė nga asociacionet e akademive evropiane, por dhe nga disa akademi tė ish-Jugosllavisė, tė cilat edhe sot nuk e ftojnė nė asnjė takim”, thuhet tutje nė letrėn e Islamit, derisa sqaron se, po pėr kėtė shkak, as Akademia Kroate e Shkencave dhe e Arteve, vitin e kaluar nuk kishte ftuar as Akademinė Serbe, e as atė Malazeze, nė 150-vjetorin e themelimit tė saj – fakte kėto tė ditura nga z. Beqiraj. Islami konfirmoi pėr Express se nuk ka marrė kurrfarė pėrgjigje nga Beqiraj.

Tė njėjtėn gjė pėr Express e konfirmon edhe akademiku Mehmet Kraja, sipas tė cilit, nga akademiku, Gudar Beqiraj, nuk erdhi asnjė pėrgjigje, as sot e kėsaj dite. Pėr kėtė arsye, tregon ai, nė shėnimin e pėrvjetorit tė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė nuk ka shkuar nė Tiranė jo vetėm kryetari, nėnkryetari dhe sekretari i pėrgjithshėm i ASHAK, por as disa akademikė tė tjerė, tė cilėt kishin ftesa individuale pėr pjesėmarrje nė kėtė kremte, ngase u solidarizuan me qėndrimin e udhėheqjes sė Akademisė sė Kosovės.

Sipas Krajės, kryetarit tė Akademisė sė Shqipėrisė nė letėr i janė bėrė me dije tė gjitha gjėrat qė, mbase, nuk i dinte. Prandaj, pėr kėtė ēėshtje, thekson ai, nuk kemi pse diskutojmė mė gjatė. Megjithėse, shton se problemi qėndron te njė perceptim tjetėr.

“Meqė Kosova tashmė ėshtė duke zhvilluar bisedime politike me Serbinė, atėherė ē’kuptim ka ky qėndrim kaq i ashpėr i ASHAK? Po, ka kuptim, sepse kėtu bėhet fjalė pėr fushėn e dijes, tė shkencės dhe arteve, ku gjėrat maten ndryshe, marrin tjetėr kuptim. Dialogu politik ka agjendė tjetėr, e marrėdhėniet kulturore dhe shkencore nuk bėhen sipas kurrfarė urgjence dhe nėn trysninė e asnjė faktori tė jashtėm. Thėnė ndryshe, Shqipėria mund tė merrte njė pozicion tjetėr nė kėtė rrethanė, ashtu siē ka bėrė, ta zėmė, Akademia e Kroacisė, e cila, edhe pėrkundėr dialogut politik me Serbinė, nuk ka pranuar tė vendosė asnjė marrėdhėnie bashkėpunimi me Akademinė Serbe, pa u distancuar qartė nga Memorandumi i saj i vitit 1986, i cili shkaktoi aq shumė tragjedi nė hapėsirat e ish-Jugosllavisė”, sqaron Kraja.

Ai shpjegoi se Akademia e Kroacisė nuk pranon asnjė bashkėpunim as me Akademinė e Malit tė Zi, sepse e konsideron atė filiale tė Akademisė Serbe. “Pėr tė qenė habia mė e madhe, unė jam nė dijeni se ky qėndrim i Akademisė sė Kroacisė i ėshtė bėrė i ditur edhe akademik Gudar Beqirajt, nga vetė kroatėt”, tregon ai, derisa shton se beson se ka ndodhur ndonjė ngatėrrim nė komunikim, ose – ndoshta - ėshtė pėrzier dikush nga politika, e cila, nė Shqipėri di tė jetė krejtėsisht e papėrgjegjshme.

Kraja mendon se, kjo nuk do tė duhej tė ndikojė nė raportet ndėrmjet dy akademive shqiptare, por pėr njė zhvillim normal tė bashkėpunimit, Akademia e Shqipėrisė do tė duhej tė japė njė shpjegim ditėve tė ardhshme.

Express tentoi disa herė pėr tė marrė njė sqarim edhe nga Akademia e Shkencave e Shqipėrisė, gjegjėsisht nga sekretari i saj, Salvator Bushati, por telefoni i tij mbeti i mbyllur.

Memorandumi i SANU

Memorandumi i SANU ėshtė njė dokument qė ėshtė krijuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Serbisė (SANU), si njė dokument strategjik i inteligjencės serbe. Memorandumi i SANU pėrcaktonte drejtimin e zgjidhjes sė ēėshtjes serbe brenda ish-RSF tė Jugosllavisė. Ky dokument ishte publikuar pėr opinionin nė dy vazhdime, nėpėrmjet gazetės serbe ‘Vecernje Novosti’, mė 24 dhe 25 shtator 1986.

Grupi Punues

Grupi punues pėr pėrpilimin e Memorandumit tė SANU pėrbėhej nga akademikėt Pavle Ivic, Antonije Isakovic, Dusan Kanazir, Mihajlo Markovic, Milos Macura, Dejan Medakovic, Miroslav Pantic, Nikola Pantic, Ljubisa Rakic, Radovan Samardzic, Miomir Vukobratovic, Vasilije Krestic, Ivan Maksimovic, Kosta Mihajlovic dhe Stojan Celic.

Memorandumi i SANU pėr nga pėrmbajtja e tij nuk ndryshon nga programet e mirėnjohura serbomėdha (“Nacertanije”, “Srbi Svi i Svuda”, “Homogena Srbija”...), por vetėm sa ėshtė modernizuar nė kontekstin kohor:

• Kufijtė e Serbisė nuk janė nė pėrputhje me pėrbėrjen etnike, dhe si tė tilla ato duhet tė korrigjohen, sepse, sipas Memorandumit, Kushtetuta e vitit 1974 e dėmtoi shumė Serbinė, pėr shkak tė krijimit tė krahinave autonome tė Vojvodinės e Kosovės, dobėsimit tė Federatės, dhe pėr shkak se krijoi kufij “artificialė” administrativė tė cilėt nuk e pasqyrojnė njė pamje “reale”.

• Rrezikimi i popullit serb nga ana e tė tjerėve brenda RSFJ’sė, si asimilimi, shfrytėzimi, dėbimi, pamundėsia e shprehjes, margjinalizimi nė fushat politike, ekonomike, kulturore, dhe shkencore.

• Forcimi i forcave anti-serbe brenda RSFJ’sė (kroatėt dhe shqiptarėt).

• Nevoja pėr njė aksion tė shpejtė dhe sa mė tė afėrt, pėr parandalimin e shkatėrrimit tė Serbisė dhe tė popullit serb.

Ndikimi

Memorandumi i SANU pati njė ndikim vendimtar nė zhvillimin dhe ripėrtėritjen e lėvizjes nacionaliste nė Serbi, fillimisht nė kuadėr tė Lidhjes Komuniste tė Serbisė. Memorandumi pati edhe njė ndikim tė drejtpėrdrejtė tek Slobodan Milosevici, i cili idetė e prezantuara nė Memorandum u mundua t’i realizonte nė vepėr, nėpėrmjet “Revolucionit Antiburokratik” dhe idesė pėr Serbinė e Madhe, e cila ndėrkohė shkaktoi luftėrat dhe tragjeditė e shumta nė Slloveni, Kroacia, Bosnje e Hercegovinė, e nė fund edhe nė Kosovė.

http://www.gazetaexpress.com/?cid=1%2C21%2C96740