Nacionalizmi duhet te vdese pasi eshte fabrike qe prodhon urrejtje.Postuar mė parė nga Kryeplaku
Pergezime per temen e kendshme.
Dito.
Nacionalizmi duhet te vdese pasi eshte fabrike qe prodhon urrejtje.Postuar mė parė nga Kryeplaku
Pergezime per temen e kendshme.
Dito.
Ketu ne Phoenix kam njohur nje sportist shume te madh amerikan Pat Tillman, nje nga futbollistet me te mire amerikane te futbollit amerikan. Ka qene te pakten milioner nese jo miliarder. Kur filloi lufta ne Irak, u paraqit vullnetar dhe shkoi e vdiq atje, la gruan, femijet, miliona dollare pasuri etj. etj.
Per mua ai qe nuk eshte nacionalist nuk vlen as pese para. Kombet jane nje bashkesi njerezish dhe sikur qe ne individualisht duam te jemi te paret ne cfaredo qe bejme, ashtu edhe ne kolektivisht si familje, lagje, qytet, krahine, komb duam te jemi te paret ne politike, ekonomi, ushtri, sport, art, etj. etj.
Ketu nuk duhet ngaterruar nacionalizmin me shovinizmin. Pra, te duash veten tende, te punosh per veten tende, te duash qe te jeshe ti i pari dhe gjithe kombi i yt i pari ne cfaredo qe ben, kjo eshte nacionalizem. Dhe jo vetem qe nuk ka gje te keqe ketu, por po nuk je keshtu, per mua je budalla i klasit te pare.
Shovinizmi eshte nje gje e keqe, sepse shovinizmi prodhon urrejtje, kurse nacionalizmi prodhon vetem konkurrence mes kombesh, dhe sikur cdo konkurrence tjeter, edhe nacionalizmi i con gjithe kombet perpara. Bile ato kombe qe nuk kane nacionalizem, edhe nese ecin para, ecin me hapa shume me te ngadalte se kombet tjera qe jane nacionaliste, kjo eshte edhe historikisht e vertetuar dhe deshmuar me mijera here deri tani.
Tu-tung
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 21-06-2005 mė 21:01
I respektoj mendimet e anetareve, pavarsisht nese bie ose jo ndakort me to. Thjesht doja t'ju keshilloj se per te vleresuar drejt nje dukuri duhet ta shikoni me baze te kohes qe ajo shfaqet. Pra cdo dukuri ka vlerat e veta per nje kohe te caktuar. Sic e tha drejt edhe Herderi: cdo dukuri e historise eshte e vlefshme, asnje dukuri nuk eshte e pavlefshme sepse cdo dukuri e historise perben shkalle per nje dukuri tjeter duke perparuar keshtu e gjithe historia.
Pyetja qe mbetet eshte: nacionalizmi duhet te shikohet si nje dukuri qe plotesoi misionin e vet (dmth. nuk ekziston me shkak ekzistence per te) apo nje dukuri qe duhet ende te vazhdoj per misionin qe lindi?
Per mendimin tim, nacionalizmi duhet shmangur, ose te pakten zbutur, sepse krijon izolim duke pasur si princip meshimin e bindjes qe 'vendi yne eshte me i miri'. Dash-pa-dashurazi te verbon dhe te nxit ndjenjen e urrejtjes kundrejt popujve te tjere. Atdhedashuria eshte gje tjeter, dashuri per vendin ku ke lindur dhe pranim te rrenjeve te tua.
Postuar mė parė nga Vivian
Kjo qe ke shkruar quhet patriotizem....Pra patriotizmi eshte i ndryshem nga nacionalizmi....
Per nacionalizmin do jap dhe une mendimin tim se shpejti...Tani per tani po zbatoj fjalen e urte popullore qe thote : ndonjehere fjalet jane argjend por heshtja eshte flori!
Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!
Sipas sugjerimit te tani26, i ndava me teper paragrafet nga njeri tjetri. Ne te ardhmen, nese doni te shkruani shkrime te gjata ( ose romane me shaka) shtypni 2-3 here tastieren "ENTER" ne menyre qe paragrafet te ndahen me qarte.Postuar mė parė nga tani_26
Diskutimi te kendeshem!
"Who is John Galt?"
Ne qoftese eshte e mundur desha te dija dallimet mes Nacionalizmit ,shovinizmit dhe internacionalizmit .Flmd.
Ke bere pyetje te madhe vella, qe nuk mund te marresh pergjigje me dy fjali.Postuar mė parė nga Artanis
Kjo teme ndaloi me krijimin e komb-shteteve te para europiane.
Nese e merr dikush mundimin te shkruaj per kolonizimin dhe imperializmin e shekullit te 19 dhe fillimshekullit 20 atehere do mundohem te paraqes vet Fashizmin dhe Nazizmin duke bere edhe nje referim anesor tek Komunizmi internacional.
Sidoqofte normale eshte qe te mos i hyje njeri ketyre 'aventurave', qe te marrin ore dhe te lodhin mentalisht, ne nje Forum te thjeshte!
Nacionalizmi nuk ka plotesuar asnje mision sepse atehere do supozohej se kombi ka nje mision. Nese po atehere sipas teje cili eshte misioni i kombit e kush e caktoi kete mision ?
Une jam shume skeptik ndaj teorive mbisunduese persa i perket kombit. Kombi per mua eshte grupimi me eficent njerezor ekzistues. Cdo lloj organizmi tjeter zhduket ne disa shekuj si pasoje e mungeses se kohezionit te brendshem.
Nuk duhet te harrojme se ajo cfare ti quan nacionalizem eshte thjesht 'ndergjegja e fuqishme kombetare'.
Por ndergjegja kombetare eshte thjesht nje faktor kombi e sigurisht nje faktor aspak vendimtar per kombin ne vetvete,ate produkt natyror,kombin natyror, ashtu sikunder e duan shume teoricene, sidomos ata qe propogandojne teorine e : 'Me jepni nje shtet t'ju krijoj nje komb'.
Ne kanun nuk flitet asgjekundi per ndergjegje kombetare por flitet vetem per komb.
Nje komb sipas kanunit eshte teresia e njerezve te nje gjaku,gjuhe,zakonesh qe kane nje atdhe.
Nuk flitet asgjekundi per mekanizmin e ndergjegjes kombetare apo nje ndergjegje historike te perbashket.
Pra kombi sipas kanunit eshte nje organizem ku ndergjegja kombetare nuk shihet aspak si element i detyrueshem per ekzistencen e kombit.
Nderkaq ne perendim ndergjegja kombetare eshte element shume i rendesishem per krijimin e vete ekzistencen e kombit. Biles ne rastin zviceran kemi 'ndergjegjen historike' si element vendimtar.
Duke qene ndergjegja kombetare faktor gati vendimtar per krijimin e vet ekzistencen e kombit perendimor sapo kjo ndergjegje te zhduket vetiu ne perendim do zhduket edhe kombi. E njejta gje nuk do ndodhe me shqiptaret sepse edhe pse ndergjegja kombetare eshte zhdukur 2 here si ne rastin ilirik e arberor perseri kombi nuk u zhduk sepse bazohet ne elemente te tjere. Pikerisht nga keto elemente buroi edhe ndergjegja e re kombetare ,ajo shqiptare.
Kur ne Mesjete Skenderbeu thoshte jam pasardhes i Pirros se Epirit e arberit ishin pasardhes te epiroteve ishte duke folur si Nacionalist,pra kishte nje ndergjegje te qarte Kombetare qe buronte nga rrenjet qe permenden ne kanun dhe shfaqej ne formen trashegimtare.
Perendimi me zhdukjen e nacionalizmit do perjetoje edhe zhdukjen e vete kombesive sepse do zhduken karakteristikat qe formuan keto kombesi perfshire heret a vone edhe gjuhen.
Globalizmi do shuaje faren e kombeve te vjetra perendimore e mbi kufomat e kombeve te vjetra do krijohen kombet e reja. Kombi eshte mekanizem i domosdoshem per njeriun. Cka ndryshon neper mijevjecare eshte perkatesia kombetare e njerezve ne nje territor por asnjehere nuk zhduket mekanizmi i kombit mbi ate territor. Njerezit ne nje territor te caktuar jane te detyruar te flasin nje gjuhe e te ndjekin zakone te ngjashme keshtu qe mjaftojne keto elemente per te pare krijimin e nje kombi te perkohshem.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyj-Njeriu : 06-07-2008 mė 05:36
Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!
Kete ku e ke mesuar po tek i njejti vend qe merret me zberthimin e : Kam nje kungulleshke e ndaj ne dy pjese, sa kungulleshka kam ?
Per mendimin tim, nacionalizmi duhet shmangur, ose te pakten zbutur, sepse krijon izolim duke pasur si princip meshimin e bindjes qe 'vendi yne eshte me i miri'. Dash-pa-dashurazi te verbon dhe te nxit ndjenjen e urrejtjes kundrejt popujve te tjere. Atdhedashuria eshte gje tjeter, dashuri per vendin ku ke lindur dhe pranim te rrenjeve te tua.
Atdhedashuria eshte ndjenje me origjine provinciale, eshte po e njejta ndjenje qe ka
lopa per territorin e vet ku eshte lindur e rritur. Rilindasit e perdornin kete fjale si sinonim i nacionalizmit, pra ndjenja shpirterore qe te lidh me gjithe individet e kombit e qe i perket zakonisht njerezve te atdheut.
Atdhedashuria ka si parim : Vendi yne eshte me i miri, kurse nacionalizmi ka si parim: Shqiptaret jane me te miret e shqiperia eshte vendi me i mire.
Ky eshte i njejti parim qe ekziston ne lidhjen familjare ku: Vellai im eshte me i miri, femija im eshte me i miri e shtepia ime eshte me e mira per mua.
Nacionalizmi nuk ushqen urrejtjen por ushqen nje shoqeri per ta forcuar. Eshte ndjenje qe vendos shoqerine mbi individin e interesat kombetare mbi interesat individuale. Pikerisht ne boten e sotme ku interesat individuale propogandohen si superiore ndaj interesave te perbashketa kemi edhe krizen e nacionalizmit.
Homo economikus po mbyt homo politikus, homo privatus po mbyt homo publikus.
Pasojat normale qe do ndihen ne hapesiren e interesave te perbashketa e ndjenjave qe lidhin nje bashkesi. Nacionalizmi eshte i destinuar te vdese ne kete hapesire te re sociale.
Ne qoftese eshte e mundur desha te dija dallimet mes Nacionalizmit ,shovinizmit dhe internacionalizmit .Flmd.
Nacionalizmi eshte ndergjegja e theksuar kombetare, internacionalizmi eshte nje teori ku nacionalizmi asgjesohet. Intenacionalizmi si teori jo intenacionalja ne pergjithesi. Teori internacionaliste jane fete kristiane e islamike, komunizmi, Europa e bashkuar . Motorri eshte globalizmi.
Shovinizmi eshte nje kendveshtrim i nacionalizmit. Niset nga parimi se kombi ka nje mision, e i vetmi mision eshte ai natyror, pra zgjerimi i kombit derisa te perfshije gjithe boten ne rast se ka mundesi.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyj-Njeriu : 06-07-2008 mė 06:36
Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!
Krijoni Kontakt