Schmitt-i dhe dekadenca e frikshme e studimeve historike jashtė Shqipnisė
Ardian Ndreca
Ka kalue do kohė qysh se J. O. Schmitt botoi nė gjuhėn shqipe librin e tij tė dobtė pėr Skėnderbeun, ku teza kryesore mbėshtetej nė nji dokument (i Ardian-Ndrecavetmi i zbuluem prej autorit) qė paraqet nji bisedė qė nji i dėrguem i familjes Sforza ndigjon rastėsisht mes dy personash nė oborrin e Papės, e qė kumton se Skėnderbeu ka ba gjithė atė luftė thjesht pėr hakmarrje personale ndaj Sulltanit. A mundet nji dokument i vetėm, periferik dhe i izoluem, me ndėrtue nji interpretim tė tanė historik tue hedhė poshtė me nji tė rame lapsit nji traditė tė tanė historike? Simbas Schmitt-it po, e kėtu nisė ēekuilibri i tij si interpretues i fakteve.
Por ma sė parit pėrfytyroni nėse nji studiues anglez, rus apo japonez mund tė shkruente historinė e Gjermanisė pa e njohtė siē duhet gjuhėn gjermane? E pra Schmitt-i mėton me shkrue historinė tonė pa e njohtė gjuhėn shqipe, as aq sa mjafton me kuptue nji libėr historie. Tė tillė historianė qė injorojnė gjuhėn e vendit pėr tė cilin shkruejn kemi disa kėto kohėt e fundit. Nji sish asht edhe Nathalie Clayer, me sa kemi lexue nji inxhiniere gjeologe e specializueme nė orientalistikė qė tek ne ka gjetė do sponsorė qė janė mėsue me shitė dushk pėr gogla. Madje tezat e saja absurde rreth lindjes sė nji kombi shqiptar mysliman, deri diku mvaren dhe pėrputhen me kandvėshtrimin e studiuesit serb Alexandre Popovic, i cili asht njikohsisht edhe burri i saj.
Mbas kritikave qė i erdhėn pėr “Skėndėrbeun” Schmitt-i tha se nuk do tė merrej ma me historinė tonė, madje nuk mori pjesė nė nji kuvend studimesh nė Lecce ku ishte i ftuem dhe lėshoi deklarata se ndihej i kėrcenuem prej shqiptarėve. Tashti e ka kuptue se shqiptarėt janė shumė tolerantė jo vetėm ndaj regjimeve vrastare dhe hajdute, por edhe ndaj marrinave, prandaj ka nisė me na engledisė me analizat e tija naive e tė cekta.
Nė nji intervistė tė dhanun ditėt e fundit, Schmitt-i ankohet pėr sulmin kundėr A. Klosit, por tue mos njohtė gjuhėn shqipe nuk asht nė gjendje me kuptue se ai “sulm”, tė paktėn nga ana e tė nėnshkruemit, s’ishte tjetėr veēse nji kritikė radikale ndaj nji pėrkthimi tejet tė dobtė, qė e turpnon gjuhėn shqipe dhe tregon qėndrimin tendencioz tė pėrkthyesit. Vetėm kaq, kėtu mbaron kritika ndaj Klosit, pjesa tjetėr nuk na intereson aspak.
Qėllimi i intervistės sė fundit tė Schmitt-it asht mohimi i tezės sė vijimsisė iliro-arbnore apo “iliro-shqiptare” siē thotė ai vetė, tue kalue fluturim do shekuj tė mirė Mesjetet kur ne ishin tė lakuem si arbnorė. Prej kėtu nis tendencioziteti, pse tue u mundue me minimizue randėsinė dhe vetė ekzistencėn e arbnorėve, takimi ynė hipotetik me ilirėt bahet gjithnji e ma i vėshtirė me u provue.
Ka tashma disa shekuj qė studiuesit janė nda nė dy grupime: ata qė mbėshtesin vijimsinė me ilirėt dhe ata qė e kundėrshtojnė atė. Deri kėtu Schmitt-i nuk na thotė asgja tė re, madje i ka dalė gjumi me vonesė.
Nuk merret vesht mirė nėse asht i vetėdijshėm deri nė fund pėr ekzistencėn e kėtyne dy rrymave, fillimisht e kryekreje tė pėrbame prej studiuesish tė huej e jo prej rilindasisht shqiptarė, siē shprehet nė tym ai.
Tue mos pasė kompetenca nė fushėn e studimeve tė historisė sė gjuhės sonė e tė arkeologjisė antike, sidomos tė zbulimeve tė bame nė gjysmėn e parė tė shek. XX nė Bosnje-Hercegovine dhe nė gjysmėn e dytė nė Shqipnķ, Schmitt-i injoron ose s’i merr sa duhet parasysh autorėt (pėr ēudi jo rilindas) si G. W. von Leibniz, H. E. Thunmann, J. G. von Hahn, C. Malte-Brun, G. Meyer, H. Krahe, N. Jokl, G. Stadtmüller , C. Patsch, A. Stipčević , G. Svane, H. Ölberg, E. Hamp, G.B. Pellegrini etj.
Nga ana tjetėr asht e tepėrt me shpresue qė Schmitt-i t’i ketė konsultue studimet, rreth qytetnimit ilir, e F. Prendit, S. Anamalit, A.F. Harding, K. Kilion, N.G.L. Hammond, H. Cekės, K. Zhegut, M. Korkutit, A. Gjergjit etj. – puna kėrkimore nė terren dhe ajo studimore e tė cilėve nuk mund tė klasifikohet tout court si nji pėrmbledhje pėrrallash me mbret!
Studiuesi zviceran shprehet se “historiografia komuniste nuk kishte kundėrshtarė”, tue tregue padijen e tij pėrpara kontributeve historiografike tė Stravro Skėndit, Zef Valentinit, Tajar Zavalanit, Paulin Margjokės, Ekrem Vlorės, Atanaz Gegės e disa tjerėve, vėshtrimet e tė cilėve nuk pėrputheshin me ato tė historiografisė zyrtare tė Tiranės.
Schmitt-i flet pėr “proto-shqiptarė”, term me tė cilin pėrcakton “folėsit e formės sė lashtė shqiptare – qė jetonin atėherė nė Antikitet nė njė zonė…”. Ma tutje ai shprehet se protoshqiptarėt bashkė-ekzistuen me sllavėt.
Pra, simbas tij kemi proto-shqiptarė nė antikitet, i cili siē dihet mbaron me ramjen e perandorisė romake nė vitin 476, dhe prapė po kėta na dalin proto-shqiptarė edhe me ardhjen e sllavėve disa shekuj ma vonė?
Kur flasim pėr “folėsit e formės sė lashtė shqiptare” ne kemi parasysh se dokumenti i parė i shkruem i gjuhės shqipe i pėrket vitit 1462, sigurisht qė shqipja asht folė edhe pėrpara por kjo vetėdije nuk na lejon me formulue pohime shkencore rigoroze. Nji historian kur flet duhet tė bazohet nė dokumente jo nė fantazinė e tij pjellore. E pra viti 1462 nuk asht antikitet, e pikėsėpari nuk mund tė flitet pėr proto-shqiptarė nė antikitet pse dy konceptet janė kontradiktore. Termi naltkumbues “proto-shqiptar” nuk domethanė tjetėr veēse “shqiptarėt e parė”, e nė qoftė se Schmitt-i e ka idenė se ēka ishin ilirėt, ēka ishin arbnorėt e ēka janė shqiptarėt, nuk do t’ia lejonte vetes me folė pėr proto-shqiptarė nė antikitet!
Qė teoria e vijimsisė iliro-arbnore-shqiptare nuk asht thjesht nji hipotezė pa baza e tregon edhe fakti se teoria kundėrshtare nuk ka mbėrrijtė me u imponue si e vėrtetė e padiskutueshme tue e zhdukė tė parėn, jo ndėr mjediset e studiuesve shqiptarė, por atyne tė huej.
Schmitt-i shprehet se nė studimin e tij ka shmangė pėrdorimin e lokucionit “koha e komunizmit” nė favor tė atij “periudha e mbasluftės”, gjoja pėr me qenė i paanshėm. Asht me tė vėrtetė nji vorfnim ideor me ngatėrrue qėllimshėm periudhėn e komunizmit, si ideologji e fortė, e vetme dhe mbizotnuese me nji kohė tė pangjyrė qė paska pasue nė Shqipnķ Luftėn e Dytė botnore! Koha e komunizmit nė Shqipnķ ka qenė nji kohė anormale nė ēdo pikėpamje. Gjatė atyne dekadave gjithēka ka gjallue nė kushtet e shtypjes dhe terrorit. Simbas logjikės pseudo-historike schmittiane periudha 1933-1939 nė Gjermani mund tė pėrēansohet thjesht si periudha para Luftės sė Dytė botnore pa asnji referencė pėr barbarinė naziste qė gjunjėzoi nji popull dhe pėrgatiti kasaphanen botnore!
Schmitt-i na del pėrposė se historian i shekujve XV-XVI, siē e dinim deri tashti, edhe ilirolog, turkolog, glotolog, politolog, opinionist… me nji fjalė i gjithėdijshėm.
Katedrat qė merren me studime shqiptare nėpėr botė janė reduktue shumė, megjithatė ka prej atyne, si ajo e Munihut dhe Palermos, qė punojnė me vetmohim dhe me akribķ shkencore; pėrkundėr ka tė tjera qė tashma mund tė themi se kanė pushue sė ekzistuemi si qendra kėrkimore shkencore, e tillė asht edhe katedra e themelueme prej E. Koliqit nė Romė.
Dekadenca nė lamijen e studimeve shqiptare nė botėn e huej asht e pandalshme. Prej N. Jokl-it, N. Jorga-ės, G. Stadtmüller-it, Z. Valentinit, F. Babinger-it kemi pėrfundue te Schmitt-i me shokė!
Qė nji sharlatan i tillė tė shkruejė prej nadjes deri nė darkė historina tė tutkallta e bihude pėr do mendje kakareēe, nuk na ban aspak pėrshtypje, por kur nji individ kėsisoji hypė nė nji katedėr studimesh shqiptare dhe e rren mendja se po na difton kush kemi qenė e kush jemi, pa njohtė jo vetėm gjuhėn, tė kaluemen tonė dhe ēka asht shkrue pėr tė prej do dijetarėve tė vlertė, tė huej e shqiptarė, por pa njohtė as abc-nė e metodologjisė sė shkencės historike, kjo gja tregon dekadencėn e frikshme tė albanologjisė sė sotme.
http://www.mapo.al/2013/02/16/schmit...hte-shqipnise/
Krijoni Kontakt