Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 62

Tema: Nacionalizmi

  1. #11
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Per ta bere kete teme sa me te afert tek lexuesi thashe qe ti shkruaj njohurite dhe idete ashtu sic i kam tretur mbi veten. Pra ju kerkoj ndjese nese lash ndonje paqartesi, ndonje ngatrese te vogel etj. Kerkoj ndjese edhe per gabimet ortografike por ngaqe mu duken te gjata postimet nuk para i korigjova. Gjithashtu ne lidhje me frazat qe perdor nga autoret nese disa nga ato nuk i pershtaten 100% menyres lektike me te cilen u shprehen nga ata ju siguroj se i pershtaten 99% permbajtjes se frazave qe filozofet e caktuar shprehen!

    Libra qe do ju sygjeroja:

    Mbi Nacionalizmin : Elie Kedourie "Nationalism" 2002
    Mbi iedologjite politike pergjithesisht : G. Sabine "History of Political Theory" 1961
    (megjithese per fillestaret do keshilloja nje liber historik fillimisht, mbi historine moderne europiane, ngase librat qe siperpermenda jane fantastik por pak te lodhshem).


    Tani ne lidhje me te interesuarit reth kesaj teme, Veshtrusja dhe SuiGeneris, une e thash qe ne fillim qe mos prisni t'ju zbardhoj gjithcka kjo teme perkundrasi une mezipres shtojcat e juaja ose analizat mbi te gjithe kete kolazh ceshtjesh qe mund te lindi nga Nacionalizmi.

    flm

  2. #12
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb

    Atdhedashuria ėshtė pjesė e besimit dhe veprimit(imanit dhe ihsanit).

  3. #13
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Citim Postuar mė parė nga Veshtrusja
    Ndoshta Revolucioni Francez dhe periudha e shekullit te 19 kane qen periudha kur ndienja nacionaliste eshte shperndare me thelle, por a nuk mendon se duhet te fillojm pak me perpara ne histori me zhvillimin e "kombe-shteteve" ne periudhen e Mesjetes? Disa mund te thon se pas Traktatit te Westphailia-s ne 1648, me zhvillimin e komunikimit dhe me udhetimet, njerezit ishin me shume ne djeni per ekzistencen e njerezve te tjere te ngjashem me ta, ashtu si dhe te atyre (me larg) qe ishin ndryshe nga ta. Nga shekulli i 16, Spanja, Anglia, Franca, Portugalia, ... ishin "kombe-shtete".
    Shkaqet qe keto mbreteri qe ju permendet perngjasojne me shtetet e sotme qe kane zene siperfaqen e tyre jane historike dhe mund t'ia gjesh zanafillen qe ne lashtesi (me krijimin e mbreterise frange dhe krijimin e mbreterise visigoth'the-alane te Spanjes qe ne shekullin e katert e.s.) e deri ne Mesjete me pushtimin arab te Spanjes dhe me krijimin e Perandorise se Shenjte Romake Frange nga Karlomagni dhe menyren sesi ajo u nda me pasardhesit e tij. Megjithate edhe me vone keto vende u kthyen ne perandorira shumetnike dhe te ndara ne disa pjesetime te tjera (sidomos Franca dhe Anglia). Pra megjithese ishin me unike se shtetet e tjera te kohes kam mendimin se do ishte e veshtire te thuhet se perbejne komb-shtete!

    flm

  4. #14
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    nje sqarim i vogel:

    Tek Ernest Renan nuk u referova qellimisht, se qellimi i temes sic e kisha ndermend ta shqyrtoj une ishte qe te shqyrtoj nacionalizmin si ideologji dhe menyren sesi ai lindi dhe coi ne ngritjen e shtet-kombeve te para qe sherbyen si shembull per popujt e tjere. Prandaj e shtrova kete teme tek 'historia boterore' dhe jo tek ndonje nenforum tjeter. Pra nuk me interesoi cfare eshte 'kombi' ne te cilin u referua edhe Renan dhe gjithashtu kam mendimin se Renan i shprehu keto ide pasi ishin ndertuar shtet-kombet e para, mbas 1880 nese e mbaj mend mire. Megjithate tema eshte e hapur per cdo mendim, analize ose shqyrtim!


    Dhe dicka tjeter: kerkoj te falur qe e kam shkruajtur gabim emrin e Napoleonit (ne 'napoleont').... por me eshte ngulitur me 't' mbrapa sepse ashtu shkruhet ne Greqisht!

    flm

  5. #15
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Kryeplak, ne kohen e Mesjetes individet e konsideronin veten perkates te nje qyteti apo monarkie (mbretit te frances psh, apo perandorise romake, apo papes, etc.), por jo vete “Frances”, si shembull. Megjithate, nga vitet e fundit te Mesjetes, komb-shtete filluan te zhvilloheshin. Me Marreveshjen e Vestfalias ne 1648 autoritete me te centralizuara rezultuan (flmn krijimit te gunpowder…). E megjithate, nuk ishte deri nga fundi i shekullit te 18 kur Franca zhvilloi himnin kombetar “La Marseillaise”. Mendoj se ksaj teme do ti mungonte dicka e rendesishme nese nuk do perfshihej Marrveshja e Vestfalias ne zhvillimin e nacionalizmit kombetar. Por, cdo njeri ka opinionet e veta…

    Meqense tema ishte e titulluar Nacionalizmi, mendova se mund te konsideronim me gjeresisht mendime mbi nacionalizmin nga filozof/historian te tjere, pse jo edhe nga mendimtar me te kohes. Megjithate, nese e ke evituar qellimisht Renan, nuk po e zgjas me teper kete pike.

    Pak komente ne lidhje me kombe-shtete dhe nacionalizmin:

    Komb-shtete, edhe pse ndoshta ne ate kohe mund te quheshin konstrukte natyrore, sot nuk jane detyrimisht konstrukte natyrore, shoqerore por me shume tentojn te jene grupime arbitrare per qellime ekonomiko-politike.

    Shpesh sentimentet nacionaliste arrine nje intensitet ne periudhe ku perceptohet nje fare stresi, sidomos kur stresi vine nga nje rrezike i jashtem (external threat). Si shembull mund te konsiderojm nderhyrjen Gjermane ne Bashkimin Sovjetik (BS) qe e lejoj Stalinin te ndertonte nje “lufte nacionaliste” edhe pse ishte nje diktator… Ose, mund te konsiderojm Ukrainen gjat fillimit te LIIB kur tentoj ti bashkohej Gjermanise Naziste per hire te aspiratave te veta nacionaliste (ti shkeputej BS-s).

    Pra, nacionalizmi, ne teori, mund te lidhet me njenja dashurie ndaj kombit te vet, por ne praktike, nacionalizmi kombinohet me nje ashpersi apo opozicion ndaj kombeve te tjere (Orwell dhe Neibuhr kane shkruar me gjeresisht mbi kete nese jeni te interesuar per te lexuar me tej).

    Kryeplaku, me te drejte, permendi Gjermanine dhe Italine si vende ku nacionalizmi ishte me i theksuar, por mendoj se duhet identifikuar midis nacionalizmit ne Europen Lindore dhe Europen Perendimore. Gjithashtu mendoj se duhet te pyesim per suksesin e nacionalizmit revolucionar ne Azi dhe Afrike. A ishte i suksesshem nacionalizmi revolucionar gjat shekullit te 19 ne Azi dhe Afrike?

    Ne lidhje me Europen, ne Europen Perendimore nacionalizmi perfshiu nje kombinim te rajoneve te paunifikuara, ndersa ne Europen Lindore ai mori nje tjeter form duke rezultuar ne komb-shtete nga ndarja e pernadorive otomane, austro-hungareze, dhe ruse. Keto kerkesa nacionaliste, sidomos me krijimin e shteteve Ballkanike, kane luajtur nje role te rendesishem ne inicijimin e LIB. Psh, Austriaket kishin frike nga nacionalizmi Serb pas vrasjes se Franz Ferdinandit ne 1914. Dicka tjeter qe mendoj se eshte e rendesishme: kur shtetet jane heterogene (te perbera me shume grupe etnike), atehere udheheqesit kane frike se kerkesa per vete-percaktim/vendosshmeri (self-determination) mund te krijoj kerkesa te tjera nga publiku te cilat mund te sjellin ndarjen e shtetit (kujtoni Jugosllavine). Nje frike e tille e shtyu politiken Austriake deri sa ndikoj te krijimi i LIB …

    Persa i perket Nacionalizmit dhe Ideologjise politike, ka raste kur nacionalizmi dominon mbi nje ideologji. Sovjetiket dhe Kinezet komunist ishin te dy perkrahes te Marksizmit, por se pari (ne shumicen e rasteve) ata kane qen Ruse dhe Kinez. Edhe marredheniet Vietnamez-Kineze mund ti konsiderojm si shembull. Pavaresisht nga ideologjia Marksist-Leniniste, u be lufta ne 1979-en. Poashtu, mund te konsiderojm dhe LIB kur ideologjia nacionaliste fitoj kunder ideologjise internacionalist/socialiste.

    Gjate shekullit te 19, ashtu sic ka permendur dhe Kryeplaku, ka patur nje (le ta quaj) konflikt midis Lirise dhe Paqes. Lufta per Liri perceptohej se kerkonte nje thyerje te Paqes. Mazini qe, eshte permendur nja dy here me siper, ishte nder nacionalistet me te suksesshem ne Europe. Ai thoshte se edukimi dhe rebelimi do ta lironin Italine.

    Ndoshta dikush mund te na thot dicka me teper ne lidhje me Ligen Internacionale per Paqe dhe Liri te 1867-es dhe mbi Garibaldin…

    Diskutim te mbare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 19-06-2005 mė 15:04

  6. #16
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Veshtruse gabimi im ishte qe nuk e permenda qe ne fillim qe do perqendrohem tek shek. i 19 ne Europe.

    Megjithate une per vete nuk gjej ndonje lidhje te domosdoshme te Vestfalise me nacionalizmin ose gjenezen e nacionalizmit (biles me shume e shoh nga nje pikpamje strukturaliste, dmth. me duket sikur te fortet e Europes vendosen te mos i bejne lufte njeri-tjetrit qe te mbeten ende te forte mbi popullatat/kombet qe zoteronin) por do mundohem ti hedh nje sy perseri marreveshjes dhe do sjell ndonje lajm te ri nese eshte e nevojshme.


    Saper punen e nacionalizmave te Europes lindore, te parat qe u zhvilluan (pervec atyre qe permenda me siper) ishin ai grek dhe ai serb, sidomos nga njerezit e diaspores. Shkaqet ishin dy: 1) se Greket edhe Serbet kishin shume njerez qe jetonin jashte, sidomos ne Austrohungari, te cilet u ndikuan nga nacionalizmi europian dhe 2) sepse keto nacionalizma u fuqizuan edhe nga Franca me Angline por edhe nga Rusia, per shkaqe te ndryshme.

    Sidoqofte keto vende u vonuan shume te ndertojne shtet-kombe (shiko ketu ). Pastaj e kishte radhen nacionalizmi rumun me ate bullgar dhe ne fund te shekullit te 19, nacionalizmi shqiptar (me gjeneze Shqiptaret e Italise/Kalabrise dhe me vone ata te Rumanise dhe Austrohungarise per te kaluar pastaj ne Stamboll dhe Egjypt dhe per te arritur ne fund brenda ne Shqiperi).

    Per nacionalizmat e tjere europiane nuk di shume gjera. Por per nacionalizma ne Azi dhe Afrike mund te flasim vetem ne shek. e 20 biles pas LIB por akoma edhe pas LIIB ose edhe per nacionalizma qe tani po lindin ose pritet te lindin! I vetmi nacionalizem aziatik qe njoh te jet zhvilluar me pare se shek. 20 eshte ai japonez (dhe ka mundesi te jet zhvilluar dhe ai kinez dhe kurd, por e them me ndrojtje).

    Ne keto zona mund te ken lindur shume rryma rilindase ne shek. e 19 dhe ate te 18 por nuk eshte e nevojshme te ken qene rryma nacionaliste. Naconalizmi i pare ne Lindjen e Mesme ne fillim te shek. te 20 eshte ai turk, pastaj ai arab (kurse nacionalizmi hebraik e ka gjenezen ne Europe).

    Gabimisht shume studjues ngatrojne rrymat e ndryshme ne LM me nacionalizem, si psh. Xhamal Al-Afganin, Hasan Al-Bena etj. por e verteta eshte se idete e tyre nuk ishin nacionaliste ishin rinovuese dhe u sherbyen si burim per nacionalistet e shek. 20, sidomos pas LIB. Gjithashtu disa te tjere ngatrojne rrymat e Perandorise Osmane (Otomanizem, Panturanizem, Panislamizem etj.) me nacionalizmin por as ato nuk perbejne nacionalizem (per me teper shiko ketu ).

    Pas ketyre nacionalizmave, tjeter nacionalizem i madh qe do lindi ne Azi eshte ai indian, njecik para LIIB. Pastaj kam mendimin se do shfaqen te gjitha nacionalizmat e tjera qe si perfundim do ken renjen e kolonive.

  7. #17
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Une duhet te lexoj dhe njehere me vemendje ato qe keni shkruar me siper (te shoh psh. qe E. Mezini ka shkruar (edhe pse pak) per Mazzinin ). Me vone do shkruaj pak me gjere.

    Persa i perket Vestfalias, ka rendesi pasi mund ta marim si piken ku kombi (nation state) u konfirmua si nje qenie legale. Njerezit kane ndjere diēka per vendin ku jetoni ndhe me pare, por ky nuk ka qene kombi.

    Megjithese si ndodh me ideologjite ne pergjithesi, perpiqen te gjejne fillin e tyre sa me heret ne histori, atehere do duhet te permendim qytet-shtetet Greke e Italiane.

    Kryeplaku mbase ka si qellim shpjegimi e ideologjise, por rrjedhojat jane po aq te rendesishme. Njekohesisht ndjarjet qe kane qene rrjedhoje e ideologjise, ndikojne me pas mbi vete ideologjine.

    Nuk kam shume njohuri nga historia (menyre e zbutur per te thene qe nuk di gje) por ata qe dine mund te shkruajne.
    LIB eshte e rendesishme sepse shkaterroi perandorite shumekombeshe ne Europe, (Osmane, Austro-Hungareze). Mareveshja e Versajes dhe e drejta per vetevendosje, nje nga 14 pikat e Wilsonit, rikonfirmoi idene e nacionalizmit. Ata qe kane me teper njohuri nga historia mund te benin nje pershkrim me te mire te ngjarjeve historike si Vestfalia, bashkimi Italian dhe Gjerman, Ligen e Kombeve, dhe dekolonizmin.

    Konfliktet nderetnike ne vazhdim gjithashtu jane te rendesishme. (Pres qe ju ti sqaroni me mire keto.)
    Pyetjet lindin menjehere. A duhet qe te gjitha kombet te kene shtet? Duhet komb-shtet apo mjafton demokracia per te ruajtur vlerat kombetare ne shtetet shumekombeshe? A jane vlerat/normat kombetare ne konflikt me ato universale? e keshtu me rradhe.


    Do ishte mire te behej dhe nje ndarje e formave te ndryshme te nacionalizmit, (etnik, romantik, fetar etj.), dhe te benim ndarjen mes ideologjise (konceptit) dhe veprimeve per organizmin e shoqerise.


    Dhe se fundi do te ishte me mire per mendimin tim qe te diskutonim jo vetem ideologjine po dhe ngjarjet, se si nacionalizmi sjell kunderveprim nacionalist nga te tjeret, suksesin apo deshtimin e nacionalizmit ne Azi, nacionalizmin Turk, Zionizmin etj. etj. megjithese kjo mund te jete me teper teme diskutimi tek problemet nderkombetare.

    Nese tema do te lidhej me teper me ngjarjet, jo vetem me idete mbase do te kontribojne dhe anetaret e tjere.


    Pershendetje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Toro : 22-06-2005 mė 23:31

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    Sic thame me siper Revolucioni Francez mbi te gjitha la pasojat e tij ne ideologjine dhe boten kuptimore te asaj kohe. Njeri nga keta "te mallengjyerit" e Revolucionit ishte edhe z. I. Kant, vetem se Kanti nuk donte asnje lidhje me 'ligjin fizik'. Duket se ajo qe me shume se gjithcka qe mallengjeu Kantin me Revolucionin ishte kjo perpjekja madheshtore e cdo personi ne vecanti per liri. Keshtu Kanti do behet qysh atehere 'engelli mbrojtes' i personit. Ajo cka e veconte Kantin nga bashkekohesit e tij ishte ideja e tij qe pershkruhet ne kete fraze: "do ishte e kote te mundohemi te percaktojme moralin me menyrat qe mundohemi te percaktojme natyren". Kanti thoshte se morali eshte ekzistant, vecse ai ekziston brenda cdo njeriu ne vecanti. Duke degjuar "ligjin e brendshem" (moralin qe vetpercakton) njeriu mund te behet i lire dhe mund te zoteroj denjesine, sepse denjesia eshte liria qe njeriu gjen brenda tij midis "ligjit te brendshem". Kanti ishte padyshim njeri qe respektonte vlerat demokratike, besonte ne nje demokraci kushtetuese ku ligjet respetonin lirine e personit (sic e nenkuptonte Kanti). Aq shume e perkrahte lirine e personit kanti saqe per lajmet e shemtuara qe vijuan Revolucionin Francez (therrjet midis atyre qe donin pushtetin) Kanti tha shprehjen madheshtore: "si mundet dikush ta fitoje lirine pa mesuar nga ajo?". Sidoqofte me atomicizmin dhe hedhjen poshte te cdo llogjike qe ekzistonte deri atehere Kanti i dha mundesine disa filozofeve pasardhes qe ta interpretojne ate ne baze te besimeve te tyre. Gjithashtu "denjesia" qe permendi Kanti u be arma me e mire e cdo politikani ambicioz te asaj kohe, dmth. duke besuar tek "ligji i brendshem" i tij besonte politikani i asaj kohe se kishte marre 'uraten hyjnore' per te bere cdo marezi dhe cdo ekstrem (qe sipas "ligjit te brendshem" ishte dicka e drejte perderisa kjo ishte deshira e pathyeshme e personit) pa pasur parasysh pasojat (ketu do mundeshim ta krahasojme me mendimin e Makiavelit: "ne rrugen e qellimit mos te te interesojne menyrat"). Interpretues i teorise se Kantit ishte edhe Fichte, nje tjeter Gjerman, i cili adhurimin kantian te personit e ktheu ne adhurim ndaj grupacionit/kombit. Fichte duke pranuar se liria e personit vjen nga "ligji i brendshem" shtoi "teorine e gjithesise", ku gjithesia pershkruhet si nje sistem organik i cili mund te vihet ne levizje vetem ne saj te levizjes se pjeseve qe e perbejne kete sistem organik. Cdo pjese duhet te jet ne levizje qe te levizi gjithesia (kete teori do e adoptojne Fashistet me vone). Keshtu sipas Fichtes cdo pjese mundet te jet e lire vetem ne saj te rolit qe luan mbi gjithesine. Duke e kthyer kete teori mbi temat shoqerore Fichte arriti ne konkluzionin se personi vetem duke qene pjese e nje shteti mundet te jet i lire. Liria vjen vetem kur personi bashkohet me shtetin, nje shtet i cili duhet te organizoje gjithcka deri ne hollesine me te vogel te jetes (duket keshtu Fichte si perkrahes i "totalitarizmit").
    Me pas Fichte me te njejten llogjike kaloi ne marredhenjet nderkombetare ku cdo komb/race ka rolin e vet dhe keshtu mundet te qendroje i gjithe sistemi dhe te perparoje qytetrimi. Te shenojme ketu se sipas filozofeve se fillimshekullit te 19 qytetrimi perparon midis luftes (per Kantin "lufta e brendeshme midis te mires dhe se keqes", per Hegelin "lufta midis kombeve", per Marksin "lufta midis klasave"), pra dhe Fichte besonte se cdo komb mundohet te imponoj qytetrimin e vet dhe si perfundim nga kjo lufte fiton kombi me qytetrimin me te forte dhe keshtu qytetrimi perparon. Kombet Fichte i ndau ne ato qe flasin gjuhe te paster ose protogone (per Fichten te tille ishin Gjermanet) dhe ne ata qe flasin gjuhe te bastarduara dhe te dyte (te tille quante Francezet dhe Anglezet, sepse sipas tij frengjishtja eshte bastarduar nga latinishtja dhe eshte gjuhe e dyte sepse rrjedh nga gjermanishtja, te njejten gje afersisht tha edhe per Anglishten). Konkluzioni i Fichte ishte se ata qe flasin gjuhe protogone, dmth. Gjermanet, jane popull me fizik dhe keshtu do munden te bashkohen dhe te lirohen kurse ata qe flasin gjuhe te dyte ose te bastaduar jane popull i cthurrur, pa te ardhme. Pavarsisht se mendimet e Fichtes krijojne probleme tek lexuesi edhe megjithese shume here nuk tregojne vazhdimesine e duhur ndertuese, dmth. njera gje nuk sjell domosdoshmerisht tjetren, Fichte ishte mbase personi i pare qe i dha kaq rendesi gjuhes si dukuri identiteti. Sipas Fichtes kufinjte natyrore te nje kombi mbarojne atje ku mbaron se foluri gjuha e ketij kmbi, cdo kufi tjeter eshte artficial dhe shtypes.


    vazhdon nje dite tjeter......

    Kryeplak, nje keshille te vogel...Shkrimin perpiqu ta ndash ne paragrafe se lexohet me kollaj nga lexuesit e tjere...Jo per gje por na lodhen syte keshtu)

    Gjithe te mirat!
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  9. #19
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Citim Postuar mė parė nga tani_26
    Kryeplak, nje keshille te vogel...Shkrimin perpiqu ta ndash ne paragrafe se lexohet me kollaj nga lexuesit e tjere...Jo per gje por na lodhen syte keshtu)

    Gjithe te mirat!
    Tani flm per keshillen.... ishte me vend. Por e verteta eshte se une per here e ndaj ne paragrafe, vetem se ketu ne Forum nuk duken (duhet te lesh rrjesht bosh qe te duket paragrafi, dhe kete harroje ta beje).

    Megjithate, gezohem qe e morre mundimin ta lexosh

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Ajbi
    Anėtarėsuar
    15-06-2005
    Postime
    5
    Se pari ju pershendes dhe tema eshte qelluar
    me vie keq qe nuk kam kohe per ti lexuar te gjitha postimet
    une kam vetem nje definicon per Nacionalizmin(ndoshta e keni then ju me lart)
    "Nacionalizmi njerzeve me personalitet te pa formuar u jep identitet qe u mungon"
    shpresoi qe do i lexoi postimet juaja
    Nga jeta mos prit me shum se sa je vete i afte te besh ...

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •