Teme e madhe dhe teper e rendesishme ,sidomos per ne Dardani,kur jemi ne udhekryqin me te veshtire ne keto 100 vitet e fundit.Me teper shume mund,martirizime te vecanta dhe viktimizime te perbashketa legjendare dhe me shume te panjohura e hamendsime, qe lane pas pushtimet, qe nga Roma,Bizanti Sllavet e deri te Osmanlinjet, qe kane percjellur kete pjese te etnise shqiptare,jemi ku jemi.U krijua nje entitet "siu generis",i cili me ligjin themelor te tij,e ka te ndaluar cdo manifestim te ndjenjave nacionale-kuptohet vetem per shqiptaret, e mos te flasim per nacionalizem-si ideologji apo praktike qe perngjane sado pak ne ate qe sot njihet si "ideologji-nacionaliste",mbi te cilat premisa funkcionojne te gjitha shtetet qe na rrethojne.Se a eshte hendikep i papermiresueshem apo avantazhe,per Kosoven e sotshme ky koncept,historia do te deshmoje.Por,nje gje eshte e sigurt,(sondazhet e bera edhe nga ky Forum),tregojne se shqiptaret e Dardanise, bile shumica,nuk jane aspak te pergatitur per tu bere harresetare te shpejte e gjithe katrahures dhe golgotes se perjetuar,sidomos ne keto njeqindvjetet e fundit.Shqiptaret,
edhe po te donin te harronin,fqinjet e tyre ,nuk do ti lejonin!
Cka do te benin serbet pa zonat e tyre te mbrojtura me tela gjembor, te ruajtur me njesi elite ushtarake-pa kurrfare nevoje,si do te funkciononin komunat e tyre gjugje me nga njemije banore,nese nuk sponzorizohen me cdo gje nga Serbia,si do funkciononte komuna e paster etnike e Mamushes- (fshat puro- shqiptar i konvertuar ne turqe ne kohen e Tito-Rankoviqit),kush do te mund te plotesonte kutiat e votave te nevojeshme per fyreret serb ne Beograd,nese nuk jane kutiat e serbeve te Kosoves(qe mbushen ne Nish,Prokuple,Koshumli e gjetiu,bile edhe ne emer te shqiptareve ).Fundja,si do te mbahej ne kembe e dashura e madhe e shumekujt ne kete bote-Serbia, e cila per njeqindvjet beri ligjin e te fortit ne kete pjese te trazuar te botes.Serbia bene edhe si shoveniste,agresore dhe trampoline e Rusise imperiale te futet ne Europe para viktimave te veta ne Kosove,Bosnje e gjetiu.
Per ne shqiptaret e Dardanise,keto jane dilema teper te medha dhe te paperballueshme.Si te injorohet fakti se gjithcka qe kemi arritur dhe kemi pesuar, ne keto 100 vjet,eshte e lidhur me emrin,shpirtin dhe gjakun shqiptare.Si te harrohet e kaluara,kur "nena",koketonte me gjelatet tane (kujtoni vitet 1941-48-te),ne shkonim ne vdekje,burgje,inernime,izolime,debime masive dhe tortura nga me te cmendurat,ne emer te Nenes dhe kurr nuk kemi pranuar ta perbuzim,gjakun,gjuhen dhe shtetin tone-Shqiperine.Cka do tu themi mbi 20.000 martireve te luftes se fundit (shume nga ta edhe varr nuk kane ne kete Dardani), qe me cmim te jetes,nuk pranuan te nderrojne komb,besim dhe shprese per liri dhe dinjitet kombetare.Si do te arsyetohemi para deshmoreve te ketij vendi,kur per ta dhe martiret e ketij trolli te shejte shqiptar,nuk do te guxon te ngritet as edhe nje memorial (ne Prishtine)-i cili brezave te ardheshem do tu diftonte perpjekjet dhe sakrificat titanike te bera nga kjo pjese e kombit, ne emer te Lirise dhe ideologjise kombetare shqiptare.
Do te doja qe per mua dhe shume,shume dhe shume shqiptare te Dardanise ,njerzit e mencur te ketij Forumi,te shkruajne dhe te thone mendimin e vet,se a eshte nacionalizem i rrezikshem,ky qe buron nga faktet, deshmitare te te cilave jane miliona shpirtra,apo ka nje djall tjeter qe kerkon nga ne, te behemi ata qe s`jemi dhe ne emer te nje globalizmi te dyshimt te harrojme gjithcka dhe te fillojme nga e para:-shtet i ri,komb i ri,gjuhe e re,flamur i ri,hymn i ri dhe gjak i ri ???...!!!!
Krijoni Kontakt