Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 64
  1. #41
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389
    Citim Postuar më parë nga loni-loni Lexo Postimin
    Mbasi deshtoi " projekti 21" kelishet e kuq po perdorin karten e patriotizmit dhe fantazmen Greke per nji tjeter kriengritje

    Po ti mo prape i pire je o???

  2. #42
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389
    Citim Postuar më parë nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    Postimi tim u fshi pa u perfunduar nga fshesat e forumit
    desha te them se LAOS ka nje perqindje te vogel edhe ska asgje ne dore ne shtetin grek me deputet qe ka...
    Qe ka nje perqindje te vogel kjo eshte e vertete,por ka nje influence shume here me te madhe se perqindja qe merr ne cdo zgjedhje,pasi shumica e deputeteve greke jane rraciste te fshehur,poshte petkut ''demokratik,, apo ''socialist,,

  3. #43
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389
    Citim Postuar më parë nga Maqellarjot Lexo Postimin
    Ja Arsyeja pse deklarata te tilla duhet marre parasysht!

    Wikileaks: Negociatat për varrezat greke
    06/09/2011 08:35

    Fondet për ndërtimin ilegal të mauzoleumeve të ushtarëve grekë të vrarë në territorin shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore janë dhënë drejtpërsëdrejti nga qeveria greke, e cila mësohet se ka financuar Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

    Lajmi bëhet i ditur nga një kabllogramë e Wikileaks, të cilës i referohet gazeta “Shqip”.

    Kabllograma me kod 06TIRANA662 e 21 qershorit 2006 raporton mbi incidentin e krijuar me zhvarrimet ilegale të zhvilluara në fshatin Kosinë të Përmetit.

    Në atë kohë, një prift lokal pagoi disa vendës për të kryer disa zhvarrime. Banorët vendës u ankuan pasi vunë re se varrezat e vjetra të fshatit dhe eshtrat e paraardhësve të tyre po shiteshin si eshtra të ushtarëve grekë të vrarë gjashtëdhjetë vjet më parë.

    Sipas legjislacionit shqiptar, një zhvarrim mund të kryhet me vendim prokurorie ose gjykate. U dyshua se Shkaku i nxitimit për kryerjen e zhvarrimit lidhej me faktin që një mauzoleum qe ndërtuar dhe përfunduar sakaq në Këlcyrë, pavarësisht se autoritetet shqiptare nuk patën dhënë ende një leje ndërtimi dhe se asnjë marrëveshje për të zgjidhur këtë problem mes Tiranës dhe Athinës nuk ekzistonte ende.

    Kisha dhe Athina zyrtare

    Zyrtarët e ambasadës së SHBA-së në Shqipëri intervistuan At Andon Merdanin, drejtor të Marrëdhënieve me Jashtë në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

    Merdani “tha se, pavarësisht mungesës së një marrëveshjeje formale, ndërtimi i një mauzoleumi, me kapacitet prej 630 varresh, përfundoi së ndërtuari vitin e kaluar (2005) në territorin e një manastiri ortodoks në Përmet. Një mauzoleum i dytë i ngjashëm është aktualisht (viti 2006) nën ndërtim në Korçë”, thuhet në kabllogramin 06TIRANA662 i klasifikuar si “konfidencial”.

    Merdani konfirmoi se ndërtimi i mauzoleumeve është financuar nga qeveria e Greqisë dhe qe zbatuar nën drejtimin e Kishës Ortodokse Shqiptare”, vijon më tej kabllogrami i firmosur nga ambasadorja Marcie B. Ries.

    Janullatos konsultohet me Karamanlis

    Sipas kabllogramit, Merdani ka thënë se kreu i kishës autoqefale, kryepeshkopi Anastasios Janullatos, vizitoi Kryeministrin grek, Karamanlis, në Athinë, në një takim ku u diskutua edhe çështja e varrezave.

    Një ditë më vonë, kisha lejoi policinë dhe prokurorinë shqiptare të hynin në kishën ku mbaheshin përkohësisht eshtrat, me qëllim që këtyre të fundit t’u kryhej autopsia.

    Janullatosi rezulton në këtë mënyrë një zyrtar i Karamanlis, me të cilin mund të konsultohet përpara se të japë miratimin e vet që policia dhe prokuroria shqiptare të kryejnë hetimet e nevojshme për një vepër penale.

    Qeveria greke bëri një deklaratë pak ditë më vonë ku tha se zhvarrimet nuk qenë financuar prej saj dhe se shërbimi i saj konsullor në Shqipëri nuk qe angazhuar zyrtarisht.

    At Merdani u tha amerikanëve që zhvarrimet qenë financuar nga të afërm të ushtarëve të vrarë. Deklarata e qeverisë greke ndërkohë nuk foli për financimin prej saj të mauzoleumeve.

    Ministria e Jashtme nën presion

    Një kabllogramë tjetër amerikane hedh dritë mbi procesin e vështirë të negocimit të kërkesës greke për varreza lufte në territorin shqiptar, një negocim që Athina duket se e fitoi përmes shantazhit.

    Kabllograma 08TIRANA745 raporton për sqarimet e dhëna nga diplomati shqiptar, Islam Lauka, drejtor i Drejtorisë për Marrëdhëniet Rajonale.

    “Ambasadori i Greqisë i ka thënë (ministrit të Jashtëm) Basha se në rast se qeveria e Shqipërisë nuk bie dakord me kushtet e Athinës për varrezat ushtarake, atëherë Parlamenti i Greqisë nuk do ta ratifikojë kurrë Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit”, thuhet në kabllogramë.

    “Ai i tha gjithashtu Bashës se në të njëjtën ditë që Shqipëria nënshkruan marrëveshjen për varrezat, Parlamenti i Greqisë do të ratifikojë MSA-në”, vijon më tej kabllograma.

    Politikë e brendshme

    Lauka ka bërë të ditur se arsyeja se pse qeveria e Athinës këmbëngul për ndërtimin e varrezave përgjatë një linje nga Përmeti në Korçë, sipas bashkëbisedimit të tij me diplomatët grekë, qe politika e brendshme e fqinjit tonë jugor.

    Qeveria nacionaliste e Karamanlis e kishte për zemër këtë çështje për të fituar kapital politik. Raportohet se Lauka u ka thënë grekëve se qeveria shqiptare ka problemet e veta të brendshme si çështja e çamëve për të pasur parasysh para se të firmosë një marrëveshje kaq sensitive.

    Top-Channel

    UNE PO VE KABLLOGRAMIN QE SQARON EDHE PAKTIN DETAR EDHE CESHTJEN NE DISKUTIM

    Berisha pranoi pazarin grek: MSA në këmbim të detit dhe varrezave

    Në gjysmën e dytë të vitit 2008 qeveria shqiptare është vënë me shpatulla pas murit nga homologët grekë, të cilët kërkojnë fuqimisht paktin detar dhe varrezat e ushtarëve grekë. Negociatorët grekë kanë kërcënuar disa herë palën shqiptare duke thënë se do të bllokojnë procesin e integrimit të Shqipërisë. Por nga ana tjetër grekët i kanë thënë që të mbajnë jashtë “fuqitë e mëdha” dhe sidomos Uashingtonin. Ambasada Amerikane është informuar për këtë stuatë nga raportimet e disa zyrtarëve shqiptarë të rangut të mesëm. Më poshtë kabllogrami i zbardhur nga Wikileaks që Ambasada e Tiranës i dërgon Uashingtonit.

    Titulli: Greqia i bën presion Shqipërisë për kufirin dhe çështjen e varrezave

    Datë 9 tetor 2008

    Dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë

    Merr Departamenti Amerikan i Shtetit

    Firmosur: Zv. ambasadori Stiven Kristina

    Material konfidencial, deklasifikohet më 10/08/2018

    “Qeveria greke po i bën presion qeverisë shqiptare që të pranojë kërkesat e saj për negociata dypalëshe për të bërë delimitimin e kufirit detar. Athina po kërcënon se do të refuzojë ratifikimin e MSA-së së Shqipërisë me BE-në për shkak të një çështje të debatueshme për ngritjen e varrezave greke në Shqipëri, të cilën qeveria shqiptare e sheh si një përsëritje që Greqia i bëri Maqedonisë që aspironte për në NATO. Bisedimet për varrezat vazhdojnë ende dhe raundi i fundit i negociatave u mbyll pa sukses.

    Sipas Ledia Hysit, Drejtoreshë e Çështjeve Ligjore dhe Marrëveshjeve në MPJ, qeveritë greke e shqiptare po negociojnë prej muajsh për të caktuar kufijtë detarë. Negociatat po hasin probleme të mëdha për shkak të atyre që ajo i përshkruan si “standarde të dyfishta të grekëve”, të cilët përdorin metoda të ndryshme për pjesë të ndryshme të bregut, ndërsa Shqipëria përdor një standard bazë për caktimin e kufijve. Ky standard bazohet në konventat ndërkombëtare. Me pak fjalë, Shqipëria akuzon Greqinë se po zgjedh pjesët më të mira duke përdorur metoda të ndryshme për caktimin e pikave kufitare.

    Gjatë një takimi të ndodhur përpara pak kohësh, zyrtarët grekë i dhanë homologëve shqiptarë një ultimatum. Qeveria greke është gati të bëj kompromis për bregdetin pranë Korfuzit (aty raportohet se ka një interes ushtarak amerikan që të ndërtohet një bazë ushtarake në Jalë, jugu i Shqipërisë). Gjithsesi zyrtarët grekë paralajmëruan delegacionin shqiptar që të vazhdojë me kërkesat e tij dhe të mos përfshijë “fuqitë e huaja”, duke përmendur SHBA-në, në negociata. Një frazë e tillë identike është përdorur edhe në Tiranë gjatë një takimi të ambasadorit grek me ministrin e Jashtëm Basha.

    Një tjetër çështje e diskutueshme mes Athinës dhe Tiranës është kërkesa greke për të ndërtuar katër varreza në jug dhe lindje të Shqipërisë për të përkujtuar ushtarët grekë që vdiqën në Shqipëri gjatë përplasjes me forcat italiane në 1920. Qeveria shqiptare ka kundërshtuar propozimet greke pasi ato synojnë ngritjen e varrezave ushtarake në tokën shqiptare bazuar në ndarje fetare dhe etnike. Ajo është kundërshtuar edhe për faktin se i jep krahë pretendimeve historike të Greqisë se zotëron tokë në jug të Shqipërisë. Edhe pse qeveria shqiptare ka kërkuar disa herë ngritjen e një komisioni të pavarur ekspertësh që të zgjidhin këtë problem, Athina ka mbajtur një qëndrimit të tipit: Merre ose lëre!.

    Më 30 shtator, negociatorët shqiptarë dhe grekë u takuan sërish në Tiranë po dështuan në gjetjen e një marrëveshjeje për varrezat. Sipas kreut të delegacionit shqiptar, Islam Laukës, Shqipëria refuzoi një propozim të Greqisë për katër varreza duke i ofruar në vend të tyre një varrezë në Tiranë. (Shënimi i ambasadës: Eshtrat e britanikëve, gjermanëve dhe pjesës më të madhe të trupave të huaja të vrarë në Shqipëri janë mbledhur dhe varrosur në Tiranë. Eshtrat e ushtarëve italianë janë mbledhur dhe dërguar në Itali. Asnjë trup i huaj nuk është varrosur në “fushën e betejës” në Shqipëri, ashtu siç kërkon qeveria greke. Fundi i shënimit të Ambasadës).

    Sipas Laukës, pasi refuzimit të parë, Shqipëria ra dakord për një varrezë greke në jug të vendit, një ofertë të cilën Lauka e vlerësoi si lëshim të madh pasi të gjitha varrezat e tjera të trupave të huaja ndodhen në Tiranë.

    Grekët bënë një kundër-ofertë për dy varreza në jug dhe opsionin për një të tretë më pas. Qeveria shqiptare e refuzoi këtë propozim dhe bisedimet u mbyllën pa rezultat…

    Gjatë një raundi të mëparshëm negociatash për varrezat, pasi dha mesazhin që të mbante Uashingtonin jashtë, grekët i dhanë shqiptarëve një ultimatum të dytë, edhe më të fortë se i pari. Teksa Marrëveshja e Stabilizim Asociimit të Shqipërisë është firmosur nga 22 vende të BE-së, Greqia ndodhet mes tre vendeve të fundit që deri tani nuk e kanë bërë këtë gjë.

    Ambasadori grek i tha Bashës së nëse qeveria shqiptare nuk bie dakord me termat e Athinës në lidhje me varrezat ushtarake, parlamenti grek nuk do ta ratifikojë asnjë herë MSA-në. Ai i tha se nëse bien dakord për varrezat, atëherë marrëveshja do ratifikohet.

    Në çështjen e kufirit detar, pavarësisht faktit që negociatorët grekë kanë bërë kërkesa në kundërshtim me konventat ndërkombëtare, Athina ka thënë se ndarja do të bëhet sipas kushteve të saj, ose nuk do të bëhet fare. Hysi tha se pozicioni grek ishte një kërcënim serioz për planet e zhvillimit afatgjatë të bregdetit të jugut të Shqipërisë dhe do të ishin një pengesë për turizmin, transportin, peshkimin, naftën nën det dhe gazin. Madje ato mund të sjellin edhe incidente territoriale me Greqinë. Duke pasur në kujtesë rastin e freskët kur Athina vendosi veton për hyrjen e Maqedonisë në NATO, qeveria shqiptare mendon se pozicioni i Greqisë në çështjen e paktit detar dhe varrezave është një kërcënim serioz për sovranitetin dhe interesat e Shqipërisë.

    Në këtë pikë, qeveria shqiptare nuk ka kërkuar për ndihmën e SHBA-së ose për ndërhyrje ndaj Greqisë duke preferuar që ta zgjidhë këtë çështje vetë”.

  4. #44
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar më parë nga Kermilli Lexo Postimin

    Per Fat te mire, dokumentat e shumta qe vertetojn te gjithe poshtersite qe behen ne shqiperi nuk mungojn! Fatkeqesisht ajo qe mungon eshte Qartesia e mendjes se shqiptarit. Servire dokumenta sa te duash ti, ai qe nuk "sheh" nuk arrin te precetoj dot gjerat me te thjeshta lere me lojrat e "politikaneve".
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  5. #45
    Citim Postuar më parë nga Kermilli Lexo Postimin
    Qe ka nje perqindje te vogel kjo eshte e vertete,por ka nje influence shume here me te madhe se perqindja qe merr ne cdo zgjedhje,pasi shumica e deputeteve greke jane rraciste te fshehur,poshte petkut ''demokratik,, apo ''socialist,,
    Kam te bej me shume njerez per dite edhe eshte kaq e madhe influenca e tyre qe per here te pare moren vend ne parlament mo patriot....
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  6. #46
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    Kam te bej me shume njerez per dite edhe eshte kaq e madhe influenca e tyre qe per here te pare moren vend ne parlament mo patriot....
    Qe ke te besh me shume njerez te ketij rrangu kjo duket...........
    E di cfare...... degjova se do ju priten rrogat spiuneve te asfalias .......di gje ti ??

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Pse e shani LAOS-in atehere ? LAOS-i ka vertet "pak" vende ne parlamentin grek , por paska dhe zoteron si qeverine greke dhe qeverine dhe parlamentin shqiptar !

    Pra LAOS-i nuk na qenka kaq i vogel dhe i paperfillshem !!!!???? Ohhh..... i vockeli i Ku.rves greke ...!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 11-09-2011 më 18:59

  8. #48
    A dini gje sa% duhet te kete nje parti edhe sa deputete qe te meret parasysh nje ligj ose kerkohet nje vendim ( aftonomi) si ne temen tone edhe te aprovohet?
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    le te shpallin greket nji here autonomine.. e Camerise..
    Te lejojne kthimin e Camerve ne trojet historike..
    tu a ndertojne shtepite e katandite qe u a dogjen e u lan shkrete..
    tu a hapin shkollat ne gluhen e bukur Came..

    dhe.. ahere le te flasin.. per minoritaret te cilet ne cdo sistem e regjim e qeverisje ne Shqiperi kan gezuar te gjitha te drejtat sikurse vet shqiptaret.. bile ca me shume..

    ..

    kjo eshte drejtesia..

    .

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga Çarli Lexo Postimin
    Shpallja e Autonomise se Vorio Epirit do ishte me e mira zgjidhje per te, por jo me kerkesen e Partise Laos.
    Kjo eshte pune qejfi miku ! Kujt i pelqen LAOS dhe laosianet mundet te behet edhe grek edhe indokinez ! Kujt i pelqen homoseksualizmi eshte i lire te shpallet "autonom" ! Por me vjen keq per keta homoseksualet sepse e kane te veshtire terrenin ne laberi e cila per fatin e keq te tyre shtrihet nga Fterra e deri ne mallakaster !

    Keta lloj burrash eshte e veshtire t'i besh homo ! Kur nuk u bene qe nga koha e Pirros e deri me sot , mendoni se eshte kaq e thjeshte t'i besh sot ?

    Ia qaj hallin LAOS-sit dhe laosianeve , perfshi edhe Berishen dhe Fatos Nanon , Lir Kryemadhin dhe Ed ... brenda ! Per dy homo , nuk do te quajme gjithe kombin homo .

    Ti e kupton qe ne rast se do te ishin homo , ky komb , do te quheshin "graeci" me kohe ! Apo jo !

    Keta Laosianet nuk arrijne ta kuptojne thelbin e ndryshimit ! Nuk arrijne te kuptojne se heronjte e lashtesise i kane rezistuar memories historike , vetem pse ishin burra (jane permendur per bemat burrerore) dhe jo homo !
    Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 12-09-2011 më 11:58

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •