Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 64
  1. #51
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Po ti pse nxehesh me Sharlotën? Ja për inatin tënd do e shpallin autonominë e VorioEpirit po jo me kërkesë të LAOS-it por të LGF-V.E. në cooporation me LGF-Greece dhe LGF Cyprus.
    -

  2. #52
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    Po ti pse nxehesh me Sharlotën? Ja për inatin tënd do e shpallin autonominë e VorioEpirit po jo me kërkesë të LAOS-it por të LGF-V.E. në cooporation me LGF-Greece dhe LGF Cyprus.
    po Korçen e kap voriopidri??

    pse nuk thua se po marrim pashaporte transatlantike.

  3. #53
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar më parë nga bamatat Lexo Postimin
    Kjo eshte pune qejfi miku ! Kujt i pelqen LAOS dhe laosianet mundet te behet edhe grek edhe indokinez ! Kujt i pelqen homoseksualizmi eshte i lire te shpallet "autonom" ! Por me vjen keq per keta homoseksualet sepse e kane te veshtire terrenin ne laberi e cila per fatin e keq te tyre shtrihet nga Fterra e deri ne mallakaster !

    Keta lloj burrash eshte e veshtire t'i besh homo ! Kur nuk u bene qe nga koha e Pirros e deri me sot , mendoni se eshte kaq e thjeshte t'i besh sot ?

    Ia qaj hallin LAOS-sit dhe laosianeve , perfshi edhe Berishen dhe Fatos Nanon , Lir Kryemadhin dhe Ed ... brenda ! Per dy homo , nuk do te quajme gjithe kombin homo .

    Ti e kupton qe ne rast se do te ishin homo , ky komb , do te quheshin "graeci" me kohe ! Apo jo !

    Keta Laosianet nuk arrijne ta kuptojne thelbin e ndryshimit ! Nuk arrijne te kuptojne se heronjte e lashtesise i kane rezistuar memories historike , vetem pse ishin burra (jane permendur per bemat burrerore) dhe jo homo !
    Shume dakord me ty! Prandaj edhe "qeveria" ka bere te pamunduren per te "ndare" ose izoluar laberine nga pjesa e shqiperise qe banohet nga te ashtuquajtur "minoritetin" Grek! Te ishin labet te lire per te qarkulluar nuk do te talleshte dote Greku ashtu si na ben sote! Labet nisen me autobuza per te parandaluar hordhite Greke dhe servilat autoktone, kurse qeveria shqiptare i kundervihet labeve labeve me ushtrine per ti parandaluar!

    Cfar pret nga nji system perverse dhe i degjeneruar si ai "joni"!
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  4. #54
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    po Korçen e kap voriopidri??

    pse nuk thua se po marrim pashaporte transatlantike.
    Shumë i prapambetur je ti.
    Ja që të mos vdesësh injorant
    Ky kufiri i Vorioepirit është pak problematik. Zyrtarisht pranohet që është deri në Elbasan (Shkumbin). Por këtu ka një ngatërresë, se përderisa Jorgos Papakastrodhopulos ishte nga Kruja (Krutaqis në origjinal) atëhere historiano-gjeografo-zografët patjetër duhet të kenë ngatërruar Shkumbinin me Matin, ose me Drinin.

    Pra për të qenë brenda le të themi që është deri diku afër Pejës. Se aty ka qenë edhe kufiri i Kishës Serbe dhe Kishës Greke, para se të katapultoheshin shqiptarët në Ballkan.
    -

  5. #55
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Ne kerkojme autonomi per epirin e jugut qe arrin deri tek gjiri i ambrakise, tokat shqiptare jane deri atje.

  6. #56
    Paqe me shqiponjat. Maska e Korbi999
    Anëtarësuar
    08-04-2008
    Postime
    355
    Citim Postuar më parë nga loni-loni Lexo Postimin
    gjakderdhja e radhes asht shume afer
    Fatkeqesisht, nese i hedhim nje sy gjendjes ne renie te zhvillimit te ekonomise perndimore vetem fallxhoret mund te jene optimiste..... .
    Salam!
    Bese dhe hakmarrje.

  7. #57
    Paqe me shqiponjat. Maska e Korbi999
    Anëtarësuar
    08-04-2008
    Postime
    355
    Citim Postuar më parë nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    A dini gje sa% duhet te kete nje parti edhe sa deputete qe te meret parasysh nje ligj ose kerkohet nje vendim ( aftonomi) si ne temen tone edhe te aprovohet?
    Pa dyshim, Helen qe LAOS nuk pje...ston njeri por te mos harrojme se numri ne ngritje i varferise ne Greqi shkon paralel me ate te anarko-neo-kolopedhacionisteve Exarkiote e me tej, gje kjo qe na dhe duhet te na shqetesoje ne si shqiptare, mendoj.
    Salam!
    Bese dhe hakmarrje.

  8. #58

    Varezat greke te shpallen te jashte ligjeshme nga Gjykata Kushtetuese

    Citim Postuar më parë nga Korbi999 Lexo Postimin
    Pa dyshim, Helen qe LAOS nuk pje...ston njeri por te mos harrojme se numri ne ngritje i varferise ne Greqi shkon paralel me ate te anarko-neo-kolopedhacionisteve Exarkiote e me tej, gje kjo qe na dhe duhet te na shqetesoje ne si shqiptare, mendoj.
    Salam!
    Te Nderuar Zoterinj

    Varezat e ushtareve greke qe ne fakt nuk jane eshtrat e ushtareve por jane
    eshtrat e fshatareve te Kosinjes dhe te kelcyres duhet te shpallen te
    jashteligjeshme nga Gjykata Kushtetuese dhe te gjitha ligjet qe jane ne
    kundershtim me Ceshtjen e madhe Kombetare

    RROFTE SHQIPERIA

    Me Respekt

    Pellazg Iliri

  9. #59

    Politikanet Tane Te Shitur

    Citim Postuar më parë nga Kermilli Lexo Postimin

    UNE PO VE KABLLOGRAMIN QE SQARON EDHE PAKTIN DETAR EDHE CESHTJEN NE DISKUTIM



    [Berisha pranoi pazarin grek: MSA në këmbim të detit dhe varrezave


    Në gjysmën e dytë të vitit 2008 qeveria shqiptare është vënë me shpatulla pas murit nga homologët grekë, të cilët kërkojnë fuqimisht paktin detar dhe varrezat e ushtarëve grekë. Negociatorët grekë kanë kërcënuar disa herë palën shqiptare duke thënë se do të bllokojnë procesin e integrimit të Shqipërisë. Por nga ana tjetër grekët i kanë thënë që të mbajnë jashtë “fuqitë e mëdha” dhe sidomos Uashingtonin. Ambasada Amerikane është informuar për këtë stuatë nga raportimet e disa zyrtarëve shqiptarë të rangut të mesëm. Më poshtë kabllogrami i zbardhur nga Wikileaks që Ambasada e Tiranës i dërgon Uashingtonit.



    Titulli: Greqia i bën presion Shqipërisë për kufirin dhe çështjen e varrezave

    Datë 9 tetor 2008

    Dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë

    Merr Departamenti Amerikan i Shtetit

    Firmosur: Zv. ambasadori Stiven Kristina

    Material konfidencial, deklasifikohet më 10/08/2018



    “Qeveria greke po i bën presion qeverisë shqiptare që të pranojë kërkesat e saj për negociata dypalëshe për të bërë delimitimin e kufirit detar. Athina po kërcënon se do të refuzojë ratifikimin e MSA-së së Shqipërisë me BE-në për shkak të një çështje të debatueshme për ngritjen e varrezave greke në Shqipëri, të cilën qeveria shqiptare e sheh si një përsëritje që Greqia i bëri Maqedonisë që aspironte për në NATO. Bisedimet për varrezat vazhdojnë ende dhe raundi i fundit i negociatave u mbyll pa sukses.

    Sipas Ledia Hysit, Drejtoreshë e Çështjeve Ligjore dhe Marrëveshjeve në MPJ, qeveritë greke e shqiptare po negociojnë prej muajsh për të caktuar kufijtë detarë. Negociatat po hasin probleme të mëdha për shkak të atyre që ajo i përshkruan si “standarde të dyfishta të grekëve”, të cilët përdorin metoda të ndryshme për pjesë të ndryshme të bregut, ndërsa Shqipëria përdor një standard bazë për caktimin e kufijve. Ky standard bazohet në konventat ndërkombëtare. Me pak fjalë, Shqipëria akuzon Greqinë se po zgjedh pjesët më të mira duke përdorur metoda të ndryshme për caktimin e pikave kufitare.

    Gjatë një takimi të ndodhur përpara pak kohësh, zyrtarët grekë i dhanë homologëve shqiptarë një ultimatum. Qeveria greke është gati të bëj kompromis për bregdetin pranë Korfuzit (aty raportohet se ka një interes ushtarak amerikan që të ndërtohet një bazë ushtarake në Jalë, jugu i Shqipërisë). Gjithsesi zyrtarët grekë paralajmëruan delegacionin shqiptar që të vazhdojë me kërkesat e tij dhe të mos përfshijë “fuqitë e huaja”, duke përmendur SHBA-në, në negociata. Një frazë e tillë identike është përdorur edhe në Tiranë gjatë një takimi të ambasadorit grek me ministrin e Jashtëm Basha.

    Një tjetër çështje e diskutueshme mes Athinës dhe Tiranës është kërkesa greke për të ndërtuar katër varreza në jug dhe lindje të Shqipërisë për të përkujtuar ushtarët grekë që vdiqën në Shqipëri gjatë përplasjes me forcat italiane në 1920. Qeveria shqiptare ka kundërshtuar propozimet greke pasi ato synojnë ngritjen e varrezave ushtarake në tokën shqiptare bazuar në ndarje fetare dhe etnike. Ajo është kundërshtuar edhe për faktin se i jep krahë pretendimeve historike të Greqisë se zotëron tokë në jug të Shqipërisë. Edhe pse qeveria shqiptare ka kërkuar disa herë ngritjen e një komisioni të pavarur ekspertësh që të zgjidhin këtë problem, Athina ka mbajtur një qëndrimit të tipit: Merre ose lëre!.

    Më 30 shtator, negociatorët shqiptarë dhe grekë u takuan sërish në Tiranë po dështuan në gjetjen e një marrëveshjeje për varrezat. Sipas kreut të delegacionit shqiptar, Islam Laukës, Shqipëria refuzoi një propozim të Greqisë për katër varreza duke i ofruar në vend të tyre një varrezë në Tiranë. (Shënimi i ambasadës: Eshtrat e britanikëve, gjermanëve dhe pjesës më të madhe të trupave të huaja të vrarë në Shqipëri janë mbledhur dhe varrosur në Tiranë. Eshtrat e ushtarëve italianë janë mbledhur dhe dërguar në Itali. Asnjë trup i huaj nuk është varrosur në “fushën e betejës” në Shqipëri, ashtu siç kërkon qeveria greke. Fundi i shënimit të Ambasadës).

    Sipas Laukës, pasi refuzimit të parë, Shqipëria ra dakord për një varrezë greke në jug të vendit, një ofertë të cilën Lauka e vlerësoi si lëshim të madh pasi të gjitha varrezat e tjera të trupave të huaja ndodhen në Tiranë.

    Grekët bënë një kundër-ofertë për dy varreza në jug dhe opsionin për një të tretë më pas. Qeveria shqiptare e refuzoi këtë propozim dhe bisedimet u mbyllën pa rezultat…

    Gjatë një raundi të mëparshëm negociatash për varrezat, pasi dha mesazhin që të mbante Uashingtonin jashtë, grekët i dhanë shqiptarëve një ultimatum të dytë, edhe më të fortë se i pari. Teksa Marrëveshja e Stabilizim Asociimit të Shqipërisë është firmosur nga 22 vende të BE-së, Greqia ndodhet mes tre vendeve të fundit që deri tani nuk e kanë bërë këtë gjë.

    Ambasadori grek i tha Bashës së nëse qeveria shqiptare nuk bie dakord me termat e Athinës në lidhje me varrezat ushtarake, parlamenti grek nuk do ta ratifikojë asnjë herë MSA-në. Ai i tha se nëse bien dakord për varrezat, atëherë marrëveshja do ratifikohet.

    Në çështjen e kufirit detar, pavarësisht faktit që negociatorët grekë kanë bërë kërkesa në kundërshtim me konventat ndërkombëtare, Athina ka thënë se ndarja do të bëhet sipas kushteve të saj, ose nuk do të bëhet fare. Hysi tha se pozicioni grek ishte një kërcënim serioz për planet e zhvillimit afatgjatë të bregdetit të jugut të Shqipërisë dhe do të ishin një pengesë për turizmin, transportin, peshkimin, naftën nën det dhe gazin. Madje ato mund të sjellin edhe incidente territoriale me Greqinë. Duke pasur në kujtesë rastin e freskët kur Athina vendosi veton për hyrjen e Maqedonisë në NATO, qeveria shqiptare mendon se pozicioni i Greqisë në çështjen e paktit detar dhe varrezave është një kërcënim serioz për sovranitetin dhe interesat e Shqipërisë.

    Në këtë pikë, qeveria shqiptare nuk ka kërkuar për ndihmën e SHBA-së ose për ndërhyrje ndaj Greqisë duke preferuar që ta zgjidhë këtë çështje vetë”.

    O MOJ SHQIPERI E MJERA SHQIPERI
    KUSH TE KA SHIT ME FLORI
    JANE CA POLITIKANE
    O CA ZABERZANE
    GJYSH MBAS GJYSHI
    NE RACE E KANE..........

    Pellazg Iliri

  10. #60
    Citim Postuar më parë nga Korbi999 Lexo Postimin
    Pa dyshim, Helen qe LAOS nuk pje...ston njeri por te mos harrojme se numri ne ngritje i varferise ne Greqi shkon paralel me ate te anarko-neo-kolopedhacionisteve Exarkiote e me tej, gje kjo qe na dhe duhet te na shqetesoje ne si shqiptare, mendoj.
    Salam!
    Cfare je duke thene se exarkiotet kane nje ideologji komplet ndryshe nga partia laos
    nuk besojne ne shtet edhe ne regulla ligjore edhe ne asnje parti , jane ata qe nuk besojne ne atdhe prandaj edhe djegin flamurin
    Eksarkiotet i duan te gjithe emigrantet edhe duan qe bota te jete nje pa ngjyre edhe pa racizem
    anarkiki
    anarkiste =nuk besojne ne asnje autoritet(fe,shtet,kombesi)

    Ne krahasim me neo-nazistet qe flamur e kane si steme ne koken e tyre,ndjekin emigrantet edhe besojne ne fe edhe cdo ndryshe nga idelogjija e tyre
    mos je ngateruar me neo- nazistet me koke te qethur te quajturit Golden Dawn se ata mbase jane me afer me patrine laos por edhe prap nuk mund te themi se ideoligia e tyre eshte si e laos


    Ateher nga kush duhet te kemi frike nga neonazite qe nese shikojne te huaj e bejne daulle ne dru a po nga eksarkiotet qe nuk ju intereson edhe djegin bangat e shtetit?
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •