Close
Faqja 6 prej 15 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 141
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar më parë nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    Shteti eshte i detyruar te jap fotokopje sic na dhane edhe neve ketu pa ju a kerkuar
    cdo njeri ka te drejtat e tij nese rregjistrohet me sinqeritet edhe jo me fallcifikime

    tani nese e duan per pension eshte puna e tyre se cdo e bejne por ka te drejte te kete nje fotokopje edhe nuk mund te quash qeshara nje gje qe i takon
    asnje nuk mund tja heq te drejten e le ta perdore ku ai deshiron
    nese kane nenshtetesine greke skane nevoje per fotokoje te tilla pensionin e kane te marre me kohe ata mos ju a qaj hallin


    Brar ato qe te thashe nga greket i kam degjuar prandaj ti thashe si nxora nga mendja sigurisht
    C fare ju dhane ju si kopje?Ata njerez jane vlleh dhe qe jane ortodoks ne besimin fetar nuk mundet te quhen greke ,se keshtu moj xhane i bie qe ruset te jene greke e jo rus.......
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  2. #52
    Ne ketu na regjistruan edhe na dhane nje fotokoje per ato qe shkruajti personi ne leter me firmen tone
    sigurisht qe nese jane vetem ortodoks nuk nuk mund te quhen greke por nese kane origjine ateher ndryshon puna
    se me duket se degjova se kane origjine greke tani cdo njeri te regjistrohet sipas deshires te tij por e thashe me siper pa interes e me sinqeritet
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  3. #53
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    Partia greke LAOS kërkon autonomi për Vorio Epirit
    03-09-2011 13:04 CET

    Greqia po kalon një periudhë të vështirë ekonomike dhe politike. Qytetarët grekë i ka pushtuar frika për falimentimin si shtet por dhe klasa e tyre politike po pëson goditje të njëpasnjëshme me skandalet e zbuluar kohëve të fundit si përgjimet që ambasada e ShBA në Athinë i ka bërë ish-kryeministrit Kosta Karamalis, dokumentet e botuara për financimin e Andrea Papandreut nga SHBA me 100 milionë dollarë më 1974 për themelimin e partisë PASOK, mbështetja që i ka dhënë SHBA dhe NATO pushtimit të Qipros nga Turqia më 1974, marrëveshja e fshehtë e qeverisë së sotme midis Greqisë dhe Turqisë për stërvitje të përbashkëta ushtare në detin Egje e cila është në kundërshtim me Kushtetutën greke, dhe shumë fakte të reja që lidhen me personalitetin e Jorgo Papandreut dhe familjen e tij.

    Këto skandale ekonomike dhe politike për t’ju vënë kapaku dhe harresa e përkohshme si rrugëdalje është vetëm shpallja e zgjedhjeve të parakohshme të cilat mund të mbahen në nëntor. (Në rast se PASOK i humb këto zgjedhje, atëherë Jorgo Papandreu do japi dorëheqjen nga kryetari i PASOK dhe do të kandidojë për president të Greqisë). Prandaj partitë e vogla greke i janë futur punës për të gjetur platformën parazgjedhore me qëllim që të mbijetojnë në parlamentin e tyre.

    Kështu, partia ekstreme greke LAOS ka disa ditë që ka filluar propagandën e saj është përqendruar në çështjet e nacionalizmit ekstrem duke sulmuar fqinjët e Greqisë. Javën e shkuar kjo parti i parashtrojë parlamentit grek kërkesën në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë, Aleksandrit të Madh dhe botimit të një fjalori greqisht-maqedonisht.

    Ndërsa më 31 gusht i dërgoj një kërkesë ministrisë së punëve të jashtme greke në lidhje me minoritetin grek në Shqipëri, regjistrimin e popullsisë, pronat si dhe shpalljen e autonomisë së Vorio Epirit.

    Në kërkesën e saj grupi i deputetëve të LAOS bënte krahasimin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës para tre vitesh me shpalljen e autonomisë së vorioepirit të shpallur 97 vite më parë. Më tej kërkesa vazhdon me një histori midis Greqisë dhe Shqipërisë, politikave të dobëta të qeverive greke në lidhje me Vorio Epirin, dhe në fund i parashtronin pyetje ministrisë së jashtme se:

    a) Kur parashihet të zbatohet "Protokolli i Korfuzit" i cili me ligj mbron të drejtat e vorioepiriotasve?

    b) Çfarë veprimesh do të bëni për të siguruar regjistrimin e drejtë të vorioepiriotasve në Shqipëri?

    c) Si e stimuloni nxitjen e çështjes së bashkimit të Vorio Epirin me nënën Greqi?

    d) Si do të reagoni për bashkëpunimin e marrëveshjeve turko-shqiptar?

    Në fund kërkesa është firmosur nga 16 deputetët e partisë LAOS:

    Jorgos Kraxhaferis

    Kostandinos Aivalotis

    Jorgos Anatolaqis

    Vacos Apostolatos

    Qiriakos Velopulos

    Voridhis Mavrudhis

    Spiridon Gjeorgjiadhis

    Kostandinos Kiltidhis

    Angjel Kolokotronis

    John Korantis

    Paul Markaqis

    Urania Papadhaqis-Papandreu

    Athanasios Plevris

    Elias Polatidhis

    Asterios Rontulis

    Aleksander Krisanthakopulos /ina/
    Skandalet e paktit Nato ,apo marreveshjeve te fshehta politike ndermjet Kosta Karamanlisit dhe Turise ,duhet ti paguajne shqipetaret , sepse ju mungon nje autonomi grekeve ne Shqiperi.

    Ku jane keto coftinat politikane shqipefolesa qe nuk reagojne ??

    Rrofte Xhaxhi Enver pergjithemone ,se me keta pisa politikane shqipefolesa Greqia do ta marre gjithe Shqiperine .

  4. #54
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623

    Kujdes! Dhëndri i shkinës ka dalë fare hapur! Rezistoni shqiptarë!

    Për çfarë regjistrimi etnik flet ai, kur Shqipëria është i vetmi vend në botë (e theksoj në botë) që rrethohet nga territore me popullsi shqiptare. Shqipëria është e ndarë 500 copash, copra të grabitura nga fqinjët (shkjejtë e gruas së tij), të cilët në vend që të kërkojnë falje për maskaraden 100 vjeçare ndaj nesh, synojnë perçarjen (Luftën Ballkanike). Regjistrim etnik bëjnë ato vende që kanë shtuar territor, jo ne që kemi hyrë në ujë, dhe për më tepër, kur gjysma e popullsisë sot është në emigracion.

    Edhe bufi e di se Greqia s'ka lënë gjë pa bërë këto 2 dekada për të influencuar mbi popullsinë shqiptare në jug. E s'e ditka këtë qeveria shqiptare??? Në këtë periudhë që po kalon vendi, një regjistrim i tillë i etnisë/fesë është i rrezikshëm, sepse shqiptarët janë akoma të varfër. Mos injorojmë historinë tonë, kur shqiptarët ndryshuan fenë nën Perandorinë Osmane për interesa ekonomike. Edhe sot mund të përsëritet pikërisht e njëjta histori.

    [Note] Para disa vitesh kam bërë nje debat të ashpër me një zonjë në Amerikë. Ajo thoshte se ortodoksit në Shqipëri janë grekë, dhe ishte shumë e sinqertë në pretendimin e saj. I thashe JO. Por ajo argumentoi se përderisa në krye të kishës ortodokse në Shqipëri është një grek, nënkupton se ortodoksit atje janë grekë. Mbeta i shokuar. Argumenti i saj ishte formal, pasi bota e lidh etninë me fenë. Kombësia e priftit/hoxhës nënkupton kombësinë e komunitetit përkatës - ky është rregulli i përgjithshëm. [Mbyllet nota]

    Pra, gjërat janë shumë më të thella (të ndyra) se ç'i kemi menduar ne shqiptarët. Sali Berisha nuk e solli kot Janullatusin këtu e 20 vjet përpara. E solli pikërisht për t'i identifikuar ortodoksit në Shqipëri me grekë. Ndërsa sot, pas 20 vitesh, ai synon ligjërimin e këtij skenari.

    Gjithsesi, është pozitiv fakti se këta monstra (morra) kanë dalë fare hapur sot. Kjo flet për atë se janë në panik, të dëshpëruar, kanë humbur sigurinë. Vetë fakti që në krye të shtetit shqiptarë kanë vënë burrin e shkinës, tregon se nuk kanë besim më tek ne të tjerët. Në këto 100 vjet ata e sunduan Shqipërinë në mënyrë më të kamufluar, më të padukshme. Kurse tani kanë dalë sheshit, po veprojnë me shpejtësi, të përfitojnë ç'të mundin në minutat e fundit... Dhe kjo sepse nacionalizmi yne po fuqizohet çdo ditë...
    Prandaj duhet të rezistojmë o shqiptarë, sepse minjtë e Serbisë/Greqisë i kanë ditët e numëruara.

    PS: Burri i shkinës së Serbisë nuk është i besueshëm për të kryer regjistrimin e popullsisë në Shqipëri. Ai që do drejtojë regjistrimin s'duhet të ketë krushqi me sllavët/ grekët si kusht për të qenë objektiv.

    http://www.gazetakritika.net/node/844
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  5. #55
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    se kush e tha me lart (me duket se brooklyn) qe ne nuk e kemi per gje ta fallcifikojme dhe kete regjistrim ashtu sic bejme dhe me votimet cdo vit. Kjo eshte e keqja jone, jemi te gjithe fallco qe nga koka ne kembe.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  6. #56
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    ke shume te drejte korcar nga vlleh te rregjistrohesh ne grek eshte fallsifikim i rende.

  7. #57
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga brandon* Lexo Postimin
    ke shume te drejte korcar nga vlleh te rregjistrohesh ne grek eshte fallsifikim i rende.

    keto vllehet pervec fese nuk i lidh asgje me grekun.

  8. #58
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Citim Postuar më parë nga brandon* Lexo Postimin
    ke shume te drejte korcar nga vlleh te rregjistrohesh ne grek eshte fallsifikim i rende.
    po pse mos jane vetem vllehet -> greke ? lol kemi gjithashtu

    vllehe-> shqiptare

    jevgj-> shqiptare

    osmane-> shqiptare

    shqiptare -> greke

    e ndonje tjeter qe harrova te permend. Ne pergjithesi i gjithe regjistrimi eshte nje mega fallcifikim.


    PS. ironia qendron ne faktin se nga vllehet u mbajt Korca brenda kufijve shqiptare dhe sot po ndodh e kunderta
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  9. #59
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Ore ta them dhe une nje fjale mbi kete temen; jo per gje por meqenese jam dhe Vllah (coban) nga zona e Korces dhe besoj se me kete tem kam lidhje direkte. Se pari nuk jetoj ne shqiperi keshtu qe nuk do marr pjese ne census dhe nuk marr ndonje pension nga greku megjithese njoh te aferm qe marrin pension ne Greqi. Shkojme te ky muhabeti i kombesise. Une per vete me gjysh a stergjysh shqiptare i kam patur dhe shqiptar ndihem. Per mua Vllah a coban ka qene nje background etno-kulturor per te cilin jam krenar. Them etno-kulturor se pervec se disa traditave dhe gjuhes se folur (vllace), ne si vlleh nuk kemi gje konkrete te dokumentuar per prejardhjen. Une vete kam kerkuar dhe lexuar mbi teori te ndryshme mbi prejardhjen e vlleheve dhe asnje nga ato qe kam lexuar nuk jep ndonje variant qe vllehet e kane prejardhen nga Greqia. Deri tani teoria me e pranuar mbi prejardhjen e vlleheve eshte qe rrjedhim nga Rumania ose me sakte nga zona e vllahise ne Rumani prej nga vjen dhe emri vllah. Gjithashtu, po te shikosh gjuhen vllace ka jashtezakonisht shume ngjashmeri me rumanishten e vjeter. Nuk e kuptoj si mund te pretendohet qe vllehet jane Greke kur vllehet nuk ka asnje lidhje me Greqine.
    Shkojme te kjo puna e pensionit. E di fare mire qe shume vlleh marrin pension nga Greqia dhe e di se disa te shtyre nga ekonomia e dobet dhe padituria do regjistrohen si greke megjithate jam i bindur se shumica e vlleheve do deklarohen shqiptar. Une nuk ja kam hallin vlleheve por me thene te drejten ja kam hallin ca fshatareve qe kan shkuar ne greqi gjoja sikur jane vlleh, ndryshojne emrin nga Hasan e bejne Thanas e deklarohen Vlleh Greke. Atyre kijuani hallin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ^SHIU^ : 10-10-2011 më 17:39
    Moderator, e di vet ti...

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    mire e ke ti shiu, por shumica e vlleheve jane kunder berishes
    shumica e vleheve ne shqiperi duan qe sllavet dhe greket ta kontrollojne shqiperine dhe vllehet te kene me teper mundesi per tu pasuruar.

Faqja 6 prej 15 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •