Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 62

Tema: Nacionalizmi

  1. #41
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    Eee.. te nderuar koleg..
    Duhet ta dini qe fjala nacionalist ndryshon kuptimin varesisht nga koordinatat gjeografike.. dmth varesisht se ku gjindet goja qe e shqipton dhe veshi qe e degjon kete fjale.
    Ne Shqiperi psh kjo nenkupton "te shesesh ēdo gje te gjalle e te vdekur qe na e lane te paret.. madje edhe babe e nene.. cilitdo qe eshte i interesuar".
    Ne serbi ka tjeter dmth e ajo pak a shume nga shkijet kuptohet si "te vrasesh e te masakrosh sa me shume shqiptar".
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

  2. #42
    Citim Postuar mė parė nga Uriel Lexo Postimin
    ....Paralelizmi nė kėtė pikė qėndron: si nacionalizmi, si komunizmi, tė dyja ideologji tė dėshtuara, qė i takojnė shekullit tė kaluar, madje nacionalizmi ėshtė mė i dale mode. Pasojat shkatėrruese tė nacionalizmit mbi Europė dhe veēanėrisht Ballkan, ndoshta njė fėmijė smund ti konceptojė, por njė nxėnės gjimnazi patjetėr qė po....
    Ndodh shpesh qė nė tema koti si kjo, debatet tė devijonė duke folur pėr gjėra tė rėndėsishme...Tė ndalem pak tek nacionalizmi, duke i'u shmanguar literaturave, e po flas si popull i thjeshtė..Po e marr veē nga fjalori i gjuhės shqipe, dhe po e trajtoj modestisht.
    NACIONALIZĖM m.
    1. Ideologji dhe politikė reaksionare e borgjezisė sė njė vendi, e cila i vė interesat e veta tė ngushta klasore mbi gjithēka, duke i paraqitur si interesa tė tė gjithė kombit, e quan kėtė mė epror ndaj kombeve tė tjera dhe ndez pėrēmimin e armiqėsinė ndaj tyre.
    2. Lėvizje kombėtare kundėr pushtimit dhe shtypjes sė huaj; ndjenja kombėtare. Nacionalizėm i flaktė (i zjarrtė).
    Tė ndalem pak veē , te kjo pika ku thuhet ndjenjė kombėtare sepse ėshtė mė lehtė tė dilet mė pas edhe tek pjesa tjetėr e kuptimit qė mbart edhe nė pikėn 1.
    Kur njė popull jeton nė paqe, ka ato traditat e veta qė ndjek, ka simbolet e veta, gjuhėn etj etj…Kjo pėrbėn atė pėrkatėsi / afiliacion kombėtar . Nė ēastin kur kjo ndjesi kombėtare, kur traditat e njė kombi, historia, eposi, folklori etj etj i njė kombi tė caktuar, vihen nėn kėrcėnimin e tyre nga asimilimi qė mund tė vijė nga pushtimi prej njė kombi tjetėr, domosdoshmėrit qė kjo ndjesi kombėtare do shfaqet si mėnyrė mbijetese edhe tė vetė kombit. Ėshtė si instikiti i mbijetėses. Po ashtu kjo mund tė shfaqet edhe nė ato raste, kur kjo ndjesi kombėtare edhe fyhet rėndė nga njė grup njerėzish tė njė kombi tjetėr, apo qoftė njė komb tjetėr i tėrė. E njėjta gjė ėshtė. Jo mė kot, edhe nga legjislacioni i ēdo shteti, janė parashikuar edhe sanksione ligjore ndaj atyre qė sulmojnė me veprime vandale : si djegia e njė flamuri tė njė kombi tė huaj nga i yti, fyerja e njė kombėsie, veprime fyese ndaj himnit tė njė flamuri, e veprime tė ngjashme me kėto, parashikohen si vepra penale . E pra, veprime tė tilla ndaj njė kombi tjetėr, qoftė edhe fyese siē thashė, ndikojnė nė cėnimin e kėsaj pėrkatėsie. Dhe ēdo njeri, edhe nė mėnyrė instiktive do tė ndjehet i irrituar dhe do kundėrveprojė, kundėr kėtyre veprimeve barbare. Nė kėtė rast, nacionalizmi nuk vjen nga ndjenja inferioriteti, apo nga interesa tė njė kaste sunduese, por si mbrojtje e asaj qė ti i pėrket. Mbrojte tė tilla instiktive, qė tė bėjnė tė ndihesh i kėrcėnuar apo i fyer, nė ēdo fushė tė jetės gjejnė zbatim, jo veē nė ato nacionaliste.

    Tė ndalem mė konkretisht, nėse dikush fyen dike nė ndjenjėn e pėrkatėsisė kombėtare, cili ėshtė faktori shtytės nga i vjen njė veprim i tillė? Nga nacionalizimi? Sipas asaj qė ceka mė lart mbi nacionalizimin, sigurisht qė nuk i vjen nga kjo. Nė kėtė rast, kjo shtysė veprimi, i vjen ose nga shenja inferioriteti tė theksuara kombėtare pjesė e sė cilės ėshtė, ose me tė vertetė ai po shfaq nacionalizimin e tij, duke treguar qė i pėrket njė kombi barbar. Pėr kėtė kombin tė cilit unė dhe ti i pėrkasim, nuk di tė kemi qenė ndonjėherė nacionalista qė tė kėrcėnojmė apo fyejmė kombe tė tjera, dhe si tė tillė e kemi treguar qė nuk jemi tė infektuar nga ideologji tė tilla.

    Por kjo puna e nacionalizmit nga ndjenja e kombėsisė, ėshtė pak mė e buta, nė krahasim me atė nacionalizmin "sui generis" qė vjen nga feja. Po ta shohėsh me vėmendje, fetė kanė njė ideologji mė gjithėpėrfshirėse qė pėrzihen me nacionalizma. P.sh. marrim hebrejtė qė thonė se janė tė zgjedhurit e Zotit dhe se popujt e tjerė nuk janė gjė tjetėr veēse kafshė, dhe se duhen sunduar nga hebrejtė pėr tė vėnė nė tokė mbretėrinė qiellore. Po ashtu, edhe ata tė vetėshpallur musliman (qė veē musliman nuk janė) e lidhin ndjenjėn e tyre tė pėrkatėsisė me kombin turko-arab, dhe se edhe kėta duhet tė jenė sundues nė gjithė botėn, sepse janė popull i zgjedhur duke qenė se gjoja vetėm kėta paskan pasur fenė e vėrtetė dhe se janė popull i pastėr… As krishtėrimi nuk mbetet pas, se mos m'i ngelet qejfi . Pra, kjo ėshtė edhe mė e keqja sepse etnia kėtu bashkohet edhe me ideologjinė fetare, dhe bėhet mė e rrezikshme, duke u shkrirė feja me kombėsinė…
    Kjo po qė lidhet me atė ideologjinė, por jo ndjesia kombėtare, qė secili prej nesh e ndjen, dhe vepron sipas traditave tė vetė kombit tė cilit i pėrket, pa kėrcėnuar apo presionuar kombe tė tjera.

    Nėse m'a quan ideologji nacionalizimin, kohėt e fundit ka filluar tė propagandohet si ideologji mė e fuqishme, anti-nacionalizimi , pra zhveshja nga ndjenjat kombėtare. Dhe pėr kėtė, po zgjidhen menyra shumė tė sofistikuara: shpėlarje truri nga institute gjoja akademikėsh…sepse gjithmonė kėta tė fundit, janė ata qė krijojnė/bėjnė dhe pastaj - ē’bėjnė atė qė vetė krijojnė sipas interesave tė diktuara...

    U zgjata pak, por e di qė nuk je nga ata qė pėrton tė lexosh

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fleur Blanche : 07-09-2011 mė 08:24

  3. #43
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    "Janė njerėzit qė bėjnė qytetin dhe jo muret apo anijet pa njerėz" - thonte strategu Nicia mė 413 para K. Kombi pa njerėz ėshtė entitet abstrakt, ashtu si ēdo komunitet. Nė fillim ekziston individi dhe qeliza themelore e shoqėrisė, familja. Ėshtė individi qė degėzohet nė pluri-identitarizmin e tij, ku hyn edhe identiteti kombėtar. Ne pėrbėhemi nga ''disa vlera'' qė ndajmė me njerėz (madje me tė gjithė) anembanė botės, sė pari vlera primare e tė qenurit njerėz. Nė kėtė mėnyrė, a nuk u jepet e drejta atyre vlerave, duke pėrdorur justifikimin nacionalist, te vetėshpallen primare dhe tė vdesim pėr kėtė primat?! Problemi i nacionalizmit qėndron tek pretendimi imponues qė kombi nė tė cilin unė bėj pjesė ėshtė mė i mirė se njė komb tjetėr! Kjo mė jep shkas tė pretendoj se emri im ėshtė mė i bukur se emri yt, se pallati im ėshtė mė i bukur se pallati i yt, se lagjia, qyteti im janė mė tė mira se ato tė cilave u pėrket ti. Nacionalizmi shumė mirė mund tė zėvėndėsojė imponime tė tjera ideologjike, politike, klasore, klanore, fetare dhe anasjelltas. Tė gjthė justifikojnė imponimin, edhe Hitleri pretendonte tė sillte njė rend tė justifikueshėm; romakėt e shikonin luftėn si fenomen tė natyrshėm dhe pozitiv nė arritjen e objektivave. Kėtu qėndron thelbi, pasi nacionalizmi nuk mund tė formėsohet dhe tė jetojė pa imponimin si komponent pėrbėrės: ėshtė njėlloj si tė gatuash ėmbėlsira pa sheqer, ndaj ėshtė e kotė tė pretendohet se X nacionalizėm ėshtė i ėmbėl, i tharėt, i kripur apo i hidhur.

    Albanian history is permeated by myths and mythical narratives that often serve political purposes, from the depiction of the legendary "founder of the nation," Skanderbeg, to the exploits of the KLA in the recent Kosovo War. The essays in Albanian Identities, by a multinational, multidisciplinary team of scholars and non-academic specialists, deconstruct prevalent political or historiographical myths about Albania's past and present, bringing to light the ways in which Albanian myths have served to justify and direct violence, buttress political power, and foster internal cohesion. Albanian Identities demonstrates the power of myths to this day, as they underpin political and social processes in crisis-ridden, post-totalitarian Albania.
    Shumė dakort me kėtė pjesė, megjithėse pozicionohet nė kah tė kundėrt me atė ēka predikoje. Madje edhe Dodona antike e popujve mitikė pellasgjikė e zhvendosur nga rilindasit nga Janina nė Tomorr, ishte njė kopje e metodės heleniste pėr tė brumosur identitetin kombėtar. Dodona filloi tė mbahej si djep i shqiptarizmit, pėrkundrejt tė njėjtit pretendim nga ana tjetėr si djep i helenizmit. Inisiatorėt e kėtij proēesi ishin vėllezėrit Frashėri, qė tė dy tė arsimuar nė Greqinė e asokohe.

    Edhe njėherė, mos ngatėrro patriotizmin me nacionalizmin. Janė dy nocione komplet tė ndryshme, nė hapėsirė dhe kohė. Nėse i pari nuk kalon dot kufijtė e njė shteti, i dyti shtrihet pėrtej kufijve, i frymėzuar mė tej nga e kaluara historike e karakterizuar shpesh herė nga irredentizmi. Kjo si pasojė ēon direkt nė lindjen e njė konflikti tė pashmangshėm, nėse rrethanat janė tė pėrshtatshme. Nė shek XXI, pėr botėn e civilizuar, kėto fenomene konsiderohen si mbeturina nga e kaluara, sigurisht nėse kėndvėshtrimi ekziston nė koherencė me realitetin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 07-09-2011 mė 12:40
    relata refero

  4. #44
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar mė parė nga Yes* Lexo Postimin
    Ndodh shpesh qė nė tema koti si kjo, debatet tė devijonė duke folur pėr gjėra tė rėndėsishme...Tė ndalem pak tek nacionalizmi, duke i'u shmanguar literaturave, e po flas si popull i thjeshtė..Po e marr veē nga fjalori i gjuhės shqipe, dhe po e trajtoj modestisht.
    NACIONALIZĖM m.
    1. Ideologji dhe politikė reaksionare e borgjezisė sė njė vendi, e cila i vė interesat e veta tė ngushta klasore mbi gjithēka, duke i paraqitur si interesa tė tė gjithė kombit, e quan kėtė mė epror ndaj kombeve tė tjera dhe ndez pėrēmimin e armiqėsinė ndaj tyre.
    2. Lėvizje kombėtare kundėr pushtimit dhe shtypjes sė huaj; ndjenja kombėtare. Nacionalizėm i flaktė (i zjarrtė).
    Tė ndalem pak veē , te kjo pika ku thuhet ndjenjė kombėtare sepse ėshtė mė lehtė tė dilet mė pas edhe tek pjesa tjetėr e kuptimit qė mbart edhe nė pikėn 1.
    Kur njė popull jeton nė paqe, ka ato traditat e veta qė ndjek, ka simbolet e veta, gjuhėn etj etj…Kjo pėrbėn atė pėrkatėsi / afiliacion kombėtar . Nė ēastin kur kjo ndjesi kombėtare, kur traditat e njė kombi, historia, eposi, folklori etj etj i njė kombi tė caktuar, vihen nėn kėrcėnimin e tyre nga asimilimi qė mund tė vijė nga pushtimi prej njė kombi tjetėr, domosdoshmėrit qė kjo ndjesi kombėtare do shfaqet si mėnyrė mbijetese edhe tė vetė kombit. Ėshtė si instikiti i mbijetėses. Po ashtu kjo mund tė shfaqet edhe nė ato raste, kur kjo ndjesi kombėtare edhe fyhet rėndė nga njė grup njerėzish tė njė kombi tjetėr, apo qoftė njė komb tjetėr i tėrė. E njėjta gjė ėshtė. Jo mė kot, edhe nga legjislacioni i ēdo shteti, janė parashikuar edhe sanksione ligjore ndaj atyre qė sulmojnė me veprime vandale : si djegia e njė flamuri tė njė kombi tė huaj nga i yti, fyerja e njė kombėsie, veprime fyese ndaj himnit tė njė flamuri, e veprime tė ngjashme me kėto, parashikohen si vepra penale . E pra, veprime tė tilla ndaj njė kombi tjetėr, qoftė edhe fyese siē thashė, ndikojnė nė cėnimin e kėsaj pėrkatėsie. Dhe ēdo njeri, edhe nė mėnyrė instiktive do tė ndjehet i irrituar dhe do kundėrveprojė, kundėr kėtyre veprimeve barbare. Nė kėtė rast, nacionalizmi nuk vjen nga ndjenja inferioriteti, apo nga interesa tė njė kaste sunduese, por si mbrojtje e asaj qė ti i pėrket. Mbrojte tė tilla instiktive, qė tė bėjnė tė ndihesh i kėrcėnuar apo i fyer, nė ēdo fushė tė jetės gjejnė zbatim, jo veē nė ato nacionaliste.

    Tė ndalem mė konkretisht, nėse dikush fyen dike nė ndjenjėn e pėrkatėsisė kombėtare, cili ėshtė faktori shtytės nga i vjen njė veprim i tillė? Nga nacionalizimi? Sipas asaj qė ceka mė lart mbi nacionalizimin, sigurisht qė nuk i vjen nga kjo. Nė kėtė rast, kjo shtysė veprimi, i vjen ose nga shenja inferioriteti tė theksuara kombėtare pjesė e sė cilės ėshtė, ose me tė vertetė ai po shfaq nacionalizimin e tij, duke treguar qė i pėrket njė kombi barbar. Pėr kėtė kombin tė cilit unė dhe ti i pėrkasim, nuk di tė kemi qenė ndonjėherė nacionalista qė tė kėrcėnojmė apo fyejmė kombe tė tjera, dhe si tė tillė e kemi treguar qė nuk jemi tė infektuar nga ideologji tė tilla.

    Por kjo puna e nacionalizmit nga ndjenja e kombėsisė, ėshtė pak mė e buta, nė krahasim me atė nacionalizmin "sui generis" qė vjen nga feja. Po ta shohėsh me vėmendje, fetė kanė njė ideologji mė gjithėpėrfshirėse qė pėrzihen me nacionalizma. P.sh. marrim hebrejtė qė thonė se janė tė zgjedhurit e Zotit dhe se popujt e tjerė nuk janė gjė tjetėr veēse kafshė, dhe se duhen sunduar nga hebrejtė pėr tė vėnė nė tokė mbretėrinė qiellore. Po ashtu, edhe ata tė vetėshpallur musliman (qė veē musliman nuk janė) e lidhin ndjenjėn e tyre tė pėrkatėsisė me kombin turko-arab, dhe se edhe kėta duhet tė jenė sundues nė gjithė botėn, sepse janė popull i zgjedhur duke qenė se gjoja vetėm kėta paskan pasur fenė e vėrtetė dhe se janė popull i pastėr… As krishtėrimi nuk mbetet pas, se mos m'i ngelet qejfi . Pra, kjo ėshtė edhe mė e keqja sepse etnia kėtu bashkohet edhe me ideologjinė fetare, dhe bėhet mė e rrezikshme, duke u shkrirė feja me kombėsinė…
    Kjo po qė lidhet me atė ideologjinė, por jo ndjesia kombėtare, qė secili prej nesh e ndjen, dhe vepron sipas traditave tė vetė kombit tė cilit i pėrket, pa kėrcėnuar apo presionuar kombe tė tjera.

    Nėse m'a quan ideologji nacionalizimin, kohėt e fundit ka filluar tė propagandohet si ideologji mė e fuqishme, anti-nacionalizimi , pra zhveshja nga ndjenjat kombėtare. Dhe pėr kėtė, po zgjidhen menyra shumė tė sofistikuara: shpėlarje truri nga institute gjoja akademikėsh…sepse gjithmonė kėta tė fundit, janė ata qė krijojnė/bėjnė dhe pastaj - ē’bėjnė atė qė vetė krijojnė sipas interesave tė diktuara...

    U zgjata pak, por e di qė nuk je nga ata qė pėrton tė lexosh

    Bravo Yes*! Pershkrim i bukur ky qe ke bere!

    Edhe une i kam vene re keto Perkthime te fjales Nacionalist ne fjalorin Shqip. Ne fakt u disgustova kur pash kete Perkthime ose Percaktime ose Interpretime te Fjales. Shembulli #1 dhe #2 jane ne kontradite te plote me njera tjetren. Besoj se i pari eshte plotesisht i influencuar nga Forcat Politike. Me sa di une nje definicion i tille behet vetem ne gjuhen shqipe!

    1. Ideologji dhe politikė reaksionare e borgjezisė sė njė vendi, e cila i vė interesat e veta tė ngushta klasore mbi gjithēka, duke i paraqitur si interesa tė tė gjithė kombit, e quan kėtė mė epror ndaj kombeve tė tjera dhe ndez pėrēmimin e armiqėsinė ndaj tyre.

    Ideologjia ose Koncepti qe pershkruhet lart nuk eshte Nacionalizem, por Shovinizem dhe Extremizem! Te gjitha fjalet kane nje percaktime dhe paraqesin nje Koncept te Vecant. Pastaj njeriu si nje krijese Subjektive dhe plotesisht i Korruptuar moralisth, interpreton dhe Keto koncepte si di nevojitet. Kur nji idologji e tille perkrahet nga nje Shtet, shoqeri e fuqishme, mundohet te paraqitet si Nacionalizem, kontretisht nga elementi extremist Serb, Grek, Ish-Diktatori i famshem Shqipetare, etj , etj, etj,. Keto jane kriminela te mbuluar me Flamurin Kombetar.
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  5. #45
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar mė parė nga Uriel Lexo Postimin
    "[I]Problemi i nacionalizmit qėndron tek pretendimi imponues qė kombi nė tė cilin unė bėj pjesė ėshtė mė i mirė se njė komb tjetėr! Kjo mė jep shkas tė pretendoj se emri im ėshtė mė i bukur se emri yt, se pallati im ėshtė mė i bukur se pallati i yt, se lagjia, qyteti im janė mė tė mira se ato tė cilave u pėrket ti. Nacionalizmi shumė mirė mund tė zėvėndėsojė imponime tė tjera ideologjike, politike, klasore, klanore, fetare dhe anasjelltas. .
    Globalisti apo internacionalisti eshte i brumosur qe te luftoj nocione te tilla si Nacionalisem e Patriotizem. Keto nocione kane nje kuptime te cvecant dhe nuk mund te interpretohen sipas qejfit. Une flas per Nacionalizem=Patriotizem dhe se cfar ato peraqesojne ne vetvete. Dashurine per Atdheun! Se si dashuria per atdheun manifestohet eshte dicka plotesisht subjektive. Nacionalizem dhe Patriotizem jane sinonime. E para ka prejardhjen nga Latinishtja Nosci=grup njerezish te lindur ne te njejtin atdhe, qe flet te njejten gjuhe, dhe i perket te njejtes "rrace"! E dyta eshte fjale shume me e vjeter, ajo i atribohet Jo Grekeve por gjuhes PIE me rrenjen *Pater! qe ne thelb nuk eshte asgje me teper se fjala Ate=Eter=Etnicitet=atdhe!

    Shume here ti humbet ne "thellesine" qe mundohesh te hysh per te nxjerr ne pah ate qe ti beson. Gjate procesit me duket se humb ne "labirinthin" qe te eshte krijuar ne koke dhe shembujt qe bie ketu per te ilustruar kendveshtrimin tende, sbehen deri ne zhdukje.

    Ne qoftese do ti analizojme gjerat aq thelle sa je munduar te futesh ti, ate here le te futemi me thelle dhe me imtesi. Le te analizojm dhe deshifrojm cdo gje qe ka nje forme te caktuar deri ne cperberje te plote, deri ne atome dhe subatome, deri ne ne anti-matter apo boten absurde te "Quantum physics".

    Idea e kombit/Nation=Nacionalizmit=Patriotizmit, ka qen nje perparim i vertet per njeriun. Ne fakt Ne thelbin e vet nocioni i Nationalizmit=Patriotizmit=Kombit/Nation/State eshte dicka shume "objektive". Ka qene nje ngjitje ne shkallen shoqerore, dhe ka mundesuar bashkimin ose shkrirjen e mentalitetve primitive-Klanore qe te bashkjetoje si "Nje". Pa nocionin e Nacionalizmit Kombet nuk do te egzistonin. Sote ky nocion po humb ne humneren e Globalizmit!

    Citim Postuar mė parė nga Uriel Lexo Postimin
    Edhe njėherė, mos ngatėrro patriotizmin me nacionalizmin. Janė dy nocione komplet tė ndryshme, nė hapėsirė dhe kohė. Nėse i pari nuk kalon dot kufijtė e njė shteti, i dyti shtrihet pėrtej kufijve, i frymėzuar mė tej nga e kaluara historike e karakterizuar shpesh herė nga irredentizmi. Kjo si pasojė ēon direkt nė lindjen e njė konflikti tė pashmangshėm, nėse rrethanat janė tė pėrshtatshme. Nė shek XXI, pėr botėn e civilizuar, kėto fenomene konsiderohen si mbeturina nga e kaluara, sigurisht nėse kėndvėshtrimi ekziston nė koherencė me realitetin.
    Ky eshte pikerisht stermullari i gjithe ketij debati dhe keqkuptimit te Fjales Nacionalist.

    Per cilat shtete te Europes e ke fjalen ti ne vecanti. Per ato qe copetuan Shqiperine ne 5. Jo me pak se 100 vjete me par. Anglia, Franca, Rusia, Gjermania, etj, etj etj.

    Sigurisht qe per ata fjala Nacionalist nuk duhet te tingulloj mire ne veshet e Subjekteve, te Ballkanit dhe ne Vecanti Shqipetareve!

    Une ta Garantoj ty qe nese Identiteti kombetar i ketyre vendeve do te cenoheshte edhe nji "Milimeter" do te shikonim se sa "Objektive" eshte Bota Moderne.

    Sa i perket Dodones.te ashtu quajtu Miti i popullit pellazg, Vellezerve Frasheri dhe si pas teje "Huazimit" qe i bene mitologjise "Helen/greke" per te ringjallur identitetin kombetar tek shqiptaret, eshte kontrasti qe na ndan ne te dy. kendveshtrimet tona per kete subjekt jane ne extrimitete te plota! Eshte mire te mos hyme ne debate te tilla!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Maqellarjot : 07-09-2011 mė 14:05
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  6. #46
    Citim Postuar mė parė nga Yes* Lexo Postimin
    Ndodh shpesh qė nė tema koti si kjo, debatet tė devijonė duke folur pėr gjėra tė rėndėsishme...
    Nėse ėshtė e mundur, a mund tė reduktohet kjo pjesa mė sipėr, duke qenė se kėtė postim e kam bėrė tek njė temė tjetėr, ku po flitej pėr skupe mediatike nga modele qė sė fundmi pėrdorin taktika "nacionaliste", pėr tė tėrhequr vėmendjen. Sepse fjalėt 'temė koti', nuk i kam pasur kėtė temė, dhe po duket sikur jam duke fyer kėtė temėn ku u spostuan postimet tona.
    Flm pėr mirėkuptimin.

    Citim Postuar mė parė nga Uriel Lexo Postimin
    ...Edhe njėherė, mos ngatėrro patriotizmin me nacionalizmin. Janė dy nocione komplet tė ndryshme, nė hapėsirė dhe kohė. Nėse i pari nuk kalon dot kufijtė e njė shteti, i dyti shtrihet pėrtej kufijve, i frymėzuar mė tej nga e kaluara historike e karakterizuar shpesh herė nga irredentizmi. Kjo si pasojė ēon direkt nė lindjen e njė konflikti tė pashmangshėm, nėse rrethanat janė tė pėrshtatshme. Nė shek XXI, pėr botėn e civilizuar, kėto fenomene konsiderohen si mbeturina nga e kaluara, sigurisht nėse kėndvėshtrimi ekziston nė koherencė me realitetin.
    Tė them tė drejtėn, nuk e ngatėrrova me patriotizmin, sepse patriotizmi ka kuptim tjetėr, qė nėse i referohem sėrish fjalorit tė gjuhės sonė thuhet :

    PATRIOTIZĖM m.
    Dashuria pėr atdheun e pėr popullin e vet dhe gatishmėria pėr t'u shėrbyer atyre me besnikėri, ndjenja e lartė e detyrės pėr tė mbrojtur me vetėmohim interesat e atdheut dhe tė popullit tė vet; atdhetari. Patriotizėm i flaktė (i madh, i lartė). Patriotizmi popullor. Patriotizmi socialist. Patriotizmi i masave. Patriotizmi i rilindėsve tanė. Ndjenja (shprehja) e patriotizmit.


    Nėrsa unė fillimisht e analizova nė njėrin nga kuptimet qė ka tė bėjė thjesht me ndjenjėn e kombėsisė - pra pėrkatėsinė kombėtare, e cila nuk mė duket as negative dhe as diēka qė mund tė hyjė apo dalė nė modė. Ndėrsa kuptimin tjetėr - si ideologji e dėmshme, mė duket se u shpreha qė jam kundėr, dhe paraqita thjesht mendimin tim se si e shoh edhe si ideologji. Qė nė thelb sa i pėrket kėtij kėndvėshtrimi biem dakort, pavarėsisht se shprehemi ndryshe.
    Ndėrsa pėrsa i pėrket thjesht ndjesisė kombėtare, si njė nga kuptimet e tjera qė mbart nacionalizimi, kėtu nuk shoh asgjė negative. Pastaj ēdo gjė e mirė, ka edhe pasojat negative - nėse pėrdoret sipas qėllimeve dhe interesave tė ulėta.

  7. #47
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Uriel , ku eshte ndryshimi midis patriotizmit dhe nacionalizmit ne aspektin negativ te nocioneve?
    Me sa di une , e para eshte sentiment i se dytes.

  8. #48
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anėtarėsuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816
    Lereni hollimet ceshte patriotizem /nacionalizem.Shqiptari i sotem duhet te jete Nacionalist.Kete ja imponojn edhe fqinjet.
    Fqinjet tane Sllav dhe Grek kane armiqesi dhe urrejtje gjenetike ndaj nesh,ne duhet ti ja kthejm ne te njejten mase....vetem njerezit naiv besojne ne "miqesine mes popujve ".Njeriu identifikohet vetem me kombin e vet dhe duhet ti mbroje ato pozita.Fati i te tjereve duhet te na dhimbset sa bora e vitit te kaluar.....pra ALBANIA mbi te gjitha.
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-05-2011
    Postime
    23
    Citim Postuar mė parė nga qeveriablu Lexo Postimin
    Lereni hollimet ceshte patriotizem /nacionalizem.Shqiptari i sotem duhet te jete Nacionalist.Kete ja imponojn edhe fqinjet.
    Fqinjet tane Sllav dhe Grek kane armiqesi dhe urrejtje gjenetike ndaj nesh,ne duhet ti ja kthejm ne te njejten mase....vetem njerezit naiv besojne ne "miqesine mes popujve ".Njeriu identifikohet vetem me kombin e vet dhe duhet ti mbroje ato pozita.Fati i te tjereve duhet te na dhimbset sa bora e vitit te kaluar.....pra ALBANIA mbi te gjitha.
    Sa mire e ke thene.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    nacionalizmi asht arma ma e mire e politikanve per ta aritur qellimin e tyre , per tu pasurue .. e popullit ??? , qka i dhane liderat nacionalist ??

    http://zhurnal.mk/Data/news/lypsat.jpg

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •