Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    Paqe me shqiponjat. Maska e Korbi999
    Anëtarësuar
    08-04-2008
    Postime
    355

    Shqiptarët e Turqisë, krenarë për origjinën dhe trashëgiminë e tyre kulturore

    “Qytetarë turq me origjinë shqiptare, që janë integruar me sukses në jetën turke dhe kanë dhënë kontribut për shoqërinë turke, me krenari e njohin dhe vlerësojmë trashëgiminë e tyre shqiptare”.

    Kështu nis një artikull i veçantë i të përditshmes turke “Today Zaman”, me titullin “Shqiptarët e Turqisë, festojnë trashëgiminë e tyre kulturore”, dedikuar miqësisë dhe historisë mes dy vendeve tona.

    Ai citon të flasë fillimisht Halil Metinin, familja e të cilit ka qëndruar në Stamboll për mbi 50 vjet, dhe është bashkë-drejtor i shoqërisë kulturore turko-shqiptare “Vëllazëria”. Themeluar 59 vjet më parë, kjo organizatë është e vendosur në Bayrampasa, dhe ka tri degë të vendosura në qarkun e Stambollit, si dhe në krahinat e Ankarasë dhe Bursës. Ajo ka për qëllim për të ruajtur kulturën dhe traditat shqiptare në shtetin turk.

    “Ne gjithashtu ofrojmë kurse në gjuhën shqipe gjatë gjithë vitit dhe organizojmë festime për të përkujtuar pavarësinë e Shqipërisë dhe Kosovës -, tha Metin, - gjithashtu organizojmë edhe darka duke mirëpritur delegacionet shqiptare që vizitojnë Turqinë, si dhe merremi me fondin e bursave për studentët nga Ballkani për të studiuar në Turqi”.

    ***

    Artikulli i “Zaman” pohon gjithashtu se një pasqyrë e shkurtër historike për lidhjen e fortë mes shqiptarëve dhe turqve, mund të ndihmojë për të kuptuar më mirë dinamikën sociale dhe kulturore të marrëdhënieve të tyre në Turqi sot.

    Kështu, shqiptarët, apo “Arnavutlar” në gjuhën turke, janë konsideruar që nga koha e perandorisë osmane si njerëz të zotët dhe për këtë, u janë dhënë statuse të shquara brenda qeverisë nga ana e turqve.

    Kështu, sulltanët osmanë kanë qenë shumë selektivë me zgjedhjen e 36 vartësve të tyre shqiptarë Sadr-i Azam (ose kryeministra) për besnikërinë e tyre ndaj perandorisë. Pas fillimit të luftërave ballkanike në vitin 1912 dhe gjatë gjithë regjimit jugosllav në shekullin e 20, veçanërisht pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët, së bashku me miliona qytetarë të tjerë të Ballkanit, emigruan në Turqi për t’i shpëtuar shtypjes dhe spastrimit etnik.

    Ish-kreu i TAKD-së në Bayrampasa, Kamil Bitic, (Qamil Bytyçi), familja e të cilit ka emigruar nga Kosova për në Turqi mbi 50 vjet më parë, pasi serbët i vranë gjyshin e tij të madh dhe xhaxhain, tha se “kur shqiptarët dhe muslimanët e tjerë të Ballkanit u ikën regjimit shtypës të Jugosllavisë pas Luftës së Dytë Botërore, Turqia dhe populli i saj i mirëpritën ngrohtësisht me krahë hapur dhe ndaj shqiptarët ndiejnë një sens të madh mirënjohje dhe respekti për popullin turk”.

    “Turqit kanë besim të fortë në ne, dhe e dinë se ne jemi njerëz të fjalës sonë”, pohon Diana Selenica, e cila jep viza në Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në rrethin e Taksim të Stambollit. “Arnavut sözü” është një shprehje turke që do të thotë “premtomë mua si një shqiptar”.

    Ndërkaq, një lagje historike e vendosur në qarkun Besiktas të Stambollit u emërua Arnavutkoy, që do të thotë “fshati shqiptar.” Është një lagje e bukur që shtrihet në Kartën Evropiane mbi anë të Bosforit, e veshur me pallate prej druri osmane, dyqane dhe restorante të pasura peshku.

    ***

    Erdoan Shipoli, kreu i platformës akademike të “BalkanSiad”, një organizatë jofitimprurëse me bazë në Stamboll që punon për të promovuar praninë e Ballkanit në Shtetet e Bashkuara dhe gjetiu, argumentoi se shqiptarët janë përballur me probleme të përbashkëta lidhur me jetën e emigrantëve dhe se ata “kishin punuar shumë dhe kanë në gjendje të mbijetojnë, duke qenë të suksesshëm dhe të bëhen pronarë të kompanive të mëdha”.

    Ali Sen, një ish-president i Klubit Sport Fenerbahçe, është një biznesmen shumë i suksesshëm dhe një personalitet shumë i rëndësishëm. Hakan Şükür, i cili ishte një nga lojtarët e shquar të futbollit turk, është me origjinë kosovare dhe është tani një anëtar i Parlamentit nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK).

    Murat Ay (Murat Lajçi), kryetar i degës TAKD Kuçukçekmeçe, tha se është e rëndësishme që të njihet kontributi i rëndësishëm që shqiptarët kanë dhënë në Turqi.

    Lista e individëve të shquar me origjinë shqiptare janë Abedin Dino, një ligjvënës i kushtetutës së parë osman të quajtur Kanun-i Esasi; Hoxha Hasan Tahsini, rektori i parë i Universitetit të Stambollit dhe Mehmet Akif Ersoj, autor i himnit kombëtar turk.

    Shifrat

    Shifrat mbi numrin e banorëve turq me origjinë shqiptare në Turqi ndryshojnë. Një raport i vitit 2008, botuar nga Këshilli i Sigurimit Kombëtar (MGK) i Turqisë thotë se rreth 1.300.000 persona me origjinë shqiptare jetojnë në Turqi, dhe më shumë se 500.000 prej tyre njohin prejardhjen e tyre, gjuhën dhe kulturën. Ndërsa të dhëna të tjera, vlerësojnë se janë mëse 3-4 milionë shqiptarë që jetojnë në Turqi dhe në total, afro 20 milion njerëz të cilët kanë rrënjët stërgjyshore nga Ballkani, jetojnë në Turqi. Ndërsa viti 2012 do të shënojë 100-vjetorin e migrimit ka filluar në Turqi.

    Ruajtja e gjuhës
    Sot, ka shkallë të ndryshme të kulturës dhe ruajtjes së gjuhës shqipe në Turqi. Ajo dhe zakonet e saj vazhdojnë të ruhen edhe në fshatra të tilla si Bafra në Samsun dhe Kapiağzi në qytetin e Tokat, por edhe në shumë emigrantë të brezit të dytë dhe të tretë që jetojnë në Stamboll, veçanërisht në rrethet Zeytinburnu dhe Gaziosmanpasa, të cilët janë përshtatur tashmë me jetën dhe me kulturën turke. Shqipja tashmë është folur rrallë në mesin e të rriturve mes 25-35 vjeç, me përjashtim të atyre që jetojnë në Bayrampasa.

    Burak Bilgic, një emigrant i brezit të dytë nga Ballkani, thotë për “Zaman”: “Unë mendoj se brezi ynë është integruar plotësisht në rrugën turke të jetës. Ne kurrë nuk mendojmë se jemi të ndryshëm nga një personi mesatar turk. Ne kontribuojmë shumë në shoqërinë turke. … Gruaja ime është e njëjtë me mua. Babai i saj ka lindur në Kosovë, por ka jetuar në Turqi. Ne e kemi vizituar Kosovën vitin e kaluar për një martesë. Ne kemi disa të afërm që jetojnë në Kosovë. Si pasojë, Kosova gjithmonë është një vend i veçantë për ne”.

    Organizatat
    Në total, organizatat e Ballkanit dhe shoqatat që punojnë në mënyrë aktive për të ruajtur kulturën dhe gjuhën amtare, janë rreth 400.

    “Sa më shumë që mundemi, kemi komunikuar me organizata të tjera për të zgjidhur problemet e popujve të Ballkanit, dhe ne organizojmë disa aktivitete shoqërore dhe kulturore për të mbrojtur identitetin e vet dhe kulturën e tyre”, pohon Orhan Shimshek, sekretari i përgjithshëm i BalkanSiad. Sipas tij, “këta njerëz shpesh kanë marrëdhënie të mira me qeverinë, dhe janë të kujdesshëm për të mos bërë gabime dhe të qëndrojnë larg nga tensionet”.

    Ndërsa në qytetin e Bursës dhe më tej, në lindje të Kahramanmaraş, shoqatat turko-shqiptare u sigurojnë një hapësirë​​ njerëzve për të festuar kulturën e tyre dhe të flasin gjuhën e tyre stërgjyshore.

    ”Trashëgimia kulturore është e respektuar dhe e vlerësuar në Turqi. Komunitetet shqiptare përballen me shumë pak, nëse ka, probleme me përshtatjen me jetën turke dhe vazhdojnë të çojnë përpara miqësinë e tyre me popullin turk në të gjitha nivelet e shoqërisë”, përfundon artikulli i “Zaman”.

    Eglantina Nasi
    Bese dhe hakmarrje.

  2. #2
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    kqyre turku tu kallxu pralla

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Citim Postuar më parë nga Korbi999 Lexo Postimin

    Po marreveshjet ne mes te Turqise dhe shkinise dyhere radhazi pse nuk i vure ketu o djali i osmanlive keto perralla tregoja babes davlet e jo keti forumi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pa_doreza2 : 11-09-2011 më 18:23
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  4. #4
    Paqe me shqiponjat. Maska e Korbi999
    Anëtarësuar
    08-04-2008
    Postime
    355
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    kqyre turku tu kallxu pralla
    Drague!
    C'te duhen keto pune ty, pse ngaterrohesh. Kaq ke pire saqe nuk lexon dot kush e ka shkruar artikullin? Per ke turk e ke fjalen se Eglantina nuk eshte turke.
    Salam!
    Bese dhe hakmarrje.

  5. #5
    Paqe me shqiponjat. Maska e Korbi999
    Anëtarësuar
    08-04-2008
    Postime
    355
    Citim Postuar më parë nga Pa_doreza2 Lexo Postimin
    Po marreveshjet ne mes te Turqise dhe shkinise dyhere radhazi pse nuk i vure ketu o djali i osmanlive keto perralla tregoja babes davlet e jo keti forumi
    Zoteri "Pa_Doreza!
    Artikulli ka marre vetem nje ane te gjithe ceshtjes. Ka ndonje pasaktesi ose njeanesi ne te gjithe artikullin?
    Marveshjet e shkaut me Turqine , jane dhe ato pjese e gjithe kesaj tragjedie, nuk i mohoj kush ato. Ne duhet te perpiqemi te ruajme mardhenie te mira me popullin turk, pasi ne shtepine e tyre hane buke 3 milion shqiptare mire apo keq kjo eshte gjendja Ja thellohu pak. Ne asnje menyre nuk duhet t'i nenshtrohemi orekseve te politikaneve turq, por eshte nje popull ne mes, jane dhe vellezerit tane qe jetojne atje.
    Salam!
    Bese dhe hakmarrje.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-09-2011
    Postime
    36
    Une nuk e kam te qarte kete marveshje, ishte marveshje mes Jugosllavise dhe osmanlinjeve ,komunisteve te atehershem turk apo si??,sepse i kemi perzier si cik gjerat, neser mund te na akuzojne neve si shqiptare vetem pse Enveri kishte ndaluar fente ne shqiperi, faji duhet te gjindet dhe akuzat te adresohen mire njehere e pergjithmone ,keshtu qe mos te flasim nga inati dhe mos njohja e fakteve

  7. #7
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Domethënë kur vjen fjala për marrëveshjen me serbët....prit se ishin ata turqit komunista-qemaliste.
    Kur vjen fjala për ultimatumin e Tansu Cillerit ndaj Greqisë në '97-n....a shikon sa na duan turqit neve?

    Shkoni mër zgardaballa. Se nuk është ky Erdogani që po bën stërvitje të përbashkët ushtarake me Greqinë?
    -

  8. #8
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Korbi999 Lexo Postimin
    Drague!
    C'te duhen keto pune ty, pse ngaterrohesh. Kaq ke pire saqe nuk lexon dot kush e ka shkruar artikullin? Per ke turk e ke fjalen se Eglantina nuk eshte turke.
    Salam!
    e mer derdimen, dhe ti do te na japesh mend.

    shqiptaret e turqise jan me shume se turq.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    e mer derdimen, dhe ti do te na japesh mend.

    shqiptaret e turqise jan me shume se turq.
    Pse cfare te pengojne ty shqiptaret e Turqise ?
    Ku te jete ashtu qe ata shqiptaret e turqise ta ruajne edhe me tutje identitetin Shqiptare , je ne vete se cfare flet ti !

  10. #10
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Pse cfare te pengojne ty shqiptaret e Turqise ?
    Ku te jete ashtu qe ata shqiptaret e turqise ta ruajne edhe me tutje identitetin Shqiptare , je ne vete se cfare flet ti !
    ca lesh identiteti rujn mer rush?

    60 vjec burri nuk i fliste dy fjale shqip.

    ju ka qerru syte feja ju.

    merre dhe korbin shkoni kerkoni azil ne turqi.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •