
Postuar mė parė nga
brandon*
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Shkruan: Kristo Frashėri
Ka disa kohė qė autoritetet shtetėrore tė Republikės turke kanė kėrkuar qė tė rishikohet themelisht historia e Perandorisė Osmane, nė mėnyrė tė veēantė historia e sundimit tė saj nė Gadishullin Ballkanik. Nė kėndvėshtrimin e tyre, historia e sundimit tė Perandorisė Osmane duhet rishikuar dhe ritrajtuar, nė radhė tė parė nga historianėt e vendeve ballkanike me popullsi myslimane, siē janė boshnjakėt, kosovarėt ..................tė Jashtėm tė Turqisė, tė cilėt ėndėrrojnė tė farkėtojnė njė aleancė midis Turqisė dhe popullsive myslimane tė viseve tė sunduara dikur nga Perandoria e pėrmbysur Osmane. Janė sigurisht, ėndrra nė diell. Megjithatė, edhe ėndrrat nė diell sjellin ndonjėherė dėme.
Nė kėtė botėn e sotme ballkanike tė ngarkuar me probleme dhe kontradikta, me iluzione dhe desiluzione, me strese dhe me skizofrenira, sigurisht qė nuk mungojnė njerėz tė cilėt ledhatohen nga ėndrrat nė diell. Zoti na ruajtė nėqoftėse tė tillė mysybete ka edhe nė qarqet e qeveritarėve. Janė tė pafuqishėm pėr ta pėrmbysur situatėn, por jo aq tė pafuqishėm sa pėr tė mos shkaktuar ēoroditje.
Historia e Shqipėrisė na mėson tė kemi kujdes, mbasi Shqipėria e vogėl ka dhėnė prova se ka patriotė tė shkėlqyer qė i kanė mbrojtur interesat e atdheut, por edhe efijaltė apo kuislingė qė e kanė goditur me thikė mbrapa shpine. Tė mos harrojmė rilindėsit tanė tė mėdhenj, tė cilėt i ftonin bashkatdhetarėt e tyre tė luftonin me pushkė me tri tyta – njėrėn kundėr uzurpatorėve osmanė, tė dytėn kundėr shovinistėve grekė, tė tretėn kundėr dinakėve serbė.
Pas shpalljes sė Pavarėsisė dhe sidomos pas shtypjes sė lėvizjes sė Haxhi Qamilit, ne shpresuam se rreziku turk kishte marrė fund njėherė e pėrgjithmonė, aq mė tepėr kur Turqia kemaliste i shtriu dorėn vėllazėrore Shqipėrisė sė pavarur. Kjo qe njė rrethanė e favorshme pėr Shqipėrinė tonė tė sfilitur, mbasi gjithė vėmendja e saj tani u pėrqendrua nė mbrojtje nga Athina dhe nga Beogradi. Sami Frashėri, ideologu ynė i shquar i Rilindjes, thoshte se aleatėt mė tė mėdhenj tė Turqisė kundėr Shqipėrisė, janė dy: Greqia dhe Serbia. Duket se qeveritarėt e sotėm turq duan tė ringjallin kėtė trikėmbėsh armiqėsor. Nėse qeveritarėt e Ankarasė e kanė me tė vėrtetė kėtė qėllim – turp pėr ta!
Krijoni Kontakt