Close
Faqja 53 prej 70 FillimFillim ... 343515253545563 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 521 deri 530 prej 691
  1. #521
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Uriel Lexo Postimin
    Tribaldėt nuk janė doemos familje, fis apo klan. Skllavonėt tribaldė, mbetet njė emėrtim pėrkundrejt njė grupi popullate qė banonte ato territore dhe mė tej, dhe jo familje nė veēanti. Tribaldėt, pėrmėnden nė dy rrafshe, atė etnik, ku citohet dhe gjuha, dhe atė fetar, ku citohen ritualet besimkota greke. Nuk ėshtė gjė tjetėr pėrpos se emėrtimi pėr bullgarėt si popullatė, ekuivalente me emėrtimin arbėr pėr shqiptarėt. Tek Barleti apo Bardhi nuk citohet dhe nuk jepet tė kuptohet qė tribaldėt pėrmėnden nė kuadėr tė kontekstit familjar. Ndryshe na e vėrteto ti. Bullgarė tė ritit grek, nuk ėshtė ēudi, se bullgarėt orthodoksė janė, dhe kishin si qėndėr shpirtėrore pershkopatėn bizantine tė Ohrit, nga ku drejtoheshin dhe arbėrit orthodoks. Bullgarėt vėrtetohen si sundues nė ato territore pas shembjes sė Perandorisė serbe nė forma despotike. Vojsava si bijė sundimtari, doemos duke mbartur nga Barleti dhe njė ''mbiemėr'' nė mungesė, si Tribalda, merr trajtė etnike si Vojsava ''Bullgaria''.

    Gjithashtu ėshtė e ēuditshme tendenca pėr tė ripėrsėritur me qindra herė gjėra tė stėrthėna. Mos ndoshta Urieli duhet kundėrshtuar, se duhet kundėrshtuar pėr dėshirė?

    Pėr Schmitt, nuk mund tė flasėsh pa e lexuar. Ėshtė e thjeshtė dhe nuk ia vlen tė zgjatet mė tej.

    Mungonte dhe ky ndriēim iluminant. Nuk jam i interesuar pėr opinione personale, qė je i lutur tė mos i ripostosh, pėr tė mos mė detyruar nė masa shtrėnguese. Mund ti mbash shumė mirė pėr vete, ose tė mi dėrgosh nė formė prozash tek emaili forumit, nėse tė pėlqen.

    Ėshtė pra territor bullgar. Barleti e thekson qartė, sidomos kur flet pėr luginėn e gjėrė tė Pollogut nė Lindje tė Dibrės, qė i pėrkishte ''barbarėve tė Bullgarisė'', dhe nuk bėnte pjesė nė atė hapėsirė tė cilėn ai e emėrtonte si Epir/Arbėri. Gjithashtu dhe Bardhi kur citon kufijtė ''...qė sundonte ai (Gjoni pėr Dibrėn), kanė qėnė kufitare me ato tė popullsivet tribale''. Tani se nuk do ta pranosh qė tribaldėt janė bullgarė, ėshtė ēėshtje dėshire.

    ule pak ate tonin e sundimtarit te pollogut e mos u kercno si kafshe e eger bulgare apo sllave se nuk te detyrohemi gje.
    je i lire te inonjorosh postimet qe ke bere vet dhe te mos shikosh se si bie ndesh me qendrimet tua te "forta" qe bazon ne parimet e konceptet tua boshe qe nuk i respekton as vet

    Dhe kokebosh apo si ke qef ti quash njerezit mos i thuaj tjeterkujte. hipotezet politike te burcoshit shmit nuk mund te na i shesesh per shkence, as ti as ai vet me gjithe korin e kloseve.

    I
    Na e deshmo se nje here ne histori emri Vojsane apo vojsave apo origjinalisht Vojsė ka qene apo eshte i popullarizuar te sllavet. [Mare prasysh ketu se sidomos te serbet me te gjalle i mbajne emrat e mesjetes se ata tradicional sllav.]
    Ne gjithe ate mizori sllavesh te perndare ne gjithe euroazine si fekale te mesjetes, nuk ekziston person qe te kete bartur ndonjehere emrin: Vojsa apo Vojsana.

    II
    Na e deshmo se ndonjehre ne histori Fusha e Tetoves - Pollogu ka qene e banuar nga sklleverit tane sllav.

    III
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  2. #522
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar mė parė nga Hyllien Lexo Postimin

    Burimi mė cilėsor mbetet ende ai i Muzakajve sa pėr dijeni. Cdo gjė tjetėr janė kollotumba tė sforcuara si kėto qė ke shkruar sipėr.
    burimi me cilesor i muzakajve thote kete...

    Accio sappiate, in che modo c'era parente il Signor marchese della Tripalda, ve dico, che l'e per parte de donna.
    Giovanni Musachi

    perkthim fjale per fjale qe te mos hidhen tymnaja shqiperimi gabim(Dijeni, qe markezi i Tripaldes ishte i afermi jone ne linje femerore.)

    per kete dijeni, ne cilen menyre Zoti markez i Tripaldes ishte i aferm(kusheri),ju them, qe eshte nga ana e gruas.....parte de donna-nga ana e gruas, nuk behet fjale per gruan e te atit te vojsaves, sepse ai nuk thote moglie, ka kuptimin e linjes femerore. pra duhet te kete qene e ema prej muzakajve, qe i bie te jete gjyshja e vojsaves...ce ca kombesie ka patur gjyshi i vojsaves, po ta le ty ta gjesh, kur ta kesh gjetur ma thuaj

    pra muzaka konfirmon qe eshte ne linje femerore i aferm(pra shqiptar) por ne linje mashkullore nuk konfirmon asgje.

    kemi barletin qe thote qe eshte e bija e zotit te tribaldeve, bullgareve...por kjo perseri nuk verteton kombesine e te atit te vojsaves.

    Barletius, l. V, fo. 62: tum similitudine morum contingens, Bulgari sive Triballi habitant, ferox in armis gens...

    ata tribalet trakas leri aman, se e dime me mire se ty antikitetin, nese ti do te vertetosh qe tribalet mesjetare jane te njejte me ata te antikitetit i ke bere nje sherbim te mire bullgarise sllavo-turke.


    Fund pėr sot - nga ana ime tė paktėn. Nėse ke dicka tė shtosh, gjenalogji a dokument ku thuhet shprehimisht pėrkatėsia etnike e Vojsavės jepi.
    pikerisht ketu, ngec edhe ti, ngec dhe shmitti, ngecin te gjithe... s'ke asnje dokument ku te jete gjenealogjia e vojsaves.
    i vetmi dokument burimor eshte ky ketu i shkruar ne gjuhe sllave, dhe kjo eshte e kuptueshme, perderisa eshte ne arkivin e raguzes.

    Citim Postuar mė parė nga brandon* Lexo Postimin
    dy gjera shpejt e shpejt, por sakte...

    Lidhja qe ben shmitt midis brankovic dhe vojsaves nuk mbeshtetet nga dokumenta origjinale.
    emri vojsava permendet nga historiane te mevonshem, por jo nga burime dokumentare.

    i vetmi burim dokumentar eshte...Ragusian notarial act, 7 qershor , 1439...ajo quhej Jella, e veja e Gjon Kastriotit.

    akti fillon keshtu.

    i nderuari abati Pjeter si ambasador i zonjes Jella, te vese se zotit Gjon Kastrioti dhe zotit Gjergj bir i saj...etc etc

    ps. ju lutem zoterinjve mos ngaterrojne parents(engl) qe do te thote prinderit me parente(it) qe do te thote i-e aferm, qe te mos devijohet muabeti ne qesharak fare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 02-10-2011 mė 04:53

  3. #523
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    debati ka arritur ne nje pike te vdekur duke ju lene shteg spekullimeve. eshte e kuptueshme perderisa te dhenat nuk jane te plota dhe absolute.

    megjithate une mendoj qe nje gje ka absolutisht rendesi.

    Gjergj Kastrioti e quan veten epirot(pra ja ka dhene kombesine vetes), kush jane epirotet! perseri eshte jashte cdo dyshimi, qe jane vete shqiptaret...duke filluar qe nga autoret e lashte helene dhe romake qe ja vene kufirin greqise tek gjiri i ambrakise, per te ardhur tek autoret mesjetare( te pakten une kam gjetur me dhjetra autore te rendesishem) te cilet pa asnje dyshim thone qe epirotet jane shqiptare, dhe qe te dy emrat ekzistonin paralelisht ne kohen e Gjergj Kastriotit....epirot=arber.


    per me teper sa per te dhene nje shembull, lexoni ketu

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=407


    PS. tendencat per te shqiptarizuar emrin vojsava jane po aq te pafrytshme sa te shqiptarizosh emrin Gjergj apo Gjon.

    sepse nuk kemi c'ti bejme as Angelines, as Stanishit, as Konstantinit, as Reposhit, as Vlaikas, as Mamices...

    mund te kete qene mode e kohes(duke hequr gjyslyket e kohes qe jetojme, bullgaret dhe serbet ne kohen e Gjergj Kastriotit nuk ishin armiq, armiku ishte turku), po ashtu si shqiptaret sot vene ne mase emra si xhulio apo fabio apo francesk apo henri.

    e thashe ne nje postim te kaluar, me anen e emrit nuk provon dot kombesine e nje personi....sepse sipas kesaj llogjike Ismail Kadare duhet te jete ose arab ose hebre(Ishmael)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 02-10-2011 mė 05:35

  4. #524
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    e rilexova dhe nje here me kujdes, as shmitt nuk pohon me siguri absolute qe vojsava eshte brankovic. por me ndoshta...sigurisht, shmitt nuk eshte aq budalla, sa te jape siguri pa mbeshtetje ne burime.

    Skanderbegs Mutter war wohl eine Branković, und sein Sohn Ivan heiratete eine Branković (Irene)."

    Nena e Skenderbeut ishte ndoshta nje Brankovic, dhe djali i tij Ivan(eshte fjala per Gjonin) u martua me nje Brankovic(Irenen)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 02-10-2011 mė 06:05

  5. #525
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar mė parė nga Baptist
    Na e deshmo se nje here ne histori emri Vojsane apo vojsave apo origjinalisht Vojsė ka qene apo eshte i popullarizuar te sllavet. [Mare prasysh ketu se sidomos te serbet me te gjalle i mbajne emrat e mesjetes se ata tradicional sllav.]
    Ne gjithe ate mizori sllavesh te perndare ne gjithe euroazine si fekale te mesjetes, nuk ekziston person qe te kete bartur ndonjehere emrin: Vojsa apo Vojsana.

    Na e deshmo se ndonjehre ne histori Fusha e Tetoves - Pollogu ka qene e banuar nga sklleverit tane sllav.
    Ēfarė duhet tė vėrtetojė, Vojsa, Vojsana, Xhevdetja apo Nafia? Nqs tenton ta shqiptarizosh Vojsavėn me anė tė etimologjisė sė emrit, ėshtė njė tentativė po aq e dėshtuar sa dhe e dėshpėruar. Fundja fundit, dalin antroponimet sllave tek mė shumė se gjysma e familjes Kastrioti, apo tek vetė Gjergj Kastrioti, qė nė vijė etimologjike, as emri Gjergj, dhe as mbiermi Kastrioti, nuk janė antroponime shqiptare. Dhe pėrfundimi konkret do ishte qė nuk do kishte pėrfundim.

    Fusha e Tetovės, dihej veē se ishte njė sundim bullgar, nga pėrshkrimet e Marin Barletit dhe Frang Bardhit, dhe ishte nė kufi me sundimet e Gjon Kastriotit. Dihet qė Gjoni kishte nėn sundimin e vet, nė Dibėr, shumė bullgarė, se ndryshe quhej dhe princ i tribaldėve, por se si konturoheshin mė tej brezat etnikė deri nė dalje tė Fushės sė Tetovės, kjo nuk dihet. Ėshtė njėlloj si tė hulumtosh rreth pėrbėrjes sė popullatės nė Kosovė nga fundi i sundimit romak, gjer nė konsolidimin e pushtetit bizantin. Nė mungesė tė dokumentave, nuk do tė thotė qė tė pėrdoren tė dhėna e sotme demografike, apo tė plotėsohen sipas dėshirės nga pėrrallat e gjyshėrve. Dhe aq mė tepėr qė duhet tė kuptosh qė nuk ka rėndėsi nėse kishte ose jo sllavė apo arbėr nė Pollog, si parantezė me prejardhjen e Vojsavės. Ėshtė po aq e pavlefshme si fakt, sa dhe etimologjia e emrit.

    Po tė kishe lexuar me vėmėndje, kėto dy pika janė tė stėrpėrsėritura dhe tė stėrsqaruara, por ėshtė e thėnė qė tė vazhdojė loja kineze me stafetė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 02-10-2011 mė 06:30
    relata refero

  6. #526
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar mė parė nga Uriel Lexo Postimin
    Ēfarė duhet tė vėrtetojė, Vojsa, Vojsana, Xhevdetja apo Nafia? Nqs tenton ta shqiptarizosh Vojsavėn me anė tė etimologjisė sė emrit, ėshtė njė tentativė po aq e dėshtuar sa dhe e dėshpėruar. Fundja fundit, dalin antroponimet sllave tek mė shumė se gjysma e familjes Kastrioti,
    jo vetem kaq, gruaja e Gjon Kastriotit(ketij te riut) eshte Irene e brankoviceve, kjo eshte e sigurt.(Gjoni u martua (vitin nuk e dimė), me Irenėn, vajzėn e despotit serb, biri i Gjergj Brankoviēit, despoti i dikurshėm i Serbisė, e cila jetonte nė mėrgim nė Itali. Kristo Frasheri)

    por mesa shoh ketu harrohet qe s'kishim arritur akoma tek bombardimet e natos ne beograd.

    serbet e kohes nuk ishin armiq.

    ne fakt dhe ne ditet e sotme, shqiptare kendej dhe andej kufirit, kemi parametra te ndryshme urrejtje kunder serbit.

    urrejtja pjell urrejtje dhe keshtu ne pafundesi, te gjithe te shkaterruar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 02-10-2011 mė 06:41

  7. #527
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Nė fakt, duhet tė lexosh dhe besosh disa pallavra, tė gjeneruara nė imagjinatėn e ndonjė mendjeje tė ndritur forumore, qė tė atribuoen virtyte tė larta kombėtare. Ėshtė sllavizėm, qė tė lexosh arkivat e kohės, ku na dalin krushqi dhe aleanca tė Kastriotit me serbėt, disa kundėr po vetė popullsive arbėrore, luftė brėnda llojit arbėr, apo kur thuhet qė urrejtja ishte njė koncept abstrakt pėr periudhėn e mesjetės, sidomos kur ndanin njė bėrthamė tė identitetit, dhe njė qėndėr shpirtėrore nė rastin e dibranėve, si kryepeshkopata e Ohrit. I njėjti reagim, do tė ishte dhe nga pala serbe, qė do tė quhej shqiptarizėm: proēesi vėnies nė dukje tė aleancave dhe krushqive tė serbėve me shqiptarėt.
    relata refero

  8. #528
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Mos harrojme konfliktin qe rindezi ndermjet arberve Lek Dukagjini, aq sa Skenderbeu e detyroi kete te fundit te merrte malet, dhe te fshihej si minjte.



    Citim Postuar mė parė nga Uriel Lexo Postimin
    Mė tė rėndėsishme dhe mė konkrete se presupozimet rreth sė drejtės zakonore gojore, janė marrėdhėniet mes Lekės dhe Gjergjit, si dhe ēfarė opinioni gėzonin ata kundrejt njėri tjetrit. Dokumentet e vetme qė ekzistojnė rreth kėtyre marrėdhėnieve, pasqyrohen nga Acta Albaniae Veneta, nė mungesė tė burimeve tė tjera, si pasojė e rrethanave historike. Leka ishte bėrė zot i padiskutueshėm i malėsisė anės Drinit e Fanit. Ai kontrollonte rrugėn e karvaneve qė kalonin mbri kreshtėn malore tė Pukės, dhe vazhdonte kėshtu ti bllokonte Skėnderbeut sundimin mbi kėtė pjesė shumė tė rėndėsishme tė Arbėrisė. Pa dyshim qė Leka ka qėnė i pakėnaqur nga mėnyra se si Skėnderbeu dalėngadalė i mėnjanoi familjet e tjera tė vjetra fisnike. Armiqsia midis dy burrave vazhdonte ti ndante nė njė humnerė tė thellė mosbesimi. Leka e shprehte kėtė mė sė miri kur Venediku nė vjeshtė tė vitit 1463, kėrkonte ta ftonte atė nė luftėn e madhe e tė gjatė kundėr turqve, ku ai shprehej se ,,nuk dua tė jem nėn Skėnderbeun, por jam i kėnaqur tė shėrbej nėn ēdo mėkėmbės ose pėrfaqėsues tė Signorias suaj e ti bindem asaj pėrherė. Kėrkoj gjithashtu qė nė rast se Skėnderbeu, hap luftė kundėr meje, tė kemė ndihmėn e Signorias sė nderuar''. Pra nė kėtė aspekt, jo lufta kundėr turkut, por shqetėsimi vetjak i sundimit tė tij, mbizotėronin tek ajo ēka Leka i shprehu diplomatit venedikas. Pėrsėri Acta Albaniae Veneta na ndihmojnė pėr tė nxjerrur nė pah njė tjetėr citat, ku Leka shprehej se ,,nė qoftė se turqit mė dėbojnė nga toka ime, Signoria duhet tė mė sigurojė njė vend ku mund tė rri me djemtė e mi, ajo duhet tė kujdeset edhe qė tė mė mbajė, nė rast se ajo lidh paqe me turqit, aty duhet tė pėrfshihem edhe unė si i mbrojturi i saj''.

    Ėshtė e vėrtetė qė Leka dhe Skėnderbeu kanė marrė pjesė tė tratativa tė pėrbashkėta, por jo pėr tė diskutuar rreth Kanunit, qė mbėshtillet me vellon e identitetit inekzistent kombėtar mesjetar, por pėr tė nėnshkruar paqen e vitit 1459, mes Dukagjinėve, Skėnderbeut dhe Venedikut. Duke qėnė se mbi Dukagjinėt, rėndonte kėrcėnimi i ri i papės pėr shkishėrim, i shpallur nga arqipeshkvėt e Tivarit dhe tė Durrėsit, tė ngushtuar nga kisha, nga Skėnderbeu si dhe nga Venediku, Leka u detyrua tė udhėtonte drejt Shkodrės dhe tė lidhte aty me mėkėmbėsin venedikas, njė marrėveshje paqeje. Por pas qetėsimit tė Lekės, doli qė Skėnderbeu nuk pranonte pėrfundimin e tratativave tė paqes, ai mori kalanė e Shatit, duke e shtrirė kėsisoj pėr njė periudhė tė shkurtėr sundimin e tij nė formė pyke deri nė Drin. Venediku u mundua ta shtrėngonte Kastriotin, ku nė Lezhė u nėnshkrua marrėveshja e qershor 1459. Megjithatė Skėnderbeu dokumentohet pėrsėri nė Acta Albaniae Veneta ku shprehu pakėnaqėsinė e tij rreth Lekė Dukagjinit, qė e cilėsonte si ,,armiku i Krishtit dhe i imi''.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 02-10-2011 mė 07:02

  9. #529
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    "Illyricum Sacrum"
    -- nga Daniele Farlati, Perkthyer ne 1963 nga Dom Frano Ilia
    Historia e panjohur e Shqipėrisė nė veprėn "Illyricum Sacrum", tė autorit italian at Daniele Farlatti, pėrkthyer nė vitin 1963 nga Dom Frano Illia. Ja origjinali qė ndodhet nė Arkivin e Shtetit

    Si e tradhtoi Lek Dukagjini Skėnderbeun nė vitin 1450

    Lekė Dukagjini, anmik kreje i Skanderbegut, nė marrėveshje me anmiqtė e Kombit, i kishte nxitė kėta qė tė shfarosnin popullin e krahinės qė Skanderbegu kishte nėn sundimin e vet. Kur Papa muer vesh kėtė krim tė shėmtuem e sakrileg, pa se damet do tė kishte krishtėrimi dhe pa vonesė u shkuen Metropolitėve tė Tivarit e tė Durrėsit

    Kush ishte Arqipeshkvi i Durrėsit

    Nė volumin e shtatė tė veprės "Illyricum Sacrum", tė At Daniele Farlatit, tė pėrkthyer prej Dom Frano Illias, nė mes tė tjerash bėhet fjalė edhe pėr tradhėtinė e Lek Dukagjinit ndaj Skėnderbeut. Pas kėsaj, Ipeshkvi i Durrėsit, Pal Engjėlli, lėshoi mallkime mbi prijsin e Dukagjinit dhe tradhėtinė e tij e quajti njė poshtėrsi tė madhe prej sė cilės do tė kishte humbje tė mėdha vetė krishtėrimi. Lidhur me kėtė, nė faqen 151-152 tė pėrkthimin tė Dom Franos, shkruhet: "Pali Arqipeshkvi i Durrėsit (1459) leu tue pasė babė Ndren, prei familjes pricėrore t"Ejllorėvet, familje shumė nė za ndėr ato t'Epirit, pėr vjetėrsi, fuqi, nderė e pasuni. Mbi kėtė familje ashte kenė folo gjanė e gjatė tek Kisha e Drishtit, ku thamė se ky Pal duhet dallu nga ky tjetri Pal Ipeshkvi i Drishtit, po i kėsaj familje. Tė rit e vet e kaloi nė Konstandinopopull, ku u pais me eduktatė e ēdo dije, si i kishte hije kėtij farė djali, dhe nė kėndime shtini nė punė ma sė miri mendėn e vet tė hollė e tė fuqishme. Kur nė vjetin 1452 turqit e pushtuen Konstandinopopullin, ai shkoin'Epir. Kaq rėndėsi muer ku djaloē, sa Piu i II iu duk ma i pėrshtatėshmi ndėr tė tjerė me sundue Metropolin e Durrėsit. Prandaj Papa kuptoi se ky ishte ma i afti, qė me auktoritetin e madh e tė pėrmėndun qi gėzonte, me fuqinė, dijen e gojtarinė e vet, t'i shtinte Dynastėt e Epirit pėr t'i mprojtė kufijtė e Atdheut nga sulmet e rrepta tė turqėve, nga tė cilat Feja, Atdheu e Epiri, ishin nė ma tė madhin rrezik. Fillimi i sundimit arqipeshkvnor tė tij, duhet vendosė ka vjeti 1450, Pali prei sė vet s la gja mangutnė pėrpjekjet qė priteshin prej tij. Nndėrsa Skanderbegu, e vetmja fuqi mbrojtėse e Epirit po u bante ballė furisė sė kėrcėnimeve tė turqėve. Lekė Dukagjini, anmik kreje i Skanderbegut, nė marrėveshje me anmiqtė e Kombit, i kishte nxitė kėta qė tė shfarosnin popullin e krahinės qė Skanderbegu kishte nėn sundimin e vet. Kur Papa muer vesh kėtė krim tė shėmtuem e sakrileg, pa se damet do tė kishte krishtėrimi dhe pa vonesė u shkuen Metropolitėve tė Tivarit e tė Durrėsit tue dhanė urdhėn qė tė malkojshin Lekėn, shokėt e pėrkrahėsit e tij , mallkim qė s'do t'u hiqej as nė rasėn e vdekjes sė tyne, po tė mos e prishin brenda 15 ditėsh atė lidhje tė poshtėr e po tė mos ndalojshin ēdo dhunė e dam kundėr Skandėrbegut. Kėto letra qė i rreshtuem kur folėm mbi Laurencin e II Arqipeshkvin e Tivarit (tė kėtij bleni), kje dėrgue me 10.II.1460. E Pali me dinjitetin e auktoritetin e vet e me urti e gojtari tė spikatun ia dul me i bindė Dukagjinasit tė ndėrrojshin mendim para se t'ishte nevoja t'u lėshohej mallkimi. Pali i preku zemrat e tyne, i bani tė shifshin poshtėrisitė e kobevet qė kishin fillue dhe i pajtoi e miqėsoi me Skanderbegun", shkruhet nė faqet 151-152 tė librit "Illuricum Sacrum", rreth tradhėtisė qė Lekė Dukagjini i bėri Skėndrebeut., gjė e cila nuk ėshtė pėrmėndur nė asnjė nga botimet e Historisė sė Shqipėrisė, para e pas viteve '90-tė.

    Aleanca e Skėnderbeut me Pal Engjėllin

    Mė poshtė nė veprėn nė fjalė, pėrshkruhet aleanca e Skėnderbeut, me Ipeshkvin e Durrėsit, Pal Engjėllin, ku midis tė tjerash thuhet: "Barleti nė Jetėn e Skėndėrbeut tregon se Pali, Arqipeshkvi i Durrėsit ishte: "pjestar e shoq i Skanderbeut nė tė gjith pėrpjekjet, rreziqet e kėshillet", se shkoi bashkė me tė nė Raguzė. Kur po bėnte gadi flotėn n'Itali dhe n'emėn tė tij foli me Senatin e Popullin, tue iu falė nderės Republikės pėr mirėsi e nderime tė shkėlqyeshme me tė cilat e rrethuen Kastrijotin. Tregon edhe se kur po nisej nga limani, Arqipeshkvi tha nji meshė. Kėto ndodhėn nė vj. 1461. Unė jam i mbushun mendje se Pali, shoq i Skanderbegut, do tė ketė shkue nė Pulje e nė Romė, ku me dijen e vet e shtoi dashtnin e pėrparshėm qė kishte pėr tė Piu. Por fuqija e gojėtarija e tij shkėlqei edhe ma fort nė vjetin 1463 pranė Skanderbegut. Mė 27 prill tė kėtij vjeti, Skanderbegu pa dashtė bani paqe me Mehmetin, Sulltanin e Turqis. Nė kėtė kohė venedikasit, tė ngucun prei turqish, parapanė se e gjithė fuqija barbare e pesha e luftės do tė kthehej kundėrsish. Prandaj filluen tė pėrpiqen me ia mbushė mendjen Skanderbegut, tue e dijtė edhe se vetvetiu ishte i prirun pėr kėtė punė, tė rrokte edhe nji herė armėt. Kjo dėrgue si legat Gabriel Trevizani i cili kjo pritė keq prei Mbledhjes sė Paris shqiptare. Atėhere ku ngau te … dhe kėti ia porositi ēėshtjen pėr tė cilėn kishte dėrgue, dhe i lutet me besim, qi ta merrte mbi vedi atė ēėshtje e se do tė fitonte prej nderė e lumni tė madhe, po tė pėrpiqej me fuqin e vet bindse e me autoritetin e vet pėr tė shpėtue viset kristjane nga fatkeqsit, qi ma tė rėnda po pėr vetė Epirin nga ajo lidhje me turqit.

    E Pali, i qet si ishte, pėr mprojtjen e Fes e t'Atdheut, e pa se jo vetėm ishte punė e dobishme, por e domosdoshme, dhe tu i dijtė sekretet e Skėnderbegut e se ligjirata do t'i pėlqente sė tepėrmi, premton Trevizanit besėn e pėrpjekjet e veta, dhe me nji herė hyn nė mbledhjen e Princit, ku merrte pjesė Parija shqiptare, dhe kaq fuqi pat fjala e ti pėr luftė, sa tė gjithė nji zani kėrkuen luftė kundra turqvet, dhe vendosėn me ia nisė. Nga kėto pėrpjekje qi drejtoheshin pėr tė mirėn e ēėshtjes kristjane dhe tė vendit, emni e ndera e Palit u shtue jo vetėm pėranė tė vetvet, por edhe pėranė venedikasvet. Dukėt e tė cilvet Pashk e Kristofor i dėrguen lavdet e veta tė mėdha me anė letrash e sidomos Piu II Papė e pėrqafoi me dashtni tė madhe. U hap fjala se, kur Papa shkoi n'Ankonė e prej andej do tė kalonte n'Epir me nji flotė shum tė fuqishme tė Beslidhunvet, kishte nė mend Skanderbegun m'e ba Mbret e Palin Kardinal. Por tue kenė se Papa vdiq nė kėtė ndėrkohė, qėllimi i ti s'shkoi nė vend. Pėr kėtė s kemi dishmi tjetėr pėrveēse tė Barletit, i cili nė Jetėn e Skanderbeut (lib XI) thotė: "Papa Piu II mbledhė gjithkshė fuqi e ushtri kristjane po nisej kundra Otomanit, dhe porsa tė kalonte n'Epir e Shqipni, mbassi tė thonte Meshėn nė qytetin e Durrėsit, Pal Ejllorin Arqipeshkvia e kėti qyteti do ta naltonte nė shkallėn ma tė naltan e Ipeshkvis, qi tash e quajnė Kardinalat e Skanderbegun do tė ēpallte Mbret t'Shqipta-rvet e t' Epirotasve. Nder Kardinajėt e zgiedhun nga Piu II, emrin e Palit nuk e gjejė, dhe gabojnė krejt ata qi pohojnė se kjo naltua nė kėtė kambė. Nė vjetin 1466, Mehmeti i II, Perandori i Turqvet "u nis me pushtue qytetin e Durrėsit", si tregon Barleti nė jetėn e Skanderbegut (lib. 13) : "Tue mendue se do ta gjente tė paforcuem e tė pagatuem, e kėshtu do tė sulmonte pa pritė, por u rrejtė. Pse, kjoftė venedikasit, kjoftė Princi Skanderbeg e kishin forcue me ushtri pėr tokė e det, e kėshtu Prisi otoman turprisht kje mujtė e dėbue me kėrdi tė madhe tė vetvet". Sa u pėrpoq Pali pėr Atdheun e vet Shqipnin, nuk kemi dyshim se aq edhe u mundue pėr tė mirėn e Kishės sė Durrėsit. Nga pakujdesi i atyre kohvet, na vjen keq se nuk i dijmė punėt e mėdhaja tė tija. Kėtė vetėm dijmė se para vjetti 1462 e la vakaante ketė Metropoli", pėrfundon pėrkthimi i Dom Frano Illias, lidhur me aleancėn e Ipeshkvit tė Durrėsit, Pal Engjėllit, me Skėnderbeun..

  10. #530
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Kur Papa muer vesh kėtė krim tė shėmtuem e sakrileg, pa se damet do tė kishte krishtėrimi dhe pa vonesė u shkuen Metropolitėve tė Tivarit e tė Durrėsit tue dhanė urdhėn qė tė malkojshin Lekėn, shokėt e pėrkrahėsit e tij , mallkim qė s'do t'u hiqej as nė rasėn e vdekjes sė tyne, po tė mos e prishin brenda 15 ditėsh atė lidhje tė poshtėr e po tė mos ndalojshin ēdo dhunė e dam kundėr Skandėrbegut.
    Sjellja e Dukagjinėve ėshtė karakteristike e njė fisnikėrie model mesjetar, qė luan me tė gjitha portat e mundshme pėr t'iu kundėrvėnė armiqėsive rajonale. Nė citatin e mėsipėrm bėhet fjalė pėr kėrcėnimin me shkishėrim pėr Dukagjinėt, nga shkrimi im i mėparshėm: ''Duke qėnė se mbi Dukagjinėt, rėndonte kėrcėnimi i ri i papės pėr shkishėrim, i shpallur nga arqipeshkvėt e Tivarit dhe tė Durrėsit, tė ngushtuar nga kisha, nga Skėnderbeu si dhe nga Venediku, Leka u detyrua tė udhėtonte drejt Shkodrės dhe tė lidhte aty me mėkėmbėsin venedikas, njė marrėveshje paqeje.''
    relata refero

Faqja 53 prej 70 FillimFillim ... 343515253545563 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Oliver Jens Schmitt "Skenderbeu"
    Nga white-knight nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 15-09-2011, 15:40
  2. Gjergj Kastrioti - SKĖNDERBEU (1405-1468)
    Nga biligoa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 04-03-2010, 15:58
  3. Nju Jork: Promovohet Albania Media Center
    Nga brooklyn2007 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-11-2008, 16:01
  4. Tirana ka nevojė tė promovohet
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-09-2006, 07:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •