Close
Faqja 5 prej 15 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 141
  1. #41
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Partia greke LAOS kërkon autonomi për Vorio Epirit
    03-09-2011 13:04 CET

    Greqia po kalon një periudhë të vështirë ekonomike dhe politike. Qytetarët grekë i ka pushtuar frika për falimentimin si shtet por dhe klasa e tyre politike po pëson goditje të njëpasnjëshme me skandalet e zbuluar kohëve të fundit si përgjimet që ambasada e ShBA në Athinë i ka bërë ish-kryeministrit Kosta Karamalis, dokumentet e botuara për financimin e Andrea Papandreut nga SHBA me 100 milionë dollarë më 1974 për themelimin e partisë PASOK, mbështetja që i ka dhënë SHBA dhe NATO pushtimit të Qipros nga Turqia më 1974, marrëveshja e fshehtë e qeverisë së sotme midis Greqisë dhe Turqisë për stërvitje të përbashkëta ushtare në detin Egje e cila është në kundërshtim me Kushtetutën greke, dhe shumë fakte të reja që lidhen me personalitetin e Jorgo Papandreut dhe familjen e tij.

    Këto skandale ekonomike dhe politike për t’ju vënë kapaku dhe harresa e përkohshme si rrugëdalje është vetëm shpallja e zgjedhjeve të parakohshme të cilat mund të mbahen në nëntor. (Në rast se PASOK i humb këto zgjedhje, atëherë Jorgo Papandreu do japi dorëheqjen nga kryetari i PASOK dhe do të kandidojë për president të Greqisë). Prandaj partitë e vogla greke i janë futur punës për të gjetur platformën parazgjedhore me qëllim që të mbijetojnë në parlamentin e tyre.

    Kështu, partia ekstreme greke LAOS ka disa ditë që ka filluar propagandën e saj është përqendruar në çështjet e nacionalizmit ekstrem duke sulmuar fqinjët e Greqisë. Javën e shkuar kjo parti i parashtrojë parlamentit grek kërkesën në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë, Aleksandrit të Madh dhe botimit të një fjalori greqisht-maqedonisht.

    Ndërsa më 31 gusht i dërgoj një kërkesë ministrisë së punëve të jashtme greke në lidhje me minoritetin grek në Shqipëri, regjistrimin e popullsisë, pronat si dhe shpalljen e autonomisë së Vorio Epirit.

    Në kërkesën e saj grupi i deputetëve të LAOS bënte krahasimin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës para tre vitesh me shpalljen e autonomisë së vorioepirit të shpallur 97 vite më parë. Më tej kërkesa vazhdon me një histori midis Greqisë dhe Shqipërisë, politikave të dobëta të qeverive greke në lidhje me Vorio Epirin, dhe në fund i parashtronin pyetje ministrisë së jashtme se:

    a) Kur parashihet të zbatohet "Protokolli i Korfuzit" i cili me ligj mbron të drejtat e vorioepiriotasve?

    b) Çfarë veprimesh do të bëni për të siguruar regjistrimin e drejtë të vorioepiriotasve në Shqipëri?

    c) Si e stimuloni nxitjen e çështjes së bashkimit të Vorio Epirin me nënën Greqi?

    d) Si do të reagoni për bashkëpunimin e marrëveshjeve turko-shqiptar?

    Në fund kërkesa është firmosur nga 16 deputetët e partisë LAOS:

    Jorgos Kraxhaferis

    Kostandinos Aivalotis

    Jorgos Anatolaqis

    Vacos Apostolatos

    Qiriakos Velopulos

    Voridhis Mavrudhis

    Spiridon Gjeorgjiadhis

    Kostandinos Kiltidhis

    Angjel Kolokotronis

    John Korantis

    Paul Markaqis

    Urania Papadhaqis-Papandreu

    Athanasios Plevris

    Elias Polatidhis

    Asterios Rontulis

    Aleksander Krisanthakopulos /ina/
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #42
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar më parë nga HELEN OF TROY Lexo Postimin

    Jetoj ketu edhe besome se nuk eshte kaq kollaj te behesh grek
    emerin grek mund ta vendosesh kollaj po origjinen e tyre sivjet filluan ta japin vetem ne femije te cilet mbaruan shkolle ketu edhe me kusht moshen e tyre deri ne 21 vjec,ne krahasim me ameriken ,italine edhe me pak angline qe kane dhene pashaporta edhe nenshtetesi shume me kollaj edhe vite me pare!
    Nese eshte ky thelbi i shtetit grek ateher pse nuk kane marre mijera shqiptar nenshtesi greke 20 vjet tani edhe e kane bere kaq te veshtire?
    Une kam degjuar se pothuajse 300.000 shqiptare nga 700 apo 800,000 mije qe jane aty e kan marre nenshtetesin, me kushte qe te ndrojn emrin, fen dhe te denancojn kombesine shqiptare!

    Edhe une kam jetuar atje, ne 91. Ne lagjen "Glifadha" te Athines. pothuajse nje vite. Vend shume i bukur!
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  3. #43
    Citim Postuar më parë nga Maqellarjot Lexo Postimin
    Une kam degjuar se pothuajse 300.000 shqiptare nga 700 apo 800,000 mije qe jane aty e kan marre nenshtetesin, me kushte qe te ndrojn emrin, fen dhe te denancojn kombesine shqiptare!

    Edhe une kam jetuar atje, ne 91. Ne lagjen "Glifadha" te Athines. pothuajse nje vite. Vend shume i bukur!
    Une jetoj ketu po qe ne 91 edhe njoh shume shqiptar po asnje se ka marre akoma edhe femijet qe u linden ketu nuk e kane marre akoma edhe pse jane bere 16 vjec edhe .
    Ata qe e kane marre jane vetem ipirotet une te pakten nuk kam degjuar asnje lajm te tille sidomos me karamili nuk Kishte asnje perqindje mundesi kjo gje me papandreun po e marin femijet qe bene shkollen ketu.Mos me thuaj se do dalim te njojtur ne fund me qe ke ndenjtur ne glifadha
    Mu ngjell mishi o zot 20 vjet plot ah cma kujtove do i leme kockat ketej!
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  4. #44
    http://borioipirotika.blogspot.com/2011/10/2000.html
    http://borioipirotika.blogspot.com/2011/10/instat.html
    po keta njerez ne video qe kane origjine greke edhe video e cila i fshi nga youtube nga top chanel per arsye te drejtat e nejriut haha
    omonia i ka vene?
    Sa besim qe kan ne shteti tone kerkojne nje fotokopje qe shteti eshte i detyruar ti ju jape mbase regjistrimit.
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    helen.. meqe je ne gërqi..

    ke kuptuar gje..se si e sheh nje grek vendas.. shqiptarin.. kinezin e rusin..
    a ke ven re ndonji dallim ne qendrimin e grekve ndaj rusve?

    i shohim me me qejf se shqiptarin apo me me inat?

  6. #46
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Për kë shqiptar e ke fjalën ti Brari? Për shqiptar Kasemin apo për Jorgjica borioipirotika? (Pyes se të dy në nështetësi shqiptare kanë).
    -

  7. #47
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    helen.. meqe je ne gërqi..

    ke kuptuar gje..se si e sheh nje grek vendas.. shqiptarin.. kinezin e rusin..
    a ke ven re ndonji dallim ne qendrimin e grekve ndaj rusve?

    i shohim me me qejf se shqiptarin apo me me inat?
    Brarι te te them te drejten kam degjuar edhe skam pare se si i shikojne
    ruset thone qe jane maeshtro ne fallcifikime edhe nje popull i eger,per ruskat ska nevoje te flas haha
    per ne thone se vrasim nje plake per 50 euro por thone se nuk jane te gjithe keshtu ka edhe shqiptar puntor edhe nikoqir
    nuk e di a e kuptova mire peytjen....por kjo ska lidhje me videot qe solla
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar më parë nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    http://borioipirotika.blogspot.com/2011/10/2000.html
    http://borioipirotika.blogspot.com/2011/10/instat.html
    po keta njerez ne video qe kane origjine greke edhe video e cila i fshi nga youtube nga top chanel per arsye te drejtat e nejriut haha
    omonia i ka vene?
    Sa besim qe kan ne shteti tone kerkojne nje fotokopje qe shteti eshte i detyruar ti ju jape mbase regjistrimit.
    Shume qesharake kjo vidio,keta njerez e duan fotokopjen thjesht per ta paraqitur si dekument per nje pension ,njerez kini kujdes kur te vdisni se po vdiqet te themi ne Kine [kur te shkoni per turizem ]mundet te ju quajne kinez ty dhe femijet e tu............
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    helen..

    nuk kam pa video jo..
    vec te pash ty ketu e thash ta bej pyetjen..

    por mir ben te pyesesh ca grek po si me lezet.. tja u bec pyetjen..

    kavir..

    degjo..

    nje miku im grek dropullit.. pra tiranas me origjin dropulli.. vate ne gërqi ne koh te ppsh-se..
    sic duket e ujdisi me ata te sigurimit e shkoj..
    vitet 87 ne mos gaboj..
    pra akoma nuku ish hapur kufiri..

    po llafosesha tha me nje shofer otobusi..grek ne rrug athin - janine..
    muhabet marshalla tha.. kur me pyeti..nga te kemi mo..
    i thash dropullit..
    nga shqiperia mo..
    ee i thash..
    nuk me foli me tha shoferi..

    shteti eshte tjater e shtetari tjater..

    psh o kavo.. ppsh-ja.. ne radiotv e teater e filma e ansamblo vallo po.rdha kenge.. dedelliste..thua ti ngordhen mbas kosoves e kosovareve..
    mirpo.. operativave tjater gje u thoshin.. hm..

    dhe kur u beti lufta..
    ca gomere i priten e percollen kosovaret plot miresi e bujari..
    ca te mencur u thane.. bujrum ja dhoma..ja tigani..tundi dojcmarkat or zeqir osmani..

    kur mbaroj lufta..
    atyre gomerve nuk u erdhi asnje flmn ..

    pra dhe me greket..
    mo kujto se i ha palla shume grekut ne selanik per nje minoritar.. ne dervican.. agroteknik..


    .

  10. #50
    Citim Postuar më parë nga ajzberg Lexo Postimin
    Shume qesharake kjo vidio,keta njerez e duan fotokopjen thjesht per ta paraqitur si dekument per nje pension ,njerez kini kujdes kur te vdisni se po vdiqet te themi ne Kine [kur te shkoni per turizem ]mundet te ju quajne kinez ty dhe femijet e tu............
    Shteti eshte i detyruar te jap fotokopje sic na dhane edhe neve ketu pa ju a kerkuar
    cdo njeri ka te drejtat e tij nese rregjistrohet me sinqeritet edhe jo me fallcifikime

    tani nese e duan per pension eshte puna e tyre se cdo e bejne por ka te drejte te kete nje fotokopje edhe nuk mund te quash qeshara nje gje qe i takon
    asnje nuk mund tja heq te drejten e le ta perdore ku ai deshiron
    nese kane nenshtetesine greke skane nevoje per fotokoje te tilla pensionin e kane te marre me kohe ata mos ju a qaj hallin


    Brar ato qe te thashe nga greket i kam degjuar prandaj ti thashe si nxora nga mendja sigurisht
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

Faqja 5 prej 15 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •